Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    35.—Kërcënimi i Lirisë së Ndërgjegjes

    Protestantët e ditëve tona e shikojnë romanizmin me sy më të mirë se paraardhësit e tyre. Në ato vende ku katolicizmi ka marrë rrokullimën dhe përkrahësit e Papës, në mënyrë që të rifitojnë rëndësinë e dikurshme, i kanë hyrë rrugës “së pajtimit”, vihet re një indiferencë gjithmonë e në rritje përsa u përket doktrinave, që veçojnë kishat e reformuara nga hierarkia e papatit; tashmë po përkrahet ideja se në fund të fundit nuk ndryshojnë aq shumë sa mendohej në çështjet e rëndësisë së veçantë dhe se po të tregohemi ca më dorëlëshuar do të fitojmë një marrëdhënie më të mirë me Romën. Një herë e një kohë liria e ndërgjegjes, që ishte fituar me djersë e gjak kishte një vlerë të veçantë për protestantët. Ata i mësonin fëmijët që të mos ta përfillin papatin dhe ishin të mendimit se të kërkojë paqe me Romën do të thoshte të mos i bindeshe Perëndisë. Po sa shumë ndryshojnë idetë e shprehura sot!KiM 546.1

    Mbrojtësit e papatit deklarojnë se për kishën është folur keq dhe Protestantët janë të prirur që ta pranojnë një thënie të tillë. Shumë prej tyre janë të idesë se nuk është e drejtë që ta gjykosh kishën e sotme, duke u nisur nga urrejtja dhe absurditeti, që ishin në qendër të politikës së saj gjatë shekujve të injorancës dhe errësirës. Ata e shfajësojnë mizorinë e saj të tmerrshme, duke e quajtur “barbarizëm të kohës” dhe thonë se ndikimi i qytetërimit modern i ka ndryshuar doktrinat e saj. KiM 546.2

    E kanë harruar vallë këta njerëz pretendimin që kjo fuqi mendjemadhe e ka ruajtur për 800 vjet me radhë, sipas të cilit kisha është e pagabueshme? Jo vetëm që nuk është hequr dorë nga ky pretendim absurd, por përkundrazi ai është riafirmuar me një forcë të paparë në shekullin e XIX-të. Ndërsa Roma pohon se “kisha nuk ka gabuar kurrë; dhe sipas Shkrimeve të Shenjta nuk do të gabojë kurrë,” si mund t’i braktisë ajo parimet që kanë qeverisur politikën e saj në të shkuarën?KiM 546.3

    Kisha e papës nuk do të heqë kurrë dorë nga pretendimi i pagabueshmërisë. Ajo e quan të drejtë gjithçka që ka bërë gjatë persekutimit të të gjithë atyre, që mohuan dogmat e saj; sikur t’i jepet prapë kjo mundësi a nuk do të bëjë vallë përsëri të njëjtën gjë? Sikur të mos ekzistonin më ligjet e vendosura nga qeveritë sekulare dhe Romës t’i rikthehej pushteti i dikurshëm, të gjithë do të ishim dëshmitarë të një ringjalljeje të shpejtë të tiranisë dhe persekutimit të saj. KiM 547.1

    Një shkrimtar i mirënjohur, duke shqyrtuar lirinë e ndërgjegjes dhe rreziqet, që iu kanosën veçanërisht Shteteve të Bashkuara nga suksesi i politikës romake, e përshkruan kështu hierarkinë e papatit “Shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të prirur ta quajnë frikën ndaj katolicizmit të Romës fanatizëm apo kalamallëk. Njerëz të tillë nuk janë në gjendje që të shquajnë armiqësoren në karakterin dhe qëndrimin e Romës ndaj instituSioneve të pavarura dhe nuk shohin asgjë ogurzezë në shtrirjen e saj. Le të krahasojmë pra disa nga parimet themelore të qeverisë sonë me ato të kishës Katolike.KiM 547.2

    Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara siguron lirinë e ndërgjegjes. Asgjë nuk është më e rëndësishme apo më e shtrenjtë se kjo. Papa Piu XI-të në letrën e tij drejtuar peshkopëve shkruan “doktrinat apo përçartjet e gabuara dhe absurde në mbrojtje të lirisë së ndërgjegjes përbëjnë një të metë shqetësuese - një sëmundje që duhet të na trembë më shumë se gjithçka tjetër”. I njëjti papë në letrën e tij drejtuar peshkopëve në 8 Dhjetor 1864 mallkon “të gjithë ata, që ushtrojnë lirinë e ndërgjegjes dhe të adhurimit fetar” si dhe “ata, që janë të mendimit se kisha nuk duhet të përdorë forcën”.KiM 547.3

    “Toni paqësor” i Romës në Shtetet e Bashkuara nuk nënkupton një ndryshim në zemër. Ajo bëhet dorëlëshuar atëherë kur nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër. Peshkopi O’Connor thotë: “Lirisë së besimit do t’i jepet dorë e lirë veprimi deri atëherë kur ushtrimi i të kundërtës së saj nuk do ta rrezikojë botën Katolike...” Kryepeshkopi i Shën Louis një herë tha: “Herezia dhe mosbesimi janë krime dhe në vendet e krishtera si në Itali dhe Spanjë psh kur të gjithë shtetasit janë Katolikë dhe ku feja Katolike është një tërësi e rëndësishme e ligjit kombëtar ato duhet të dënohen si çdo krim tjetër...”KiM 548.1

    “Çdo kardinal, kryepeshkop dhe peshkop i Kishës Katolike i betohet Papës për besnikëri. Në mes të tjerave në tekstin e këtij betimi gjenden fjalët: “Unë do të bëj ç’është e mundur për të kundërshtuar dhe persekutuar çdo heretik, përçarës apo rebel, që ngrihet kundër Zotit (papës) të tanishëm apo pasardhësve të tij.” 77Josiah Strong, “Our Country”, kap. 5, parag. 2-4.KiM 548.2

    Eshtë e vërtetë që në bashkësinë katolike romane ka shumë të Krishterë të vërtetë. Me mijëra njerëz të asaj kishe i shërbejnë Perëndisë sipas asaj njohurie që kanë. Atyre nuk iu lejohet studimi i Fjalës së Tij e prandaj nuk mund ta dallojnë të vër-tetën78botuar në vitet 1888 dhe 1911 *. Ata nuk e kanë parë kurrë ndryshimin midis një shërbimi me gjithë shpirt dhe një manifestimi ritesh dhe ceremonish. Zoti i shikon me dhembshuri dhe keqardhje këta njerëz, që janë brumosur në një besim zhgënjyes që lë shumë për të dëshiruar. Ai do të dërgojë rreze drite mes errësirës së dendur që i rrethon ata. Ai do t’u zbulojë atyre të vërtetën e mëshiruar në personin e Jezusit dhe shumë prej tyre do të bashkohen me popullin e Tij.KiM 548.3

    Por Romanizmi si sistem ashtu si gjatë periudhave të shkuara të historisë së saj, nuk përputhet me Ungjillin e Krishtit. Kishat Protestante duhet të jenë zhytur në një errësirë të madhe, ndryshe do t’i kishin shquar qartë shenjat e kohërave. Kisha e Romës po i shtrin planet dhe mënyrat e veprimit të saj. Ajo po përdor gjithçka që ka në dorë për të përhapur influencën dhe për të shtuar pushtetin e saj, duke u përgatitur kështu për një konflikt të ashpër dhe të vendosur për të rifituar kontrollin mbi botën, për të riushtruar persekutimet dhe për të shkatërruar gjithçka që ka ndërtuar Protestanizmi. Katolicizmi po fiton pikë në çdo drejtim. Shihni numrin në rritje të kishave të saj në shtetet protestante. Vini re popullaritetin e kolegjeve dhe seminareve të saj në Amerikë, kolegje dhe seminare që shihen me sy të mirë nga protestantët. Kushtojini rëndësi rritjes së ritualizmit në Angli dhe përçarjeve të shpeshta mes radhëve të katolikëve. Të gjitha këto duhet të zgjojnë shqetësim në zemrat e atyre, që vlerësojnë parimet e pastra të Ungjillit.KiM 548.4

    Protestantët i kanë lëshuar pe dhe e kanë mbrojtur papatin; ata kanë lidhur kompromise dhe kanë bërë kaq shumë lëshime sa edhe vetë papistët nuk mund t’i kuptojnë e janë të çuditur. Njerëzit po mbyllin sytë përpara karakterit të vërtetë të Romanizmit dhe përpara rreziqeve që mbart në vetvete epërsia e tij. Njerëzit duhet të ngrihen në këmbë që t’i bëjnë ballë progresit të këtij armiku të rrezikshëm të lirisë fetare dhe civile.KiM 549.1

    Shumë protestantë mendojnë që feja katolike nuk është aspak tërheqëse dhe se adhurimi i tyre është një tërësi e mërzitshme dhe e pakuptimtë ceremonish. Këtu janë gabim. Megjithëse Romanizmi bazohet në mashtrim, ky mashtrim në vetvete nuk është i rëndomtë dhe bosh. Shërbesa fetare e kishës romake është një ritual mahnitës. Shfaqjet e saj të mrekullueshme dhe ritet solemne i magjepsin njerëzit dhe e mbysin zërin e arsyes dhe ndërgjegjes njerëzore.KiM 549.2

    Syri kënaqet. Kishat e mrekullueshme, procesionet mbresëlënëse, altarët e artë, faltoret e gdhendura me xhevahire, pikturat e zgjedhura me kujdes dhe skulpturat e përkryera e kënaqin dashurinë për të bukurën. Edhe veshi zihet rob. Muzika është e pakrahasueshme me gjithçka tjetër. Notat mahnitëse të organos së akorduar bukur ndërthurur me melodinë e qindra zërave, që përplasen përmes kubeve të larta dhe korridoreve me kolona të katedraleve madhështore lë përshtypje të papërshkrueshme nderimi dhe frikë në mendjen njerëzore.KiM 549.3

    Ky shkëlqim, ky pompozitet dhe ky ritualitet i jashtëm, që vetëm i vë në lojë dëshirat e zjarrta të shpirtit të gërryer nga krimbi i mëkatit, është një provë e korrupsionit të brendshëm. Feja e Krishtit nuk ka nevojë për zbukurime të tilla që të duket tërheqëse. Në dritën, që ndriçon nga kryqi, Kristianizmi i vërtetë shfaqet kaq i pastër dhe i këndshëm sa që asnjë dekorim i jashtëm nuk mund t’ia shtojë vlerën që ka në vetvete. Bukuria e shenjtërisë dhe shpirti i qetë dhe i përulur janë me vlerë në sy të Perëndisë.KiM 549.4

    Nuk është e thënë që bukuria e stilit të jetë tregues mendimesh të pastra dhe hyjnore. Idetë e përpunuara, vlerësimi i drejtë i artit dhe shija e hollë për të bukurën shpesh ekzistojnë në mendjet e njerëzve të dhënë pas kësaj bote dhe epshit. Satani i përdor ata shpesh që t’i bëjnë të tjerët t’i harrojnë nevojat e shpirtit, të mos i kushtojnë vëmendje të ardhmes dhe jetës së përjetshme, t’i kthejnë kurrizin Ndihmësit të palodhur dhe të jetojnë për këtë botë dhe vetëm për këtë botë.KiM 550.1

    Vetëm zemra e patransformuar tërhiqet nga një fe bukurish të jashtme. Shumë njerëz janë mashtruar nga fuqia joshëse dhe marramendëse e pompozitetit dhe ceremonive të adhurimit Katolik, e madje këta njerëz e konsiderojnë kishën e Romës si të ishte porta e parajsës. Vetëm ata, zemrat e të cilëve janë ripërtërirë nga Fryma e Shenjtë dhe që janë kapur fort pas themelit të së vërtetës kanë mburojën e duhur për t’i bërë ballë ndikimit të saj. Me mijëra të tjerë, që nuk e kanë njohur personalisht Krishtin do t’i pranojnë këto forma të perëndishme, por të zhveshura nga fuqia transformuese. Njerëzimit i pëlqen një fe e tillë.KiM 550.2

    Pretendimi i kishës, sipas të cilit ajo ka të drejtën e faljes, bën që shumë besimtarë të ndjehen të lirë të mëkatojnë, madje edhe rrëfimi, pa të cilin nuk ka falje, synon t’i hapë rrugën të keqes. Ai njeri që gjunjëzohet përpara një njeriu tjetër mëkatar dhe rrëfen mendimet dhe qëllimet e fshehta të zemrës së tij, hedh baltë mbi burrërinë e tij dhe shkel me këmbë çdo instikt fisnik të shpirtit të vet. Duke shpalosur mëkatet e jetës së tij përpara një prifti - një njeri me gabime dhe mëkatar, që shpesh është edhe i korruptuar në të pira dhe shthurje - ai përbuz standartin e karakterit të tij dhe rrjedhimisht ndjehet i poshtëruar. Ideja e tij për Zotin ndërthuret apo ngjan me njeriun mëkatar, sepse prifti në vetvete përfaqëson Perëndinë. Ky rrëfim degradues i njeriut tek njeriu është burimi i fshehur, nga ku ka rrjedhur një pjesë e madhe e së keqes, që po ndyn botën, duke e përgatitur atë për shkatërrimin përfundimtar. Megjithatë për njeriun që ia bën qejfin vetes është më e lehtë që t’i rrëfehet një bashkëmëkatari tjetër se sa t’ia hapi zemrën Zotit. Për natyrën njerëzore është më i pranueshëm vetndëshkimi sesa braktisja e mëkatit, është më e lehtë që të vetposhtërohet, duke përdorur thasë me rërë, hithra dhe zinxhirë se sa të kryqëzojë epshet trupore. Zemra mëkatare është e gatshme më mirë të durojë një zgjedhë të tillë të rëndë se sa t’i përulet zgjedhës së Krishtit.KiM 550.3

    Ekziston një ngjashmëri e dukshme mes Kishës së Romës dhe Kishës Çifute në kohën e ardhjes së parë të Krishtit. Ndërsa çifutët po i merrnin fshehtas nëpër këmbë parimet e ligjit të Perëndisë, në pamje të jashtme ata dukeshin sikur po zbatonin me rigorozitet çdo urdhëresë të Tij, duke i bashkangjitur atyre tradita dhe kërkesa të reja, që e kthyen respektimin e tyre në diçka të dhimbshme dhe të vështirë. Ashtu si çifutët pretendonin se e respektonin ligjin, në të njëjtën mënyrë papistët pretendojnë se e respektojnë kryqin. Ata e lartësojnë simbolin e vuajtjeve të Krishtit, ndërkohë që në jetët e tyre e mohojnë Atë, që përfaqëson ky simbol.KiM 551.1

    Papistët vendosin kryqe mbi kishat, altarët dhe veshjet e tyre. Kudo shihet shenja e kryqit. Në pamje të parë duket sikur kudo nderohet dhe lartësohet Ai. Megjithatë mësimet e Krishtit janë varrosur nën një meshë mbushur me tradita pa kuptim, interpretime të rreme dhe kërkesa strikte. Fjalët e Shpëtimtarit në lidhje me çifutët fanatikë i drejtohen me forcë akoma më të madhe udhëheqësve të Kishës Katolike Romane. “Ata lidhin barrë të rënda, që mbarten me vështirësi dhe ua vënë mbi kurriz njerëzve. Por ata nuk duan ta luajnë vetë as me gisht” (Mateu 23:4). Me mijëra njerëz të ndërgjegjshëm, duke pasur frikë nga një i ofenduar mbahen nën një tmerr të vazhdueshëm, ndërsa shumë nga funksionarët e lartë të kishës jetojnë në luks dhe epsh.KiM 551.2

    Adhurimi i idhujve dhe relikteve, lutjet drejtuar shenjtorëve dhe lartësimi i papës nuk janë asgjë tjetër veçse mënyra që përdor Satani për t’i larguar mendjet njerëzore nga Zoti dhe Biri i Tij. Në mënyrë që t’i rrënojë ata plotësisht ai përpiqet që t’i largojë ata nga Ai që është i vetmi që mund t’ju sjellë shpëtim. Ai do t’i drejtojë ata drejt çdo objekti, që mund të zëvendësojë Atë që tha: “Ejani tek Unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar dhe Unë do t’ju jap çlodhje” (Mateu 11:28)KiM 551.3

    Satani përpiqet vazhdimisht që ta keqinterpretojë karakterin e Perëndisë, natyrën e mëkatit dhe çështjet e rëndësisë së veçantë në kontradiktën e madhe. Me mendjemprehtësinë e tij ai orvatet që ta minojë detyrimin që mbart ligji hyjnor dhe u jep njerëzve të drejtën për të mëkatuar. Në të njëjtën kohë ai i bën ata që të kenë një koncept të gabuar për Perëndinë në mënyrë që ta shohin Atë me frikë dhe urrejtje dhe jo me dashuri. Mizoria, që është pjesë përbërëse e karakterit të tij i vishet Krijuesit, ajo ndërthuret në sistemet fetare dhe shprehet në mënyrat e adhurimit. Kështu mendjet e njerëzve mpihen dhe Satani i kthen ata në agjentë të tij në luftën kundër Perëndisë. Kombet pagane,duke shtrembëruar të vërtetën e cilësive hyjnore besonin se për të fituar simpatinë e Perëndisë nevojiteshin flijime njerëzore dhe këtu e kanë zanafillën mizoritë e tmerrshme, që janë kryer nën forma të ndryshme idhujtarie.KiM 552.1

    Kisha Katolike Romane, duke ndërthurur paganizmin me Kristianizmin dhe ashtu si paganët, duke keqinterpretuar karakterin e Perëndisë, ka përdorur praktika po aq mizore dhe revoltuese. Roma përdorte në ditët e pushtetit të saj suprem mjete torture për t’i detyruar njerëzit që t’i miratonin doktrinat e saj. Ata që nuk i nënshtroheshin pretendimeve të saj i priste turra e druve. Masakrat ishin të një shkalle të tillë që do të na zbulohen vetëm në ditën e gjykimit. Kokat e mëdha të kishës studiuan nën drejtimin e Satanit - mësuesit të tyre, për të shpikur mjetin që do të mund të sillte dhimbjen më therëse të mundshme pa i dhënë fund jetës së viktimës. Në pjesën më të madhe të rasteve ky proçes skëterre përsëritej derisa arrihej caku përfundimtar i durimit njerëzor, natyra pushonte së luftuari dhe njeriu - viktimë arrinte deri aty sa e priste vdekjen si një çlirim të ëmbël. KiM 552.2

    Një fat të tillë patën kundërshtarët e Romës. Ajo u rezervoi pasuesve të saj disiplinën e kamxhikut, të urisë dhe të vuajtjeve trupore në formën e tyre më të ashpër dhe më mizore. Në mënyrë që të fitonin dashamirësinë e Perëndisë besimtarët shkelnin me këmbë ligjet e Tij, duke përbaltur ligjet e natyrës. Ata ishin edukuar me dëshirën për të këputur ato lidhje, që Zoti i kishte krijuar për ta bekuar e për ta bërë më të lumtur qëndrimin e përkohshëm të njerëzve në tokë. Oborret e kishave janë dëshmitare të mijëra viktimave, që gjatë gjithë jetës së tyre u përpoqën më kot që të nënshtronin çdo ndjenjë të natyrshme dashurie, që të shtypnin si diçka fyese ndaj Perëndisë çdo mendim dhe ndjenjë simpatie për bashkëkohësit e tyre.KiM 552.3

    Në qoftë se duam ta kuptojmë mizorinë pakufi të Satanit, të shfaqur për qindra vjet me radhë jo në radhët e atyre njerëzve, që nuk kanë dëgjuar kurrë për Zotin, por pikërisht në qendër të Kristianizmit, duhet t’i hedhim një sy historisë së Kishës së Romës. Princi i errësirës arrin përmes këtij sistemi të stërmadh mashtrimi qëllimin e tij; përdhosjen e figurës së Zotit dhe rrëni-min e njerëzve. E ndërsa shohim se sa i suksesshëm është ai në maskimin e vetvetes dhe në arritjen e qëllimeve të tij përmes udhëheqësve të kishës, ne arrijmë të kuptojmë më mirë arsyet e antipatisë që ai ushqen për Biblën. Në rast se do të lexohej ai Libër në të do të shfaqeshin qartë dashuria dhe mëshira e Perëndisë, do të vihej re se Ai nuk i ngarkon njerëzit me të tilla barra të rënda. Ai kërkon gjëra të thjeshta, një zemër të penduar e të lënduar dhe një shpirt të përulur e të bindur. KiM 553.1

    Gjatë jetës së Tij Krishti nuk dha asnjë shembull që të inkurajonte burrat dhe gratë të mbylleshin në manastire, në mënyrë që të bëheshin të denjë për të shkuar në parajsë. Ai nuk na ka mësuar kurrë që të mos i përfillim ndjenjat e dashurisë dhe simpatisë. Në zemrën e Shpëtimtarit kishte vetëm dashuri. Sa më shumë t’i afrohet njeriu përkryerjes morale aq më të mprehta bëhen ndjenjat e tij, aq më i saktë është koncepti i tij mbi mëkatin dhe aq më e thellë është simpatia që ndjen ai për njerëzit e mjerë. Papa pretendon se është famullitar i Krishtit, po a mund të krahasohet karakteri i tij me atë të Shpëtimtarit tonë? KiM 553.2

    A i dërgoi ndonjëherë Krishti njerëzit në burg apo në rrënim të plotë vetëm sepse ata nuk e nderuan si Mbret i Qiellit që ishte? A u dëgjua ndonjëherë zëri i Tij, duke i dënuar me vdekje ata që nuk e pranuan? Kur banorët e një fshati samaritan nuk e përfillën aspak Jezusin, apostulli Gjon i indinjuar e pyeti: “Zot, a do të thuash të zbresë zjarr nga qielli dhe t’i përvëlojë, ashtu si bëri Elija?” Krishti e pa me keqardhje dishepullin e Tij dhe e qortoi për ashpërsinë e tij, duke thënë: “Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtrat e njerëzve, por për t’i shpëtuar ata” (Luka 9:54,56). Fryma, që manifestoi Krishti ndryshon kaq shumë nga ajo e të ashtuquajturit famullitar të Tij!KiM 553.3

    Kisha e Romës tani i paraqet botës një pamje të lavdërueshme, duke i mbuluar me shpjegime të dhënat e mizorisë së saj të paparë. Ajo është veshur me petka të prera sipas kallëpit të Krishtit, por thelbi ka mbetur i njëjtë. Çdo parim i të shkuarës ekziston edhe sot e kësaj dite. Doktrinat, që u përpunuan në vitet e mesjetës mbahen akoma të gjalla. Askush të mos mashtrohet...Papati, që protestantët janë kaq të gatshëm ta nderojnë, është i njëjti që sundonte botën gjatë viteve të ReformaSionit, kur njerëzit e Zotit ngritën zërin, duke vënë në rrezik jetën e tyre, për t’i çjerrë maskën paudhësisë së saj. Ai zotëron të njëjtën krenari dhe vetbesim që i dha atij mundësinë të sundonte mbi mbretër e princër e të kërkonte të nderohej si të ishte Perëndi. Fryma që ajo shfaq sot është po aq mizore dhe despotike sa ajo e shekujve më parë kur kjo fuqi i vuri shkelmin lirisë njerëzore dhe i shkoi në ferr shenjtorët e më të lartit. KiM 554.1

    Papati është pikërisht ashtu siç e përshkruan profecia: apostazia e kohëve të vona (2 Selanikasve 2:3,4). Ndërrimi i karakterit sipas nevojës dhe qëllimit që do të arrijë bën pjesë në politikën e saj; por nën pamjen e paqëndrueshme të kameleonit fshihet helmi i pandryshueshëm i gjarprit. Ajo deklaron: “Besimi nuk duhet mbajtur me heretikë dhe as me persona që dyshohen për herezi”. 79Lenfant, vëll. I, faqe 516 A mund të njihet kjo fuqi, ditari i së cilës është shkruar për mijëra vjet në gjakun e shenjtorëve, si pjesë e Kishës së Krishtit?KiM 554.2

    Pretendimi që ka lindur në vendet Protestante, sipas të cilit Katolicizmi nuk ndryshon aq shumë sa në të shkuarën me Protestanizmin nuk është pa bazë. Diçka ka ndryshuar, por ky ndryshim nuk vihet re tek papati. Në të vërtetë sot Katolicizmi i ngjan më shumë protestanizmit ekzistues dhe kjo ndodh, sepse protestanizmi ka degjeneruar shumë që nga koha e Reformatorëve.KiM 554.3

    Ndërsa kishat protestante janë përpjekur që të fitojnë simpatinë e botës, sytë e tyre i ka verbuar mirësia e rreme. Ata kanë harruar gjithçka tjetër dhe vetëm besojnë se duhet të gjejnë të mirën në diçka të keqe dhe si rrjedhim do të vijë një moment kur ata do të besojnë të keqen në diçka të mirë. Në vend që të mbrojnë besimin, që ua lanë trashëgim shenjtorët, ata po i kërkojnë falje Romës për opinionin e pamëshirshëm që kishin për të dhe për fanatizmin e tyre absurd.KiM 555.1

    Një grup i madh njerëzish, madje edhe ata, që nuk e shohin me sy të mirë kishën e Romës, nuk e kuptojnë aq sa duhet rrezikun që mbart pushteti dhe influenca e saj. Shumë prej tyre janë të mendimit se errësira morale dhe intelektuale, që mbizotëronte në Mesjetë e favorizoi përhapjen e dogmave, bestytnive dhe shtypjes së saj dhe se inteligjenca e kohëve moderne, përhapja më e madhe e dijeve dhe rritja e liberalizmit në lidhje me çështjet fetare do t’i vërë kufi rilindjes së tiranisë dhe robërisë. Vetëm mendimi që në këtë periudhë kaq të sofistikuar gjërat mund të kthehen në origjinën e tyre i bën njerëzit të qeshin. Eshtë e vërtetë që ky brez është dëshmitar i një drite më të plotë intelektuale, morale dhe fetare. Nga faqet e hapura të Fjalës së Shenjtë të Zotit lumenj drite nga qielli kanë zbritur mbi tokë. Por mos harroni, sa më e madhe të jetë drita e fituar, aq më e madhe është errësira, që mbulon ata që e shtrembërojnë dhe e mohojnë.KiM 555.2

    Lutja dhe studimi i vëmendshëm i Biblës duhet t’u tregojë Protestantëve karakterin e vërtetë të papatit dhe duhet t’i bëjë ata të mos ta përfillin dhe t’i ruhen atij, por shumë prej tyre mendojnë se janë kaq të zgjuar sa nuk kanë nevojë t’i kërkojnë me përulje Zotit përgjigje, në mënyrë që Ai t’i drejtojë hapat e tyre drejt së vërtetës. Megjithëse krenohen me këtë zgjuarësi të madhe, ata janë të paditur përsa u përket si Shkrimeve të Shenjta ashtu edhe fuqisë së Perëndisë. Atyre u duhet diçka që t’i qetësojë ndërgjegjet e tyre dhe ata kërkojnë atë rrugë, që është më pak shpirtërore dhe fyese. Ata duan të gjejnë një mënyrë që ta harrojnë Zotin, por që në të njëjtën kohë, të duket si një metodë që do t’i ndihmojë ata “ta kujtojnë” Atë. Papati është i pajisur mirë me gjithçka që mund t’i plotësojë nevojat e të gjithë këtyre njerëzve. Eshtë një tërësi e përgatitur për t’iu përgjigjur dy klasave njerëzore ose me fjalë të tjera, pothuajse të gjithë botës - atyre, që duan të shpëtohen nga meritat e tyre dhe atyre, që duan të shpëtohen në mëkatet e tyre. Ky është sekreti i fuqisë së tij.KiM 555.3

    Eshtë provuar se një ditë errësirë e madhe intelektuale ndihmon në suksesin e papatit. Do të provohet se edhe një ditë dritë e madhe intelektuale është po aq e favorshme për arritjen e suksesit të tij. Në shekujt e mëparshëm, kur njerëzve u ishte mohuar fjala e Perëndisë dhe njohuria e të vërtetës, sytë e tyre ishin të mbyllur dhe me mijëra njerëz, duke mos e parë rrjetën e shpalosur përpara këmbëve të tyre, binin në kurth. Në ditët tona sytë e shumë njerëzve verbohen nga shkëlqimi i spekulimit njerëzor, që gabimisht quhet “shkencë”, as këta të fundit nuk e shquajnë dot rrjetën dhe shkojnë tek ajo me këmbët e tyre thua se janë me sy të mbyllur. Sipas planit të Zotit fuqia intelektuale e njeriut duhet të ruhet si dhuratë nga Krijuesi dhe duhet të përdoret në shërbim të së vërtetës dhe të drejtës, por kur krenaria dhe ambicia marrin jetë dhe njerëzit i ngrenë teoritë e tyre mbi fjalën e Perëndisë, atëherë inteligjenca është shumë më e dëmshme se injoranca. Kështu, shkenca e rreme e ditëve tona, që shkatërron besimin tek Bibla, do të jetë po aq e suksesshme në përgatitjen e rrugës për pranimin e papatit dhe formave të tij joshëse sa ç’ishte dikur mohimi i dijeve në hapjen e rrugës për lulëzimin e tij në Mesjetë.KiM 556.1

    Me lëvizjet që po zhvillohen tani në Shtetet e Bashkuara për të siguruar mbështetjen e shtetit për instituSionet dhe veprimtaritë e kishës, protestantët po ndjekin rrugën e papistëve. E për më tepër ata po i hapin derën papatit që të rifitojë në Amerikën Protestante pushtetin suprem që ka humbur në Botën e Vjetër 80Bota e vjetër përfshin Evropën, Azinë, Afrikën.. “Kjo lëvizje bëhet më domethënëse nga fakti se qëllimi kryesor i saj është përforcimi i ritit të adhurimit ditën e Dielë - një zakon ky që e ka zanafillën në Romë dhe që kjo e fundit e quan shenjë të auroritetit të saj. Fryma a papatit - fryma e shkrirjes me zakonet e botës dhe lartësimit të traditave njerëzore mbi urdhëresat e Perëndisë - po përhapet në kishat protestante dhe po i detyron ato të nderojnë të Dielën, duke çuar kështu përpara punën që papati e ka nisur kohë më parë.KiM 556.2

    Në rast se lexuesi do t’i kuptonte forcat që do të ballafaqohen në mosmarrëveshjen e afërt, atij s’do t’i mbetej asgjë tjetër veçse të studionte mënyrat që ka përdorur Roma në të shkuarën për të njëjtin qëllim. Ah, sikur ta dinte se si papistët dhe Protestantët me forca të bashkuara do t’i trajtojnë ata, që mohojnë dogmat e tyre! Le të vëmë re me kujdes frymën që mani-festoi Roma në lidhje me Të Shtunën dhe përkrahësit e tij.KiM 557.1

    Dekrete mbretërorë, këshilla të përgjithshme dhe urdhëresa kishëtare të përkrahura këto edhe nga pushtete sekulare i dhanë festivalit pagan vendin e nderit në botën e Krishterë. Masa e parë publike, që çoi në respektimin e detyrueshëm të së Dielës ishte ligji i nxjerrë dhe dekretuar nga Kostandini (321 e.s.). Në bazë të këtij dekreti banorët e qyteteve duhet të pushonin “në ditën e diellit”, ndërsa fshatarët mund ta vazhdonin punën e tyre. Edhe pse ky s’ishte asgjë tjetër veçse një rit pagan, ky rit u bë ligj menjëherë, pasi perandori e pranoi zyrtarisht Kristianizmin.KiM 557.2

    Duke qënë se mandati mbretëror nuk mund ta zëvendësonte plotësisht autoritetin hyjnor, Eusebius, një peshkop, që kërkonte simpatinë e princërve dhe që ishte mik i ngushtë dhe lajkatar i Kostandinit nxori pretendimin se ishte Krishti, Ai që e kishte “transferuar” Të Shtunën nga e Shtuna tek e Diela. Në Shkrimet e Shenjta nuk u gjet as edhe një dëshmi e vetme në mbrojtje të kësaj doktrine të re. Vetë Eusebius pa dashje e pranon fallsitetin e kësaj ideje dhe na tregon autorët e vërtetë të këtij ndryshimi. “Gjithçka - thotë ai - që duhet bërë në Sabat, ne e kemi transferuar në Ditën e Zotit”. Por megjithëse ideja e të Dielës është krejtësisht pa bazë, ajo u dha zemër njerëzve që ta flaknin tej Të Shtunën e Zotit. 81Robert Cox, “Sabbath Laws and Sabbath Duties”, faqe 538 Të gjithë ata, që donin të fitonin respektin e botës pranuan këtë festë popullore.KiM 557.3

    Me të marrë pushtetin në dorë papati, puna për lartësimin e të Dielës mori përpjestime gjithnjë e më të mëdha. Për një farë kohe njerëzit, që merreshin me bujqësi nuk shkuan në kishë dhe dita e shtatë vazhdoi të konsiderohej si Sabat. Por dalëngadalë diçka ndryshoi. Atyre që punonin në zyrën e shenjtë (gjykatë) iu ndalua gjykimi i civilëve të Dielën. Pak pas kësaj mase, të gjithë njerëzit çfarëdo lloj pozite, u urdhëruan të mos punonin të Dielën, në rast të kundërt njerëzve të lirë do t’u duhej të paguanin gjobë, ndërsa shërbëtorët do të rriheshin me thupër. Më vonë doli një dekret tjetër sipas të cilit të pasurit do të dënoheshin me humbjen e gjysmës së pasurisë së tyre dhe së fundi nëse ata vazhdonin të tregoheshin kokëfortë do të humbisnin lirinë, duke u kthyer në skllevër. Klasat e ulëta të shoqërisë do të dënoheshin me dëbim të përjetshëm. KiM 557.4

    Më pas u kërkua raportimi me shkrim i çdo mrekullie. Mes të tjerave u raportua një mrekulli e tillë: ndërsa një kryefamiljar, që po bëhej gati të plugonte tokën e tij të Dielën dhe pastroi plugun me një hekur, hekuri iu ngjit në dorë dhe ai vazhdoi ta mbante atë me vete për dy vjet rresht i turpëruar, duke duruar një dhimbje therrëse.” 82Francis West, “Historical and Practical discourse on the Lord’s Day”, faqe 174KiM 558.1

    Më vonë papa urdhëroi që priftërinjtë e famullive duhet t’i paralajmëronin të gjithë njerëzit që nuk e respektonin të Dielën, t’i nxisnin ata të shkonin në kishë dhe të luteshin për ta, përndryshe si ata ashtu edhe fqinjët e tyre do të përjetonin fatkeqësi të mëdha. Një këshillë kishtare hodhi idenë e përkrahur, që nga ajo kohë edhe nga Protestantët. Duke qënë se njerëzve të ndryshëm u kishte rënë rrufeja, ndërsa po punonin të Dielën kjo ditë duhet të jetë E Shtuna. KiM 558.2

    “Duket qartë - thanë prelatët - se Perëndia ishte i pakënaqur nga fakti që ata e kishin lënë pas dore këtë ditë”. Më pas iu bë thirrje priftërinjve dhe pastorëve, mbretërve dhe princërve dhe të gjithë besimtarëve “që të bënin gjithçka që kishin në dorë që kësaj dite t’i rikthehej nderi i humbur dhe të respektohej me devotshmëri edhe në të ardhmen.” 83Thomas Morer “Discourse in Six Dialogues on the Name, Notion and Observation of the Lord’s Day” faqe 271KiM 558.3

    Duke qënë se dekretet e këtyre këshillave fetare nuk gjetën përgjigjen e duhur, u nxitën autoritetet sekulare, të cilat nxorën një ligj, që ngjalli tmerr dhe frikë në zemrat e njerëzve dhe që i detyroi ata të hiqnin dorë nga puna ditën e Dielë. Në një sinod të mbajtur në Romë u riafirmuan me një forcë dhe solemnitet akoma më të madh të gjitha vendimet e mëparshme. Ato u përfshinë gjithashtu në ligjin kishëtar dhe u përforcuan nga ligjet e nxjerra nga autoritetet civile të pothuajse të gjitha vendeve të krishtera. (Të shihet Heylyn “History of Sabbath”, pjesa 2, kap. 5, seksioni 7 84Të shihet Heylyn “History of Sabbath”, pjesa 2, kap. 5, seksioni 7)KiM 559.1

    Megjithatë, mungesa e dëshmive Biblike në mbrojtje të adhurimit ditën e Dielë vazhdonte t’i vinte në siklet autorët e këtij ndryshimi. Njerëzit vazhdonin të vinin në dyshim të drejtën e mësuesve të tyre për të mos e përfillur deklaratën e Jehovait “Dita e shtatë është E Shtuna e Zotit, Perëndisë suaj”, për të mbajtur të shenjtë ditën e diellit. Për të zëvendësuar thëniet biblike duheshin gjetur të dhëna të tjera bindëse. Nga fundi i shekullit të XII-të një avokat mbrojtës i zellshëm i së Dielës vizitoi kishat e Anglisë ku iu desh të përballonte shumë dëshmitarë besnikë të së vërtetës. Kaq të pasuksesshme ishin fillimisht përpjekjet e tij saqë ai u detyrua të largohej nga vendi për një farë kohe dhe të kërkonte “fakte” të reja në mbështetje të mësimeve të tij. Kur u kthye përsëri gjërat kishin ndryshuar dhe puna e tij e mëvonshme njohu deri diku disa rezultate inkurajuese. Ai solli me vete një cilindër, që mendohej se ishte dërguar nga Zoti vetë. Cilindri përmbante edhe urdhëresën e shumëdëshiruar të adhurimit ditën e Dielë, urdhëresë e cila shoqërohej me kërcënime të tmerrshme për të pabindurit. Thuhej se ky dokument i çmuar - një mashtrim ky po aq i ulët sa edhe ideja që mbështeste - kishte rënë nga qielli dhe ishte gjetur në Jeruzalem mbi altarin e Shën Simonit në Golgota. Por në fakt ishte pallati i papës në Romë burimi i vërtetë nga ku doli ai. Që të fitonte pushtet e prosperitet kisha, hierarkia e papës i ka quajtur të ligjshme të gjitha mashtrimet dhe fallsifikimet që i është dashur të kryejë në shekuj.KiM 559.2

    Cilindri ndalonte punën nga ora e nëntë d.m.th. nga ora 3.00 pasdite të Shtunën deri në lindjen e diellit të Hënën dhe thuhej që vërtetësia e tij ishte konfirmuar nga një numër i madh mrekullish. U raportua se njerëzit, që kishin kryer punë gjatë orëve të pushimit ishin paralizuar. Një mullixhi, që u përpoq të bluante grurë, pa të dilte në vend të miellit një rrjedhë gjaku dhe vuri re se guri i mullirit nuk lëvizte, pavarësisht nga lëvizja e vrullshme e ujit. Një grua që vuri brumë në furrë e gjeti atë të papjekur kur e nxori nga furra edhe pse vetë furra ishte shumë e nxehtë. Një grua tjetër që e kishte bërë gati brumin për ta pjekur në orën e nëntë (orën 3.00) dhe që vendosi të mos e gatuante deri të Hënën vuri re se të nesërmen brumi ishte ndarë në copa dhe ishte pjekur nga fuqia hyjnore. Një burrë, që poqi bukë pas orës së nëntë të së Shtunës, kur e ndau për ta ngrënë të nesërmen, pa të dilte gjak nga buka. Avokatët mbrojtës të së Dielës u përpoqën ta ligjëronin shenjtërinë e saj me ndihmën e këtyre trillimeve supersticioze dhe absurde 85Të shihet “Annals” i Roger de Hoveden, vol. 2, faqe 528-530).KiM 560.1

    Në Skoci, ashtu si në Angli, respektimi i së Dielës u sigurua, duke i bashkangjitur asaj një pjesë e të Shtunës të dikurshëm. Por koha, që kërkohej të mbahej e shenjtë ndryshonte. Në një vendim të mbretit të Skocisë thuhej se “e Shtuna nga ora 12.00 e mesditës duhet të konsiderohet e shenjtë” dhe se askush nuk duhej të punonte nga ajo orë deri të Hënën në mëngjes.” 86Morer, faqe 290-291.KiM 560.2

    Por, pavarësisht nga përpjekjet e bëra për ta veshur të Dielën me një petk shenjtërie vetë papistët kanë deklaruar publikisht autoritetin hyjnor i së Shtunës dhe origjinën njerëzore të atij riti që e ka zëvendësuar atë. Në shekullin e XVI-të një këshill i kishës së papës deklaroi qartë: “Të mos harrojnë të Krishterët se dita e shtatë është shenjtëruar nga vetë Perëndia dhe është pranuar dhe respektuar si e tillë jo vetëm nga çifutët, por nga të gjithë ata, që pretendojnë se e adhurojnë Zotin, edhe pse ne të Krishterët e kemi ndryshuar Të Shtunën e tyre në ditën e Zotit.” 87 Ibid., faqe 281, 282 Ata, që po hidhnin baltë mbi ligjin hyjnor ishin më se të ndërgjegjshëm për karakterin e punës së tyre. Ata po vetëvendoseshin me vetëdije të plotë mbi Perëndinë.KiM 560.3

    Një shembull i qartë i politikës së Romës në lidhje me të gjithë ata, që nuk bien dakort me të është edhe persekutimi i gjatë dhe i përgjakshëm që i bëri ajo Waldenasve, disa prej të cilëve mbanin Të Shtunën e vërtetë. Edhe shumë të tjerë kanë vuajtur në të njëjtën mënyrë për shkak të besnikërisë që kanë treguar ndaj urdhëresës së katërt. Historia e kishave të Etiopisë dhe Abisinisë është veçanërisht domethënëse. Mes errësirës së mesjetës, të Krishterët e Afrikës Qendrore u harruan nga pjesa tjetër e botës dhe për shekuj me radhë ata qenë në gjendje ta ushtronin të lirë besimin e tyre. Por më së fundi Roma dëgjoi për ekzistencën e tyre dhe perandori i Abisinisë u detyrua ta njihte papën si famullitar të Krishtit. Këtë e pasuan ndryshime të tjera. U miratua një dekret që ndalonte respektimin e së Shtunës nën dënimet më të ashpra e mizore.” 88të shihet “Church History of Ethiopia” Michael Geddes, faqe 311,312 Por tirania e papatit shumë shpejt u kthye në një zgjedhë kaq mbytëse sa që banorët e Abisinisë vendosën ta heqin qafe atë. Pas përpjekjesh të vazhdueshme papistët u dëbuan nga qendrat e tyre dhe ata iu rikthyen përsëri besimit të mëparshëm. Kishat iu gëzuan lirisë së fituar dhe nuk e harruan kurrë mësimin që morën në lidhje me mashtrimin, fanatizmin dhe fuqinë despotike të Romës. Brenda territoreve të tyre të veçuara ata ishin të lumtur që jetonin larg pjesës tjetër të të Krishterëve.KiM 561.1

    Kishat e Afrikës e mbanin Të Shtunën ashtu si mbahej edhe nga kisha e papës përpara apostazisë së saj të plotë. Ndërsa mbanin ditën e shtatë të shenjtë, duke iu bindur kështu urdhëresës së katërt të Perëndisë, ata nuk punonin të Dielën në përputhje me zakonin e kishës. Me të fituar pushtet suprem Roma e shkeli me këmbë Të Shtunën e Zotit për të lartësuar Të Shtunën e vet, por kishat afrikane të fshehura për më se 1000 vjet nga bota nuk patën gisht dhe as nuk morën pjesë në këtë apostazi. Por me të rënë rob të Romës ata u detyruan ta flaknin tej Të Shtunën e vërtetë e të përqafonin të rremin, por sapo rifituan pavarësinë e dikurshme ata iu rikthyen zakonit të vjetër të bindjes ndaj urdhëresës së katërt.KiM 561.2

    Këto të dhëna të së shkuarës shprehin qartë armiqësinë e Romës ndaj të Shtunës të vërtetë dhe mbrojtësve të tij, si dhe rrugët që përdori ajo për të nderuar “krijimin” e vet. Fjala e Perëndisë na mëson se të gjitha këto skena do të përsëriten atëherë kur katolikët dhe protestantët do të bashkohen në lartësimin e të Dielës.KiM 562.1

    Profecia tek Zbulesa 13 na tregon se fuqia, që përfaqësohet nga bisha me dy brirë të cilët i ngjajnë atyre të qingjit do të bëjë që “dheu dhe banorët e tij” të adhurojnë papatin - që këtu simbolizohet nga bisha “që i ngjante leopardit”. Bisha me dy brirë do t’u thotë: “banorëve të dheut t’i bëjnë një figurë bishës” e për më tepër ajo do t’i urdhërojë të gjithë “të vegjël e të mëdhenj, të pasur e të varfër, të lirë dhe skllevër” të pranojnë damkën e bishës. (Zbulesa 13:11-16). Eshtë vërtetuar që bisha me dy brirë, që i ngjajnë atyre të qengjit është Amerika dhe që profecia do të përmbushet kur Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë respektimin e së Dielës, që me fjalë të tjera do të thotë njohje e pushtetit suprem të Romës, të detyrueshëm. Por Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë të vetmet që do t’i përulen papatit. Ndikimi i Romës në vendet që dikur e njihnin sundimin e saj nuk është zhdukur aspak. Profecia parashikon një rilindje të fuqisë së saj. “Pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje, por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës” (vargu 3). Përmendja e plagës vdekjeprurëse tregon rrapëllimën që mori papati në vitin 1798. Pas kësaj thotë profeti “plaga e saj vdekjeprurëse u shërua dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës”. Pali thekson se “njeriu i mëkatit” do ta vazhdojë punën e tij deri në ardhjen e dytë.” (2 Selanikasve 2:3-8). Në fund të kohës ai do t’i drejtojë të gjitha energjitë e tij në detyrën e vështirë të mashtrimit. Duke iu referuar papatit Gjoni deklaron: “Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës” (Zbulesa 13:8). Papati do të nderohet si nga Bota e re, ashtu edhe nga Bota e Vjetër falë respektimit që do t’i bëhet të Dielës, këtij riti që e ka zanafillën tek kisha e Romës.KiM 562.2

    Që nga mesi i shekullit të XIX-të studiuesit e profecisë në Shtetet e Bashkuara i kanë parashtruar botës të njëjtën dëshmi. Ngjarjet, që po ndodhin sot në botë po çojnë në përmbushjen e profecive. Mësuesit protestantë mbrojnë pretendimin absurd se respektimi i së Dielës ka themele hyjnore dhe besojnë të njëjtën mungesë provash biblike, duke u bërë kështu një trup i vetëm me mësuesit e papatit që “shpikën” mrekulli për të zëvendësuar urdhëresën e Perëndisë që mungonte. Ideja se Perëndia do t’i dënojë njerëzit që nuk do ta respektojnë të Dielën - Sabat do të përsëritet dhe në fakt është duke hedhur rrënjë në mendjet e njerëzve. Madje po gjen përkrahje edhe një lëvizje, qëllimi i vetëm i të cilës do të jetë kthimi i të Dielës në ditë adhurimi të detyrueshëm.KiM 563.1

    Kisha e Romës të mahnit me dhelpërinë dhe zgjuarsinë e saj. Ajo mund ta parashikojë deri diku të ardhmen. Duke vënë re se kishat Protestante po e respektojnë atë vetë, duke pranuar Të Shtunën e rremë dhe po bëjnë përgatitjet e duhura për ta bërë këtë rit të detyrueshëm, duke përdorur të njëjtat forma që ajo vetë përdorte dikur. Ajo po pret rastin e volitshëm. Ata që e mohojnë dritën e së vërtetës do të vazhdojnë të kërkojnë ndihmën e kësaj fuqie të vetëkrijuar dhe “të pagabueshme” për të lartësuar një rit që e ka zanafillën tek ajo vetë. Dhe nuk është e vështirë të imagjinosh se sa e gatshme do të jetë ajo për të ndihmuar protestantët në realizimin e këtij qëllimi. Kush di më mirë se udhëheqësit e papatit si t’i trajtojë të gjithë ata që nuk i binden kishës?KiM 563.2

    Kisha Katolike romake si edhe degët e saj në të gjithë botën formojnë një organizatë të madhe, që është nën kontroll dhe i shërben nevojave të papatit. Përfaqësuesit e saj në çdo vend të globit, që janë me miliona, i betohen për besnikëri papës. Pavarësisht nga kombësia apo forma e qeverisjes atyre u kërkohet që ta konsiderojnë autoritetin e kishës mbi gjithçka tjetër. Megjithëse ata mund të betohen për t’i qëndruar besnikë shtetit para kësaj qëndron besimi për bindje ndaj Romës që ka forcën ta zhvleftësojë çdo lloj lidhje tjetër, që mund të cënojë interesat e kishës.KiM 563.3

    Historia është dëshmitare e përpjekjeve të saj të vazhdueshme dhe të zgjuara për të ndërhyrë në punët e kombeve të ndryshme; dhe me të fituar pikët e para për t’i çuar deri në fund qëllimet e saj edhe sikur kjo të kërkojë rrënimin e princëve dhe popujve. Në vitin 1204 Papa Innocent i tretë arriti ta bënte Pjetrin e Dytë mbretin e Arragonit t’i betohej atij në këtë mënyrë: “Unë, Pjetri, mbret i arragonasve, shpall publikisht dhe premtoj që do të jem besnik dhe i bindur ndaj Zotit tim, Papës Innocent, ndaj pasuesve të tij Katolikë si edhe ndaj kishës së Romës. Betohem se mbretëria ime do t’i bindet me besnikëri atij, duke mbrojtur besimin katolik dhe duke persekutuar heretikët.” 89“The History of Romanism” John Dowling, libri 5, kap. 6, seksioni 55 Kjo përputhet me pretendimet, që kanë të bëjnë me pushtetin e ushtruar nga papa i Romës, sipas të cilave “është më se e ligjshme që ai të rrëzojë nga pushteti perandorët” dhe “të çlirojë popujt nga betimet që kanë bërë për t’i qëndruar besnik sundimtarëve të padenjë.” 90Mosheim, libri 3, pjesa 2, kap. 2, seksioni 9, shënimi 17KiM 563.4

    Mos harroni, Roma mburret me faktin që ajo nuk ndryshon kurrë. Parimet e Gregorit të Shtatë dhe Innocentit të Tretë vazhdojnë të jenë parimet e Kishës Katolike të Romës. E sikur të kishte fuqinë e duhur ajo do t’i zbatonte ato me po atë zell që ka treguar në të shkuarën. Protestantët nuk dinë se ç’po bëjnë kur pranojnë ndihmën që u afron Roma në përpjekjet e përbashkëta për ta lartësuar të Dielën. Ndërsa ata janë të dhënë pas realizimit të qëllimit të tyre, Roma po synon të rifitojë pushtetin e duhur dhe të rizbulojë epërsinë e humbur. Me t’u pranuar në Shtetet e Bashkuara parimi që kisha mund të përdorë apo të kontrollojë pushtetin shtetëror, që ligjet sekulare mund t’i bëjnë të detyrueshme ligjet fetare, shkurt, që autoriteti i kishës dhe i shtetit mund të mbizotërojë ndërgjegjen, Roma do të triumfojë në këtë vend.KiM 564.1

    Fjala e Perëndisë na ka paralajmëruar për këtë rrezik që po na vjen rrotull; sikur të mos i vihet veshi këtij paralajmërimi bota Protestante do t’i mësojë se cilat janë qëllimet e vërteta të Romës vetëm kur të jetë tepër vonë për t’i shpëtuar kurthit të saj. Ajo po ngjit në heshtje shkallët e pushtetit. Doktrinave të saj po u vihet veshi në sallat e mbledhjeve, në kisha dhe në zemrat e njerëzve. Ajo po i grumbullon strukturat e saj kryeneçe dhe masive në skutat e fshehta ku do të përsëriten persekutimet e mëparshme. Ajo po mbledh forcat me ngadalë dhe pa ngjallur dyshime për të realizuar, me te ardhur momenti i duhur, qëllimet e saj. Asaj i duhet vetëm terreni i favorshëm dhe ky po i jepet pa kursim. Shumë shpejt do ta shohim dhe do të ndiejmë se cili është qëllimi i elementeve të Romës. Këdo që do t’i besojë dhe do t’i bindet fjalës së Perëndisë do ta presin qortime dhe persekutime.KiM 564.2

    1. Çështja e së Shtunës do të jetë në qendër të konfliktit final. Përse është kaq i shqetësuar Perëndia për diçka që shumë veta mendojnë se është një detaj i vogël? KiM 565.1

    2. Cila është lidhja midis lirisë së ndërgjegjes dhe të Shtunës të vërtetë të ditës së shtatë? A po ndodhin ngjarje në vendin tuaj që mund të kërcënojnë lirinë e ndërgjegjes? KiM 565.2

    3. Në cilat mënyra po bashkohen Katolikët me Protestantët sot? Në ç’mënyrë kjo është një përmbushje e profecisë? KiM 565.3

    4. Ka shumë të Krishterë të dedikuar Brenda komunitetit Katoliko-Roman. Cilat janë karakteristikat shpirtërore të këtyre bijëve të Perëndisë? Çfarë do bëjë Perëndia për t’i ndihmuar dhe drejtuar ata tek e vërteta siç është në Jezusin? KiM 565.4

    5. Papati ka përzierë praktikat pagane me Krishtërimin. A ka ndonjë mënyrë se si mund të përziejmë praktikat e kësaj bote me adhurimin ndaj Perëndisë sonë? KiM 565.5

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents