Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    12. REFORMACIONI NË FRANCË

    Shpallja e protestës në Shpajer dhe e fesë në Augsburg u bën dëshmi të ngadhnjimit të reformacionit në Gjermani, mirëpo mandej erdhën vitet e luftës dhe të errësirës. I dobësuar nga përçarjet e pasuesëve të vet dhe i sulmuar nga armiqët e fuqishëm dukej se protestantizmi ishte i gjykuar të shkatërrohej plotësisht. Mijëra njerëz dëshminë e lojalitetit të vet e vulosën me gjak. Shpërtheu lufta qytetare; protestantizmin e tradhtoi njëri ndër ithtarët e vet prijës perandori; princërit më fisnik, ithtarët e reformacionit ranë në duart e perandorit u bartën prej një qyteti në tjetërin si të arrestuar. Mirëpo në momentin e triumfit të tij të dukshëm perandori përjetoi dështim. Ai e pa se preja po i delte prej dore dhe më në fund u detyrua ta garantojë tolerimin e shkencës, shkatërrimin e së cilës e kishte marrë si detyrë jetësore. Ai e rrezikoi perandorinë dhe thesarët e bile edhe jetën e vet vetëm për ta çrrënjosur heretizmin. Mirëpo tani po e shihte se ushtritë e tija ishin lodhur nga luftimet, se pasuria iu kishte shterruar, shumë krahina ishin rrezikuar nga kryengritjet, ndërsa se feja të cilën më kot përpiqej ta ndalonte përhapej në të gjitha anët. Karli V luftonte kundër fuqisë së pathyeshme hyjnore. Zoti ka thënë: “Le të bëhet dritë” por perandori dëshironte ta mbante errësirën. Planet e tij u shkatërruan; ai u mplak para kohe u shterrua nga lufta e gjatë, hoqi dorë nga froni dhe u tërhoq në një manastir ku pas dy vjetësh vdiq.BZ 206.1

    Për reformacionin në Zvicër si dhe në Gjermani erdhën ditët e vështira. Deri sa shumë kantone e pranonin fenë e reformuar të tjerët me këmbëngulje të verbër i përmbaheshin fesë së Romës. Persekutimi i atyre të cilët i bashkëngjiteshin fesë së reformuar më në fund e shkaktoi luftën qytetare. Cvingli dhe shumë bashkëpunëtorë të tij ranë në fushën e përgjakshme pranë Kapelës. Ekolampadi i goditur nga fatkeqësia e tmerrshme vdiq shpejtë pas kësaj. Roma triumfoi; u duk se përsëri e përvetsoi tërë atë që e kishte humbur më parë. Mirëpo, Ai i cili i ka synimet e amshueshme nuk e braktisi veprën dhe popullin e vet. Shpëtimi duhej të vinte nga dora e tij. Ai në vendet e tjera i zgjoi veprimtarët për ta vazhduar reformacionin.BZ 206.2

    Në Francë agimi i reformacionit filloi të zbardhte para se që ishte dëgjuar për Luterin. Njëri ndër të parët që filloi ta kuptonte dritën e së vërtetës qe Lefevri i moshuar, një njeri shumë i ditur, profesori i Universitit të Parisit, një katolik i zellshëm dhe i sinqertë. Duke studjuar letërisnë antike, vëmendja e tij ishte përqëndruar në Bibël dhe ai e kishte futur si lëndë mësimi për studentët e vet.BZ 207.1

    Lefevri ishte adhurues i entuziazmuar i shenjtërve dhe kishte vendosur që t'i shkruante biografitë e shenjtërve dhe të martirëve në bazë të legjendave kishtare. Kjo punë kërkonte shumë përpjekje dhe ai kishte përparuar dukshëm në këtë drejtim kur papritur filloi ta studjonte Biblën duke menduar se ajo mund t'i ndihmonte në punën e tij. Në të vërtetë i gjeti përshkrimet e shenjtërve, por jo të atilla si në kalendarin romak. Një tufë e dritës qiellore e ndriçoi mendjen e tij. Tani me averzion e braktisi punën që ishte duke e bërë dhe iu përkushtua studimit të Fjalës së Zotit. Së shpejti filloi t'i predikojë të vërtetat e vlefshme që i gjeti aty.BZ 207.2

    Në vitin 1512 para se që Luteri dhe Cvingli e kishin filluar veprën reformatore, Lefevri kishte shkruar: “Vetëm Zoti është ai që me mëshirën e tij, nëpërmes fesë na arsyeton për jetën e amshueshme.”161Wylie, op. cit, knj. XIII, gl. 1. Duke medituar për fshehtësinë e shpëtimit ai kishte klithur: “Oh, çfarë zëvendësimi i mrekullueshëm: i pafajshmi është gjykuar kurse fajtori arsyetohet; i bekuari është mallkuar kurse i mallkuari është bekuar; jeta vdes, ndërsa i vdekuri e merr jetën; lavdia mbulohet me turp, kurse i turpëruari mveshet me lavdi.”162Ibid, knj. XII, gl. 2. — London de.BZ 207.3

    Dhe, derisa predikonte se nderi për shpagim i përket vetëm Zotit, theksonte se është obligim i njeriut që të jetë i dëgjueshëm. “Në qoftë se je anëtar i kishës së Krishtit”—thoshte ai—“atëherë je gjymtyrë e trupit të tij dhe si i tillë i plotësuar nga natyra hyjnore ... oh, sikur njerëzit të mund ta kuptonin këtë përparësi, oh sa e pastër dhe e virgjër do të bëhej jeta, ndërsa bota tërë lavdinë e vet do ta konsideronte turp në krahasim me bukurinë e brendshme e cila është e fshehur në sytë trupor.”163Ibid, knj. XII, gl. 2.BZ 207.4

    Ndër nxënësit e Lefevrit ishin disa të cilët me interesim të madh i dëgjonin fjalët e tij dhe atëherë kur zëri i mësuesit ishte heshtur qëmoti vazhduan ta shpallnin të vërtetën. I tillë ishte Gjon Farel. I edukuar nga prindërit e devotshëm ai ishte mësuar që shkencës së kishës t'i nënshtrohej në mënyrë të verbër. Ai do të kishte mund të thoshte për veten së bashku me apostullin Palin: “Ata më njohin qëmoti e nëse duan mund ta dëshmojnë se kam jetuar sipas mënyrës më të ashpër të fesë sonë si farisej.” (Veprat 26,5) Si katolik i zellshëm digjej nga dëshira që ta shkatërronte secilin që do t'i kundërvehej kishës “unë i kam kërcëlluar dhëmbët si ujk i çartur”—kishte thënë ai më vonë duke rrëfyer për atë pjesë të tjetës së tij—“kur dëgjoja se dikush fliste kundër papës.”164Ibid, knj. XIII, gl. 2. Ai ishte i palodhshëm në adhurimin e shenjtërve, dhe së bashku me Lefevrin i vizitonte kishat e Parisit, gjunjëzohej para altarëve dhe para relikeve lente dhurata. Mirëpo kjo devotshmëri në shipirtin e tij nuk kishte sjellur qetësi. Përkundër të gjitha veprave të devotshmërisë dhe pendesës në të mbizotronte ndjenja e fajësisë. Si zë nga qielli i kishte dëgjuar fjalët e reformatorit: “Shpëtimi është dhuratë e mëshirës.” “I pafajshmi është gjykuar kurse fajtori është arsyetuar.” “Vetëm sakrifica e Krishtit i hapë dyert qiellore dhe i mbyllë dyert e ferrit.”165Ibid, knj. XIII, gl. 2.BZ 208.1

    Fareli me gëzim e kishte pranuar të vërtetën. Përmes kthjellimit ngjashëm me Palin ishte kthyer nga skllavëria e traditave në lirinë e bijve të Zotit. “Zemra e tij pirateske e ujkut të etur për gjak ishte shndërruar në zemër të qengjit të butë dhe të urtë pasi që plotësisht ishte ndarë nga papa dhe iu kishte dorëzuar Jezu Krishtit.”BZ 208.2

    Derisa Lefevri vazhdonte ta përhapte të vërtetën ndër studentët e vet, Fareli i cili tani gjithashtu ishte i zjarrtë për veprën e Krishtit po aq sa kishte qenë më parë ithtar i papës filloi ta predikonte të vërtetën publikisht. Një prijës i lartë kishtar, peshkop nga Moa së shpejti iu kishte bashkangjitur. Mësuesit e tjerë të cilët kishin gëzuar prestigj të lartë për aftësitë dhe dijet e tyre gjithashtu iu kishin bashkëngjitur predikimit të Ungjillit. Feja e re i kishte fituar ithtarët në të gjitha shtresat, që nga zejtarët dhe katundarët e deri te fisnikët dhe princërit. Motra e Fransoa I i cili atëherë sundonte, Margareta Naverska e pranoi fenë e reformuar. Vetë mbreti dhe mbretresha nënë duket se një kohë e shikonin me miradi fenë e re kurse reformatorët përplot shpresa e prisnin kohën se kur Franca do të përfitohej për veprën e Ungjillit.BZ 208.3

    Mirëpo shpresat e tyre nuk u plotësuan. Nxënësit e Krishtit i prisnin sprovat dhe persekutimet. Mirëpo kjo në mënyrë perfide fshihej prej syve të tyre. Erdhi një kohë e paqës kur ata mund t'i tubonin forcat për luftën e ardhshme; dhe reformacioni filloi të përparonte shpejt. Peshkopi Moa punonte me zell në peshkopatën e vet, duke i arsimuar si klerikët ashtu dhe popullin. Klerikët e padijshëm dhe të pamoralshëm mënjanoheshin nga shërbimi dhe aq sa ishte e mundshme zëvendësoheshin me njerëz të arsimuar dhe të devotshëm. Peshkopi kishte dëshirë të zjarrtë që populli i tij ta kishte të afërt Fjalën e Zotit dhe kjo dëshirë së shpejti iu plotësua. Lefevri filloi ta përkthente Besëlidhjen e Re dhe gati në të njëjtën kohë kur Luteri e kishte botuar Biblën në gjuhën gjermane në Vytenberg, Besëlidhja e Re u shtyp në frengjisht në qytetin Mou. Peshkopi nuk i kishte kursyer as mjetet as përpjekjet që ta përhapte në të gjitha parohitë e veta; në këtë mënyrë së shpejti katundarët nga rajoni i qytetit Moa e fituan Shkrimin Shenjt.BZ 209.1

    Ashtu siç udhëtari kur është duke vdekur nga etja që gëzohet nga burimi i ujit të gjallë ashtu edhe këta shpirtëra e pranonin lajmin qiellor. Punëtorët nëpër fusha si dhe zejtarët në punëtoritë e tyre e lehtësonin punën me biseda për të vërtetat e shtrenjta të Biblës. Në vend se në mbrëmje të lakonin nëpër mehane tuboheshin në shtëpitë e tyre për ta lexuar Shkrimin Shenjt, për t'iu lutur dhe për ta lavdëruar Zotin. Së shpejti nëpër ato vende u shkaktua një ndryshim i madh. Ndonse i përkisnin shtresës më të ulët, edhe pse ishin punëtorë të paarsimuar dhe të angazhuar me punë të rënda fizike, megjithatë në jetën e tyre u zbulua fuqia e mëshirës hyjnore e cila i ngritë dhe i transformon zemrat njerëzore. Modestë, të këndshëm dhe të Shenjt ata qëndronin si dëshmitarë të gjallë të asaj që Ungjilli e bën në shpirtërat e sinqertë të cilët e pranojnë.BZ 209.2

    Drita e ndezuar në Mou i përhapte larg rrezet e veta. Numri i besimtarëve shtohej vazhdimisht. Mbreti një kohë e frenoi mllefin e prijësve kishtarë sepse e urrente fanatizmin shpirtëngushtë të murgëve. Mirëpo prijësit e papatit më në fund mbizotëruan. U ngrit turra e drurëve të zjarrit. Peshkopi nga Moa u detyrua të zgjidhte ndërmjet zjarrit dhe heqjes dorë dhe e zgjodhi rrugën më të lehtë; mirëpo megjithse prijësi u dorëzua, grigja e tij qëndroi fuqishëm. Shumë njerëz ne mes të zjarrit e dëshmonin të vërtetën. Me guximin dhe besimin e tyre në mes të turrës së zjarrit këta nxënës të përkulur të Krishtit u flisnin mijëra njerëzve të cilët në kohën e paqës ndoshta kurrë nuk do t'i kishin dëgjuar dëshmitë e tyre.BZ 209.3

    Nuk e morën guximin vetëm të varfërit dhe të përkulurit për të dëshmuar për Krishtin në mes të përqeshjeve dhe halleve. Edhe nëpër sallat e princërve nëpër kështjella dhe pallate pati shpirtëra fisnik të cilët më tepër e vlerësuan të vërtetën se sa pasurinë dhe pozitat e bile edhe më tepër se vetë jetën. Pajisja fisnike e mbulonte shpirtin edhe më fisnik dhe më të guximshëm se që gjendej nën mantelat dhe nën pektun e peshkopëve: njeri prej të tillëve qe dhe Lui Berken, me prejardhje fisnik, princ i guximshëm i oborrit i përkushtuari shkencës, me tipare mira dhe me moral të pacënueshëm. “Ai ishte” — thot një shkrimtar—“mbrojtës i madh i dekreteve të papatit dhe vizitues i zellshëm i të gjitha meshave dhe predikimeve;... dhe mbi të gjitha e urrente thellësisht mësimin e Luterit.” Mirëpo si dhe shumë të tjerë ai nga Providenca hyjnore ishte nxitur që ta studjonte Biblën dhe ishte mrekulluar kur në të nuk e kishte gjetur “shkencën e Romës, por shkencën e Luterit.”166Ibid, knj. XIII, gl. 9. Prej atij momenti plotësisht iu përkushtua veprës së Ungjillit.BZ 210.1

    I quajtur “fisniku më me nam i Francës” mbrojtës i vet mbretit, shumëkujt i ishte dukur se ai për shkak të prirjeve të tija, oratorisë, guximit të paluhatshëm, zellit heroik dhe ndikimit në oborr do të ishte reformatori i vendit të tij. Teodor Beza për te ka thënë: “Berkeni do të ishte Luteri i dytë në qoftë se Fransoa I do ta kishte gjetur princin e dytë të zgjedhur.” “Ai është edhe më i zi se Luteri”—ulurisnin ithtarët e papës. Dhe vërtetë për ithtarët e papës në Francë ishte më i rrezikshëm se Luteri. Atë e hudhën në burg për shkak të heretizmit, mirëpo mbreti e liroi. Lufta pat zgjatur me vite. Fransoa I luhatej ndërmjet Romës dhe reformacionit; herë e mbronte herë e kufizonte zjarrin e mllefit të murgëve. Tri herë pushteti i papës e kishte burgosur Berkenin, kurse tri herë mbreti e kishte liruar sepse ishte mrekulluar nga karakteri fisnik dhe gjenialiteti i tij kështu që kishte refuzuar që prijësve kishtarë t'ua dorëzojë në mëshirën e tyre.BZ 210.2

    Berkenit shumë herë ia kishin tërhequr vërejtjen nga rreziku që i kanosej në Francë dhe miqët e kishin këshilluar që të ndiqte rrugën e atyre të cilët sigurinë e kishin gjetur në ekzilin e vullnetshëm. Erazmo frikacak dhe i paqëndrueshëm të cilit përkundër dijes së shkëlqyeshme i mungonte ajo fuqi morale e cila nderin dhe jetën ia nënshtron të vërtetës i shkrunate Berkenit: “Kërko që të dërgojnë si emisar në ndonjë vend të huaj; udhëto në Gjermani. Ti e njeh Bedën dhe atë që është e ngjashme me të: ai është monstrum me njëmijë koka i cili e hedh helmin në të gjitha anët. Ti ke një legjion armiqësh. Edhe sikur të ishte vepra e jote bile më e mirë se e Jezusit ata nuk do të kishin kurrsyer deri sa të mos të kishin vrarë. Mos u mbështet shumë në mbrojtjen e mbretit. Kurrsesi mos më llogarit ndër teolog, sepse kjo zërin tim të mirë do ta vinte në rrezik.”167Ibid, knj. XIII, gl. 9.BZ 210.3

    Sa më tepër që grumbulloheshin rreziqet, zelli i zjarrtë i Berkenit shtohej edhe më tepër. Ai nuk donte ta përkapte politikën e maturisë të cilën ia këshillonte Erazmo, por kishte vendosur të bënte vepra edhe më të guximshme. Jo vetëm që e mbronte të vërtetën por i godaste edhe lajthitjet. Akuzën për heretizëm të cilën e kishin ngritur ithtarët e papës kundër tij ai e kishte kthyer kundër tyre. Armiqët e tij më këmbëngulës dhe më të hidhur qenë teologët dhe monahët nga fakulteti teologjik i Universitetit të Parisit, njërit ndër autoritetet më të larta kishtare si në qytet ashtu dhe në shtet. Berkeni nga shkrimet e këtyre teologëve i kishte nxjerrë dymbëdhjetë fjali të cilat publikisht i kishte shpallur, “të kundërta me Biblën, prandaj edhe heretike”, dhe iu kishte drejtuar mbretit që të ishte gjykatës në këtë debat.BZ 211.1

    Mbreti i cili nuk ishte kundër që prijësit e palëve të kundërta ta ballafaqonin fuqinë e vet të gjykimit dhe i lumtur se do të mund ta poshtronte krekosjen dhe fryijen e këtyre monahëve u kishte urdhëruar ithtarëve të Romës që ta mbronin çështjen e vet me Bibël. Mirëpo këta e dinin se kjo armë do t'u sillte pak dobi; burgjet, torturat dhe turrat e zjarrit ishin armët me të cilat këta manipulonin më së miri. Situata u ndryshua; atyre u dukej se gjendeshin buzë greminës të cilën e kishin përgatitur për Berkenin. Të hutuar dhe të tmerruar kishin kërkuar rrugëdalje nga kjo situatë.BZ 211.2

    “Pikërisht në këtë kohë, skaj një rruge ishte gjetur shtatorja e gjymtuar e Marisë. Në qytet kishte mbizotëruar shqetësim i madh. Shumë njerëz kishin vrapuar në atë vend për të shprehur protestën dhe pikëllimin e vet. Edhe vet mbreti kishte qenë shumë i prekur. Tani ishte ofruar rasti të cilin monahët mund ta shfrytëzonin dhe këtë nuk e lanë pa e shfrytëzuar. “Këto janë frytet e mësimeve të Berkenit”, — kishin bërtitur ata. “Kjo tradhti e luteristëve synon që të shkatërrojë çdo gjë: religjionin, ligjin dhe vet fronin.”BZ 211.3

    Berkeni u zu përsëri. Pasi që mbreti kishte udhëtuar nga Parisi monahët kishin mundur të punonin sipas dëshirës së tyre. Reformatori ishte marrë në pyetje dhe ishte gjykuar me vdekje ndërsa nga frika se mbreti përsëri do të ndërhynte për ta shpëtuar, aktgjykimi ishte ekzekutuar të njëjtën ditë kur ishte shqiptuar. Në mesditë Berkeni ishte nxjerrë në vendin e ekzekutimit. Një shumësi njerëzish ishin tubuar për të marrë pjesë në vrasjen e tij. Shumë njerëz me habi dhe me tmerr e konstatuan se viktima ishte zgjedhur ndërmjet njerëzve më fisnik dhe më autoritativ të Francës. Në shumë fytyra vërehej trishtimi, protesta, mllefi dhe urrejta ndaj këtij akti, mirëpo në asnjë fytyrë nuk ishte asnjë hije. Mendimet e martirit ishin shumë larg nga kjo skenë shqetësuese; ai ishte i vetëdijshëm vetëm për praninë e Zotit. Nuk i kushtonte kujdes karrocës së tmershme në të cilën qëndronte, as fytyrave të mërrolura e të stërkequra të persekutesëve të vet, as vdekjes së tmerrshme me të cilën ballafaqohej. Para tij gjendej Ai i cili është i gjallë dhe ka qenë i vdekur, i cili jeton gjithmonë dhe i cili i ka çelësat e varrit dhe të vdekjes.BZ 212.1

    Fytyra e Berkenit shndëriste me shkëlqim dhe paqe qiellore. Ai i kishte veshur rrobat më të bukura: “gunën nga kadifeja, jelekun nga atllasi dhe damasti ndërsa pantollonat nga pëlhura e praruar”.168D'Aubig- né, History of the Reformation in Europe in the Time of Calvin, knj. II, gl. 16. Ishte i gatshëm që besimin e tij ta dëshmonte në praninë e Mbretit mbi mbretërit dhe të tërë gjithësisë dhe për këtë arsye asnjë shenjë pikëllimi nuk kishte mundur t'ia mjegullonte gëzimin.BZ 212.2

    Kur funerali ngadalë lëvizte rrugëve përplot njerëz ata habiteshin nga qetësia dhe triumfi i gëzueshëm i shikimit dhe i qëndrimit të tij. “Ai duket si Ai i cili qëndron në tempull dhe mediton për çështjet e Shenjta”—thoshin ata.169Wylie, op. cit knj. XIII, gl. 9.BZ 212.3

    Në turrën e zjarrit Berkeni u përpoq t'ia thoshte disa fjalë popullit, por monahët duke u frikësuar nga pasojat filluan të ulurisnin kurse ushtarët aq shumë vringëlluan me armë sa që vringëllima e tyre e ngulfati zërin e martirit. Kështu në vitin 1529 Sorbona, autoriteti më i lartë kulturor dhe kishtar i Parisit iluminist “ia la popullit prej vitit 1793 një shembull të ulët duke i heshtur në vend të ekzekutimit fjalët e Shenjta të martirit duke vdekur.”170Op. cit, knj. XIII, gl. 9.BZ 212.4

    Berkeni ishte i mbytur dhe trupi i tij ishte djegur. Lajmi mbi vdekjen e tij kishte shkaktuar pikëllim të madh në mesin e miqëve te Reformacionit në tërë Francën. Por, shembulli i tij nuk ishte i kotë. “Edhe ne jemi të gatëshëm”, thonin dëshmitarët e së vërtetës, “me gëzim do të shkojmë në vdekje, duke e drejtuar shikimin e tyre në jetën e ardhëshme.”171D'Aubigné History of the Reformation in Europe in the Time of Calvin, knj. II, gl. 16.BZ 212.5

    Gjatë kohës së ndjekjes në Mou, mësuesve të fesë së reformuar iu ndalua e drejta për të predikuar kështu që u detyruan të largohen në vende tjera. Lefevri kishte shkuar në Gjermani. Fareli ishte kthyer në vendlindje në pjesën lindore të Francës; ai e predikonte Fjalën e Zotit në Gapu dhe në rrethinë ku e kishte kaluar fëmijërinë. Edhe këtu kishte arritur lajmi se çka kishte ndodhur në Mou dhe e vërteta të cilën kishte filluar ta predikonte reformatori me zell të zjarrtë i kishte gjetur dëgjuesit e vet. Mirëpo, pushteti i qytetit ishte ngritur për ta heshtur edhe Farelin dhe e kishte përzënë nga qyteti. Pasi që nuk kishte mundur më të punojë publikisht kishte udhëtuar nëpër fusha e katunde dhe e kishte predikuar Fjalën e Zotit nëpër shtëpi private dhe livadhe të largëta. Kur edhe këtu filloi të kërcënohej rreziku, vendstrehimin e gjeti nëpër pyje, shpella dhe kreshta të rrezikshme të cilat i njihte mirë që nga rinia. Zoti e përgatiste për sprova edhe më të mëdha. “Hallet, ndjekjet dhe kurthet satanike për të cilat që më parë ma kishin tërhequr vërejtjen nuk më mungonin”—kishte thënë ai—“vështirësitë ishin aq të mëdha sa që unë vetë nuk do të kisha mundur t'i përballoja; mirëpo Zoti është Ati im; Ai ma dha forcën e nevojshme dhe përsëri do të ma jep.”172D'Aubigné, History of Reformation of the Sixteenth Century, knj. XII, gl. 9.BZ 214.1

    Si dhe në ditët e apostujve ndjekjet i kontribuan “përparimit të ungjillit” (Filip. 1,12). Të ndjekur nga Parisi dhe Moa shkuan “ata të cilët u shpërndanë”—kudo—“duke predikuar Fjalën” (Veprat 8,4). Në këtë mënyrë kjo fjalë doli në shesh në shumë krahina të largëta të Francës.BZ 214.2

    Zoti i kishte përgatitur edhe punëtorët e tjerë për veprën e vet. Në një shkollë të Parisit gjendej një i ri serioz dhe i qetë me shpirt të fuqishëm dhe të depërtueshëm i cili dallohej si për nga pastërtia e jetës së vet, si për nga zelli i zjarrtë për të studjuar ashtu dhe për nga devotshmëria. Talenti dhe zelli e kishin bërë krenari të shkollës dhe të gjitnë kishin shpresuar se Zhan Kalvini do të bëhej njëri ndër mbrojtësit më të aftë dhe më të qëndrueshëm të kishës. Mirëpo rrezja e dritës hyjnore kishte depërtuar edhe nëpër muret e skolastikës dhe të bestytnive me të cilat ishte i rrethuar Kalvini. Ai me tmerr dëgjonte për shkencën e re duke mos dyshuar aspak se heretikët e kishin merituar zjarrin në të cilin ishin hudhur. Duke mos e ditur as vet se si, përnjëherë ishte ballafaquar sy më sy me “heretizmin” dhe ishte detyruar që ta analizonte fuqinë e teologjisë së papës për ta atakuar shkencën protestante.BZ 214.3

    I nipi i Kalvinit—i biri i motrës—i cili e kishte pranuar fenë e reformuar jetonte në Paris. Këta dy të afërm takoheshin shpesh dhe së bashku debatonin për çështjet të cilat e shqetësonin Krishterimin.BZ 215.1

    “Ekzistojnë dy religjione në botë”, ka thënë Olivetani, “Por vetëm njëri është i vërtetë. I rrejshëm është ai religjion të cilin njerëzit e kanë trilluar dhe sipas të cilit na shpëtojnë veprat tona personale; ndërsa, i vërtetë është ai religjion i cli është zbuluar në Bibël që na mëson se shpëtimi është dhuratë dhe mëshirë hyjnore ...”BZ 215.2

    “Nuk më nevojitet shkenca e jote e re”—kishte klithur Kalvini: “a mendon ti se unë gjatë tërë jetës kam jetuar në lajthitje?”173Wylie, op. cit, knj. XIII, gl. 7.BZ 215.3

    Mirëpo, në shpirtin e tij ishin zgjuar mendime të cilat nuk kishte mundur sipas vullnetit t'i shuante. Në vetminë e dhomës së tij kishte medituar për fjalët e nipit të vet. Përnjëherë ishte bërë i vetëdijshëm për natyrën e vet mëkatare. Ai e kishte parë veten pa ndërmjetësues në praninë e një Gjykatësi të Shenjt dhe të drejtë. Ndërmjetësimi i shenjtërve, veprat e mira, ceremonitë kishtare—të gjitha këto ishin të pafuqishme ta çlironin nga mëkatet. Para vetes ai shihte vetëm errësirën e vuajtjeve të amshueshme. Më kot mësuesit e tij përpiqeshin që ta kurajonin. Më kot kërkonte ngushëllim në rrëfime dhe në pendesa — asgjë nuk mund ta pajtonte shpirtin e tij me Zotin.BZ 215.4

    Deri sa Kalvini në këtë mënyrë e përjetonte luftën e vështirë të brendshme, një ditë rastësisht kishte arritur në sheshin publik ku tubohej populli për ta parë ndezjen e një heretiku. Ai u tmerrua me shprehjen e paqes dhe qetësisë në fytyrën e martirit. Në mundimet e kësaj vdekje të tmerrshme si dhe në gjykimin edhe më të tmerrshëm të kishës—martiri shprehte besim dhe guxim ndërsa ky si student i ri me dhimbje i krahasonte me vuajtjen dhe errësirën e vet edhe pse në mënyrë më të përpikët e përcillte kishën. Ai e dinte se heretikët e mbështesin besimin e tyre në Bibël dhe vendosi që ta studionte me qëllim që mundësisht ta zbulonte sekretin e gëzimit të tyre.BZ 215.5

    Në Bibël Kalvini i gjeti Shpëtimtarit. “O At” kishte klithuar ai — “viktima e tij e ka qetësuar mllefin tënd; gjaku yt i tij i ka pastruar mëkatet e mija; sakrifica e tij e ka bartur mallkimin tim, kurse vdekja e tij ma ka sjellur arsyetimin. Ne kemi trilluar shumë marrëzira të panevojshme, mirëpo Ti para meje e ke vënë Fjalën tënde si flakadan. E ke prekur zemrën time për ta urrejtur çdo meritë tjetër përveç meritës Tënde të Shpëtimtaril.”174Martyn, op. cit, vol. III, gl. 13.BZ 215.6

    Kalvini përgatitej për profesionin e klerikut. Kur i kishte mbushur 12 vjet ishte emruar kapelan në një kishë të vogël dhe në bazë të rregullave kishtare peshkopi solemnisht ia kishte qethur kokën. Nuk ishte emëruar dhe nuk e ushtronte detyrën e klerikut por megjithatë ishte bërë anëtar i klerikëve dhe e bartëte titullin e shërbesës së vet për të cilën e merrte rrogën.BZ 216.1

    Pasi që e ndjente se kurr nuk do të mundte të bëhej klerik, një kohë iu përkushtua studimit të drejtësisë, mirëpo më në fund hoqi dorë edhe prej kësaj pune dhe vendosi plotësisht t'i përkushtohej Ungjillit. Megjithatë luhatej për t'u bërë predikues. Ai për nga natyra ishte i frikshëm prandaj përgjegjësia e madhe e pozitës së tillë e shqetësonte shumë. Për këtë arsye vendosi që t'i vazhdonte studimet. Më në fund i pranoi lutjet e miqve të tij. “Është mrekulli”—kishte thënë ai—“kur një qenies së tillë me aq prejardhje të ulët i jepet nder aq i madh.”175Wylie, op. cit, knj. XIII, gl. 9.BZ 216.2

    Kalvini i qetë e kishte filluar veprën dhe fjalët e tij u bënë si vesa që bie për ta freskuar tokën. Ai e kishte lënë Parisin dhe ishte vendosur në një qytet provincial nën mbrojtjen e princeshës Margareta e cila nga dashuria ndaj Ungjillit ua kishte ofruar mbrojtjen atyre që e pranonin Ungjillin. Kalvini ishte ende djalosh i ri; ishte modest dhe shumë i sjellshëm. Punën me njerëzit e filloi nëpër shtëpitë e tyre. I rrethuar nga anëtarët e familjes, ua lexonte Shkrimin Shenjt dhe ua interepretonte të vërtetat e shpëtimit. Ata që e dëgjonin lajmin e shpëtimit ia transmetonin edhe të tjerëve, kështu që Ungjilli së shpejti u përhap nga qyteti i madh në vendet dhe fshatrat përreth. Kalvini mund të hynte si nëpër oborre ashtu edhe nëpër kasolle; ai me guxim ia hapte rrugën Ungjillit duke vendosur themelin e kishave nga të cilat dilnin dëshmitarët e pathyeshëm të së vërtetës.BZ 216.3

    Pas disa muajsh, përsëri shkoi në Paris. Në qarqet e njerëzve të dijshëm dhe të arsimuar mbretëroi një shqetësim i madh. Mësimi i gjuhëve antike njerëzit i kishte afruar me Biblën dhe shumë prej tyre zemrat e të cilëve ende nuk ishin prekur me të vërtetat e saj i studionin me zell e bile edhe vet luftonin kundër mbrojtësve të papatit. Edhe pse Kalvini në fushën e debateve teologjike ishte luftëtar i mirë ai e kishte një detyrë më të lartë se teologët zhurmaxhinjë. Zemrat e njerëzve ishin zgjuar dhe tani kishte ardhur koha që t'u zbulohej e vërteta. Deri sa sallat e universiteteve jehonin nga bërtimat e debateve teologjike, Kalvini shkonte nga shtëpia në shtëpi, ia hapte popullit Biblën dhe i fliste për Krishtin e kryqëzuar.BZ 216.4

    Falë Providencës së Mëshirës Hyjnore, Parisi ishte dashur ta dëgjonte edhe thirrjen e dytë për ta pranuar Ungjillin. Ai e kishte hedhur thirrjen e Lefevrit dhe të Farelit por megjithatë ishte e caktuar që në këtë qytet të madh të gjitha shtresat ta dëgjonin lajmin e Ungjillit. Mbreti për arsye politike nuk kishte qëndruar plotësisht në anën e Romës në luftë kundër Reformacionit. Margareta edhe më tutje shpresonte se protestantizmi në Francë do të fitonte. Ajo kishte vendosur që në Paris të predikohej feja e reformuar. Gjatë kohës së mungesës së mbretit i kishte urdhëruar një predikuesi protestant që të predikonte në kishat e qytetit. Kur e ndaluan këtë prijësit e lartë të papës, atëherë princesha e hapi oborrin. Një dhomë ishte rregulluar si kapelë; u shpall se çdo ditë në kohën e caktuar do të mbahej predikimi në të cilin ftoheshin njerëzit e të gjitha shtresave. Shumë njerëz vinin në predikime. Jo vetëm kapela por edhe paradhoma dhe hapësirat përreth mbusheshin me popull. Mijëra njerëz tuboheshin çdo ditë në shërbesën e Zotit: shtetarët fisnik, avokatët, tregtarët dhe zejtarët. Në vend që këto tubime t'i ndalonte, mbreti e kishte caktuar që të hapeshin dy kisha për predikime. Kurrë më parë qyteti nuk kishte qenë aq shumë i motivuar dhe i lëvizur nga Fjala e Zotit. Dukej se nga qielli kishte fryer në popull fryma e jetës. Maturia, pastërtia, rregulli dhe zelli i zëvendësuan dehjen me alkool, veset, zënkat dhe dembelinë.BZ 217.1

    Mirëpo klerikalizmi nuk qëndroi duar kryq. Mbreti edhe më tutje hezitonte ta ndalonte predikimin, prandaj ata u vërsulen mbi popullin. I përdorën të gjtiha mjetet për të shkaktuar frikë, paragjykime dhe fanatizëm te të padijshmit dhe bestytët. Duke iu nënshtruar në mënyrë të verbër mësimeve të rrejshme, Parisi si dikur Jerusalemi antik nuk e shquajti kohën e ngritjes së vet dhe as atë që i shërbente qetësisë së vet. Gjatë dy viteve sa Fjala e Zotit predikohej në kryeqytet, shumë njerëz e pranuan ungjillin, por më shumë e refuzuan. Mbreti Fransoa I, për qëllime presonale politike shprehu një farë tolerance fetare, mirëpo më vonë ithtarët e papës megjithatë dominuan. Kishat përsëri u mbyllën kurse turrët e drurëve për ndezje u përgatitën përsëri.BZ 217.2

    Kalvini ende gjendej në Paris duke u përgatitur përmes studimit, meditimit dhe lutjeve për punën e vet të ardhshme dhe në të njëjtën kohë vazhdoi ta përhapte dritën. Më në fund u bë i dyshimt dhe pushteti vendosi që ta ndezte në turrën e drurëve. Duke e konsideruar veten të sigurt në sjelljet e tija, as që mendonte për rrezikun kur papritur në dhomën e tyre kishin hyrë miqt me lajmin se që tani ishin dërguar gardianët për ta burgosur. Në momentin e njëjtë u dëgjuan krismat në dyert e jashtme të hyrjes. Më nuk bënte të luhatej. Disa nga miqt e tij i mbajtën rojet në dyer ndërsa të tjerët e ndihmuan reformatorin që të lëshohej nëpër dritare. Mandej së shpejti u nisë drejt periferisë ku e gjeti vendstrehimin në kasollën e një punëtori i cili ishte mik i reformacionit. Kalvini aty u bë tebdil me rrobat e të zotit të shtëpisë dhe me shatë në krah vazhdoi më tutje. Udhëtoi për në jug ku përsëri gjeti vendstrehim në rajonin e priceshës Margareta.BZ 217.3

    Aty qëndroi disa muaj nën mbrojtjen e sigurt të miqve të tij të fuqishëm duke u marrë si dhe më parë me studime. Mirëpo zemra e tij gjakonte ta përhapte Ungjillin në Francë; prandaj nuk mund të qëndronte për kohë të gjatë pasiv. Posa u qetësua stuhia ai e kërkoi një fushë të re të punës në Poatje, ku gjendej universiteti dhe ku shkenca e re akseptohej mirë. Njerëzit nga të gjitha shtresat me gëzim e dëgjonin Ungjillin. Pasi që nuk kishte sallë publike në të cilën do të predikonte, Kalvini e përhapte Fjalën e Zotit në shtëpinë e kryetarit të bashkisë së qytetit, në banesën e vet private apo në ndonjë park. Kur numri i dëgjuesve rritej ata konsideronin se ishte më i sigurtë të takoheshin jashtë qytetit. Për vend të tubimit u zgjodh një shpellë në një kanjon të ngushtë dhe të thellë malor të mbuluar me lisa dhe me kreshta të pjerrta të cilat vetminë e bënin edhe më të plotë. Grupet e vogla, duke e braktisur qytetin nëpër rrugë të ndryshme shkonin atje pa u vërejtur. Në atë vend të izoluar lexohej dhe shpjegohej Bibla. Këtu protestantët e Francës për herë të parë e kremtuan darkën e Zotëriut. Nga kjo kishë e vogël më vonë dolën shumë përhapës besnik të Ungjillit.BZ 218.1

    Kalvini edhe një herë u kthye në Paris. As tani nuk mund të mos shpresonte se e tërë Franca si komb do ta pranonte reformacionin. Në punën e tij gati kudo i kishte dyert e hapura. Ta predikoshë ungjillin atëherë don të thoshte të shkosh drejt në turrë të zjarrit. Prandaj këto rrethana e shtynë të vendoste që të shkonte në Gjermani. Posa e kaloi kufirin, në Francë përsëri shpërtheu persekutimi i protestantëve. Po të kishte qëndruar më gjatë në atdheun e vet me siguri se do të ishte ballafaquar me shkatërrimin e tij të plotë.BZ 218.2

    Ja se çka kishte ndodhur. Refomratorët Françez, duke dëshiruar sinqerisht ta shihnin se vendi i tyre po ecte paralelisht me Gjermaninë dhe Zvicrën kishin vendosur që kundër zakoneve bestyte të Romës ta zhivllonin luftën vendimtare e cila do ta trondiste tërë popullin. Për këtë qëllim një natë kishin ngjitur pllakate me të cilat e sulmonin meshën. Mirëpo në vend që ta përparonte reformacionin, ky hap i guximshëm por i llogaritur keq ua kishte sjellë shkatërrimin jo vetëm autorëve të tij por edhe miqve të fesë së reformuar në tërë Francën. Ky hap ua kishte ofruar njerëzve të Romës atë që e kishin dëshiruar shumë kohë: pretekstin për ta kërkuar shkatërrimin e plotë të heretikëve si rebelë të rrezikshëm kundër sigurisë së fronit dhe qetësisë së kombit.BZ 219.1

    Një dorë e panjohur—e ndonjë miku naiv apo e ndonjë armiku dinak gjë që mbeti sekret—e kishte ngjitur një pllakat në dyert e dhomës private të mbretit. Mbreti ishte tmerruar. Në këtë pllakat pa mëshirë sulmoheshin zakonet bestyte të cilat ishin rrespektuar me shekuj. Guximi i pashembullt i cili kishte bërë akuza aq të hapta dhe të tmerrshme para syve të mbretit e kishte shkaktuar mllefin e tij. Ai kishte qëndruar disa çaste i tmerruar para pllakatit duke u dridhur dhe duke heshtur. Atëherë mllefi i tij kishte shpërthyer me fjalët e tmerrshme: ‘le të arrestohen të gjithë ata që janë të dyshuar se janë luterist. Dua t'i zhduk!”176D'Aubigné History of the Reformation in Europe the Time of Calvin, knj. IV, gl. 10. Vendimi ishte marrë: mbreti ishte përcaktuar për anën e Romës.BZ 219.2

    Mandej, menjëherë u ndërmorën të gjitha masat që të burgosej çdo luterist në Paris. Një zejtar i mjerë, ithtar i reformacionit i cili e kishte pasur për detyrë t'i ftonte besimtarët në mbledhjet e tyre të fshehta ishte arrestuar dhe me kërcënim të vdekjes së pashmangëshme në turrë i kishin urdhëruar që ta çonte të dërguarin e papës në shtëpinë e çdo protestanti në qytet. Ai në momentin e parë me averzion refuzoi ta bënte këtë, mirëpo i shtrënguar nga frika prej zjarrit pranoi t'i tradhëtonte vëllezërit e vet. Gjakësori i mbretit—Morini—i përcjellur nga tradhëtari para të cilit bartej nafora, i rrethuar nga përcjellja e klerikëve, me bartësit e timjanit, me murgë dhe ushtarë kalonte ngadalë dhe duke heshtur nëpër rrugë e qytetit. Defilimi duhej të dukej se ishte i organizuar për nderë të “sakramenteve të shenjta” si dhe për pastrim për shkak të fyerjeve që protestantët ia kishin shkaktuar meshës; mirëpo prapa kësaj pamje solemne fshihej qëllimi satanist. Posa arrinte pranë shtëpisë së ndonjë protestanit tradhëtari jepte shenjë duke mos e thënë asnjë fjalë. Atëherë marshi ndalej; njerëzit hynin në shtëpi, i nxjermin njerëzit përjashta, i lidhnin në zinxhirë dhe funerali i tmerrit vazhdonte më tutje për t'i kërkuar viktimat e reja. “Nuk e kurseu asnjë shtëpi, as të madhe as të vogël, as Universitetin e Parisit ... para Morinit u drodhë i tërë qyteti ... kjo qe koha e terrorit të tmerrshëm.”177Ibid, knj. IV, gl. 10.BZ 219.3

    Viktimat vdisnin në mundimet më të tmerrshme; kjo për arsye se ishte dhënë urdhëri që zjarri të ndezej ngadalë me qëllim që mynxyrat e tyre të vdekjes të ishin sa më të gjata. Mirëpo ata vdisnin si ngadhnjimtarë. Vensosshmëria e tyre ishte e pathyeshme ndërsa qetësia e tyre e paprishur. Ndjekësit dhe persekutuesit të pafuqishëm për ta luhatur forcën e tyre të pathyeshme e ndjenin veten të mposhtur. Turrët e drurëve ishin ngritur në të gjitha pjesët e Parisit ndërsa ndezja e viktimave bëhej në ditë e ndryshme me qëllim që duke i vazhduar torturat të shkaktohej paniku te heretikët. Mirëpo fitorja në fund prap ishte në anën e Ungjillit. I tërë Parisi kishte mundur ta shihte se çfarë njerëzish kishte krijuar feja e re. Nuk ka vend predikimi i cili do të mund të ishte aq i qartë si turrët e zjarrit për martirët! Gëzimi i heshtur i cili i kaplonte fytyrat e këtyre njerëzve kur shkonin në vdekje, guximi i tyre në mes të flakës, falja e tyre e mëshirshme e fyerjeve shpeshherë e shndërronin mllefin në mëshirë, urrejtjen në dashuri dhe me qartësi të paparë dëshmonin në favor të ungjillit.”178Wylie, op. cit, knj. 13, gl. 20.BZ 220.1

    Klërikët duke dëshiruar ta nxisnin mllefin e popullit përhapnin për protestantët akuza më të tmershme. I akuzonin se janë duke e përgatitur plojën e katolikëve, rrëzimin e qeverisë dhe vrasjen e mbretit. Mirëpo në favor të këtij pohimi nuk mund ta gjenin asnjë dëshmi. Këto profetizime për fatkeqësinë e ardhshme duhej të plotësoheshin por në rrethana krejtësisht tjera dhe për shkaqe krejtësisht të kundërta. Tmerret të cilat i bënin katolikët ndaj protestantëve të pafajshëm thirrnin për hakmarrje dhe në shekujt e mëvonshëm ia sollën pikërisht atë fat të cilin me profetizimet e tyre i kërcënoheshin mbretit, qeverisë dhe shtetasve të tij. Shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe të mëvonshme qenë pikërisht heretikët dhe vet ithtarët e papës. Jo forcimi por shtypja e protestantizmit Francës pas tre shekujve ia solli atë katastrofë të tmerrshme.BZ 220.2

    Tmerri dhe dyshimet i kapluan të gjitha shtresat shoqërore. Për shkak të shqetësimit të përgjithshëm u bë e qartë se sa rrënjë të thella kishte zënë shkenca e Luterit në zemrat e njerëzve të cilët tipizoheshin për nga edukata, ndikimi dhe karakteri i pathyeshëm i tyre. Pozitat e besueshme dhe nderimet papritur mbetën të zbrazëta. Zejtarët, punëtorët grafikë, shkencëtarët dhe profesorët e universitetit, shkrimtarët e bile edhe vetë nëpunësit e oborrit u zhdukën. Qindra sish u arratisën nga Parisi duke e braktisur me vullnet atdheun e tyre, në ç' mënyrë në shumë raste për herë të parë lanë të kuptohej se i përkisnin fesë së reformuar. Itharët e papës të befasuar trishtoheshin edhe pranë mendimit se aq shumë heretikë të pazbuluar kishin jetuar në mjedisin e tyre. Mllefin e tyre e shkarkonin në shumë viktima modeste që ishin nën pushtetin e tyre. Burgjet ishin përplotë dhe dukej se edhe qielli ishte errësuar nga tymi i turrëve të drurëve që ndezeshin për përhapësit e Ungjillit.BZ 221.1

    Fransoa I lavdërohej se ishte njëri ndër prijësit e lëvizjes së madhe të renesansës, rilindjes kulturore e cila e shënonte fillimin e shekullit XVI. Ai kishte dëshirë që në oborrin e tij t'i tubonte njerëzit e ditur nga të gjitha vendet. Toleranca ndaj reformacionit deri diku mund t'i përshkruhej dashurisë së tij ndaj shkencës dhe urrejtjes ndaj injorancës dhe të bestytnisë së monahëve. Mirëpo i preokupuar në mënyrë të zjarrët për ta shkatërruar heretizmin, ky mbrojtës i shkencës e kishte lëshuar një dekret me të cilin e kishte suprimuar lirinë e shtypit në tërë Francën. Fransoa I është njëri ndër shumë shembujt historik që dëshmojnë se i arsimuari edhe nuk është mbrojtje kundër intolerancës fetare dhe kundër persekutimeve. Me një ceremoni solemne dhe publike, Franca e kishte filluar ndjekjen dhe shkatërrimin e plotë të protestantizmit. Klerikët kërkonin që fyerja që i ishte bërë qiellit me refuzimin e meshës patjetër të lahej me gjak dhe se mbreti në interes të popullit të tij patjetër duhej ta lejonte këtë vepër barbare.BZ 221.2

    Data 21 janar 1535 qe caktuar për këtë ceremoni të tmerrshme. Për këtë qëllim u nxitën frika bestyte dhe urrejtja e verbër e tërë popullit. Rrugët e Parisit ishin përplot njerëz që kishin ardhur nga tërë rrethina. Dita duhej të fillonte me një procesion madhështor dhe të shkëlqyeshëm. “Shtëpitë skaj të cilave duhej të kalonte procesioni qenë stolisur me flamuj të zinjë ndërsa aty këtu ishin ngritur edhe altaret”. Para secilës derë ndizeshin flakadanët për nder të “sakramentit të shenjt.” Qysh para agimit ishte formuar marshi funebër para oborrit mbretëror. “Në krye të procesionit valviteshin flamujt dhe kryqet e krahinave të caktuara. Pas tyre shkonin qytetarët në rresht nga dy me flakadanë të ndezur në duar.” Më pas shkonin katër rende monahësh secili me veshje të posaçme. Mandej vinte koleksioni i madh i relikteve të njohura. Pas tyre vinin kalëruar prijësit e lartë kishtarë me mantelat e tyre të purpurta të stolisuara me gurë të çmueshëm—procesioni funebër i shkëlqyeshëm dhe madhështor!BZ 221.3

    “Naforën e barte peshkopi i Parisit me një baldakinë madhështore të cilën e mbanin katër princër të Francës ... prapa naforës shkonte mbreti ... Fransoa I atë ditë nuk i mbante as kurorën e as rrobat mbretërore. “Kryeshtruar me shikim të drejtuar poshtë, me qiririn e ndezur në dorë”, mbreti i Francës paraqitej si “pendestar”.179Ibid, knj. XIII, gl. 21. Para çdo altari përkulej me devotshmëri jo për shkak të mëkateve që e kishin kapluar shpirtin e tij, jo për shkak të gjakut të pafajshëm që i përlyente duart e tij, por për shkak të mëkatit vdekatar të shtetasëve të vet të cilët kishin marrë guximin të ngriteshin kundër meshës. Pas tij shkonte mbretëresha e mandej prijësit e lartë shtetëror, gjithashtu nga dy në radhë dhe secili me qiririn e ndezur të dylltë.BZ 222.1

    Si pjesë të shërbesës së kësaj dite, vetë mbreti e mbajti një fjalim në sallën e madhe të pallatit të peshkopatit para nëpunëve të lartë të mbretërisë së tij. Ai para tyre foli me fytyrë të pikëlluar dhe me një oratori prekëse e vajtoi “bastardimin e njerëzve blasfemist, ditën e pikëllimit dhe të turpit” e cila kishte ardhur. Më tutje e ftoi çdo shtetas lojal të ndihmonte për ta çrrënjosur heretizmin e rrezikshëm dhe të dëmshëm që kanosej për ta shkatërruar Francën. “Si ç‘është e vërtetë zotërinjë se unë jam mbreti juaj”—tha ai—“ashtu sikur ta dija se njëra nga gjymtyrët e mija është e infektuar me këtë kalbësirë të ndotur do t'ua jepja që ta prenin ... bile edhe më shumë: sikur ta shihja njërin prej fëmijëve të mij të infektuar me këtë nuk do ta kisha kursyer ... unë vet do t'ia kisha dorëzuar dhe sakrifikuar Zotit.” Lotët e heshtën zërin e tij ndërsa i tërë tubimi ia filloi vajit dhe njëzërit klithi: “do të jetojmë dhe do të vdesim për religjionin katolik!”180D'Aubigné, op. cit, knj. IV, gl. 12. BZ 222.2

    Errësira e tmerrshme u lëshua mbi popullin i cili po e flakte të vërtetën. Mëshira hyjnore, burimi i shpëtimit për të gjithë njerëzit u zbulua; mirëpo, Franca pasi që e pa forcën dhe ndikimin e saj bekues, pasi që mijëra njerëz u pushtuan nga bukuria e saj hyjnore, pasi që qytetet dhe katundet shkëlqyen nga drita e saj, e refuzoi të vërtetën, sepse banorët e saj më tepër e deshtën errësirën se sa dritën. E refuzuan dhuratën hyjnore e cila iu ofrua. Të keqen e morën për të mirë, kurse të mirën për të keqe deri sa su bënë viktima të vetmashtrimit kokëfortë. Më kot konsideronin se Zotit po i bëjnë shërbim duke e persekutuar popullin e tij; sinqeriteti i tyre nuk e zvogëloi fajësinë e tyre. Ata pa vetëdije e refuzuan dritën e cila ka mundur t'i mbronte nga mashtrimi dhe shpirtërat e tyre nga gjaku.BZ 222.3

    Në katedralën e madhe Notre—Dame u bë betimi solemn se heretizmi do të çrrënjosej. Po aty, diç më pak se tre shekuj më vonë populli i cili e kishte harruar emrin e Zotit e kishte ngritur në fron “Perendeshën e arsyes.” Përsëri ishte formuar marshi funebër dhe përfaqësuesit e Francës e kishin filluar veprën për të cilën ishin betuar se do ta sendërtonin. “Në distanca të shkurtëra ishin gritur turrët e drurëve për ndezjen e heretikëve. Ishte rregulluar ashtu që disa turrë të ndizeshin kur të kalonte mbreti, në mënyrë që ky të ishte dëshmitar i ekzekutimeve.”181Wylie, op. cit, knj. XIII, gl. 21. Detajet e torturave të pësuara të këtyre deshmitarëve të Krishtit janë tepër rrënqethse që të mund t'i theksonim, mirëpo viktimat megjithatë nuk manifestonin kurrfarë luhatje. Kur ishin vërsulur në një besimtar që të mohohej ai ishte përgjigjur: “besoj vetëm në atë që dikur e kanë predikuar profetët dhe apostujt dhe në atë që kanë besuar bashkësitë e të shenjtërve. Besimi im mbështet në Zotin dhe do t'u kundërvihet të gjitha forcave të ferrit.”182D'Aubigné, op. cit, knj. IV, gl. 12.BZ 223.1

    Kështu marshi ndalej nga një vend i tortuarave në vendin tjetër. Duke u kthyer në pikënisje afër pallatit të mbretit, populli u shpërnda ndërsa mbreti dhe peshkopët u tërhoqën të kënaqur me ngjarjet e ditës. U vendos që vepra e filluar të vazhdohet deri në asgjësimin e heretizmit.BZ 223.2

    Ungjillin e paqjes të cilin e refuzoi Franca duhej të çrrënjosej mirëpo çfarë do të ishin pasojat! Më 21 janar 1793, dyqind e pesëdhjet e tetë vjet nga dita kur Franca e kishte shpallur vendimin për shkatërrimin e protestantëve, rrugëve të Parisit vinte një marsh tjetër funebër, me karakter plotësisht tjetër. “Përsëri mbreti ishte personaliteti kryesor; përsëri dëgjohej ulurima e popullit i cili kërkonte viktima të reja; përsëri ngriteshin vendekzekutime të tjera për persekutime të tmerrshme. Mbreti Luigji XVI më kot u përpoq të shkëputej nga guardianët dhe gjakësorët e tij por u soll para gijotinës dhe aty u mbajt me fuqi deri sa sëpata nuk ia këputi kokën e cila u rrokullis nëpër tokë.”183Wylie, op. cit, knj. XIII, gl. 21. Mbreti i Frances nuk qe viktima e vetme; jo larg nga ky vend u ekzekutuan afro dymijë e tetëqind burra dhe gra gjatë ditëve të përgjakshme të krimeve të tmerrshme.BZ 223.3

    Reformacioni e kishte zbuluar Biblën e Shenjt; ai kishte theksuar Ligjin e Zotit duke shpallur se ende vlenin kërkesat dhe të drejtat e tija për ndërgjegjen njerëzore. Dashuria e madhe ua zbulonte njerëzve dekretet dhe parimet qiellore. Zoti ka thënë: “Ti mbani e t'i veni në zbatim. Kjo do t'ju bëjë të dijshëm dhe të urtë në sytë e popujve kur t'i kenë ndëgjuar të gjitha këto urdhërime do të thonë: Ja një popull i dijshëm e i kuptueshëm! Ky qenka popull madhor.” (Ligji Përtrirë 4,6) Duke e refuzuar dhuratën qiellore, Franca e kishte mbjellur farën e anarkisë dhe të shaktërrimit gjë që në mënyrë të pashmangshme kishte shpënë në revolucion dhe dhunë.BZ 224.1

    Shumë kohë para ndjekjes së shkaktuar nga pllakatat, Fareli i guximshën dhe i zjarrtë ishte detyruar ta braktiste atdheun e tij. Ai kishte shkuar në Zvicër ku me tërë forcën i kishte ndihmuar Cvinglit që reformacionit të ngadhnjente. Këtu i kishte kaluar vitet e fundit por megjithatë kishte ushtruar ndikim të dukshëm në reformacionin Françez. Gjatë viteve të para të jetës së tij në ekzil në veçanti përpiqej për ta përhapur Ungjillin në vendlindjen e tij. Shumë kohë kishte kaluar duke predikuar Ungjillin ndër vendasit në afërsi të kufirit, prej nga me kujdes të jashtëzakonshëm e përcillte luftën që zhvillohej në vendlindjen e tij duke u ndihmuar njerëzve me fjalët e kurajimit dhe me këshilla. Falë përpjekjeve dhe angazhimeve të tija dhe të të dëbuarëve të tjerë, shkrimet e reformatorëve gjermanë u përkthyen në gjuhën frenge dhe së bashku me Biblën në frengjisht u botuan në një numër të madh. Librat iu dhanë kolporterëve me çmime më të ulëta se çmimi i shitjes ndërsa fitimi u jepej kolporterëve të cilët jetonin prej kësaj, kështu që ata mund ta vazhdonin punën pa ndërprerje.BZ 224.2

    Fareli e kishte filluar punën në Zvicër si mësues modest. Duke u tërhequr në një rajon modest ai iu përkushtua edukimit të fëmijëve. Përveç lëndëve të rëndomta me kujdes i inkorporoi edhe të vërtetat Biblike duke shpresuar se kështu përmes fëmijëve do t'i përfitonte edhe prindërit. Dhe, vërtetë disa filluan të besonin, mirëpo klerikët u përzien me qëllim që ta pengonin veprën dhe i nxitën katundarët bestytë për t'iu kundërvën. “Ky nuk mund të jetë Ungjilli i Krishtit” — thoshte kleriku—“sepse predikimi i tij nuk sjellë paqe por luftë.”184Ibid, knj. XIV, gl. 3. Si edhe nxënësit e parë të Krishtit kur qe dëbuar nga një qytet, Fareli iku në qytetin tjetër. Udhëtoi këmbë nga një katund në tjetrin nga një qytet në tjetrin duke i përballuar skamjes, urisë, dimrit, lodhjes dhe jeta e tij gjithnjë ishte në rrezik. Ai predikonte nëpër sheshe, nëpër kisha e ndonjëherë edhe nga salla e predikimit të katedraleve. Shpeshherë e gjente kishën pa dëgjues; ndonjëherë predikimet e tija ndërpreheshin nga bërtimat dhe përqeshjet; shpeshherë me dhunë e nxirrnin nga salla e predikimit. Disa herë grumbulli i njerëzve e zuri dhe e rrahu gati deri në vdekje. Megjithatë ai ecte përpara. Edhe pse shpeshher nxirrej nga lufta, megjithatë me një qëndrueshmëri të pathyeshme përsëri kthehej në të; mandej e pa se si qytetet dhe katundet që deri atëherë ishin kështjellat e papatit, njëri pas tjetri ia hapnin dyert Ungjillit. Krahina e vogël në të cilën ky punonte në fillim, së shpejti e pranoi fenë e reformuar. Qytetet Mora dhe Nojshatel i braktisën zakonet katolike romake dhe i hoqën pikturat e idhujtarisë nga kishat e tyre.BZ 224.3

    Fareli shumë kohë kishte dëshiruar që në Gjenevë ta ngriste flamurin e protestantëve. Sikur ky qytet të përfitohej, do të bëhej qendër e përshtatëshme për reformacion në Francë, në Zvicër dhe Itali. Me këtë qëllim e vazhdoi punën deri sa nuk i përfitoi shumë qytete dhe katunde përreth. Më vonë u kthye në Gjenevë në përcjellje të njërit nga bashkëpunëtorët e vet. Atij iu lejua që t'i mbante vetëm dy ligjërata. Klerikët përpiqeshin që t'i bindnin autoritetet civile për ta gjykuar; kur nuk ia dolën në këtë drejtim e ftuan para Këshillit kishtar në të cilin kishin ardhur me armë të fshehura nën rrobat e tyre, të vendosur që ta vrisnin. Para sallës ishte tubuar një grumbull i njerëzve të tërbuar, të armatosur me shpata e dajakë të gatshëm për ta vrarë në qoftë se do të ikte nga kuvendi. Mirëpo në saje të pranisë së autoriteteve civile dhe një njësiti të ushtrisë së armatosur Fareli shpëtoi. Në mëngjesin e së nesërmes herët në agim u larguan me shokun e tij përtej liqenit në një vend të sigurt. Kështu përfundoi përpjekja e tij e parë për t'ia shpallur Ungjillin Gjenevës.BZ 225.1

    Për përpjekjen e dytë ai e kishte zgjedhur një mjet më modest — ky ishte një djalosh i ri me pamje aq modeste sa që e pranonin me ftohtësi bile edhe miqët e ashtuquajtur të reformacionit. Mirëpo çka mund të bënte një njeri aq i papërvojë kur edhe vet Fareli ishte i refuzuar? Si mund t'i përballonte stuhisë njeriu i cili kishte aq pak guxim dhe përvojë kur edhe më i fuqishmi dhe më i guximshmi ishte detyruar të arratisej? “Jo me ushtri as me fuqi por me shpirtin tim thotë Zoti i ushtrive.” (Zakariu 4,6) “Por Zoti, zgjodhi të marrët në sy të botës për t'i turpëruar të mençurit dhe të dobëtit; në sy të botës i zgjodhi Zoti për t'i turpëruar të fortit; sepse, çka në Hyun duket marri është më dijshme se njerëzit e çka në Zotin duket dobësi është më e fuqishme se njerëzit.” (1 Korintasve 1,27.25)BZ 225.2

    Fromeni—kështu quhej djaloshi—e filloi veprën e tij si mësues. Të vërtetat me të cilat i mësonte fëmijët në shkollë ata i përsërisnin në shtëpi. Së shpejti edhe prindërit filluanin të vinin për t'i dëgjuar shpjegimet e Biblës ndërsa salla e shkollës mbushej me dëgjuesë të kujdesshëm. Në një numër të madh ekzemplarësh shpërndaheshin Besëlidhja e Re dhe traktatet të cilat i lexonin shumë njerëz të cilët nuk e merrnin guximin që të vinin publiksiht për ta dëgjuar shkencën e re. Së shpejti ky predikues i ri gjithashtu u detyrua të arratisej; mirëpo të vërtetat që i kishte predikuar kishin zënë rrënjë të thella në zemrat e njerëzve. Reformacioni e kishte krijuar bazën, kishte filluar të forcohej dhe të përhapej. Predikuesit ktheheshin dhe më në fund, me punën e tyre në Gjenevë u aplikua shërbesa protestante e Zotit.BZ 226.1

    Qyteti tani më ishte deklaruar për reformacionin kur Kalvini pas rrugëtimeve dhe vështirësive të ndryshme kishte hyrë nëpër dyert e tij. Duke u kthyer nga vizita e fundit në vendlindjen e tij kishte qenë në rrugën për Bazel që atje t'i vazhdonte studimet e tija; mirëpo pasi që rruga ishte pushtuar nga ushtria e Karlit V ai ishte detyruar të shkonte rrugës së tërthortë përmes Gjenevës.BZ 226.2

    Në atë vizitë të Kalvinit Gjenevës, Fareli e kishte parë dorën e Zotit. Edhe pse Gjeneva e kishte pranuar fenë e reformuar, aty megjithatë duhej të bëhej punë e madhe. Shpirtërat i drejtoheshin Zotit si individë por jo edhe kisha të tëra kolektive; vepra e rilindjes duhet të kryhet në zemër dhe në ndërgjegje me fuqinë e Shpirtit Shenjt e jo me dekretet e kuvendit. Gjenevasit që e kishin refuzuar autoritetin e Romës ende nuk ishin aq të gatshëm për t'i flakur veset që kishin lulëzuar në gjirin e saj. Nuk ishte e lehtë puna për t'i vendosur parimet e pastërta të Ungjillit dhe populli të përgatitej që me dinjitet ta plotësonte detyrën në të cilën sipas të gjitha gjasave e thërriste Providenca.BZ 226.3

    Fareli ishte i binduar se te Kalvini e gjente ate që duhej të ishte bashkëpunëtor në këtë vepër. Në emër të Zotit e përbetoi në mënyrë solemne përhapësin e ri të Ungjillit që të qëndronte këtu dhe të bashkëpunonte me të. Kalvini i frikësuar luhatej. Për nga natyra frikacak dhe paqësor ai hezitonte të ballafaqohej me qytetarët e guximshëm të pavarur bile edhe atakues të Gjenevës. Shëndeti i tij i brishtë dhe shprehitë për studime e shtynin të kërkonte një jetë të tërhequr. Duke besuar se me penën e vet do të mund t'i shërbente më së miri reformacionit, Kalvini digjej nga dëshira që ta gjente një vend të qetë për studime, prej nga përmes shtypit do të ushtronte ndikim dhe do t'i ndërtonte kishat. Mirëpo, ftesa solemne e Farelit i erdhi si një thirrje nga qielli dhe ai nuk pati guxim që të mos e pranonte. Iu kishte dukur—kishte thënë ai—se po i shtrihej dora e Zotit nga qielli “dhe se e kishte kapur dhe e kishte vendosur në vendin të cilin me aq padurim kishte dashur që t' braktiste.”185D'Aubigné, op. cit, knj. IX, gl. 17.BZ 226.4

    Në atë kohë pjesës protestante i kërcënoheshin rreziqe të mëdha. Anatemat e papës murmuronin kundër Gjenevës ndërsa popujt e fuqishëm i kërcënoheshin se do ta shkatërronin. Si t'i kundërvehej ky qytet aq i vogël kierarkisë së fuqishme e cila i kishte futur nën zgjedhë aq mbretër dhe perandorë? Si t'i kundërvehej ushtrisë së pushtuesve më të mëdhenj botëror.BZ 227.1

    Në tërë krishterimin, protestatntizmi ishte i rrethuar me armiqë të tmerrshëm. Fitoret e para të reformacionit kishin kaluar kurse Roma i grrumbullonte forcat e reja duke shpresuar se do ta shkatërronte fenë e re. Në atë kohë ishte themeluar rendi i jezuitëve—mbrojtësi më brutal, më i paarsyeshëm dhe më i fuqishëm i papatit. Duke mohuar lidhjet tokësore dhe arsyen njerëzore, të vdekur ndaj kërkesave të prirjeve natyrore, duke heshtur plotësisht arsyen edhe zërin e ndërgjegjes, jezuitët e njihnin vetëm pushtetin dhe rregullat e shoqërisë së tyre me detyrën e vetme për ta rritur fuqinë e vet. Ungjilli i Krishtit i kishte aftësuar ithtarët e vet që me guxim t'i kundërveheshin rreziqeve, që t'i përballonin pësimet, acarin, urinë, lodhjen, varfërinë dhe ta ngrisnin flamurin e së vërtetës përkundër torturave në rrotë, përkundër kazamateve dhe turrëve të zjarrta. Në luftë kundër reformacionit, jezuitët i nxitnin ithtarët e vet që të luftonin kundër tij me fanatizmin i cili i aftësonte që t'i përballonin rreziqet e njëjta dhe që forcës së vërtetës t'i kundërveheshin me të gjitha armët e mashtrimit. Asnjë krim nuk do të ishte aq i madh që ata të mos e bënin, asnjë mashtrim nuk do të ishte aq i ulët sa që të mos e bënin; asnjë gënjeshtër nuk do të ishte aq e poshtër sa të mos e përdomin. Ndonëse ishin betuar me betimin e përkuljes dhe të varfërisë së amshueshme ata përpiqeshin që të fitonin pasuri dhe forcë për t'i përdorur për shkatërrimin e protestantizmit dhe për të vendosjen e pushtetit suprem të papatit.BZ 227.2

    Kur u paraqitën si anëtarë të shoqatës ata u prezentuan nën maskën e dritës dhe filluan t'i vizitonin burgjet dhe spitalet, u shërbenin të sëmurëve dhe hallexhinjëve, pohonin se kishin hequr dorë nga bota dhe se e mbanin emrin e Shenjt të Jezusit hyjnor i cili kishte shkuar gjithkah duke bërë mirë. Mirëpo, nën maskën e jashtme të virgjiritetit fshiheshin qëllimet e tyre kriminele dhe gjakësore. Parimi kryesor i shoqatës ishte se qëllimi i arsyeton mjetet. Sipas këtij ligji gënjeshtrat, hajnia, betimet e rrejshme dhe vrasjet nga pusia jo vetëm që faleshin por edhe rekomandoheshin, vetëm në qoftë se kjo i shërbente interesit të kishës. Në mënyra të ndryshme jezuitët futeshin në administratën shtetërore, bëheshin këshilltarë të mbretërve dhe e drejtonin politikën e kombeve. Shërbenin edhe si shërbëtorë për t'i spiunuar zotërinjtë e tyre. Ata themelonin shkolla për edukimin e bijëve të princërve dhe të fisnikëve dhe shkolla për popullin e rëndomtë; kurse fëmijët e prindërve protestantë i detyronin t'u nënshtroheshin zakoneve të papatit. I tërë shkëlqimi dhe luksi i jashtëm i shërbesës zotit të Romës kishte për qëllim që popullit t'ia errësonte mendjen, që t'ia dehte dhe t'ia robëronte imagjinatën; dhe ndodhi që bijët e tradhtonin lirinë për të cilën luftonin etërit e tyre dhe për të cilën e kishin derdhur gjakun. Jezuitët së shpejti u përhapën nëpër tërë Evropën dhe kudo që u vendosën aty përsëri u ringjallë fuqia e papatit (Shih: Shtojca historike).BZ 228.1

    Për t'i pajisur me fuqi edhe më të madhe jezuitët, papa e kishte lëshuar një dekret me të cilin përsëri apkikohej inkuizicioni (Shih: Shtojca historike). Përkundër trishtimit të përgjithshëm me të cilin shikohej inkuizicioni bile edhe në vendet më katolike, prapseprapë gjyqi i tmerrshëm u vendos përsëri nga pushtetarët e papatit dhe tmerret edhe më të zeza të cilat nuk mund as të përshkruhen, sërish filluan në burgjet sekrete të inkuizicionit. Në shumë vende mijëra e mijëra njerëz, lulet e kombeve, njerëzit më të pastër dhe më fisnik, më të arsimuarit dhe më të edukuarit, më të devotshmit dhe predikuesit e përkushtuar, qytetarët e zellshëm dhe atdhedashës, shkencëtarët e shkëlqyeshëm, artistët e shquar dhe inventiv si dhe zejtarët e shkathët vriteshin ose detyroheshin të arratiseshin në vendet tjera.BZ 228.2

    Këto qenë mjetet të cilat i përdorte Roma për ta shuar dritën e reformacionit, për t'ua marrë njerëzve Biblën dhe përsëri për ta vendosur injorancën dhe bestytninë mesjetare. Mirëpo, në saje të bekimit të Zotit dhe përpjekjeve të njerëzve fisnikë të cilët i frymëzonte Zoti për ta vazhduar veprën e Luterit protestantizmi nuk u çrrënjos. Forca e tij nuk varej nga animet e princërve ose nga armët e tyre. Vendet më të vogla, popujt më modest dhe më të dobët u bën kështjellat e tija mbrojtëse. Aty ishte Gjeneva e vogël në mes të armiqëve të fuqishëm të cilët punonin për ta shkatërruar; aty ishte Holanda në brigjet me rërë të Detit të Veriut që luftonte kundër tiranisë së Spanjës, atëherë mbretërisë më të madhe dhe më të pasur; aty ishte edhe Suedia e shkretë dhe jopjellore në të cilën ngadhnjeu reformacioni.BZ 229.1

    Kalvini në Gjenevë punoi afro tridhjet vjet, së pari për ta themeluar kishën e cila do ta ruante pastërtinë e moralit Biblik e mandej për ta përhapur reformacionin nëpër tërë Evropën. Jeta e tij publike nuk qe pa të meta, e as mësimet e tij pa lajthitje. Mirëpo ai ishte mjeti me të cilin shërbehej Zoti për t'i përhapur të vërtetat të cilat ishin aq të rëndësishme për atë kohë, për t'i ruajtur parimet e protestantizimit kundër ngritjes së vrullshme të papatit dhe që në kishat protestante të aplikohej pastërtia dhe thjeshtësia e jetës në vend të fodullëkut dhe amoralitetit që i sillte mësimi i Romës.BZ 229.2

    Nga Gjeneva dilnin shkrime dhe predikuesë për ta përhapur fenë e reformuar. Të persekutuarit nga të gjitha vendet i drejtoheshin Gjenevës për të marrë mësime, këshilla dhe kurajime. Qyteti i Kalvinit u bë vendstrehim i protestantëve të ndjekur të tërë Evropës Perendimore. Duke ikur para stuhisë së tmerrshme që shkretëronte me shekuj, të arratisurit kërkonin vendstreim para dyerëve të Gjenevës. Të uritur, të plagosur, të shkëputur nga shtëpitë dhe familjet e tyre këtu gjenin vendstrehim të ngrohët dhe mikëpritje subtile. Si shpërblim për shtëpinë e re të cilën e gjenin këtu ata në qytetin që i pranonte e sillnin artin, dijen dhe devotshmërinë e tyre. Shumë njerëz që e gjetën vendstrehimin këtu, më vonë ktheheshin në vendet e tyre për të luftuar kundër tiranisë së Romës. Gjon Noks, reformatori i guximshëm skocez, një numër i madh i pulitanëve anglez, protestantët e Holandës dhe Spanjës si dhe hugenotët e Francës e morën nga Gjeneva flakadanin e së vërtetës për ta shpërndarë errësirën në atdheun e tyre.BZ 229.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents