Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    5.—John Wycliffe

    Përpara ReformaSionit, pati periudha gjatë të cilave numri i kopjeve të Biblës ishte shumë i pakët, por Perëndia nuk lejoi zhdukjen e plotë të fjalës së Tij. Të vërtetat e saj nuk do të mbeteshin të fshehura përgjithmonë. Ai mund të shkatërronte zinxhirët që e qarkonin fjalën e tij me po atë lehtësi që mund të hapte dyert e burgjeve dhe kangjellat e hekurta që mbanin të burgosur shërbëtorët e tij. Në vende të ndryshme të Evropës, Fryma e Shenjtë nxiti shumë njerëz që ta kërkonin të vërtetën, si të ishte një thesar i fshehur. Të udhëhequr drejt Shkrimeve të Shenjta, ata filluan t’i studionin ato varg pas vargu me një interes të madh. Ata ishin gati ta pranonin dritën pa marrë parasysh rrjedhimet e saj. Megjithëse nuk e kuptuan gjithçka plotësisht, atyre iu dha mundësia që të zbulonin të vërteta, të varrosura prej kohësh. Si lajmëtarë nga qielli ata shkonin nga vendi në vend, duke thyer prangat e gabimeve dhe superstiSioneve dhe duke u bërë thirrje të gjithë të skllavëruarve që të ngriheshin në këmbë e të fitonin lirinë.KiM 76.1

    Me përjashtim të versionit në gjuhën e Valdezëve, fjala e Perëndisë ishte kufizuar për shekuj me rradhë vetëm në gjuhët më të njohura të botës, por kishte ardhur koha që Shkrimet e Shenjta të përktheheshin e t’u flisnin njerëzve të kombeve të ndryshme në gjuhën e tyre amëtare. Bota e kishte lënë pas mesnatën. Orët e natës po kalonin e në shumë vende po shfa-qeshin shejat e para të agimit.KiM 76.2

    Në Angli, në shekullin e XIV, ndriçoi “Ylli i mëngjesit të Refor-maSionit.” John Wycliffe ishte lajmëtari i reformës jo vetëm në Angli, por në mbarë vendet e Krishtera. Protesta e madhe kundër Romës, që iu besua atij, nuk mundi të shuhej më. Ajo protestë shërbeu si shkëndijë e luftës që rezultoi në emancipi-min e individëve, kishave dhe kombeve.KiM 76.3

    Wycliffe mori një edukim të shëndoshë dhe respekti ndaj Perëndisë ishte pikënisja e aftësive të tij. Në kolegj u shqua për mëshirën e tij të flaktë, si dhe për talentet e tij të shumëanësh-me. Duke qënë i etur për dije, ai u përpoq që të njihej me çdo fushë arsimimi. Ai studjoi në mënyrë të veçantë filozofinë skolas-tike, normat kishëtare dhe ligjet civile, veçanërisht të vendit të tij. Në punët e tij të mëvonshme, ai u ndikua mjaft nga arsimimi i tij. Një njohje e thellë e filozofisë spekulative të kohës së tij, i dha atij mundësi të nxirrte në pah gabimet e saj; dhe falë studi-mit të ligjeve kombëtare e kishëtare, ai qe në gjendje që të udhëhiqte betejën e madhe për liri fetare e civile. Ai, jo vetëm që dinte t’i përdorte mirë armët që i ofronte Fjala e Perëndisë, por e njihte edhe disiplinën intelektuale të instituSioneve arsi-more dhe i kuptonte mirë taktikat që përdornin “të arsimuarit”. Si miqtë, edhe armiqtë e tij e respektonin për fuqinë e gjenial-itetit dhe tërësinë e njohurive të tij. Përkrahësit e tij vunë re me kënaqësi që kampioni i tyre shquhej mes mendjeve të ndritura të kombit, armiqtë e tij nuk mund ta përçmonin reformën duke hedhur baltë - siç ndodh zakonisht - mbi padijen dhe dobësitë e udhëheqësit të saj.KiM 77.1

    Edhe pse nxënës në bankat e shkollës, ai filloi studimin e Shkrimeve të Shenjta. Gjatë asaj kohe, kur Bibla ekzistonte vetëm në gjuhët e vjetra, vetëm të arsimuarit mund të shkonin tek burimi i së vërtetës; rruga drejt të cilit ishte e mbyllur për të paditurit. Po përgatitej kështu shtegu i punës së ardhme të Wyc-liffit si reformator. Njerëz të ditur, duke e studjuar fjalën e Perëndisë, kishin zbuluar në të të vërtetën e hirit të Tij falas. Ata e kishin përhapur nëpërmjet mësimeve të tyre, këtë të vërtetë të madhe dhe i kishin udhëhequr të tjerët drejt Shkrimeve të Shenjta.KiM 77.2

    Kur vëmendja e tij u përqëndrua tek Shkrimet e Shenjta, Wycliffi filloi t’i shqyrtjë ato me të njëjtin zell që kishte përdorur gjatë studimit të lëndëve të ndryshme shkollore. Deri në atë kohë, ai ndjente një boshllëk të madh që nuk mund t’ia mbush-nin as studimet personale e as mësimet e Kishës. Ai gjeti në fjalën e Perëndisë atë që e kishte kërkuar më kot për vite me rradhë.KiM 77.3

    Aty, ai vuri re planin e shpëtimit dhe kuptoi se Krishti është avokati i vetëm mbrojtës i njeriut. Ai iu përkushtua shërbimit ndaj Krishtit, i vendosur për të shpallur të vërtetat që zbuloi.KiM 78.1

    Ashtu si Reformatorët e tjerë pas tij, Wycliffi, në fillim të punës së tij, nuk arriti ta parashikonte se ku do ta çonte ajo. Ai, fillimisht, nuk e kundërshtoi me ndërgjegje Romën; por përkush-timi ndaj së vërtetës detyrimisht, e çoi atë në mosmarrëveshje me gënjeshtrën. Sa më qartë dilnin në pah gabimet e papatit, aq më me zell zbulonte ai mësimet e Biblës. Ai vuri re se Roma e kishte hedhur poshtë fjalën e perëndisë, për të lartësuar traditat njerëzore; ai e akuzoi klerin për këtë braktisje të Shkrimeve të Shenjta e kërkoi me vendosmëri që Bibla t’u jepej njerëzve e që autoriteti i saj të risundonte në kishë. Ai ishte një mësues i aftë e i zellshëm, një predikues elokuent dhe i vinte në jetë të vërtetat që u shpallte të tjerëve. Ai fitoi besimin dhe simpatinë e të tjerëve falë njohurive të tij mbi Shkrimet e Shenjta, arsyetimit të tij të mprehtë, pastërtisë së jetës dhe guximit e ndershmërisë së panjollosur. Shumë njerëz ishin të pakënaqur nga besimi i tyre i mëparshëm sepse vunë re se në Kishën e Romës mbizotëronte padrejtësia dhe i përqafuan me gëzim të vërtetat që nxorri në dritë Wycliff, por udhëheqësit e papatit u tërbuan kur kuptuan se ky Reformator po siguronte një autoritet më të madh se ata vetë.KiM 78.2

    Wycliffi kishte aftësinë që t’i shquante gabimet dhe i sulmoi pa frikë shumë nga abuzimet e “shenjtëruara” nga autoriteti romak. Kur ishte kapelan i mbretit ai kundërshtoi pagesën e detyrimeve që i kërkonte papa monarkut anglez dhe theksoi se i ashtuquajturi autoritet i papatit mbi sundimtarët sekular binte ndesh si me arsyen njerëzore, ashtu edhe me zbulesën hyjnore. Kërkesat e papës kishin nxitur një zemërim të madh dhe mësimet e Wycliffit ushtronin një ndikim të madh mbi përfa-qësuesit e kombit anglez. Mbreti dhe fisnikët nuk pranuan të paguanin detyrimet dhe e hodhën poshtë pretendimin e papës për një autoritet të përkohshëm. Kështu, zgjedha romake në Angli pësoi një goditje të rëndë.KiM 78.3

    Reformatori luftoi për një kohë të gjatë edhe kundër një të keqe tjetër të madhe; kundër urdhrit të murgjërve të ndërmjetëm. Këta murgjër sikur “e pushtuan” Anglinë, duke i shkaktuar madhështisë dhe përparimit të kombit dëme të mëdha. Industria, arsimi dhe vlerat morale ranë nën ndikimin e tyre të rrezikshëm. Jeta prej lypësi e dembeli e murgjërve, jo vetëm që rëndonte mbi shpatullat e popullit, por edhe ia ulte vlerat punës së ndershme. Të rinjtë u demoralizuan e u korruptuan. Për shkak të shembullit të murgjërve, shumë të rinj zgjodhën jetën e manastireve dhe e bënë këtë gjë, jo vetëm pa miratimin e prindërve, por edhe pa dijeninë e tyre, duke mos i marrë aspak parasysh porositë e tyre. Një nga etërit e parë të Kishës së Romës, duke theksuar se jeta e manastireve ishte më e rëndësishme se dashuria dhe detyrat birnore, tha: “Edhe në qoftë se babai do të shtrihet përpara portës duke qarë e vajtuar; edhe në qoftë se nëna jote do të tregonte trupin që të solli në jetë dhe gjirin që të ushqeu, shkeli me këmbë e kalo mbi trupin e tyre duke ecur përpara drejt Krishtit.” Nëpërmjet kësaj “tiranie çnjerëzore” - siç e quajti më pas Luteri, - “ku shfaqej më shumë ujku e tirani, se njeriu apo i Krishteri,” fëmijët u nxitën kundër prindërve. - Barnas Sears “The Life of Luther”, fq.70,69. Kështu, udhëheqësit e papatit, si Farisenjtë e dikurshëm, me anë të traditave të tyre e anulluan këtë urdhëresë të Perëndisë.(urdhëresa e pestë). Vatrat familjare u shkretuan dhe prindërit humbën përgjithmonë fëmijët e tyre.KiM 79.1

    Edhe studentët u mashtruan nga deklaratat “e bukura” të murgjërve dhe u bënë pjesë e urdhrave të tyre. Më pas, shumë prej tyre u penduan për një vendim të tillë sepse e vunë re se e kishin shkatërruar me duart e veta jetën e tyre dhe u kishin shkaktuar hidhërim prindërve; por me të rënë në kurth, ishte e pamundur që të çliroheshe prej tij. Shumë prindër, të frikësuar nga ndikimi i murgjërve, nuk pranuan t’i dërgojnë fëmijët në universitet. Në qendrat kryesore të arsimimit, u vu re një rënie e dukshme në numrin e studentëve. Shkollat filluan të mbylleshin dhe padija filloi, dalëngadalë, të mbizotëronte përsëri.KiM 79.2

    Papa u kishte dhënë këtyre murgjëve të drejtën për të dëgjuar rrëfime dhe për t’i falur “mëkatarët”. Kjo u kthye në burim të këqijash të shumta. Murgjit, të dhënë pas fitimeve, ishin të gatshëm t’i falnin të gjithë kriminelët që u drejtoheshin atyre dhe kështu u rrit në masë numri i veseve më të ulëta. Të sëmurët e të varfërit liheshin në mëshirë të fatit, ndërsa dhuratat që mund të shërbenin si ushqim për ta, u shkonin murgjëve, që me anën e kërcënimeve të tyre mblidhnin lëmoshat e popullit dhe nuk ngurronin të akuzonin për pabesi të gjithë ata që nuk “dhuronin” me bujari. Ndërsa nga njëra anë ankoheshin për varfëri, nga ana tjetër pasuria e murgjërve rritej nga dita në ditë dhe zyrat e tryezat e tyre të mrekullueshme e vinin më në pah varfërinë në rritje të kombit. Ndërsa e kalonin kohën në luks e kënaqësi, ata ua “besonin” punën e tyre njerëzve të paditur që dinin të tregonin përralla e legjenda fan-tastike e të zbavitnin njerëzit duke i kthyer ata plotësisht në skllevër të murgjërve. Kështu, këta të fundit vazhdonin të ush-tronin ndikimin e tyre mbi turmat supersticioze, duke i bërë ata të besojnë se detyra fetare përbëhej nga: njohja e sundimit të papës; adhurimi i shenjtorëve dhe dhuratat e murgjërve. Këto ishin të mjaftueshme “për të blerë” një vend në qiell.KiM 79.3

    Njerëz të ditur e të zotë ishin përpjekur më kot që t’i refor-monin këta urdhëra murgjësh; por Wycliffi falë largpamësisë së tij, e goditi të keqen që nga rrënjët duke deklaruar se sistemi vetë ishte i kalbëzuar e duhej shkulur. U zgjuan kështu debate dhe hetime. Njerëzit, duke parë murgjët që silleshin vërdallë duke tundur temjanët e “faljeve të papës”, filluan të dyshonin mbi mundësinë e sigurimit të faljes nëpërmjet pagesës dhe të mendonin se ndoshta ishte më mirë që kjo falje t’i kërkohej vetë Perëndisë e jo papës së Romës. Të shumtë ishin ata që i shqetësonte grykësia e murgjërve, etja e të cilëve dukej sikur nuk shuhej kurrë. “Priftërinjtë dhe murgjët e Romës, - thoshin ata, - po na zhdukin si kancer. Zoti na shpëtoftë, ndryshe populli do të shuhet.” - D’Aubigne, libri 17, kap 7. Për të maskuar kopracinë e tyre, këta murgjër - lypës pretendonin se po ndiqnin shembllin e Jezusit dhe deklaronin me të madhe se Shpëtimtari dhe dishepujt e Tij e mbanin frymën gjallë nga bamirësia e njerëzve. Kjo gjë e dëmtoi kauzën e tyre, sepse i nxiti shumë njerëz që ta kërkonin të vërtetën në Bibël - një rezultat ky i papëlqyeshëm për Romën. Mendjet e njerëzve u përqëndruan tek Burimi i së vërtetës, që Roma përpiqej ta mbante të fshehur.KiM 80.1

    Wycliffi filloi të shkruante e të botonte broshura kundër murgjërve, pa dashur sidoqoftë që të hynte në mosmarrëveshje me ta, por që ta tërhiqte vëmendjen e njerëzve tek mësimet e Biblës e tek Autori i saj. Ai deklaroi se as papa dhe as priftërinjtë e tjerë nuk kanë të drejtë të falin apo të shkishërojnë dhe se një njeri mund të shkishërohet vetëm atëherë kur me veprimet e tij ka ngjallur zemërimin e Perëndisë. Kjo ishte mënyra më e suksesshme për të rrëzuar strukturën gjiganteske të kësaj fuqie shpirtërore shekullore ndërtuar nga papa, që kishte shërbyer si kurth shpirtrash dhe trupash për miliona njerëz.KiM 81.1

    Wycliffi u ngrit përsëri në mbrojtje të të drejtave të fronit britanik kundër ndërhyrjeve të Romës. I emëruar si ambasador i mbretit ai kaloi në Hollandë dy vjet të jetës së tij, nga njëra mbledhje në tjetrën me përfaqësuesit e papës. Këtu iu dha mundësia që të ballafaqohej me klerikë nga Italia, Franca dhe Spanja dhe të shikonte prapa skenave, duke mësuar kështu fak-te, që po të kishte qëndruar në Angli, do të mbeteshin të errëta për të. Në të vërtetë, kuptoi shumë gjëra që e ndihmuan në veprimtarinë e tij të mëvonshme. Këta përfaqësues të selisë romake, i zbuluan atij karakterin dhe qëllimet e vërteta të kësaj hierarkie të madhe. Duke u rikthyer në Angli, ai ripërtëriu më me forcë e zell mësimet e tij të mëparshme, duke pohuar se lakmia, krenaria dhe mashtrimi ishin perënditë e Romës.KiM 81.2

    Duke folur për papën e bashkëpunëtorët e tij, ai shkruan kështu në njërën nga broshurat e tij: “Ata u rrëmbyen të varfërve frytin e djersës së tyre dhe tërhoqën nga thesari mbretëror miliona monedha ari, nën preteksin e riteve fetare e ceremonive shpirtërore; që nuk është asgjë tjetër, veçse një herezi e dënueshme dhe përkrahje e heshtur nga ana e botës së krishterë - e vetë kësaj herezie. Sigurisht, edhe nëqoftë se perandori ynë do të kishte një mal me monedha floriri e askush - me përjashtim të tagrambledhësit fetar - nuk do të mund ta prekte, me kalimin e kohës edhe mali do të ishte sheshuar, sepse ai merr nga ne të holla duke na lënë prapa mallkimet e Perëndisë për këto zhvatje”- John Leurs, “History of life and Sufferings of J.Wycliff.” fq37KiM 81.3

    Me t’u kthyer në Angli, mbreti e caktoi Wycliffin rektor të Lutterworthit. Kjo tregonte se sovrani ishte i kënaqur nga fjalët e tij të hapura. Ndikimi i Wycliffit u vu re jo vetëm në orientimin e besimit të kombit, por edhe në përcaktimin e veprimtarisë qeveritare.KiM 81.4

    Vetëtimat e papatit nuk vonuan të shpërthenin mbi të. Tre dekrete u përhapën në Angli - e para në universitet, e dyta tek mbreti dhe e treta tek prelatët,- që urdhëronin marrjen e masave të menjëhershme dhe të rrepta për t’ia mbyllur gojën mësuesit heretik.(Augustus Neander, “General History of the Christian Religion and Church”, periudha 6, sek 2, pt 1, parag 8). Megjithatë, peshkopët e kishin ulur Wycliffin në bankën e të akuzuarve përpara këtyre dekreteve. Por Wycliffin e shoqëruan dy nga princët më të fuqishëm të mbretërisë dhe turmat e njerëzve, që e kishin rrethuar ndërtesën dhe që hynë edhe brenda saj, i tmerruan kaq shumë gjykatësit sa ata e pezulluan seancën për një farë kohe e ai u kthye shëndoshë e mirë në shtëpi. Më pas, Eduardi i III - të, që prelatët duke përfituar nga mosha e tij e thyer, po përpiqeshin ta nxisnin kundër reformato-rit, vdiq dhe vendin e tij mbi fron e zuri një përkrahës i flaktë i Wycliffit.KiM 82.1

    Por dekretet e papatit, me t’u shpallur në Angli, kërkonin ar-restimin dhe burgosjen e këtij heretiku. Masa të tilla paraprinin trekëmbëshin. Dukej sikur herët a vonë Wycliffi do të kthehej në pre të hakmarrjes romake, por Ai që dikur i deklaroi Abrahamit: “Mos ki frikë... Unë jam mburoja jote.” Zanafilla 15:1 i shtriu përsëri duart për ta mbrojtur shërbëtorin e Vet. Vdekja i erdhi jo reformatorit, por papës që kishte vulosur dekretin e shkatërrimit të tij. Gregory XI vdiq dhe kishëtarët e mbledhur për të gjykuar Wycliffin, u shpërndanë.KiM 82.2

    Mençuria qiellore vazhdoi të udhëhiqte rrjedhën e ngjarjeve që t’i jepte mundësi ReformaSionit të përparonte. Vdekja e Gregoryt u pasua nga zgjedha e dy papëve rivalë. Dy fuqi të kundërta, çdo njëra prej të cilave “besonte” se ishte e paga-bueshme, bënin thirrje për bindje. Çdo njëra prej tyre i nxiste përkrahësit e saj që ta ndihmonin në luftë kundër tjetrës, duke i përforcuar këto kërkesa me mallkime të tmerrshme drejtuar kundërshtarëve e me premtime shpërblimi qiellor drejtuar besimtarëve. Një konkurencë e tillë e dobësoi dukshëm fuqinë e papatit. Dy fraksionet rivale u morën me njëra - tjetrën për një kohë të gjatë dhe Wycliffi u la i qetë. Mallkimet dhe kundërpaditë kalonin nga njëra papë tek tjetri dhe mbështetja e pretendimeve të tyre absurde u la me lumenj gjaku. Në kishë mbizotëruan krimet dhe skandalet. Ndërkohë Reformatori, në qetësinë dhe sigurinë e kishës së tij të vogël në Lutterworth, punonte me zell që t’i largonte njerëzit nga papët e pakënaqur, për t’i afruar me Jezusin, Princin e Paqes.KiM 82.3

    Kjo përçarje, me korrupsionin dhe çoroditjen që mbarti me vete, duke i dhënë mundësi njerëzve që të shikonin karakterin e vërtetë të papatit, i hapi rrugën ReformaSionit. Në një broshurë me titull “Mbi përçarjen e papëve” Wycliffi u bënte thirrje lex-uesve që të kuptonin se papët po thoshin të vërtetën kur e aku-zonin njëri- tjetrin si antikrisht. “Zoti, - shkruante ai, -nuk mund të lejonte më që djalli të mbretëronte vetëm brenda një prifti të tillë, por.... e përçau në dy, në mënyrë që njerëzit, në emër të Krishtit, të fitonin ndaj të dyve më me lehtësi.” - R.Vauhgan, “Life and Opinions of John de Wycliffe”, vëll 2, fq 6.KiM 83.1

    Wycliffi, si edhe Mësuesi i tij, ua predikonte Ungjillin të varfërve. Duke mos u kënaqur vetëm nga përhapja e dritës brenda shtëpive të varfra të famullisë së tij në Lutterworth, por vendosi ta çonte atë në të katër anët e Anglisë. Në mënyrë që ta realizonte një qëllim të tillë, ai organizoi një grup predikuesish - njerëz të thjeshtë e të devotshëm, që donin të vërtetën dhe dëshironin me shpirt që ta përhapnin atë. Këta njerëz shkuan kudo: jepnin mësim në qëndrat e pazareve, në rrugët e gjera të qyteteve të mëdha, por edhe në rrugicat e fshatrave. Vizitonin pleqtë, të sëmurët e të varfërit dhe u shpallnin atyre lajmin e mirë të hirit të Perëndisë.KiM 83.2

    Studentët e dëgjuan fjalën e Perëndisë nëpër sallat e leksioneve nga profesori i teologjisë Wycliff. Ai ua parashtronte studentëve të vërtetën me kaq besim, saqë ata i dhanë titullin “doktor i Ungjillit.” Megjithatë, vepra më e madhe e jetës së tij mbetet përkthimi i Shkrimeve të Shenjta në anglisht. Në veprën e tij “On the Truth and Meaning of Scriptures” (Mbi të vërtetën dhe kuptimin e Shkrimit të Shenjtë,) ai shprehu qëllimin që kishte për ta përkthyer Biblën, në mënyrë që çdo njeri të mund t’i lexonte veprat e mrekullueshme të Perëndisë në gjuhën amtare.KiM 83.3

    Por veprimtaria e tij u ndërpre papritmas. Edhe pse pa i mbushur të gjashtëdhjetat, puna dhe studimi i pandërprerë, si dhe sulmet e vazhdueshme të armiqve të tij, ndikuan negativisht mbi shëndetin e tij dhe ai u sëmur rëndë. Ky lajm i gëzoi shumë murgjët. Ata menduan se tani ai do të pendohej për të keqen që i kishte bërë kishës dhe nxituan në dhomën e tij “të vdekjes” u mblodhën përfaqësues të të katër urdhërave fetarë të shoqëruar nga katër zyrtarë civilë. “Vdekjen e ke tek pragu i derës - i thanë ata - Pendohu për gabimet e tua merri prapsh, në praninë tonë, të gjitha ato që ke thënë kundër nesh.” Reforma-tori dëgjoi në heshtje; pastaj i kërkoi infermieres që ta ndih-monte të rrnte ulur në shtrat dhe duke i parë me ngulm ata që po prisnin pohimin e tij, tha me zë të lartë: “Unë nuk do të vdes, por do të jetoj për të shpallur përsëri veprat e liga të murgjëve!” -D’Aubigne, libri 17, kap 7. Murgjët u larguan nga dhoma me bisht në shalë.KiM 84.1

    Fjalët e Wycliffit u bënë realitet. Ai jetoi për t’u falur bash-katdhetarëve të tij armën më të fuqishme kundër Romës - për t’u dhënë atyre Biblën që është agjenti qiellor që i çliron, ndriçon dhe inkurajon njerëzit. Deri në përfundimin e kësaj pune, atij iu desh që të kalonte shumë pengesa. Wycliffit i rëndonin mbi supe vite të vështira dhe e dinte se dhe pak i kishte mbetur; ai e dinte se kundërshtimet do ta ndiqnin hap pas hapi, por i inkurajuar nga premtimet e fjalës së Perëndisë, ai i hyri punës me vendosmëri. I pajisur me fuqi të mëdha intelektuale dhe me një përvojë të gjatë, ai ishte përgatitur me kujdes nga Perëndia, për të kryer kryeveprën e tij. Ndërsa botën e Krishterë e kishte përfshirë furtuna, në strehën e tij në Lutterworth, pa e dëgjuar zal-lamahinë që vinte nga jashtë, ai iu përkushtua kësaj detyre të veçantë.KiM 84.2

    Më së fundi puna u krye - përkthimi i parë i Biblës në anglisht. Fjala e Perëndisë mori jetë në sytë e anglezëve. Tashmë Re-formatori nuk i trembej as burgut dhe as trekëmbëshit sepse kishte vënë në duart e një kombi dritën që nuk do të mund të shuhej kurrë. Duke u dhuruar Biblën bashkëatdhetarëve të tij, ai kishte bërë më shumë për të thyer prangat e padijes dhe gabi-mit, më shumë për të çliruar e përparuar vendin e tij se nga fito-ret e arritura në fushat e betejave.KiM 84.3

    Në atë kohë shtypshkronja nuk ishte shpikur akoma dhe kopjet e Biblës mund të shumëfishoheshin vetëm nëpërmjet një pune të ngadalshme e të lodhshme. Interesimi për këtë libër ishte kaq i madh, sa shumë njerëz i hynë vullnetarisht punës për ta kopjuar atë, por ata e kishin të vështirë t’u përgjigjeshin kërkesave gjithnjë në rritje. Blerësit më të pasur kërkonin një kopje të plotë të Biblës. Të tjerët blinin kopje të pjesëshme. Në shumë raste, bashkoheshin dy - tre familje për të blerë një kop-je. Kështu, Bibla e Wycliffit shumë shpejt, u përhap në shtëpitë angleze.KiM 85.1

    Thirrja që iu drejtua arsyes njerëzore, i zgjoi ata nga nënshtrimi pasiv ndaj dogmave të papatit. Kështu, Wycliffi pa-rashtroi doktrinat themelore të Protestanizmit - shpëtimi nëpërmjet besimit tek Krishti dhe pagabueshmërinë e Shkri-meve të Shenjta. Predikuesit - bashkëpunëtorë të tij e shpërn-danë Biblën së bashku me shkrimet e Reformatorit. Puna e tyre pati një sukses të tillë të madh saqë besimi i ri u pranua nga pothuajse gjysma e popullsisë angleze.KiM 85.2

    Shfaqja në skenë e Shkrimeve të Shenjta i shqetësoi auto-ritetet kishëtare. Tani, atyre u duhej të ballafaqoheshin me një forcë shumë më të madhe se Wycliffi - një forcë që do t’ua shkatërronte përfundimisht armët. Gjatë asaj kohe në Angli, nuk ekzistonte asnjë ligj që ta ndalonte Biblën sepse ajo nuk ishte botuar asnjëherë në gjuhën amtare. Ligje të tilla u fuqizuan dhe u miratuan më pas. Ndërkohë, pa marrë parasysh përpjekjet e klerit, për një farë kohe u krijua mundësia e përhapjes së fjalës së Perëndisë.KiM 85.3

    Udhëheqësit e papatit filluan përsëri të komplotonin për t’ia mbyllur gojën Reformatorit. Atë e kishin thirrur tri herë në gjyq pa sukses. Në fillim një sinod peshkopësh i quajti shkrimet e tij heretike, e më pas, me ndihmën e mbretit të ri, Richard III që e përkrahte papatin, doli një dekret mbretëror që i kanoste me burgim të gjithë ata që i pranonin doktrinat e mallkuara.KiM 85.4

    Wycliffi i bëri në fillim thirrje sinodit e më pas Parlamentit; pa iu trembur syri ai e paditi hierarkinë romake përpara këshillit kombëtar dhe kërkoi një reformë të abuzimeve të mëdha të kryera nga kisha. Ai foli, me një fuqi të madhe bindëse, për korrupsionin dhe padrejtësitë e selisë së papatit. Miqtë dhe përkrahësit e Wycliffit u detyruan të dorëzoheshin dhe mendohej se edhe Reformatori, i thyer në moshë, i vetëm dhe i brak-tisur, do të përulej përpara autoritetit të përbashkët të kurorës dhe skeptrit. Por përkrahësit e papatit e kuptuan shpejt se ai kishte dalë fitimtar. Parlamenti, i prekur nga thirrjet e Wycliffit, e anulloi dekretin e parë dhe Reformatori fitoi lirinë.KiM 85.5

    Ai u ul në bankën e të akuzuarve për të tretën herë përpara trupit gjykues kishëtar më të lartë të mbretërisë. Këtu “here-zia”do të trajtohej siç e meritonte. Këtu, më së fundi Roma do të triumfonte dhe punës së Reformatorit do t’i vihej kapaku. Kësh-tu mendonin papistët... Në qoftë se do të arrihej qëllimi i tyre, Wycliffi do të detyrohej t’i shkelte me këmbë doktrinat e tij apo do të largohej nga salla e gjyqit për të përfunduar mbi turrën e druve.KiM 86.1

    Por Wycliffi nuk u zbraps, ai nuk u përkul. Pa iu dridhur qer-piku ai i mbrojti deri në fund mësimet e tij, duke i hedhur poshtë akuzat e persekutorëve. Pa marrë parasysh jetën dhe pozitën e tij ai kaloi nga i akuzuar në akuzues, duke i peshuar mashtrimet dhe filozofitë e dëgjuesve të tij mbi peshoren e së vërtetës së përjetshme. Në sallën e gjyqit u ndje prania e Shpirtit të Shenjtë. Të pranishmit, të hutuar nga fuqia e Perëndisë, dukeshin si të gozhduar në vendet e tyre. Fjalët e Reformatorit depërtonin në zemra si shigjeta nga harku i Zotit. Ai u ngarkoi mbi kurriz gjykuesve akuzën për herezi. Pse, - pyeti ai, - guxoni t’i përhapni gabimet tuaja? Për hir të fitimit apo sepse doni të bëni tregti me hirin e Perëndisë?KiM 86.2

    Kë mendoni se po kundërshtoni? - tha ai në fund. - Një burrë plak në buzë të varrit? Jo! Ju po bini ndesh me të Vërtetën - e Vërteta është më e fortë se ju dhe do t’ju vërë përfund.”- Wylie, libri 2, kap 3. Me këto fjalë ai u largua nga asambleja dhe asnjë nga kundërshtarët e tij nuk u orvat që ta pengonte.KiM 86.3

    Detyra e Wycliffit pothuajse ishte realizuar; flamuri i së vër-tetës që ai kishte mbajtur lart për një kohë të gjatë, do t’i kalonte dikujt tjetër; por ai dëshmoi edhe njëherë për Ungjillin. E vërteta duhej shpallur nga kështjella e mbretërisë së gabimit. Wycliffi doli përpara trupit gjykues në Romë, nga ku ishte derdhur shumë gjak shenjtorësh. Ai i njihte mirë rreziqet që i kërcënoheshin e megjithatë do t’i ishte përgjigjur “ftesës” nëqoftë se nuk do të ishte paralizuar. Paraliza ia bëri të pamundur udhëtimin, por edhe pse në Romë nuk do të dëgjohej zëri i tij, ai mund të fliste me anë të një letre dhe kështu bëri. Nga famullia e tij Reformatori i dërgoi papës një letër, që pavarësisht nga toni miqësor dhe fry-ma kristiane, ishte një qortim i hapur ndaj madhështisë dhe krenarisë së autoriteteve të papatit.KiM 86.4

    “Në të vërtetë unë jam i kënaqur, - shkruan ai, - që të dëshmoj e t’i deklaroj çdo njeriu besimin tim veçanërisht kur një gjë të tillë e bëj me peshkopin e Romës. Meqënëse unë besoj se feja ime është e saktë dhe e drejtë, mendoj se edhe ai (papa) do ta miratojë atë, ose në rast të kundërt, do t’a korrigjojë.KiM 87.1

    Pikë së pari, unë mendoj se Ungjilli i Krishtit është boshti i Ligjit të Perëndisë.... Besoj që peshkopi i Romës, si përfaqësues i Krishtit në tokë, duhet të jetë më shumë i interesuar dhe i dhënë se të gjithë njerëzit e tjerë, ndaj ligjit të Ungjillit. Madhështia mes dishepujve të Krishtit nuk ishte e lidhur me dinjitetin apo nderin tokësor, por me ndjekjen e afërt dhe të saktë të shem-bullit të jetës e zakoneve të Krishtit....Krishti, gjatë kohës së mërgimit të Tij mbi tokë, ishte më i varfëri ndër të varfrit dhe hoqi dorë nga sundimi e nderet tokësore....KiM 87.2

    “Asnjë besimtar nuk duhet të ndjekë as papën dhe as ndonjë nga klerikët e tij të shejtë, por vetëm Zotin tonë Jezu Krisht, sepse Pjetri dhe bijtë e Zebedeusit, ndryshe nga shembulli i Krishtit, u dhanë pas ndereve tokësore e bënë gabim. Ne nuk duhet t’u shkojmë pas gabimeve të tyre “Papa duhet t’ia lërë në duar sundimin dhe pushtetin e përkohshëm fuqive sekulare duke mësuar e drejtuar në këtë rrugë edhe klerin e tij sepse kështu veproi Krishti; kështu vepruan apostujt e Tij. Megjithatë, në qoftë se kam gabuar në njërën nga këto pika do t’i nënshtro-hem me përulësi qortimit e në qoftë se është e nevojshme edhe vdekjes. Në qoftë se do të mund të punoja sipas vullnetit tim apo të veproja me kokën time, padyshim do të paraqitesha përpara peshkopit të Romës, por Zoti më ka hapur një rrugë tjetër e më ka mësuar që t’i bindem më mirë Perëndisë se sa njerëzve.”KiM 87.3

    Në mbyllje të letrës, ai shkruan: “Le t’i lutemi së bashku Zotit që Ai të punojë brenda zemrës së Papës Urban VI, që ai së bashku me klerikët e tij të ndjekin shembullin e jetës dhe za-koneve të Zotit tonë Jezu Krisht dhe t’i mësojnë njerëzit me drejtësi që edhe këta nga ana e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.” - John Fosce “Acts and Monuments”, vëll 3, fq. 49,50.KiM 87.4

    Kështu Wycliffi i paraqiti papës dhe kardinalëve të tij butësinë dhe përulësinë e Krishtit, duke nxjerrë në pah jo vetëm përpara tyre, por përpara mbarë Kristianizmit, ndryshimin midis tyre dhe Mësuesit, përfaqësuesit e të Cilit ata “pretendonin” se ishin.KiM 88.1

    Wycliffi ishte i bindur se jeta e tij do të ishte çmimi i besnikërisë së tij. Mbreti, papa dhe peshkopët ishin bashkuar për ta rrënuar; sipas parashikimeve vetëmj pak muaj e ndanin nga trekëmbëshi. Por guximi nuk e la kurrë. “Përse flisni për kërkimin e kurorës së martirizimit? - tha ai - Predikojeni Ungjillin e Krishtit edhe tek prelatët e tjerë dhe martirizimi nuk do të mungojë. Çfarë?! Duhet të jetoj në heshtje?.... Kurrë! Le të më godasë shpata, jam gati ta pres.” - D’Aubigne, libri 17, kap.8.KiM 88.2

    Por kujdesi i Perëndisë vazhdoi ta mbronte shërbëtorin e Tij. Njeriu, që gjatë gjithë jetës së tij e kishte mbrojtur me guxim të vërtetën pa marë parasysh rreziqet, nuk do të binte pre e urrejtjes së armiqve të tij. Wycliff- nuk u përpoq kurrë që të vetëmbrohej, por Zoti ishte mbrojtësi i tij më i mirë; e kur armiqtë ishin të sigurt se e kishin zënë në grackë, dora e Perëndisë e çonte në jë vend ku ata nuk mund ta gjenin. Ndërsa po kremtonte në kishën e tij në Lutterworth shërbesën e komunionit, ai ra në tokë i goditur nga një atak paralitik dhe pas pak kohësh vdiq. KiM 88.3

    Perëndia ia kishte besuar Wycliffit këtë detyrë. Ai kishte ven-dosur në gojën e tij fjalët e së vërtetës dhe kishte ngritur një mur mbrojtës përreth tij në mënyrë që këto fjalë t’i dëgjonin njerëzit. Jeta e tij u zgjat dhe puna e tij u mbrojt derisa u hodhën themelet e ReformaSionit.KiM 88.4

    Wycliffi doli nga errësira e mesjetës. Përpara tij, nuk kishte ekzistuar askush tjetër që të hidhte farën. I thirrur si Gjon Pagëzori, për të kryer një mision të veçantë, ai ishte lajmëtari i një epoke të re. Megjithatë në sistemin e së vërtetave që para-qiti ai, vihej re një bashkrendim dhe tërësi, që u ruajt edhe nga Reformatorët, që e pasuan atë edhe pas qindra vjetësh. Themeli ishte kaq i gjerë dhe i thellë dhe struktura kaq e fortë dhe e sig-urt, sa të tjerëve që vazhduan më pas tij, nuk iu desh ta rindërtonin.KiM 88.5

    Lëvizja e madhe që inkurajoi Wycliffi dhe që çliroi ndërgjegjen dhe intelektin duke i zgjidhur kombet nga anija në mbytje e Romës, e kishte zanafillën në Bibël. Ai ishte burimi i atij lumi bekimi, që uji i jetës, ka zgjedhur përmes kohërave që nga she-kulli XIV-të. Wycliffi i pranoi Shkrimet e Shenjta si zbulesë e frymëzuar e vullnetit të Perëndisë, si një rregull i mjaftueshëm besimi dhe praktike. Ai ishte mësuar ta shikonte Kishën e Romës si një autoritet hyjnor e të pagabueshëm dhe t’i pranonte me respekt të thellë mësimet dhe zakonet e mijëra vjetëve; por ai u ktheu kurrizin të gjitha këtyre, për t’u vënë veshin fjalëve të Shenjta të Perëndisë. Ai i nxiti edhe njerëzit e tjerë që ta njihnin këtë autoritet. Ai deklaroi se, në vend të fjalëve të kishës thënë me gojën e papës, i vetmi autoritet i vërtetë ishte zëri i Perëndisë që dëgjohej përmes fjalës së Tij. Ai u mësoi të tjerëve jo vetëm që Bibla është një zbulim i përsosur i vullnetit të Perëndisë dhe që Fryma e Shenjtë është përkthyesi i saj i vetëm, por edhe që çdo njeri, falë studimit të saj, duhet ta kuptojë për vete detyrën e tij. Kështu ai i përqëndroi mendjet e njerëzve nga papa dhe Kisha e Romës, tek fjala e Perëndisë.KiM 89.1

    Wycliffi ishte një nga Reformatorët më të shquar. Për nga forca e intelektit, qartësia e mendimit, besnikëria ndaj së vër-tetës dhe guximi për ta mbrojtur atë, të paktë ishin ata që u barazuan me të. Pastërtia e karakterit, zelli i zjarrtë për të studiuar e punuar, ndershmëria e pacënueshme, besimi dhe dashuria Kristiane ishin veçoritë dalluese të Reformatorit të parë. Ai shkëlqeu si pishtar mes errësirës intelektuale dhe korrupsionit moral të kohës së tij.KiM 89.2

    Karakteri i Wycliffit është një dëshmi e qartë e fuqisë trans-formuese dhe edukuese të Frymës së Shenjtë. Ishte Bibla ajo që bëri njeriun që ishte. Përpjekjet për të kuptuar të vërtetat e mëdha i gjallërojnë e freskojnë aftësitë mendore, e zgjerojnë mendimin dhe e pasurojnë gjykimin. Studimi i Biblës i fisnikëron mendimet, ndjenjat dhe aspiratat si asnjë lloj tjetër studimi. Ai ngjall qëndrueshmëri mendimi, durim, guxim dhe papërkulshmëri; ai e përpunon karakterin dhe e shejtëron shpirtin. Një studim i zellshëm dhe i përulur i Shkrimeve të Shen-jta, duke e lidhur mendjen e studjuesit me mendjen e pa-fundme, do t’i jepte botës intelekt më të fortë e më aktiv dhe me parime më fisnike se studimi i filozofisë njerëzore. “Zbulimi i fjalëve të Tua, - thotë psalmisti, - ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.” - Psalmi 119:130.KiM 89.3

    Doktrinat e përqafuara nga Wyclifi vazhduan të përhapeshin për një farë kohe të gjatë; pasuesit e tij, që njihen me emrin Wycliffianë dhe Lollardë, përshkuan jo vetëm Anglinë, por u shpërndanë edhe në vende të tjera duke marrë me vete njo-hurinë e Ungjillit. Tani që udhëheqësi i tyre nuk ishte më mes tyre, predikuesit punonin me zell akoma më të madh dhe me mijëra njerëz vinin për t’i dëgjuar mësimet e tyre. Mes besimta-rëve të rinj kishte fisnikë e madje edhe gruaja e mbretit ishte një prej tyre. Në shumë vende u vu re një ndryshim i dukshëm në sjelljen e njerëzve dhe simbolet idhujtare të Romës filluan të hiqeshin nga kishat. Por, shumë shpejt, stuhia e pamëshirshme e persekutimit shpërtheu mbi ata që guxuan ta pranojnë Biblën si udhërrëfyese në jetë. Mbretërit anglezë, të etur për të forcuar pushtetin e tyre me përkrahjen e Romës, nuk ngurruan t’i flijonin Reformatorët. Për herë të parë në historinë e Anglisë u dekretua dënimi me vdekje për dishepujt e Ungjillit. Martirët pasonin mar-tirë. Avokatët mbrojtës të së vërtetës, të dëbuar e të torturuar, mund ta ngrinin zërin e tyre vetëm ndaj Perëndisë së ushtrive. Edhe pse i ndiqnin si armiq të kishës e tradhëtarë të mbretërisë, ata vazhdonin të predikonin fshehtazi duke u strehuar në shtëpitë modeste të të varfërve e madje edhe në shpella e guva të shkreta.KiM 90.1

    Megjithë tërbimin e valës së persekutimeve, vazhdoi të ekzistojë shekuj me radhë një protestë e qetë, e zellshme dhe e flaktë kundër korrupsionit të besimit fetar. Të Krishterët e asaj kohe gëzonin një njohje të pjeshsme të së vërtetës, por ata ki-shin mësuar ta donin e t’i bindeshin fjalës së Perëndisë dhe vuajtën në heshtje për hir të saj. Si dishepujt e parë, shumë prej tyre sakrifikuan edhe të mirat tokësore për shkak të kauzës së Krishtit. Ata, që ishin lejuar të banonin në shtëpitë e tyre, i strehonin me gëzim vëllezërit e persekutuar e kur edhe ata vetë dëboheshin, e pranonin pa fjalë fatin e mërgimtarit. Eshtë e vërtetë që, me mijëra prej tyre, të tmerruar nga tërbimi i perseku-torëve e blenë lirinë e tyre në kurriz të besimit dhe dolën nga burgjet të veshur me thes për ta shprehur publikisht tërheqjen e tyre; por edhe numri i atyre - mes të cilëve kishte fisnikë dhe skllevër - që i qëndruan besnikë të vërtetës në qelitë e errëta, në “kullat e Lallardëve” dhe në mes torturave dhe flakëve, duke u gëzuar që ishin llogaritur të denjë për të “marrë pjesë në vuajtjet e Tij”, nuk ishte i vogël.KiM 90.2

    Papistët nuk kishin mundur ta detyronin Wycliffin, sa ishte gjallë, që të vepronte sipas vullnetit të tyre dhe urrejtja e tyre nuk mund të zbutej ndërsa trupi i Reformatorit pushonte qetësisht në varr. Më shumë se 40 vjet pas vdekjes së tij, me anë të një dekreti të Këshillit të Konstancës, u urdhërua zhvarrosja dhe djegia publike e eshtrave t ë tij. Hiri u hodh në një përrua aty pranë. “Ai përrua, - thotë një shkrimtar i kohës, - e përcolli hirin e eshtrave të tij në Avon, Avoni në Severn, Severni në det dhe deti në oqean. Kështu hiri i eshtrave të Wycliffit është një emblemë e doktrinës së tij, që tani është përhapur në, mbarë botën.” - T.Fuller,“Church History of Britain” libri 4, sek 25, par 54. Armiqtë e tij nuk arritën ta kuptonin domethënien e aktit të tyre keqdashës.KiM 91.1

    Falë shkrimeve të Wycliffit, John Huss nga Bohemia, u detyrua t’i braktiste gabimet e shumta të Romës për t’i hyrë rrugës së reformës. Kështu, në këto dy vende që ndodhen kaq larg njëri- tjetrit, u hodh fara e së vërtetës. Nga Bohemia kjo vepër u përhap në vende të tjera. Mendjet e njerëzve po drejoheshin tek Fjala e harruar prej kohësh e Perëndisë. Një dorë hyjnore po i përgatiste rrugën ReformaSionit të Madh.KiM 91.2

    1. Cilat ishin ndikimet providenciale të Perëndisë në jetën e Wycliffe që bënë të mundur që ai të sillte vëmendjen tek e vërteta e Shkrimeve? KiM 91.3

    2. Shumë nga predikimet e Wycliffe kishin si temë kryesore abuzimet sociale të kohës së tij, duke u përqëndruar tek çështje si: fuqia, autoriteti shpirtëror dhe paraja. Gjeni ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet ambjentit moral të kohës së tij me atë të kohës sonë. Në cilat mënyra na flasin Shkrimet rreth degradimit moral të shoqërive bashkëkohore ashtu siç ishte edhe në ditët e Wycliffe? KiM 92.1

    3. Përse,përkthimi i Biblës në gjuhën angleze ishte puna më e madhe e arritur nga Wycliffe? KiM 92.2

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents