Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    23. ÇKA ESHTE SHENJTRORJA?

    Teksti biblik i cili ka qenë themel dhe shtyllë kryesore e fesë adventiste është Deklarata në profecinë e Danielit 8,14: “Për 2300 mbrëmje dhe mëngjeze dhe atëherë shenjtrorja do të pastrohet.” Këto kanë qenë fjalët e njohura mirë për të gjithë ata që kanë besuar në ardhjen e shpejtë të Zotit. Me mijëra gojë e kanë përsëritur këtë profeci si simbol të fesë së tyre. Të gjithë e kanë ndjerë se nga ngjarjet e parapara me këtë profeci varen pritjet më të bukura dhe shpresat më të këndshme. Është dëshmuar se këto ditë profetike përfundojnë në vjeshtën e vitit 1844. Advensitët atëherë, si dhe bota tjetër e krishterë kanë besuar se toka ose një pjesë e saj është shenjtrore. Ata kanë menduar se pastrimi i shenjtrores e nënkupton pastrimin e tokës me zjarr në ditën e madhe të fundit dhe se kjo do të ndodhë në kohën e ardhjes së dytë të Krishtit. Prej këtu del edhe konkluzioni se Krishti do të kthehej në botë në vitin 1844.BZ 388.1

    Mirëpo koha e caktuar ka kaluar, kurse Zoti nuk ka ardhur. Besimtarët e kanë ditur se Fjala e Zotit nuk mund të gabojë dhe se patjetër është i gabuaeshëm interpetimi i profecisë. Por ku qëndron gabimi? Shumë njerëz menjëherë e kanë prerë nyjen e vështirësisë duke monuar se 2300 ditë janë plotësuar në vitin 1844. Mirëpo ata nuk kanë mundur të sjellin kurrfarë dëshmishë përveç asaj që Krishti nuk kishte ardhur në kohën kur e kanë pritur. Prej kësaj kanë konkluduar se në qoftë se 2300 ditë do të ishin plotësuar në vitin 1844 Krishti do të kishte ardhur për ta pastruar shenjtroren duke e pastruar botën me zjarr. Mirëpo pasi që nuk ka ardhur atëherë as këto ditë profecie nuk kanë përfunduar.BZ 388.2

    Ta pranosh këtë konkluzion do të thotë ta braktisësh llogaritjen e deriatëhershme të kohëve profetike. Siç është konstatuar, 2300 ditë kanë filluar kur ka marrë formë të prerë urdhëri i Arktakserksit për përtrirjen dhe ngritjen e sërishme të Jerusalemit, domethënë në vjeshtën e vitit 457 para Krishtit. Në qoftë se këtë datë e marrim si pikënisje arrijmë në pëlqimin e plotë për interpetimin e këtyre ngjarjeve të cilat janë theksuar në Danielin 9,25-27. Gjatëdhjetë e nëntë javë, përkatësisht katërqind e tetëdhejtë tre vjet nga 2300 vjet është dashur të arrijnë deri te Mesia, i Vajosuri; kurse pagëzimi dhe vajimi i Krishtit me Frymën e Shenjt në vitin 27 e kanë plotësuar me saktësi këtë profeci. Në gjysmën e javës së shtatëdhjetë është dashur që i Vajosuri të vritet. Tre vjet e gjysëm pas pagëzimit të tij në pranverën e vitit 31, Krishti është sakrifikar. Shtatëdhjetë javë ose 490 vjet është dashur t'u takojnë sidomos herbrenjëve. Në fund të kësaj kohe profetike ky popull e ka vulosur refuzimin e Krishtit duke i ndjekur nxënësit e tij dhe apostujt të cilët në vitin 34 pas Krishtit kanë filluar t'u predikojnë paganëve. Pasi që kanë kaluar 490 prej 2300 vjetëve, atëherë kanë mbetur edhe 1810 vjet. Prandaj, sipas fjalëve të engjëllit “shenjtrorja do të pastrohet”. Çdo gjë që është përmendur në profeci është plotësuar me saktësi në kohën e caktuar.BZ 388.3

    Në këtë llogaritje çdo gjë kë qenë e qartë dhe harmonike, vetëm se nuk kanë mundur ta konstatojnë se a është plotësuar ndonjë ngjarje e cila do ta nënkuptonte pastrimin e shenjtrores që është dashur të ndodhë në vitin 1844 kjo ka bërë që të mohohet se ditët profetike kanë kaluar në vitin 1844, domethënë të futen lajthitje në tërë çështjen dhe të braktiset pikëpamja e cila mbështetet në plotësimet e sigurta të profecive.BZ 389.1

    Mirëpo, Zoti e ka udhëhequr popullin e tij me lëvizjen e madhe adventiste; fuqia dhe lavdia e tij e kanë përcjellur këtë vepër dhe Ai nuk ka lejuar që ajo të kryhet në errësirë dhe në dëshprim dhe të njolloset me shqetësim të rrejshëm dhe fanatizëm. Ai nuk ka mundur të lejojë që të dyshohet në Fjalën e tij dhe që ajo të konsiderohet e pasigurtë. Edhe pse shumë njerëz e kanë braktisur llogaritjen e mëhershme të kohëve profetike dhe e kanë mohuar lëvizjen e mbështetur në të, ka pasur edhe të atillë të cilët nuk kanë dëshiruar t'i braktisin ato pika të fesë dhe përvojat të cilat janë argumentuar me Shkrimin Shenjt dhe me dëshminë e Frymës së Zotit. Ata kanë besuar se në studimet e profecive i kanë pranuar parimet e shëndosha të interpretimit dhe se është obligim i tyre që fuqishëm t'u përmbahen të vërtetave të pranuara dhe t'i vazhdojnë hulumtimet biblike. Me lutje serioze, përsëri e kanë analizuar qëndrimin e tyre dhe e kanë studjuar Shkrimin Shenjt për t'i zbuluar gabimet e veta. Pasi që në llogaritjen e tyre të kohës profetike nuk kanë mundur të gjejnë gabime, atëherë kanë filluar ta analizojnë më thellë objektin e shenjtrores.BZ 389.2

    Me këtë studim ata e kanë nxjerrë konkluzionin se nuk ka dëshmi biblike që do ta argumentonin mendimin e përgjithshëm se bota është shenjtrore. Mirëpo në Bibël e kishin gjetur shpjegimin e plotë të shenjtrores, të natyrës, vendit dhe shërbesës në të; ndërsa dëshmia e Shkrimit Shenjt ishte aq e qartë dhe gjërësisht e shpjeguar sa që përjashtohej çdo dyshim tjetër. Pali në letrën dërguar hebrenjëve thotë: “Patejtër edhe Besëlidhja e parë i kishte rregulloret e kultit dhe shenjtroren, por tokësore. Dhe njëmend qe ndërtuar tenda, në pjesën e parë të saj ishte qirimbajtësi, tryeza dhe bukët e kushtimit dhe quhej shenjtrorja. Pastaj mbas tisit të dytë ishte pjesa e dytë e tendës që quhej Shenjtrorja e Shenjtëroreve, në të ishte kemorja e artë, Arka e Besëlidhjes—gjithkah e veshur me arë dhe në të ena e artë, më anë shkopi i Aronit që pati lulëzuar, dhe Rrasat e Besëlidhjes. Përmbi arkën ishin kerubinët e Madhërisë që i bënin hije pajtimores. Por për këtë tani nuk është vendi të flasim imtësisht.” (Hebrenjëve 9,1-5)BZ 390.1

    Shenjtrorja për të cilën flet këtu apostulli ka qenë tenda për mbledhje të cilën Moisiu e ka bërë me urdhërin e Zotit që të jetë vendqëndrim tokësor i Atit. “Le t'ma bëjnë shenjtroren që të banoj me ta.” (Dalja 25,8) Ka qenë udhëzimi që i është dhënë Moisiut, deri sa ka qenë me Zotin në Malin e Shenjt. Izraelitët kanë udhëtuar nëpër shkretëtirë, ndërsa tenda e mbledhjeve ishte e rregulluar ashtu që të mund të bartej nga vendi në vend; por megjithatë ka qenë një arkitekturë madhështore. Muret e saj përbëheshin nga dërrasat vertikale të praruara që kapeshin në komcat c argjendëta ndërsa kulmi i saj ishte bërë nga një varg perdesh dhe mbulesash. Mbulesat e jashtme ishin prej lëkurës, kurse të brendshmet nga pëlhura e butë me kerubine të mrekullueshëm si stoli. Përveç kemit në të cilin gjendej flijimorja për flitë që ndezeshin, tenda e mledhjeve përbëhej nga dy dhoma të shenjtrores dhe të shenjtërores mbi shenjtrore që ndaheshin njëra nga tjetra me një perde të shtrenjtë dhe të mrekullueshme; perdet e ngjashme e mbyllnin edhe hyrjen ne dhomën e parë.BZ 390.2

    Në shenjtrore në anën e jugut qëndronte shandani me shtatë dritëza të cilat ditën dhe natën e ndriçonin shenjtroren; në anën veriore qëndronte tavolina e bukëve të kushtuara; para perdes që e ndante shenjtroren nga shenjtrorja e shenjtroreve qëndronte një altar prej floriri nga i cili çdo ditë i dërgohej lartë në re Zotit aroma e mirosur me lutjet e Izraelit.BZ 390.3

    Në shenjtroren mbi shenjtroret ishte edhe arka e Besëlidhjes, një arkë nga druri i shtrenjtë, i praruar në të cilën gjendeshin dy pllaka të gurit në të cilat Zoti e kishte shkruar ligjin e dhjetë urëdhërave. Mbi arkë ishte kapaku—Froni i mëshirës, një punë artistike madhshtore prej floriri i stolisur me dy kerubine të bëra nga ari secili në skajin e kundër të kapakut. Në këtë dhomë zbulohej prania e Zotit në renë e lavdisë ndërmjet dy kerubinave.BZ 391.1

    Kur u vendosën hebrenjët në Kanan, tenda e mbledhjeve u zëvendësua me tempullin e Solomonit i cili ndonëse ishte ndërtesë më e madhe prapseprap e ruajti planin e njëjtë dhe ishte e rregulluar në mënyrë të ngjashme. Shenjtrorja e kishte formën e njëjtë—përveç në kohën e Danielit kur qëndronte në rrënoja—deri kur e shkatërruan romakët 70 vjet pas Krishtit.BZ 391.2

    Kjo është shenjtrorja e vetme e cila ndonjëherë ka ekzistuar në botë dhe për të cilën Bibla jep të dhëna. Pali e quan shenjtërore të Besëlidhje së parë.BZ 391.3

    Po Besëlidhja e Re a ka shenjtërore?BZ 391.4

    Kur studjuesit e së vërtetës përsëri filluan ta analizojnë Letrën dërguar hebrenjëve e gjetën se ekzistimi i shenjtrores së re apo e Besëlidhje së re është përfshirë me këto fjalë të apostullit Pali: “Dhe ja, pika kryesore në këtë shtjelllim; kemi një kryeprift të tillë i cili rri në të djathtën e Fronit të Madhërisë në qiell”. Përdorimi i lidhëses “dhe” tregon se Pali qysh më parë e ka përmendur këtë shenjtrore. Duke u kthyer në fillim të kaptinës së kaluar ata kanë lexuar: “Si mbarshtrues i shenjtrores dhe tendës së vërtetë të cilën e ndërtoi Zoti dhe njeriu të cilës çdo kryeprift i kushton dhurata dhe fli dhe qëndron në anën e djathtë të fronit të Madhërishëm. Këta i shërbejnë figurës dhe hijes së tendës qiellore. Sikur qe udhëzuar Moisiu i cili ishte shërbëtor i shenjtroreve dhe i kemës së vërtetë të cilën e kishte ndërtuar Zoti dhe njeriu.” (Hebrenjëve 8,1.2)BZ 391.5

    Këtu u zbulua shenjtrorja e Besëlidhjes së Re. Shenjtroren e Besëlidhjes së parë e ka ndëtuar njeriu. Atë e ka ndërtuar Moisiu; kurse këtë të dytën e ka ndërtuar Zoti e jo njeriu. Në shenjtroren e parë klerikët botëror e kanë kryer shërbesën kurse në shenjtroren e dytë shërben Krishti kryeprifti i cili qëndron në anën e djathtë të Zotit. Shenjtrorja e parë ka qenë në tokë kurse e dyta në qiell.BZ 391.6

    Më tutje, shenjtërorja të cilën e ka ndërtuar Moisiu është bërë sipas një mostre. Zoti ka thënë: “Në ndërtimin e banesës dhe të gjitha sendeve që i përkasin kultit, duhet t'i ndërtonin pikë për pikë sipas gjedhes që do ta tregoj ty.” (Dalja 25,9) Dhe përsëri i urhdëroi: “Pra kujdes punoje sipas gjedhes që të është dëftuar në mal.” (Dalja 25,40) Edhe Pali e shpjegon se “kjo është një shembëlltyrë për kohën e tanishme ku kushtohen dhurata e fli të cilat nuk mund ta përsosin në ndërgjegje shërbestarin e kultit” dhe se vendet e shenjta të tendës kanë qenë “mostra dhe hije të sendeve qiellore”; se klerikët të cilët sipas ligjit kanë kushtuar dhurata e fli i kanë shërbyer “hijes dhe mostrave të sendeve qiellore” dhe se “Krishti nuk hyri në shenjtroren e shenjtroreve të punuar me dorë që është vetëm shëmbëllesë e asaj të vërtetës por drejt e në qiell: që tani të ndërmjetësojë për ne përpara fytyrës së Hyut” (Hebrenjëve 9,9.23; 8,5; 9,24).BZ 392.1

    Shenjtrorja në qiell në të cilën Krishti shërben për ne është origjinal i madh ndërsa shenjtërorja të cilën e ka ndërtuar Moisiu është vetëm kopje. Zoti i ka frymëzuar ndërtimtarët e shenjtërores tokësore. Shkathtësia e madhe artistike e cila është manifestuar gjatë ndërtimit të shenjtërores në të vërtetë është zbulesë e mençurisë hyjnore. Muret janë dukur sikur të ishin ndërtuar vetëm nga ari dhe shkëlqenin në të gjitha anët me dritën që vinte nga shtatë qirinjë të shandanit të floririt. Tavolina për bukën e kushtimeve dhe altari shkëlqenin si floriri i lëmuar. Perdja e bukur që e mbulonte tavanin ishte qëndisur me figurat e engjëjve me ngjyrë të kaltër, të purpurtë dhe të kuqe që e smadhonin bukurinë e pamjes. Kurse pas perdes së dytë dukej Shehina, zbulesa e qartë e lavdisë hyjnore para të cilës ka mund të hynte vetëm kryeprifti.BZ 392.2

    Shkëlqimi i papërshkrueshëm i tendës ia ka zbuluar njeriut lavdinë e shenjtrores qiellore në të cilën Krishti, ati ynë shërben për ne para Fronit të Zotit. Vendbanimi i mbretit mbi mbretrit të cilit i shërbejnë me mijëra kurse dhjetra e dhjetra mijëra qëndrojnë para tij (Danieli 7,10); shenjtrorja qiellore plotë lavdi të Fronit hyjnor ku serafimët, rojet e saja të ndritshme e mbulojnë fytyrën kur falen, ka mundur vetëm me shkëlqimin e dobët të madhësisë dhe lavdisë së vet të zbulohet me këtë arkitektuarë të mrekullueshme të cilën ndonjëherë e ka ndërtuar dora njerëzore. Mirëpo, megjithatë në shenjtroren tokësore dhe në shërbimin e saj janë predikuar shumë të vërteta për shenjtroren qiellore dhe për veprën e madhe e cila kryhet atje për shpëtimin e njeriut.BZ 392.3

    Vendet e shenjta të shenjtrores në qiell janë pasqyruar përmes dy dhomave të shenjtërores në tokë. Kur apostullit Gjonit në vizionin e tij i është lejuar ta shikoj shenjtroren hyjnore në qiell ai i ka parë “shtatë dritëza të ndezura para Fronit” (Zbulesa 4,5). Ai e ka parë engjëllin “që erdhi e qëndroi mbi lter: në dorë kishte një kemore të art dhe iu dha shumë kem për ta kushtuar bashkë me lutjet e të gjithë shenjtërve mbi altarin e artë para fronit” (Zbulesa 8,3). Aty proftetit i është lejuar që ta shihte dhomën e parë të shenjtrores në qiell dhe aty i pa “shtatë flakadanë të dritës” dhe “altarin e floririt” të cilët ishin paraqitur me shandanin e art dhe altarin me kem në shenjtroren tokësore. Më tutje ai e kishte parë se si “u hap tempulli i Zotit në qiell” (Zbulesa 11,19) dhe e pa brendësinë prapa perdes së dytë në shenjtroren mbi shenjtroret. Aty e pa “arkën e besëlidhjes” të paraqitur si arkë të shenjtë të cilën e kishte bërë Moisiu që në të ta ruante ligjin e Zotit.BZ 394.1

    Kështu ata që e studjuan këtë lëndë gjetën dëshmi të pamohueshme për ekzistimin e shenjtërores në qiell. Moisiu e kishte bërë shenjtroren tokësore sipas mostrës të cilën ia kanë treguar. Pali na mëson se kjo mostër ka qenë shenjtrorja e parë e cila është në qiell kurse Gjoni dëshmon se e ka parë në qiell.BZ 394.2

    Në shenjtroren qiellore, në vendqëndrimin e Zotit gjendet Froni hyjnor i ndërtuar për drejtësi dhe gjykim. Në shenjtroren mbi shenjtrore gjendet ligji i tij, kriteri i madh i drejtësisë sipas të cilit Zoti do t'i gjykojë të gjithë njerëzit. Arka e besëlidhjes në të cilën ruhen pllakat e ligjit është e mbuluar me kapakun e mëshirës para të cilit Krishti i paraqet meritat e gjakut të tij për shpëtim e mëkatarëve. Kështu është pasqyruar bashkimi i drejtësisë dhe i mëshirës në planin e shpëtimit njerëzor. Këtë sintezë ka mundur ta paramendoj vetëm mençuria e jashtëzakonshme dhe ta zbatojë fuqia e jashtëzakonshme; ky bashkim e plotëson tërë qiellin me respekt, mrekulli dhe adhurim. Kerubinët të cilët me frikë e respekt e shikojnë kapakun e mëshirës në shenjtroren tokësore e simbolizojnë interesimin me të cilin ushtria qiellore e vështron veprën e shpëtimit. Kjo është fshehtësia e mëshirës në të cilën engjëjt duan të depërtojnë: që Zoti të mund të mbetet i drejtë kur drejtësia e mëkatarit të penduar përsëri ta vendosë lidhjen me gjininë e bjerrur; se Krishti ka mundur të përkulet dhe të poshtrohet me qëllim që njerëz të panumërt të nxjerrë nga humnera e shkatërrimit dhe t'i veshë në petkun e pastër të drejtësisë së vet me qëllim që të mund të bashkohen e engjëjt të cilët kurrë nuk kanë rënë dhe që do të banojnë përjetë të jetëve në praninë e Zotit.BZ 394.3

    Vepra e ndërmjetësimit të Krishtit për njerëzit është paraqitur me profecinë e bukur të Zakarias për atë “që quhet pinjoll”. Profeti thotë: “Pinjolli do ta ndërtojë tempullin e Zotit. Ai do ta bartë lavdinë e do të rrijë si zotërues përmbi Fronin e vet. Një prift do t'i rrijë në të djathtën. Një përkim i plotë do të mbretërojë ndërmjet këtyre të dyve.” (Zakariu 6,12.13)BZ 395.1

    “Pinjolli do ta ndëtojë tempullin e Zotit. Me flijimn e vet dhe me ndërmjetësimin që e bën Krishti bëhet themel dhe arkitekt i tempullit të Zotit. Apostulli Pali thotë për të se është gurëthemel: “Të ndërtuar mbi themelin e vërtetë që janë apostujt e profetët. Në të mbarë ndërtesa ëshë e lidhur dhe rritet në tempull të shenjtë, në Zotin.” (Efesianëve 2,20-22) “Dhe do të ketë lavdi ...” Lavdia për shpëimin e gjinisë së bjerrur njerëzore i përket Krishtit. Nëpër të gjitha kohët e amshimit të shpëtuarit do t'i këndojnë: “Atij që na do që na çliroi nga mëkatet tona me gjak të vet... atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve. Amin.” (Zbulesa 1,5.6) “Do të qëndrojë dhe sundojë në fronin e vet dhe do të jetë kryeprift i Fronit”. Ai tani ende nuk është në Fronin e lavdisë, sepse mbretëria e lavdisë ende nuk është vendosur. Vetëm atëherë kur ta përfundojë veprën si ndërmjetsues, Zoti Perëndia do t'ia jap fronin e Davidit, mbretërinë e cila “do të zgjasë për jetë të jetëve” (Luka 1,32.33). Si kryeprift, Krishti tani qëndron me Atin në fronin e tij (Zbulesa 3,21). Në fron me të Madhërishmin që është vetë jeta, qëndron Ai i cili “i bartë lëngatat tona dhe që i mori mëkatet tona”, “ai që në çdo gjë u sprovua si ne përveç në mëkat”, “i cili mund t'u ndihmojë atyre që sprovohen”. “Në qoftë se dikush gabon, e ka mbrojtësin te Ati.” (Isaia 53,4; Hebrenjëve 4,15; 2,18; 1 Gjonit 2,1) Ndërmjetësimi i tij bazohet në trupin e flijuar dhe në shpirtin e pagabueshëm. Duart e lënduara, brinjët e therrur, këmbët e gozhduara flasin për njeriun e bjerrur shpëtimi i të cilit është blerë me një pagë jashtëzakonisht të lartë.BZ 395.2

    “Besëlidhja e paqes është në të dy”. Dashuria e Atit po aq e madhe sa e Birit është burim i shëlbimi për gjininë e rënë njerëzore. Jezusi para shkuarjes u ka thënë nxënësve: “E nuk po them se unë do t'i lutem Atit për ju, sepse ai vetë ju do.” (Gjoni 16,26.27) “Sepse Zoti nëpër Krishtin e pajtoi botën me vetveten.” (2 Korintasve 5,19) Ndërsa, në shërbesën e shenjtrores qiellore është “besëlidhja ndërmjet të dyve”. “Vërtet Zoti aq fortë e deshi botën sa që e dha një të vetmin Birin e vet kështu që secili që beson në Të, mos të birret por ta ketë jetën e pasosur.” (Gjoni 3,17)BZ 396.1

    Në pyetjen: çka është shenjtrorja—Shkrimi Shenjt e jepë përgjigjen e saktë. “Shprehja shenjtrore” siç përdoret në Bibël, ka të bëjë së pari me tendën e mbledhjeve të cilën Moisiu e kishte ngritur sipas mostrës së shenjtrores qiellore e mandej me tendën e vërtetë në qiell të cilës i pëmgjante shenjtërorja tokësore. Me vdekjen e Krishtit ka pushuar shërbimi simbolik “tenda e vërtetë” në qiell është shenjtrorja e Besëlidhjes së Re. Me që profecia e Danielit 8,14 është plotësuar në Besëlidhjen e Re edhe shenjtrorja për të cilën është fjala mbetet shenjtrore e Besëlidhjes së Re. Në fund të 2300 ditëve, përkatësisht të vitit 1844, në tokë nuk ka pasur kurrëfarë shenjtrore pas shumë shekujve. Prandaj profecia: “Për 2300 mbrëmje e mëngjeze e mandej shenjtroija do të pastrohet” pa dyshim se i përket shenjtrores në qiell.BZ 396.2

    Mirëpo mbetet që të përgjigjemi në pyetjen më të rëndësishme: çka nënkupton pastrimi i shenjtrores? Se kjo shërbesë ka ekzistuar lidhur me shenjtroren tokësore e dëshmon Besëlidhja e Vjetër. Mirëpo a ka në qiell diçka që duhet të pastrohet? Në kaptinën e 9 të letrës dërguar hebrenjëve flitet për pastrimin e shenjtërores tokësore e jo qiellore. “Dhe sipas ligjit, pothuaj se gjithçka pastrohet me gjak dhe pa derdhje gjaku nuk ka falje. Në qoftë se pra shëmbëllesat e realiteteve qiellore janë pastruar me rite të tilla, atëherë është e domosdoshme që vet realiteti qiellor të pastrohet me fli më të mira se këto” (Hebrenjëve 9,22.23)—përkatësisht me gjakun e çmueshëm të Krishtit. Pastrimi simbolik edhe në shërbesën e vërtetë patjetër duhet të bëhet me gjak: në shenjtroren tokësore me gjakun e shtazëve kurse në shenjtroren qiellore me gjakun e Krishtit. Pali e thekson arsyen përse ky pastrim duhet të bëhet me gjak: për arsye se pa derdhjen e gjakut nuk ka falje. Falja ose mënjanimi i mëkatit është vepër e cila duhet të kryhet. Mirëpo si mund të ketë mëkati lidhje me shenjtroren qoftë atë tokësore apo qiellore? Këtë mund ta mësojmë me ndihmën e shërbimit në tokë sepse priftërinjët të cilët kanë shërbyer në tokë i kanë shërbyer figurës dhe hijes së tendës qiellore.” (Hebenjëve 8,5)BZ 396.3

    Shërbimi i shenjtrores tokësore është përbërë nga dy pjesë; priftërinjët çdo ditë kanë shërbyer në shenjtërore ndërsa kryeprifti një herë në vit e ka kryer veprën e posaçme të pastrimit në shenjtroren mbi shenjtrore. Mëkatarët e penduar i kanë sjellur çdo ditë flitë e tyre para tendës së mbledhjeve dhe duke e vënë dorën në kokën e shtazës për fli i kanë pranuar mëkatet e veta. Mandej shtaza është therrur “pa derdhur gjak”—thotë apostulli “nuk ka falje”. “Sepse shpirti i trupit është në gjak.” (Levitiku 17,11) Ligji i shkelur hyjnor e ka kërkuar jetën e shkelësit. Gjakun i cili e simbolizon jetën e mëkatarit, fajin e të cilit e ka bartuar shtaza për flijim, e ka dërguar prifti në shenjtrore dhe me atë e ka spërkatur para perdës prapa së cilës ka qenë arka e Besëlidhjes në të cilën është ruajtur ligji të cilin e ka shkelur mëkatari. Me këtë ritual mëkati me gjak në mënyrë figurative është bartur në shenjtrore. Në disa raste gjaku nuk është bartur në shenjtrore por atëherë prifti e ka ngrënë mishin e flisë ashtu siç i kishte dërguar Moisiu bijtë e Aronit duke u thënë: “Pse nuk e hëngrët flinë e mëkatnimit në vendin e shuguruar. Zoti jua dha për t'ia hequr mëkatin bashkësisë e që të kryhet mbi të riti në praninë e Zotit.” (Levitiku 10,17) Të dy këto rituale njësoj e kanë simbolizuar bartjen e mëkatit nga mëkatari në shenjtrore. Kjo ka qenë vepër e cila nga dita në ditë është bërë gjatë tërë vitit. Në këtë mënyrë mëkatet e izraelitëve janë bartur në shenjtrore dhe është dashur vepër e posaçme që të mënjanohen. Zoti ka urdhëruar që të pastrohet çdo dhomë në shenjtrore. “Atëherë le ta kryejë ritin e zgjidhjes mbi shenjtrore për papastërtitë, për pagëgjesat dhe për gjitha mëkatet e izraelitëve. Po kështu le të veprojnë edhe për tendën e takimit që është e ngrehur ndër ta, midis papastërtisë të banimit të tyre.” Patjetër është dashur të bëhet edhe pastrimi i altarit prej papastërtive të bijëve të Izraelit.” (Lev 16,19)BZ 397.1

    Një herë brenda vitit në ditën e pastrimit të madh hynte kryeprifti në shenjtrore mbi shenjtroret për ta pastruar shenjtroren. Me këtë vepër përfundonte vargu vjetor i shërbesave. Në ditën e pastrimit silleshin dy edha para dyerve të tendës së takimit. Për ta hidhej zjarri “një zjarrë për Zotin, kurse zari tjetër për Azazelin” (Levitiku 16,8). Edhi, zjarri i të cilit binte për Zotin duhej të flijohej për popullin si fli për mëkat. Prifti gjakun e tij e çonte prapa perdes dhe me të e spërkaste kapakun e mëshirës dhe vendin para tij. Me gjak duhej të spërkatej edhe altari i kemës i cili qëndronte para perdes.BZ 397.2

    “Atëherë Aroni le t'i vërë dy duart e veta mbi krye të capit, përmbi le t'i rrëfejë të gjitha paudhësitë, fajet e mëkatet e bijëve të Izraelit. Pasi t'i ketë shkarkuar kështu mbi krye të capit, le ta çojë atë me anë të një njeriu të përshtatshëm në shkretëtirë. Capi do t'i shpiej në shkretëtirë të gjitha paudhësitë dhe mëkatet e tyre.” (Levitiku 16,21.22) Capi i Azazelit për mëkat më nuk kthehej në vendbanimin e Izraelit kurse njeriu që duhej ta përcillte duhej t'i lante rrobat dhe veten para se të hynte në llogor.BZ 398.1

    I tërë rituali ka qenë i caktuar që izraelitëve t'ua fuste në shpirt vetëdijen për shenjtërinë e Zotit dhe për urrejtjen e tij të mëkatit dhe t'u tregonte se nuk bënte të komunikonin me mëkatin e të mos ngarkoheshin me të. Derisa bëhej kjo vepër e pastrimit, çdo shpirt duhej të pendohej. Të gjitha punët patjetër duhej të ndaleshin ndërsa i tërë tubimi i izraelitëve këtë ditë duhej të merrej me pendesën solemne para Zotit me lutje, agjërim dhe me sprovimin e sinqertë të zemrës.BZ 398.2

    Me këtë shërbesë simbolike janë pasqyruar të vërtetat e rëndësishme për pajtimin. Në vend të mëkatarit është pranuar zëvendësi i tij, por me gjakun e shtazës për fli, mëkati nuk është hequr. Në këtë mënyrë është paraparë që mëkati të bartet në shenjtrore. Duke e sjellë gjakun, mëkatari e pranonte autoritetin e ligjit dhe e rrëfente fajin e tij për shkak të shkeljes duke e shprehur dëshirën për t'iu falur dhe besimin në Shpëtimtarin e ardhshëm; mirëpo ai ende nuk ishte plotësisht i liruar nga mallkimi i ligjit. Në ditën e pastrimit kryeprifti pasi që e merrte flinë prej popullit hynte me gjakun e kësaj flije në shenjtrore mbi shenjtroret dhe e spërkaste kapakun e mëshirës në afërsi mbi ligjin që gjendej në arkë për ti plotësuar kërkesat e tij. Atëherë ndërmjetësuesi i merrte mëkatet përmbi vete dhe i nxirrte nga shenjtrorja. Duke i vënë duart në kokën e capit të gjallë mbi të i pranonte të gjitha mëkatet dhe kështu në mënyrë simbolike i bartëte në capin. Atëherë capi i çonte në shkretëtirë dhe kështu konsiderohej se mëkatet përgjithmonë ishin hequr nga populli.BZ 398.3

    Shërbesa e këtillë ka qenë “shëmbllesë dhe hije e gjërave qiellore.” Ndërsa ajo që kryhej në shërbesën e shenjtrores tokësore “në shëmbllesë”, në të vërtetë ndodhë në shërbesën e shenjtrores qiellore. Pas ngritjes në Qiell, Shpëtimtarit ynë e ka filluar shërbimin si kryeprift. Apostulli thotë: “Sepse Krishti nuk hyri në shenjtroren e shenjtroreve të punuar me dorë që është vetëm shëmbllesë e thjeshtë e asaj të vërtetës, por drejtë në qiell: që tani të ndërmjetësojë për ne para fytyrës së Zotit.” (Hebrenjëve 9,24)BZ 399.1

    Shërbimi i priftit gjatë tërë vitit në pjesën e parë të shenjtrores në brendësi, “prapa perdës” që shërbente si derë për ta ndarë shenjtroren nga pjesa tjetër, e simbolizon veprën të cilën Krishti e ka filluar pas ngritjës në qiell. Puna priftit gjatë kohës së shërbimit të përgjithshëm ka qenë që Zotit t'ia sjellë gjakun e flisë për mëkat dhe kemën që ngritej me nga lutjet e Izraelitëve. Kështu, në këtë mënyrë Krishti i paraqiste para Atit meritat e gjakut të tij për shpëtimin e mëkatarëve dhe ia dhuronte me kemën e shtrenjtë të drejtësisë së vet lutjet e besimtarëve të penduar. Kjo ka qenë shërbesa në dhomën e parë të shenjtrores qiellore.BZ 399.2

    Atje besimi i nxënësve të Krishtit e ka përcjellur shëlbuesin e tyre kur është ngritur në qiell para shikimeve të tyre. Këtu ka qenë themeli i shpresave të tyre siç thotë Pali “atë e kemi spirancë të fortë dhe të sigurtë të shpirtit që hyn në brendinë përballë Tisit, atje ku për ne si pararendës depërtoi Jezusi mbasi u bë kryeprifti i amshuar.” “Dhe nëpër gjak jo të cjepëve dhe të mëzetërve por nëpër gjak të vet hyri njëherë e përgjithmonë në shenjtroren e shenjtroreve dhe e fitoi shpërblimin përfundimtar.” (Hebrenjëve 6,19.20; 9,12)BZ 399.3

    Tetëmbdhjetë shekuj është kryer ky shërbim në dhomën e parë të shenjtrores. Gjaku i Krishtit i ka përfaqësuar mëkatarët e penduar, u ka siguruar falje dhe pranim te Ati, por mëkatet e tyre ende kanë mbetur të shkruara në librat qiellorë. Ashtu siç është bërë në shërbesën tokësore në fund të vitit pastrimi, po në atë mënyrë para se të kryhet vepra e shpërblimit të Krishtit, duhet të kryhet edhe vepra e pastrimit për mënjanimin e mëkatit nga shenjtrorja! Kjo është shërbesa që ka filluar pasi kanë kaluar 2300 ditë. Në atë kohë siç e ka profetizuar profeti Danieli ka hyrë kryeprifti ynë në shenjtroren e shenjtëroreve për ta kryer pjesën e fundit të shërbimit solemn—pastrimin e shenjtrores. Ashtu siç ka ndodhur në kohën e vjetër kur mëkatet e popullit me besim janë bartur së pari në flinë për mëkat e mandej me gjakun e saj simbolik në shenjtroren e tokës, poashtu në Besëlidhjen e Re mëkatet e atyre që pendohen me besim janë bartur në Krishtin dhe përmes tij vërtetë në shenjtëroren qiellore. Ashtu siç është bërë në shëmbëllesë pastrimi i shenjtërores tokësore duke e mënjanuar mëkatin i cili e ka përlyer shenjtroren poashtu duhet të bëhet edhe spastrimi i vërtetë i shenjtërores qiellore duke e mënjanuar dhe shlyer mëkatin i cili është shënuar atje. Mirëpo para se të mund të kryhet kjo punë duhet të shikohen librat për t'u konstatuar se kush me pendesë dhe me besim në Krishtin e ka fituar të drejtën që të jetë pjesëmarrës i bekimit të pastrimit. Prandaj pastrimi i shenjtrores e ngërthen në vete një vepër të hetimeve, veprën e gjyqit. Kjo vepër duhet të kryhet para se Krishti të vijë për ta shpëtuar popullin e vet sepse kur të vijë Ai do të vijë edhe paga e tij me të “për të shpërblyer gjithkënd sipas veprave të tija” (Zbulesa 22,12).BZ 399.4

    Në këtë mënyrë e kanë ditur ata të cilët kanë shkuar pas dritës së fjalës profetike se Krishti në fund të 2300 ditëve përkatësisht të vitit 1844 nuk ka ardhur në tokë, por ka hyrë në shenjtroren e shenjtroreve, në shenjtëroren qiellore për ta kryer definitivisht veprën e spastrimit si përgatitje për ardhjen e tij.BZ 400.1

    E kanë kuptuar edhe atë se flija për mëkat është shprehur në Krishtin si flijim; se kryeprifti e ka simbolizuar Krishtin si ndërmjetësues, ndërsa Azazeli satanin si shkaktar të së keqes mbi të cilin në fund do të barten mëkatet e të penduarëve të sinqertë. Kur kryeprifti me gjakun e viktimës për mëkatin i ka mënjanuar mëkatet nga shenjtrorja i ka vënë në Azazelin. Kur Krishti në fund të shërbimit të vet, me gjakun e tij t'i mënjanojë mëkatet e popullit të vet nga shenjtrorja qiellore do t'i vejë mbi satanin i cili pas gjykimit patjetër do ta marrë ndëshkimin e merituar. Capi për mëkat është dërguar në shkretëtirë që më kurrë mos të kthehet në shoqërinë e izraelitëve. Poashtu satani përgjithmonë do të dëbohet nga afërsia e Zotit dhe e popullit të tij dhe do të shkatërrohet definitivisht me shkatërrimin e mëkatit dhe të mëkatarëve.BZ 400.2

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents