8—“Duke u rrituT me Krishtin”
- Parathënie
- 1—Dashuria e Perëndisë për njeriun
- 2—Nevoja që mëkatarët kanë për Krishtin
- 3—Pendimi
- 4—“RTëfimi
- 5—“Shenjtërimi
- 6—“Besim dhe Pranim
- 7—“Prova e Dishepullizimit
- 8—“Duke u rrituT me Krishtin”
- 9—Puna dhe jeta
- 10—“Njohuri prej PeTëndisë”
- 11—Privilegji i Lutjes
- 12—Si të veprojmë me dysTiimin
- 13—Ngazëllim në Jezusin
Search Results
- Results
- Related
- Featured
- Weighted Relevancy
- Content Sequence
- Relevancy
- Earliest First
- Latest First
- Exact Match First, Root Words Second
- Exact word match
- Root word match
- EGW Collections
- All collections
- Lifetime Works (1845-1917)
- Compilations (1918-present)
- Adventist Pioneer Library
- My Bible
- Dictionary
- Reference
- Short
- Long
- Paragraph
No results.
EGW Extras
Directory
8—“Duke u rrituT me Krishtin”
Karakteret tanë ndryshojnë, kur ne bëhemi fëmijë të Zotit. Bibla e shpjegon këtë ndryshim si një lindje. Gjithashtu thotë se është si një rritje e farës së mirë e mbjellë nga një fermer. Ata që sapo kanë mësuar ta duan Krishtin quhen “Posi foshnja të sapo lindura” (1 Pjetrit 2:2). Ata do të rriten dhe do të bëhen burra dhe gra të Krishtit Jezus. Si fara e mirë, e mbjellë në fushë, ata do të rriten dhe do të lëshojnë frut. Isaia thotë se fëmijët e Perëndisë do të jenë si lisa të drejtësisë, mbjellja e Zotit, për të paraqitur lavdinë e Tij (Isaia 61:3). Zoti na jep shumë mësime nga jeta për të na ndihmuar që të kuptojmë të vëtetat shpirtërore. Sado të urtë të jenë njerëzit, ata nuk mund t'u japin jetë as bimës dhe as kafshës më të vogël. Vetëm Perëndia mund të jape jetë dhe në të njëjtën mënyrë, vetëm Perëndia mund t'u japë jetë shpirtërore njerëzve. Njeriu “Duhet të lindë përsëri” (Gjoni 3:3). Ne nuk mund ta marrim jetën që Krishti na jep, derisa të kemi lindur përsëri. Perëndia jep jetë dhe më pas ai i bën gjërat të rriten. Ai i bën lulet të çelin dhe frutin që rritet prej luleve. Prej fuqisë së Tij farërat formojnë frutin: “sepse dheu prodhon vetvetiu më parë kërcellin, pastaj kallirin, dhe më në fund kallirin plot me kokrra” (Marku 4:28). Profeti Osea tha për izraelin: “Ata do të rigjallërohen si gruri, do të lulëzojnë si hardhia” (Osea 14:5-7). Jezusi tha: “Vini re se si rriten zambakët” (Luka 12:27). Bimët rriten vetëm prej asaj çka Perëndia u jep. Ato nuk kujdesen për veten, të shqetësohen, ose punojnë. Një fëmijë nuk mund ta bëjë veten e vet të gjatë prej fuqisë së tij ose duke u shqetësuar. As ne nuk mund të rritemi në jetën tonë shpirtërore duke u kujdesur ose duke punuar me forcat tona. Bima dhe fëmija rriten duke marrë atë që kanë nevojë: ajër, rreze dielli dhe ushqim. Ashtu, sikurse dhuratat e natyrës janë të nevojshme pë bimët dhe kafshët, ashtu edhe Krishti plotëson nevojat e atyre që besojnë në të. Krishti krahasohet me shumë prej bekimeve të natyrës. Ai është “Drita e përjetshme” (Isaia 60:19). Ai është “Diell dhe mburojë” (Psalmi 84:19). “Ai është si vesa në tokë të thatë” (Osea 14:5). “Si shiu në fusha” (Psalmi 72:6), është si: “Uji i gjallë dhe buka e Perëndisë, është Ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës” (Gjoni 6:33). Perëndia i dha një dhuratë të mrekullueshme, Birin e Tij. Kjo dhuratë e pakrahasueshme e ka rrethuar botën me hir si ajri që ndodhet kudo. Dhe është aq e vërtetë, porsi ajri që thithim. Në qoftë se zgjedhim për të marrë këtë hir jetëdhënës të Krishtit, ne do të jetojmë dhe do të rritemi pë t'u bërë burra dhe gra të Krishtit Jezus. Lulja kthehet nga dielli për të marrë rrezet e tij të arta. Drita e ndihmon lulen të bëhet e bukur dhe e përsosur. Ashtu edhe ne duhet të kthehemi nga Krishti, dielli i drejtësisë dhe drita e parajsës do të shkëlqejë mbi ne dhe karakteret tanë do të rriten në ngjashmëri me të. Jezusi na jep këtë mësim, kur Ai thotë: “Oëndroni me mua dhe unë do të qëndroj me ju, sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, por qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu, as ju, nëse nuk qëndroni me mua. Sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:4-5). Ne duhet të qëndrojmë me Krishtitn që të kemi një jetë të shenjtë, ashtu sikurse degët varen prej hardhisë për t'u rritur. Të ndarë prej Tij, ne nuk kemi jetë. Larg prej Tij, ne nuk do të kemi fuqi për të luftuar kundër mëkatit, apo të rritemi në hir dhe shenjtëri. Por kur ne jetojmë për Të( rritemi dhe lëshojmë frut. Ne do të jemi si një pemë e mbjellë në buzë të lumit. Shumë njerëz mendojnë se ata duhet të bëjnë një pjesë të punës vetëm. Ata besojnë tek Krishti, se u fal mëkatet dhe pastaj përpiqen të jetojnë një jetë të mirë me forcat e tyre. Por është e sigurt se ata do të dështojnë. Jezusi thotë: “Sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë”. Rritja jonë në hir dhe në gëzim dhe vlefshmëria jonë, varen të gjitha këto në të qënurit një me Krishtin. Ne rritemi në hir duke kaluar kohë me Krishtin, ditë pas dite dhe orë pas ore. Ai jo vetëm na e krijon besimin, por edhe e bën atë perfekt. Krishti duhet të jetë i pari, i fundit dhe Përgjithmonë. Ai dihet të jetë me ne, jo vetëm në fillim dhe në fund të jetëve tona, por edhe në çdo hap të udhëtimit tonë. Davidi tha: “Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qënë se Ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vëndi” (Psalmi 16:8). Ake pyetur ndonjëherë, “Si mund të jetoj me Krishtin?” Jeto në të, në të njejtën mënyrë, kur e pranove atë. Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu pra, ecni në të (Kolosianëve 2:6). “Dhe i drejti do të jetojë prej besimit” (Hebrenjtë 10:38). Ti ia dhe jetën Perëndisë që t'i përkasësh plotësisht Atij, për t'i shërbyer dhe për t'iu bindur. Ti more Krishtin si Shpëtimtarin tend, sepse nuk mund t'i largoje mëkatet, apo ta ndryshoje zemrën tënde me forcat e tua. Duke ia dorëzuar gjithçka Perëndisë, ti besove se për shkak të Krishtit, Ai bëri gjithë këtë për ty. Prej besimit ti u bëre i Krishtit dhe ti do të rritesh në besim prej Tij. Besimi të fton të marrësh dhe të japësh. Jepja gjithçka Atij, Zemrën, mendjen dhe punën tënde. Dorëzoja veten Atij për t'iu bindur gjithçkaje që ai të kërkon të bësh dhe ti duhet t'i marrësh të gjitha. Merre Krishtin, të bekuarin që të jetojë në zemrën tënde. Merre atë që të bëhet fuqia jote, drejtësia, dhe ndihmësi yt për jetën. Ai do të japë fuqi për t'u bindur. Jepja veten tënde Perëndisë çdo mëngjes, bëje këtë punën tënde të parë dhe le të jetë kjo lutja jote: “Më merr, o Perëndi si krejtësisht tëndin. I parashtroj të gjitha planet e mia në këmbët e tua. Më përdor sot në shërbimin Tënd. Jeto me mua dhe lejo që punët e mia të bëhen për nderin Tënd.” Çdo mëngjes dorëzoja veten Perëndisë për atë ditë. Vendosi planet e tua përpara Atij dhe dorëzoja Atij, ndërsa Ai udhëheq. Në këtë mënyrë ti mund ta dorëzosh jetën tënde ditë pas dite në duart e Perëndisë dhe jeta jote do të bëhet gjithmonë e më e ngjashme me jetën e Krishtit. Një jetë me Krishtitn, është një jetë paqësore. Nuk do të ketë ndjenja të mëdha ekzaltimi, por duhet të jetë një besim paqësor dhe i qëndrueshëm. Shpresa jote nuk është në veten tënde, por tek Krishti. Dobësia jote bashkohet me fuqinë e Tij. Mungesa e të kuptuarit tënd bashkohet me mësimin e Tij. Pra, ti nuk duhet të shohësh tek vetja jote, apo të mendosh rreth ndjenjave të tua. Shiko tek Krishti dhe mendo për dashurinë e Tij dhe për karakterin e mahnitshëm dhe perfekt. Mendo për Krishtin se si Ai e përuli veten e Tij dhe jetoi për të tjerët. Mendo për pastërtinë e Tij, për shenjtërinë dhe dashurinë e Tij të mrekullueshme. Kur ti e do Atë, varesh dhe kopjon mënyrat e Tij, ti do të ndryshohesh për t'u bërë si Ai. Jezusi tha: “Qëndroni me Mua” (Gjoni 15:4). Këto fjalë të japin ndjesinë e qetësisë, besimit dhe të mësuarit në Të. Përsëri Ai na fton: “Ejani tek Unë,...dhe unë do t'ju jap çlodhje” (Mateu 11:28). Po ashtu Davidi pati të njëjtin mendim: “Rri në heshtje para Zotit dhe prite Atë” (Psalmi 37:7). Dhe Isaia na jep ftesën e Zotit: “Duke u kthyer tek unë dhe duke pushuar tek unë, do të shpëtoni; forca juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj” (Isaia 30:15). Kur Perëndia flet per pushimin, Ai nuk nënkupton ndalimin e gjithë punës. Premtimet e Shpëtimtarit për pushimin bashkohet me një thirrje për të punuar. “Merrni mbi vete zgjedhën Time; ... dhe ju do të gjeni prehje për shpritrat tuaj” (Mateu 11:29). Personi që pushon plotësisht tek Krishti do të jetë i zënë duke punuar shumë për të. Kur mendojmë për veten, ne i largohemi Krishtit, i cili na jep fuqi dhe jetë. Satanai e di këtë dhe përpiqet që ta mbajë mendjen tonë larg prej shpëtimtarit. Ai do që të na ndalojë për të jetuar dhe punuar me Krishtin. Satanai përdor kënaqësitë e botës duke na prishur mendjen për të na larguar prej Perëndisë. Ai përdor shqetësimet dhe fatkeqësitë e jetës. Gjithashtu përdor fajet e njerëzve të tjerë dhe dobësitë tona për të na larguar mendjen prej Perëndisë. Nuk duhet ta lejojmë Satanain të na mashtrojë me planet e tij. Shumë prej të cilëve që me të vërtetë duan të jetojnë për Perëndinë, shpenzojnë shumë kohë duke menduar për fajet e tyre. Në këtë mënyrë Satanai përpiqet t'i ndajë ata prej Krishtit dhe shpreson të korrë fitore. Nuk duhet ta bëjmë veten qëndrën e mendimeve tona, as të shqetësohemi nëse do të shpëtohemi, apo jo. Të menduarit për veten na largon zemrën prej Perëndisë që na jep forcë. Ne duhet t'ia dorëzojmë gjithçka Perëndisë dhe t'i besojmë Atij, por duhet të flasim dhe të mendojmë për Jezusin dhe t'a harrojmë veten tonë. Ne duhet t'i harrojmë frikërat tona dhe të besojmë në Zot dhe bashkë me apostullin Pal, të themi: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron tek mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë që më deshi dhe dha veten për mua” (Galatasve 2:20). Perëndia na fton të pushojmë në Të. Ai është në gjendje të ruajë atë që ne ia kemi dorëzuar. Në qoftë se e lëmë veten tone në duart e Tij, Ai do të na japë fuqi nëpërmjet Jezusit që të na sigurojë betejën kundër Satanait. Kur Krishti u kthye në njeri, Ai i lidhi njerëzit e botës me veten me një lidhëse dashurie. Kjo lidhëse nuk mund të këputet asnjëherë, vetëm nëse ti zgjedh ndryshe. Satanai është gjithmonë në përpjekje e sipër për të na prishur mendjen ta këpusim këtë lidhje me Krishtin. Ne duhet të rrimë zgjuar dhe të lutemi që asgjë të mos na udhëheqë drejt zgjedhjes së një mësuesi tjetër. Jemi gjithmonë të lirë ta bëjmë këtë. Le t'i mbajmë sytë drejt Krishtit dhe Ai do të na mbajë. Ne jemi të sigurt kur shohin drejt Jezusit dhe asgjë nuk mund të na largojë prej duarve të Tij. Ne duhet të shohim tek Ai gjithë kohën që më pas “transformohemi në të njëjtën shëmbëllim ... posi prej Frymës së Zotit” (2 Korintasve 3:18). Dishepujt e hershëm u bënë gjithmonë e më tepër në ngjashmëri me Krishtin, kur ata e mbanin shikimin e tyre të përqëndruar tek Ai. Kur dëgjuan fjalët e Tij, ata ndjenë se kishin nevojë për Të. Ata kërkuan për Jezusin, e gjetën Atë dhe e ndoqën. Ata ishin me Jezusin në shtëpi dhe u ulën në tavolinë me të. Ata ishin me Të kudo, ata ishin nxënësit e Tij që dëgjonin çdo ditë mësimet e Tij rreth të vërtetës së shenjtë. Ata shihnin drejt Tij, ashtu si shërbëtorët shohin padronin e tyre për të mësuar detyrën e tyre. Dishepujt e Krishtit “ishin po aq human sa dhe ne” (Jakobi 5:17). Ata luftuan të njëjtat beteja me mëkatin dhe kishin nevojë për të njëjtin hir që të jetonin në shenjtëri. Gjoni, dishepulli më i dashur, ishte më tepër i ngjashëm me Të se të tjerët, por ai nga natyra nuk kishte një karakter të dashur, ai ishte egoist, krenar dhe kërkonte të nderohej. Ndonjëherë ai vepronte me nxitim dhe duke mos menduar gjatë, nevrikosej, kur nuk trajtohej drejt. Por kur karakteri i Hyjnorit iu shfaq atij, ai pa gabimet e tij dhe u ndje i përulur. Gjoni pa fuqinë e mirësisë së Jezusit dhe fuqinë e dashurisë së Tij. Ai pa se, megjithëse Jezusi ishte një mbret, Ai ishte i përulur. Gjoni ishte i mbushur me dashuri për Shpëtimtarin, ndërsa e shikonte Atë. Ditë pas dite ai kthehej nga Jezusi deri sa e hoqi vëmendjen nga vetja e vet, nga dashuria për mësuesin e Tij. Egoizmi i Tij dhe Karakteri i keq u shërua prej fuqisë së Jezusit dhe Shpirti i Shenjtë e bëri zemrën e tij si të re. Fuqia e dashurisë së Krishtit ndryshoi karakterin e Gjoni. Të jemi të sigurt se do të ndryshojmë, kur të bashkojmë veten tonë me Krishtin. Kur Krishti jeton me ne, gjithë qenia jonë ngrihet lart. Shpirti i Tij dhe dashuria na i përul zemrat, drejton dëshirat dhe mendimet tona drejt Zotit dhe parajsës. Edhe pasi Jezusi u kthye në parajsë, idhtarët e Tij e ndienin akoma prezencën e Tij me ta. Ata ndiejnë dashurinë dhe dritën e Tij. Jezusi, Shpëtimtari, kishte ecur, folur dhe ishte lutur me ta. Ai kishte folur fjalë shprese dhe sigurie dhe ndërsa Ai po u jepte atyre mesazhin e Tij të paqes, Ai u muarr prej tyre lart në qiell. Dhe ndërsa reja e engjëjve e morën, dishepujt e dëgjuan Atë të thoshte: “Dhe ja, Unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen” (Mateu 28:20). Jezusi u muarrr në qiell në formën njerëzore. Dishepujt e dinin, se miku i tyre dhe shpëtimtari po qëndronte përpara Perëndisë. Ai i donte përsësi ata dhe ishte një prej tyre. Ai po i tregonte Perëndisë duart dhe këmbët e tij të plagosura dhe po i kujtonte Atit të Tij çmimin që Ai kishte paguar për ata që kishte shpëtuar. Dishepujt e dinin se Jezusi kishte shkuar në qiell për të përgatitur vende për ta. Ata e dinin se Ai do të vinte përsëri dhe do t'i merrte ata me vete. Dishepujt u takuan së bashku, pasi Jezusi ishte kthyer në parajsë. Ata ishin të etur për t'iu lutur Atit në emër të Jezusit. Të mrekulluar dhe në besim, ata u ulën në lutje dhe përsëritën premtimin e Jezusit: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them, se çdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin Tim, Ai do t'ua japë; kërkoni dhe do të merrni që gëzimi juaj të jetë i plotë” (Gjoni 16:23-24). Besimi i tyre u bë gjithmonë e më i fortë, ndërsa ata luteshin. Ata arsyetuan se: “Krishti është Ai që vdiq, po për më tepër Ai u ringjall; Ai është në të djathtë të Perëndisë dhe Ai ndërmjetëson për ne (Romakëve 8:34). Në ditën e rrëshajave Ngushëlluesi erdhi tek ata. Krishti kishte premtuar se Shpirti i Shenjtë do të ishte me ta. Ai tha: “Është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'ua dërgoj” (Gjoni 16:7). Nëpërmjet Shpirtit, Krishti do të jetonte gjithmonë në zemrat e bijëve të Tij. Ai do të ishte më afër tyre, se sa kur Ai ishte në tokë dhe ku mund ta shihnin. Krishti duke jetuar në ta, do të shkëlqente prej tyre në dritë, dashuri dhe fuqi. Njerëz që panë dishepujt: “U mrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin” (Veprat e Apostujve 4.13). Gjithçka që Krishti bëri për dishepujt e Tij, Ai dëshiron që t'i bëjë me fëmijët e Tij sot. Në lutjen e Tij të fundit me dishepujt të mbledhur rreth Tij, Ai tha: “Tani Unë nuk lutem vetëm për ta, por edhe për ata që do të besojnë tek mua me anë të fjalës së tyre” (Gjoni 17:20). Jezusi u lut për ne dhe kërkoi që ne të mund të jemi në unitet me të, ashtu siç Ai është në unitet me Atin e Tij. Sa e mrekullueshme është kjo! Vetë Shpëtimtari tha për veten: “Gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri” (Gjoni 14:10). Në qoftë se Krishti po jeton në zemrat tona, Ai do të veprojë tek ne për të na ndihmuar të bëhemi: “Sipas pëlqimit të Tij” (Filipianëve 2:13). Ne duhet të punojmë ashtu si Ai punoi dhe të tregojmë shpirtin e Tij. Ndërsa ne e duam dhe jetojmë në Të, ne do: “Të rritemi në çdo gjë drejt Atij që është kreu, Krishti” (Efesianëve 4:15).HDJ 61.1