Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    30.—Armiqësi Midis Njeriut dhe Satanit

    “Unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj.” (Zanafilla 3:13). Kjo thënie hyjnore, që u shqiptua kundër Satanit, pas dështimit të njerëzimit,përbën në vetvete një profeci, që përfshin shekujt deri në fund të kohës dhe parashikon konfliktin e madh që do të jetë pjesë e jetës së të gjithë brezave njerëzorë, që do të jetojnë mbi tokë.KiM 488.1

    Perëndia deklaron: “Unë do të shtie armiqësi ...”. Kjo armiqësi nuk lind vetvetiu. Kur njeriu shkeli ligjin hyjnor, natyra e tij u kthye në natyrë mëkatare dhe pikërisht në atë moment, ai përputhej plotësisht me natyrën e Satanit dhe s’kishte se si ta sulmonte atë. Natyrisht njeriu mëkatar dhe autori i mëkatit nuk mund të jenë në armiqësi me njeri-tjetrin. Të dyja palët mëkatuan, sepse hoqën dorë nga besimi. Femohuesi nuk lodhet së punuari deri sa fiton simpatinë dhe mbështetjen e të tjerëve, duke i shtyrë që të ndjekin shembullin e tij. Kjo është arsyeja e shoqërisë së pashpresë në mes engjëjve të dështuar dhe njerëzve mëkatarë. Sikur të mos kishte ndërhyrë Zoti, Satani dhe njerëzit do të kishin lidhur një aleancë kundër qiellit dhe, në vend që të ushqenin armiqësi kundër Satanit, familja e madhe njerëzore do të ishte njësuar në luftën kundër Perëndisë.KiM 488.2

    Satani i tundoi njerëzit, që këta të mëkatonin, ashtu si dikur i kishte bërë engjëjt të rebelonin në mënyrë që të siguronte bashkëpunimin e tyre në luftën kundër Qiellit. Midis Satanit dhe engjëjve të tjerë mëkatarë nuk kishte asnjë kontradiktë përsa i përket urrejtjes që ndjenin për Krishtin; ndërsa ekzistonin mosmarrëveshje në pika të tjera, ata ishin aleatë të devotshëm kur ishte fjala për të kundërshtuar autoritetin e Sundimtarit të Universit. Por me të dëgjuar se do të ekzistonte një ndjenjë armiqësie mes tij dhe gruas, mes farave të tij dhe farave të saj, Satani e kuptoi se do t’i vihej cak përpjekjeve të tij për ta korruptuar racën njerëzore dhe se njerëzit do të aftësoheshin, në një farë mënyre, për ta përballuar fuqinë e tij.KiM 488.3

    Armiqësia midis Satanit dhe racës njerëzore ka lindur tashmë, sepse përmes Krishtit, njerëzit janë kthyer në objekte të dashurisë dhe mëshirës së Perëndisë. Satani dëshiron me gjithë shpirt që ta prishë planin, duke hedhur baltë mbi krijesat e du-arve të Tij. Ai sjell trishtim në qiell dhe rrënim e shkatërrim në tokë dhe, duke treguar me gisht këtë të keqe të madhe, ai deklaron se ajo është rezultat i punës së Zotit për krijimin e njeriut.KiM 489.1

    Është hiri i Krishtit që mbjell në shpirtin e njeriut armiqësi ndaj Satanit. Sikur njeriut t’i mungonte ky hir shndërrues dhe kjo dëshirë rinovuese, ai do të vazhdonte të mbetej skllav i Satanit, një shërbëtor i gatshëm për të kryer çdo urdhër të tij. Por prani-mi i ri krijon një konflikt aty ku më parë mbretëronte paqja. Fuqia që vjen nga Krishti e aftëson njeriun që t’i rezistojë këtij tirani. Kushdo që e urren në vend që ta dojë mëkatin, kushdo që i re-ziston atij, duke dalë fitimtar mbi pasionet që ndjen përbrenda, është shembull i veprimit të një parimi qiellor.KiM 489.2

    Antagonizmi, që ekziston mes frymës së Krishtit dhe frymës së Satanit u shfaq mjaft qartë në pritjen që bota i rezervoi Jezusit. Çifutët nuk e mohuan Atë, duke u nisur vetëm nga fakti që Ai erdhi i zhveshur nga pasuria, pompoziteti apo madhështia tokësore. Ata vunë re se Ai zotëronte një fuqi të tillë, që e plotësonte mungesën e këtyre përparësive të jashtme. Por pastërtia dhe shenjtëria e Krishtit nxitën urrejtjen e njerëzve të poshtër kundër personit të Tij. Jeta e Tij, që bazohej tek vetëmohimi dhe përkushtimi i sinqertë ishte një qortim i va-zhdueshëm për një popull krenar dhe të pabindur. Pikërisht kjo shkëndijë ndezi zjarrin e armiqësisë kundër Birit të Perëndisë. Satani dhe engjëjt e tij bashkuan forcat me njerëzit mëkatarë. Kampioni i së vërtetës u vu në qendër të çdo force shkatërruese.KiM 489.3

    Ndaj pasuesve të Krishtit manifestohet e njëjta armiqësi që përballoi dikur Mësuesi i tyre. Kushdo që e kupton karakterin e neveritshëm të mëkatit dhe, duke përdorur fuqi hyjnore i rezis-ton tundimit, padyshim zgjon zemërimin e Satanit dhe agjentëve të tij. Për sa kohë që do të ketë mëkatarë, do të ekzistojë edhe urrejtja ndaj parimeve të mirëfillta të së vërtetës dhe persekutimi ndaj avokatëve të tyre mbrojtës. Pasuesit e Krishtit dhe shërbëtorët e Satanit s’mund të gjejnë kurrë një gjuhë të përbashkët. Persekutimi që filloi në kryq vazhdon akoma. “Të gjithë ata që jetojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen.” (2 Timoteut 3:12).KiM 490.1

    Agjentët e Satanit s’pushojnë kurrë së punuari nën drejtimin e tij për të vendosur autoritetin dhe për të ndërtuar mbretërinë e tij, në kundërshtim të plotë me qeverisjen e Perëndisë. Për të arritur një qëllim të tillë ata përpiqen që t’i mashtrojnë pasuesit e Krishtit dhe ta lëkundin besnikërinë e tyre. Në këtë mënyrë, ashtu si udhëheqësi i tyre, edhe ata i keqinterpretojnë dhe i shtrembërojnë Shkrimet e Shenjta. Ashtu siç u përpoq Satani që të hidhte baltë mbi figurën e Perëndisë, ashtu orvaten edhe agjentët e tij që të flasin keq për popullin e Zotit. Fryma që i solli vdekjen Krishtit i frymëzon edhe njerëzit e ligj që t’i shkatërrojnë nxënësit e Tij. Profecia parashikon gjithçka. “Unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj.” Kjo do të vazhdojë deri në fund të kohës.KiM 490.2

    Satani grumbullon të gjitha forcat dhe përdor të gjithë pushtetin që ka për ta fituar këtë betejë. Pse nuk i bëhet atëherë një qëndresë edhe më e madhe? Pse janë ushtarët e Krishtit kaq të tulatur dhe indiferente? ... Sepse kanë një lidhje të dobët me Krishtin, sepse u mungon Fryma e Tij. Mëkati nuk përfaqëson për ta ndryshim me Mësuesin e tyre, nuk përfa-qëson një gjë të neveritshme dhe të urryer. Ata nuk i përgjigjen atij, ashtu siç bëri Krishti, me një qëndresë të vendosur dhe të papërkulur. Ata nuk e kuptojnë të keqen dhe rrënimin që mbart mëkati dhe janë të verbuar përpara karakterit dhe fuqisë së princit të errësirës. Satani dhe veprat e tij sulmohen pak, sepse njerëzit nuk e njohin fuqinë dhe keqdashjen e tij dhe nuk e kuptojnë plotësisht përhapjen e gjerë që ka marrë lufta e tij kundër Krishtit dhe kishës së Tij. Me mijëra njerëz zhgënjehen në këtë pikë.Ata nuk e dinë që armiku i tyre është një gjeneral i fuqishëm, që kontrollon mendjet e një numri të madh engjëjsh mëkatarë dhe që lufton kundër Krishtit për të penguar shpëtimin e njerëzve, duke përdorur plane dhe veprime të menduara mirë. Emri i Satanit përmendet pak në mes të Krishterëve të thjeshtë madje edhe pastorët e Ungjillit i referohen atij rrallë gjatë shërbesave të tyre. Ata nuk i përfillin provat e veprimtarisë dhe suksesit të tij të vazhdueshëm; ata nuk i marrin parasysh para-lajmërimet e shumta të dinakërisë së tij dhe duket sikur nuk pranojnë edhe vetë ekzistencën e tij.KiM 490.3

    Ndërsa njerëzit nuk dinë asgjë për planet e tij, ky armik vigjilent nuk u ndahet hap pas hapi. Ky mik i padëshiruar hyn në çdo dhomë të shtëpisë, në çdo rrugë të qytetit, në kisha, në këshillin kombëtar, në sallat e gjyqeve, duke çoroditur, tunduar, mashtruar, duke rrënuar kudo trupat dhe shpirtrat e burrave, grave dhe fëmijëve, duke shpërbërë familje, duke mbjellë urrejtje, smirë, grindje, kryengritje dhe vrasje. Ndërsa të Krisht-erët i shikojnë këto ngjarje të paracaktuara nga Zoti që thjesht duhet të ekzistojnë.KiM 491.1

    Satani po përpiqet vazhdimisht që t’i shkelë me këmbë njerëzit e Zotit, duke rrafshuar barrierat që i ndajnë ata nga pjesa tjetër e botës. Izraeli i hershëm u josh nga mëkati kur filloi “mi-qësinë” e ngushtë me popujt paganë. Në të njëjtën mënyrë gabojnë edhe Izraelitët modernë. “Por Perëndia e kësaj bote ua verboi mendjet atyre që nuk besojnë, që drita e Ungjillit të lav-disë së Krishtit, që është shembëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.” (2 Korintasve 4:4). Të gjithë ata, që nuk janë pasues besnikë të Krishtit, janë shërbëtorë të Satanit. Në një zemër të papërtërirë mbizotëron dashuria për mëkatin dhe dashuria për ta ushqyer dhe shfajësuar atë. Në një zemër të ri-novuar mbretëron urrejtja për mëkatin dhe qëndresa e ven-dosur kundër tij. Kur të Krishterët zgjedhin shoqërinë e të pafe-ve, ata zbulohen përpara tundimit. Satani s’duket gjëkundi në horizont, por mengadalë ai ua vesh sytë me petkun e tij mashtrues. Ata s’mund ta kuptojnë që një shoqëri e tillë është llogaritur që t’i dëmtojë; e ndërsa përputhen me botën në karakter, fjalë e veprime, ata verbohen çdo ditë e më shumë.KiM 491.2

    Përshtatja me zakonet tokësore e kthen kishën tek bota, por nuk e kthen kurrë botën tek Krishti. Mëkati na duket më pak i dëmshëm sa herë që mësohemi me të. Ai që vendos që të shoqërohet me shërbëtorët e Satanit, nuk do ta ketë më frikë zotin e tyre. Kur gjatë detyrës që kryejmë vihemi në provë si Danieli në oborrin mbretëror, Zoti do të na mbrojë, por në qoftë se i zbulohemi qëllimisht tundimit, herët a vonë do ta pësojmë.KiM 491.3

    Puna e tundimit është më e suksesshme me ata që nuk dyshojnë se janë nën kontrollin e tij. Njerëzit e talentuar dhe të edukuar shpesh admirohen dhe nderohen thua se këto veti mund të zëvendësojnë respektin ndaj Perëndisë apo t’i japin njeriut të drejtën për të fituar dashurinë e Tij. Talenti dhe kultura janë në vetvete dhurata të Perëndisë; por kur këto, zënë vendin e mëshirës dhe në vend që ta afrojnë njeriun me Zotin, e drejtojnë atë në rrugë të gabuar, kthehen në kurth dhe mallkim. Shumë njerëz janë të mendimit që mirësjellja dhe delikatesa i përkasin në një farë mënyre, Krishtit. Ky është gabimi më i madh. Këto veti duhet që ta zbukurojnë karakterin e çdo të Krishteri, sepse janë forcë e madhe në mbështetje të besimit të vërtetë; por ato duhet t’i përkushtohen Perëndisë, ndryshe do të jenë pre e së keqes. Shumë njerëz të ditur dhe të sjellshëm, që nuk do të përuleshin përpara të ashtuquajturave akte imoraliteti janë thjesht instrumente të përpunuara mirë në duart e Satanit. Karakteri tinzar dhe mashtrues i ndikimit dhe shembullit të tyre i bën ata armiq më të rrezikshëm se injorantët dhe të paditurit, ndaj kauzës së Krishtit.KiM 492.1

    Duke iu lutur dhe duke u mbështetur tek Perëndia, Solomoni fitoi një mençuri kaq të madhe sa që e çudiste botën mbarë. Por me t’u larguar nga Burimi i fuqisë së tij, duke u mbështetur tek forcat e veta, ai ra pre e tundimit. Kështu, fuqitë e mrekulluesh-me që iu dhuruan këtij mbreti të zgjuar e kthyen atë në një agjent efektiv të armikut të njerëzimit.KiM 492.2

    Ndërsa Satani përpiqet vazhdimisht që t’i çorodisë dhe t’i hutojë, të Krishterët nuk duhet kurrë të harrojnë se “beteja e tyre nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principa-tave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet e larta.” (Efesianët 6:12). Paralajmërimi, përmes shekujve, arrin deri në ditët tona: “Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar se cilin mund të përpijë.” (1 Pjetrit 5:8). “Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër djallit.” (Efesianët 6:11).KiM 492.3

    Që nga koha e Adamit deri në ditët tona, armiku ynë e ka përdorur fuqinë e vet për të shtypur e për të shkatërruar. Tani ai po përgatitet për fushatën e tij të fundit kundër kishës. Të gjithë ata, që përpiqen ta ndjekin Jezusin do të jenë në konflikt me këtë armik dinak. Sa më afër Shembullit hyjnor të jetë i Krishteri, aq më shumë mundësi do të ketë ai për t’u kthyer në shenjestër për sulmet e Satanit. Të gjithë ata që do të përfshihen në mënyrë aktive në punën e Perëndisë, duke u përpjekur që t’i çjerrin maskën mashtrimeve të kryemëkatarit dhe ta zbulojnë Krishtin përpara njerëzve, do të bashkohen me Palin në dësh-minë e tij, ku flitet për shërbim ndaj Perëndisë me përulje, me lot e tundime pafund. KiM 493.1

    Satani e tundoi Krishtin me dinakëri, por humbi çdo betejë. Ato beteja u luftuan në emrin tonë; ato fitore na bënë edhe ne fitimtarë. Krishti do t’u japë fuqi të gjithë atyre që do t’ia kërkojnë atë. Satani mund të sundojë vetëm atë që s’do të fitojë. Tunduesi nuk mund ta kontrollojë vullnetin e lirë apo ta detyrojë njeriun që të mëkatojë. Ai mund të na bezdisë, por nuk mund të na infektojë. Ai mund të na trishtojë, por nuk mund të na korruptojë. Fitorja e Krishtit duhet të jetë burim frymëzimi dhe forcë për pasuesit e Tij, në luftën kundër mëkatit dhe Satan-it.KiM 493.2

    1. Përse Satani e urren rracën njerëzore? KiM 493.3

    2. Kur mbolli Jezusi armiqësi midis njeriut dhe Satanit në zemrën njerëzore? Në ç’mënyrë na jep ne avantazh “vakumi i formësuar nga Perëndia” në zemrat tona, në prezantimin e Ungjillit? KiM 493.4

    3. Çfarë qasje na bën neve të jemi në shënjestër të sulmeve të Satanit? KiM 493.5

    4. Nëse tunduesi nuk mund të kontrollojë dot vullnetin tonë apo nuk mund të na detyrojë ne të mëkatojmë, atëherë përse çdo njeri ka mëkatuar? Në çfarë mënyre na frymëzon Jezusi në betejën tonë kundra mëkatit? KiM 493.6

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents