Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    13.—Holanda dhe Skandinavia

    Në vendet e ulëta shumë shpejtë tirania e papatit solli si rezultat protesta të fuqishme. 700 vjet përpara epokës së Luterit dy peshkopë që ishin dërguar në një mision në Rome dhe kishin mësuar atje karakterin e vërtetë të “juridiksionit hyjnor” akuzuan papën roman: “Zoti ka krijuar mbretëreshën dhe gruan e Tij, kishën, si dhe një furnizim fisnik dhe të përjetshëm për familjen e saj; me një prikë sa të lulëzuar aq dhe të pakorruptueshme dhe i ka dhënë asaj një kurorë dhe spektër mbretëror të përjetshëm... gjithçka që të ndalon të përfitosh si hajdut. Ti u vetëvendosë në tempullin e Zotit e në vend që të bëheshe bari u ktheve në ujk për delët... ti do të doje që në të të besonim që je një peshkop suprem, ndërkohë që ti sillesh si tiran... Ndërsa duhet që të ishe shërbetor i shërbëtorëve, si e quan vetën, ti përpiqesh që të bëhesh mbret i mbretërve...Ti i përçmon urdhëresat e Zotit... Shpirti i Shenjtë është ndërtuesi i të gjitha kishave përmbi tokë... Qyteti i Zotit tonë, qytetarë të të cilit jemi edhe në shtrihet në të gjitha sferat e qiellit dhe është më madheshtor nga qyteti që profetët e quajtën Babilon, që pretendonte të ishte hyjnor, që sfidoi qiellin dhe mburrej me zgjuarësinë e tij të pavdekshme; Së fundi ra pa shkak, sepse ai kurrë nuk gaboi dhe s’mund të gabojë me kurrë”- Gerard Brandt, Historia e ReformaSionit në Vendet e Ulëta dhe përreth tyre, b.1;p.6KiM 230.1

    Shekull pas shekulli të tjerë e ngriten zërin në mbrojtje të kësaj proteste. Mësuesit e hershëm, që udhëtonin në vende të ndryshme e njiheshin me emra të ndryshëm reflektonin karakterin e misionarëve. Vaudoiste42Waldesianët — mes përkthyesve të parë të Bibles. Mbrojtes të së Shtunës. , duke përhapur kudo Lajmin e Mirë depërtuan edhe në vendet e ulëta. Doktrinat e tyre u përhapën me shpejtësi. Ata përkthyen në vargje Biblën Waldensiane43TranssubstaSioni — doctrine fetare, sipas së cilës vera dhe buka e ndorm e përfaqësojnë trupin dhe gjakun e Krishtit në holandisht... Ata deklaruan se nga kjo kishte shumë përfitim, pa tallje, pa përralla, pa çikërrima, pa mashtrime, por me fjalët e së vërtetës; që edhe pse aty - këtu kishte ndonjë kore të ashpër në të mund të zbuteshin lehtësisht thelbi dhe ëmbëlsia e asaj që është e mirë dhe e shenjtë.” - Ibid,b. 1;p.14. Kështu shkruanin miqtë e besimit të hershëm në shekullin e 12-të.KiM 230.2

    Filluan tashmë përsekutimet e Romës, por mes turrave të druve dhe torturës, besimtarët vazhduan të shtoheshin, duke deklaruar të patundur se Bibla është autoriteti i vetëm i pagabueshëm në fe dhe se “askush nuk duhet të detyrohet të besojë, por duhet të bindet me predikim.”- Martyn,b.2;p.87KiM 231.1

    Mësimet e Luterit kishin të njëjtën natyrë me shpirtin e paepur të banorëve të këtyre vendeve dhe prej tyre dolën njerëz të vendosur e besnikë për të predikuar Lajmin e Mirë. Menno Simons doli nga njëra prej provincave hollandeze. Duke qenë i edukuar si katolik romak dhe i përkushtuar për t’u bërë prift, Bibla ishte krejt e huaj për të dhe ai nuk mund ta lexonte nga frika se do të mashtrohej dhe kjo do ta çonte në herezi. KiM 231.2

    Kur dyshimet mbi doktrinën e transsubstaSionit* nuk e linin të qetë, ai i konsideronte ato si tundime nga Satani dhe përpiqej kaq shumë që të çlirohej prej tyre me anë të lutjës dhe rrëfimit, por me kot. Ai përpiqej të mos ia vinte veshin zërit akuzues të ndërgjegjes, duke u marrë me çikërrima e gjëra të parëndësishme, por pa dobi. Pas një fare kohe ai filloi studimin e Dhiatës së Re dhe kjo bashkë me shkrimet e Luterit bënë që ai të pranonte besimin e reformuar. Në një fshat aty afër menjëherë pas kësaj ai pa me sytë e tij ekzekutimin e vendimit me vdekje në gijotine tënjë njeriu që ishte ripagëzuar. Ky fakt e bëri që të studionte Biblën, përsa i përkiste pagëzimit të fëmijëve. Ai nuk gjeti asnjë provë apo dëshmi për të në Shkrimin e Shenjtë, por vuri re se kudo dy ishin kushtet e kërkuara për t’u pagëzuar: pendimi dhe besimi.KiM 231.3

    Menno hoqi dorë nga kisha romane dhe ia kushtoi jetën e tij mësimit të të vërtetave që kishte zbuluar. Si në Gjermani edhe në Vendet e Ulëta ishte krijuar një klase fanatikesh, të cilët përkrahnin doktrina të dhunshme dhe absurde, cenonin rendë rregullin dhe dinjitetin dhe parapëlqenin dhunën dhe revoltën. Menno vuri re se këtolëvizje do të çonin në mënyre të pashmangshme drejt rezultateve të tmerrshme, prandaj ai i kundërshtoi energjikisht këto mësime të gabuara si dhe skemat e papeshuara mirë të fanatikeve. Sidoqoftë shumë vetë që më parë kishin qenë të çorientuar nga fanatiket, shume shpejt i braktisen këto doktrina shkatërrimtare e kështu kishte akoma shumë pasardhës të të krishterëve të hershem, që ishin fryte të mësimit Waldesian. KiM 232.1

    Menno punoi me zell të madh pikërisht në gjirin e këtyre klasave dhe doli me sukses. Ai udhëtoi së bashku me gruan dhe fëmijët e tij për 25 vjet, duke mbajtur mbi supe vështirësi dhe mungesa të mëdha dhe duke e vënë shpesh herëjetën e tij në rrezik. Ai udhëtoi në Vendet e Ulëta dhe në Gjermaninë Veriore, duke punuar kryesisht me klasat me të përulura të shoqërisë, por duke ushtruar një ndikim të madh. Elokuent nga natyra edhe pse me një shkollim të kufizuar ai ishte një njeri i ndershëm, me shpirt të përulur, sjellje fisnike dhe i prirur sinqerisht për të mëshiruar, kështu, duke venë në jetë parimet që u mësonte të tjerëve, ai fitoi besimin e njerëzve. Ndjekësit e tij ishin të shpërndarë dhe shtypeshin. Ata vuanin nga urrejtja që Munsteritet fanatike ushqenin për ta. E megjithatë një numër i madh njerëzish u shndërruan si rezultat i punës së tij.KiM 232.2

    Në Vendet e Ulëta doktrinat e reformuara u mirëpriten në një shkalle më të gjërë se në vendet e tjera. Përkrahësit e tyre këtu u përballuan një përsekutim të tmerrshëm që vetëm pak vende të tjera e kishin parë. KiM 232.3

    Karli i V-të në Gjermani e nxorri ReformaSionin jashtë ligjit dhe me gëzim të madh do t’i kishte shkuar në hu të gjithë përkrahësit e tij, por ishin princet ata që u ngriten si barrierë kundër tiranisë së tij. KiM 233.1

    Pushteti i tij ishte akoma dhe më i madh në Vendet e Ulëta dhe dekretet e përsekutimit ndoqën shpejt njëra - tjetrën. Të lexoje Biblën, ta dëgjoje ose ta predikoje atë e madje edhe të flisje për të do të thoshte të dënoheshe me vdekje në turren e druve. T’i luteshe Zotit fshehtas, të këndoje një psalm ishte përsëri diçka që dënohej me vdekje. Madje edhe ata që betoheshin publikisht dhe në mënyrë solemne se do të hiqnin dorë nga gabimet e tyre dënoheshin, burrat vriteshin me shpatë, ndërsa gratë digjeshin të gjalla. Me mijëra njerëz u zhduken gjatë mbretërimit të Karlit dhe Filipit të Dytë.KiM 233.2

    Një herë u akuzua përpara inkuizitoreve një familje e tërë, sepse ata nuk merrnin pjesë në meshë dhe adhuronin në shtëpi. Ndërsa po merreshin në pyetje mbi lutjen e tyre në fshehtësi të plotë, djali me i vogël u përgjigj: “Ne gjunjëzohemi dhe i lutemi Zotit që të na ndriçoje mendjet dhe të na falë mëkatet, lutemi për sovranin tonë, që mbretërimi i tij të përparoje dhe ai të jetoje i lumtur; ne lutemi për magjistratët, që Zoti t’i ruajë ata.” - Wylie,b.18,k.6. Edhe pse disa nga gjykatësit u preken thellësisht, babai dhe një nga djemtë e tij u dënuan me vdekje mbi turren e druve.KiM 233.3

    Besimi i martireve barazonte tërbimin e përsekutorëve. Jo vetëm burrat por edhe gratë e brishta e vajzat e reja u treguan sypatrembura dhe të guximshme. “Gratë qëndronin pranë turrës së druve ku po digjej burri i tyre e ndërsa ai duronte flaket e zjarrit, ato pëshpërisnin fjalë ngushëlluese apo këndonin psalme për ta inkurajuar atë. Vajzat e reja do të shtriheshin në varre sikur po hynin në dhomat e tyre për të fjetur natën, apo do të shkonin drejt zjarrit ose trekëmbëshit, të veshura me petkat më të bukura, si të ishte dita e dasmës së tyre.” _ Ibid,b.18;k.6.KiM 233.4

    Gjaku i të krishterëve u derdh përsëri, tamam si në kohën kur paganizmi përpiqej të shkatërronte Ungjillin. (Të shihet Ndjesa, Tertullian parag. 50). Ishte përsekutimi ai që e rriti numrin e dëshmitarëve të së vërtetës. KiM 233.5

    Kështu vit pas viti, monarku i çuditur deri në çmenduri nga vendosmëria e paarritshme e njerëzve vazhdonte punën e tij mizore, por më kot. Së fundi RevoluSioni i udhëhequr nga fisniku William i Orinxhit i solli Holandës lirinë e adhurimit të Zotit.KiM 234.1

    Në malet e Piedmontit, në rrafshinat e Francës dhe në brigjet e Holandës, përhapja e Lajmit të Mirë u vulos me gjakun e nxënësve të tij. Por ai hyri paqësisht në Vendet e Veriut. Studentet e Wittenbergut, ndërsa ktheheshin në shtëpitë e tyre, sollën në Skandinavi (Vendet skandinave) besimin e reformuar. Botimi i shkrimeve të Luterit ndihmoi gjithashtu në përhapjen e kësaj drite. Njerëzit e thjeshtë dhe të guximshëm të veriut i kthyen kurrizin korrupsionit, salltaneteve dhe superstiSionëve të Romës, duke mirëpritur pastërtinë, thjeshtësinë dhe të vërtetat jetëdhënëse të Biblës.KiM 234.2

    Tauseni, “Reformatori i Danimarkës” ishte biri i një fshatari. Shumë shpejt ai dha prova të një intelekti energjik, ai ishte i etur për shkollim, por kjo iu mohua nga gjendja ekonomike e prindërve të tij e kështu ai hyri në një manastir. Ai fitoi simpatinë e kryemurgut me anë të pastërtisë së jetës së tij, kjo bashke me zellin dhe besnikërinë e tij. Provimi tregoi se ai zotëronte një talent premtues për t’u përdorur në shërbim të kishës në të ardhmen. U vendos që ai t’i vazhdonte studimet në njërin nga universitetet e Gjermanisë apo të Vendeve të Ulëta. Studentit të ri iu dha mundësia që ta zgjidhte vetë shkollën, me një kusht, që ai të mos shkontë në Wittenberg. Shkollari i kishës nuk duhej të rrezikohej nga helmi i herezisë. Kështu thanë edhe murgjit.KiM 234.3

    Tausen shkoi në Colognë, e cila ishte gjatë asaj kohe, një pikë kyçe e romanizmit. Ai e përçmoi këtu shumë shpejt misticizmin e të diturve. Pothuajse në të njëjtën kohë atij i ranë ne duar shkrimet e Luterit. Ai i lexoi ato me çudi dhe gëzim, duke gjetur kënaqësi personale nga udhëzimi i Reforma-torit. Po ta bënte ketë ai rrezikonte të ofendonte kryemurgun e manastirit të tij dhe të humbte kështu mbështetjen e tij. Ai mori një vendim dhe pa kaluar shumë kohë ai u regjistrua si student në Wittenberg.KiM 234.4

    Me t’u kthyer në Danimarkë, ai erdhi përsëri në manastirin e tij. Askush nuk dyshonte deri në atë moment që ai ishte përkrahës i Luterit, ai nuk e zbuloi sekretin e tij, por u përpoq t’i udhëhiqte shokët e tij pa ngacmuar paragjykimet e tyre, drejt një besimi me të pastër e një jetë më të shenjtë. Ai hapi Biblën, shpjegoi kuptimin e saj të vërtete dhe së fundi predikoi për Krishtin si vetë drejtësia e mëkatarit dhe si e vetmja shprese përshpëtim. Kryemurgu që kishte shpresuar shumë se ai do të bëhëj një mbrojtës i guximshëm i Romës u indinjua thellësisht. Atë e larguan menjëherë nga manastiri i tij tek një tjetër dhe e izoluan në qelinë e tij nën një mbikëqyrje të rreptë.KiM 234.5

    Gardianët e tij vunë re me tmerr se shumë shpejt disa nga murgjit u deklaruan si përkrahës të Protestanizmit. Tauseni ua kishte komunikuar shokëve të tij dijën e së vërtetës nëpërmjet hekurave të qelisë së tij. Sikur këta etër danezë të ishin të stërvitur për t’u marrë me herezi, zëri i Tausenit nuk do te ishte dëgjuar kurrë, por në vend që t’ia besonin ndonjë qelie në ndonjë burg të nëndheshëm ata vetëm e përjashtuan nga manastiri. Tani ata ishin të pafuqishëm. Mësuesit e doktrinave të reja mbroheshin nga një dekret mbretëror, që sapo ishte aprovuar. Tauseni filloi të predikonte. Kishat ishin të hapura për të dhe turma të mëdha njerëzish vinin për ta dëgjuar. Fjala e Zotit predikohej edhe nga të tjerë. Dhiata e Re filloi të përhapej gjerësisht me t’u përkthyer në danisht. Përpjekjet e përkrahësve të papëspër të shkatërruar punën e bërë rezultuan negative dhe pas pak kohe Danimarka deklaroi pranimin e besimit të reformuar.KiM 235.1

    Gjithashtu të rinjtë suedezë, që patën pirë nga pusi i Wittenbergut, ua sollën shtetasve të tyre ujin e jetës. Dy nga udhëheqësit e reformaSionit suedez Olaf dhe Laurentius Petri, djemtë e një farkëtari, pa të mësuar nga Luteri dhe Melanktoni dhe ishin të gatshëm t’u mësonin të tjerëve të vërtetat që dinin. Olaf i ngrinte në këmbë njerëzit si Reformatori i madh me ane të zellit dhe elokuencës së tij, ndërsa Luarentius ishte i ditur, i mençur dhe i qetë tamam si Melanktoni. Të dy të zjarrtë e mëshirëplotë, me njohuri të gjëra teologjike, sypatrembur e të guximshëm në përhapjen e së vërtetës. Kundërshtimi i Papës nuk mungonte.KiM 235.2

    Priftërinjtë katolike ndikuan tek njerëzit injorantë dhe supersticiozë. OlafPetri u sulmua shpesh herë nga turma dhe në disa raste mezi shpëtoi kokën. Megjithatë këta reformatorë kishin fituar simpatinë e mbretit dhe mbroheshin prej tij. KiM 235.3

    Nën autoritetin e kishës romane njerëzit u zhytën në varfëri dhe u kërrusen nga pesha e shtypjes. Ata kishin nevojë për Shkrimet e Shenjta, por duke zotëruar një fe që përbehej thjesht nga shenja dhe ceremoni dhe që nuk ia përçonte dritën mendjes ata iu rikthyen besimëve supersticioze dhe praktikave pagane të paraardhësve të tyre barbarë. Kombi u nda në fraksione armike, grindja e vazhdueshme e shtoi akoma me shumë mjerimin e të gjithëve. Mbreti i vendosur në reformimin e shtetit dhe të kishës i mirëpriti të gjithë këta ndihmesa të aftë në betejën kundër Romës.KiM 236.1

    OlafPetri në prani të monarkut dhe udhëheqësve suedezë mbrojti me një aftësi të paparë doktrinat e besimit të reformuar kundër kampionëve të Romës. Ai deklaroi se mësimet e Etërve duhen pranuar vetëm atëherë kur përputhen me ato te Shkrimeve të Shenjta, se doktrinat themelore të besimit gjenden të shprehura në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë në Bibël, kështu që të gjithë njerëzit mund t’i kuptojnë ato. Krishti vetë tha: “Kur Unë nxjerr një vendim gjyqësor ai është i drejte, sepse Unë nuk jam i vetëm në ketë punë. Ati që më dërgoi është me mua.” (Gjoni 7:16). Pali deklaroi se do të mallkohej po të predikonte ndonjë lajm të mirë tjetër në kundërshtim me atë që kishte pranuar. (Galatasve 1:8). “Atëherë - tha Reformatori, - si mund ta marrin të tjerët guximin për të ligjëruar dogma fetare sipas qejfit të tyre dhe për t’i imponuar ato si gjëra të nevojshme për shpëtim.” - Wylie, b.10;k.4. Ai tregoi edhe një here se dekretet e kishës janë të pavlefshme kur kundërshtojnë Urdhëresat e Zotit dhe ngriti lart parimin e madh protestan se “Bibla dhe vetëm Bibla” është rregulla e besimit dhe praktikës.KiM 236.2

    Kjo grindje edhe pse zhvillohej në një skene relativisht të errët shërben për të na treguar ne “se cilët ishin ata njerëz që mbushnin radhët e ushtrisë se Reformatorëve. Ata nuk ishin analfabete, sektare apo grindavece, përkundrazi ata ishin njerëz që e kishin studiuar fjalën e Zotit dhe dinin t’i përdornin mirë armët që u ofronte armatura e Biblës. Ata kishin ecur shumë përpara epokës së tyre përsa i përkiste erudiSionit (njohurive, dijëve të thella).KiM 236.3

    Kur e përqendrojmë vëmendjen në qendra të tilla madhështore si Witenbergu dhe Zyrihu dhe në emra të tillë të shquar si Luteri dhe Melanktoni, Zwingli dhe OekolamPadiusi na thuhet se ata ishin udhëheqësit e kësaj lëvizjeje e ne natyrisht presim që ata të kenë një fuqi shumë të madhe dhe arritje të gjera, por varësit nuk ishin të tillë. Kështu i kthehemi teatrit të humbur të Suedisë dhe emrave të thjeshtë të Olaf dhe Laurentius Petrit - nga mësuesit tek nxënësit — çfarë gjejmë?... Dijetarë dhe teologë, njerëz që përvetësuan thellësisht e tërësisht të vërteten e Ungjillit dhe që korrën fitore lehtas mbi sofistet e shkollave dhe personalitetet e Romes.” - Ibid,b.10;k.4.KiM 237.1

    Ky debat solli si rezultat pranimin e besimit protestant nga mbreti i Suedisë e pa kaluar shumë kohë edhe Asambleja Kombëtare u prononcua pro saj. OlafPetri pati përkthyer Dhiatën e Re në suedisht dhe me dëshirën e mbretit, të dy vëllezërit iu futen punës për përkthimin e të gjithë Biblës. Kështu për herë të parë suedezët mund ta lexonin Fjalën e Zotit në gjuhën e tyre kombëtare. Këshilli urdhëroi që misionarët në të gjithë mbretërinë të shpjegonin kuptimin e Shkrimeve të Shenjta dhe që fëmijëve t’u mësohej në shkollë që të lexonin Biblën. KiM 237.2

    Drita e bekuar e Lajmit të Mirë e shpërndau gradualisht, për vendosmërisht errësirën e injorancës dhe superstiSionit. I çliruar nga shtypja e Romës kombi fitoi një force e madhështi që nuk e pati fituar kurrë me parë. Suedia u bë fortesë e Protestantizmit. Një shekull më vonë nënjë kohë rreziqesh të mëdha ky vend i vogël deri atëherë i dobët - i vetmi vend i Evropës që guxoi të zgjaste dorën për të ndihmuar - çliroi Gjermaninë në betejën e tmerrshme të luftës së viteve 30-të. KiM 237.3

    Dukej sikur e gjithë Evropa Veriore ishte gati duke iu nënshtruar përsëri tiranisë së Romës. Ishin ushtritë suedezë që i dhanë mundësi Gjermanisë të zbrapste suksesin e papës dhe të fitonte liri për protestantët, qofshin këta kalvinistë apo luteraniste dhe t’u ridhuronte lirinë e ndërgjegjes të gjitha atyre vendëve që e kishin pranuar ReformaSionin.KiM 237.4

    1. Shekuj përpara Reformimit në Gjermani, reformatorët e kishin gjetur rrugën e tyre në Holandë dhe Skandinavi. Kush i prezantoi mësimet Biblike në këto rajone? KiM 238.1

    2. MennoSimons, Tausen i Danimarkës dhe të tjerë kishin një sukses të madh në predikimin e besimit të Reformuar. Çfarë karakteristikash i bënë ata të suksesshëm? KiM 238.2

    3. Autoritetet e Besimeve u përpoqën të intimidonin apo ti ulnin zërin Reformatorëve. Përse dështoi persekutimi të dobësonte apo të ndalonte Reformimin? KiM 238.3

    4. Studentët e Skandinavisë në Wittember u kthyhen me padurim në vendin e tyre me pikëpamje Reformatore. Si duhet t’i trajnojnë universitetet dhe kolegjet Adventiste të ditës së Shtatë studentët e tyre për tu bërë reformatorë dhe misionarë? KiM 238.4

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents