Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    6. HUSI DHE JERONIMI

    Ungjilli kishte dëpërtuar në Çeki qysh në shekullin IX. Shkrimi Shenjt ishte përkthyer kurse shërbesa e Zotit bëhej në gjuhën e popullit. Mirëpo, sa më tepër që rritej pushteti i papës aq më shumë Fjala e Zotit nëpërkëmbej. Gërguri VII i cili kishte për qëllim ta rrënonte krenarinë e mbretërve gjithashtu nuk përpiqej më pak për ta futur popullin nën zgjedhë. Për këtë qëllim e kishte lëshuar një dekret me të cilin e ndalonte kryerjen e shërbesës në kishë në gjuhën çeke. Papa kishte deklaruar se të “Plotëfuqishmit i pëlqen që shërbesa e Zotit të bëhet në një gjuhë të panjohur ahe se mosrespektimi i kësaj rregulle kishte shkaktuar shumë të këqija dhe heretizëm”.18Wylie, op. cit., knj. III, gl. 1.Kështu Roma e caktoi që të shuhet drita e Fjalës së Zotit dhe që populli të mbetej në errësirë. Mirëpo qielli kishte paraparë mjete tjera për ruajtjen e kishës. Shumë valdenzianë dhe albinzianë të ndjekur nga Franca dhe Italia kishin ardhur në Çeki. Edhe pse nuk kishin marrë guximin të predikonin haptas ata megjithatë punonin me zell. Dhe në këtë mënyrë feja e vërtetë u ruajt nga shekulli në shekull.BZ 100.1

    Qysh para Jan Husit në Çeki u paraqitën njerëzit të cilët në mënyrë të hapët i gjykonin bjerrjen e kishës dhe veset e popullit. Protestat e tyre tërhiqnin vëmendjen në veçanti. Kierarkia e Romës duke u frikësuar për pushtetin e vet filloi t'i ndiqtc nxënësit e ungjillit. Kjo i detyroi besimtarët që shërbesat e Zotit t'i kryenin nëpër male dhe pyje mirëpo, edhe atje ndiqeshin dhe shumë prej tyre qenë vrarë. Më vonë erdhi dekreti që të gjithë ata të cilët e braktisin religjionin e Romës të ndizen. Edhe pse të krishterët i flijonin jetërat e tyre, megjithatë besonin në ngadhjimin e çështjes së vet. Njëri ndër ata që kishin mësuar se shpëtim mund të fitohet vetëm me besimin në Shpëtimtarin e flijuar kishte deklaruar duke vdekur: “Mllefi i armikut të së vërtetës tani e ka pushtetin mbi ne, por kështu nuk do të jetë gjithmonë; do të ngrihet Njëri nga populli i rëndomtë, pa shpatë dhe pushtet, kundër të cilit ata do të jenë të pafuqishëm”.19Ibid., knj. III, gl. 1. Koha e Luterit ishte ende e largët, mirëpo qysh tani ishte paraqitur një zë dëshmia e të cilit kundër Romës do ta trondiste botën.BZ 100.2

    Jan Husi ishte me prejardhje modeste; pas vdekjes së babait kishte mbetur herët jetim. Nëna e tij e devotshme e kishte konsideruar edukimin në frikën e Zotit trashëgiminë më të shtrenjtë, prandaj ishte përpjekur që këtë trashëgimi t'ia siguronte birit. Husi së pari i ndoqi mësimet në shkollën e provincës e mandej si nxënës i mirë u pranua në Universitetin e Pragës. E ëma e përcolli në rrugë; ajo si vejushë e varfër nuk kishte mundësi që birit të saj t'i jepte çfarëdo dhurate apo para, mirëpo kur arritën afër qytetit të madh, iu përkulë të birit të pa baba dhe e luti Atin qiellor që atij t'ia jepte bekimin. Kjo nënë nuk ka mundur të paramendojë se si do të pranohej lutja e saj!BZ 101.1

    Në universitet Husi së shpejti u shqua me punën e tij të palodhshme dhe me përparimin e shpejtë kurse jeta e tij shumë e devotshme dhe mirësjellja që e kishte e bënë që të ishte i respektuar. Si bir lojal i kishës së Romës, me zell i kërkonte bekimet shpirtërore të cilat ia premtonte ajo. Me rastin e një solemniteti jubilar ai u rrëfye duke i dhënë disa monedha të tija të fundit dhe iu bashkangjitur procesionit për ta marrë faljen e premtuar. Pas studimeve të kryera, hyri në radhën e klerikëve ku së shpejti arriti përvojë të lartë. Së shpejti u ftua në oborrin mbretëror; u emrua profesor e mandej rektor i universitetit në të cilin i kishte kryer studimet. Për disa vite nxënësi i vartër i cili kishte studiuar me shpenzimet e universitetit ishte bërë krenari e vendit të tij kurse emri i tij ishte bërë i lavdishëm në tërë Evropën.BZ 101.2

    Në një rajon tjetër, Husi përndryshe kishte filluar veprën e reformacionit. Disa vjet pas shugurimit të tij në shërbimin e klerikut ishte emruar predikues në kapelën e Betlehemit. Themeluesi i kësaj kapele e përfaqësonte si shumë të rëndësishme çështjen e predikimit të Shkrimit Shenjt në gjuhën e popullit. Kjo rregullë u ruajt në Çeki përkundër kundërshtimit të Romës. Megjithatë, mosnjohja e Fjalës së Zotit ishte tejet e madhe kurse ndërmjet njerëzve të të gjitha shtresave mbizotëronin veset më të liga. Husi pa u frikësuar u ngrit kundër të gjitha këtyre të këqijave duke u shërbyer me Fjalën e Zotit për t'i theksuar parimet e pastërtisë dhe të së vërtetës dhe për t'i futur në zemrat e dëgjuesve të vet.BZ 101.3

    Një qytetar i Pragës, Jeronimi i cili më vonë u lidhë ngusht me Husin ia solli gjatë kthimit nga Anglia shkrimet e Viklifit. Mbretëresha e Anglisë e cila i kishte pranuar mësimet e Viklifit ishte priceshë çeke dhe me ndikimin e saj shkrimet e reformatorit ishin përhapur në atdheun e saj. Husi i kishte lexuar me interesim të madh; i bindur se autori i tyre ishte besimtarë i sinqert, reformat që i kishte përfaqësuar Viklifi i kishte shikuar me simpati dhe në këtë mënyrë Husi pa vërejtur ishte nisur rrugës e cila do ta shpiente larg nga Roma.BZ 102.1

    Përafërsisht në atë kohë në Pragë kishin ardhur dy të huaj të dijshëm nga Anglia të cilët e kishin pranuar dritën dhe kishin ardhur për ta përhapur në këtë vend të largët. Pasi që në mënyrë të hapët e sulmonin pushtetin e papës së shpejti pushteti i urdhëroi që të heshtnin; mirëpo pasi që nuk kishin dashur të ndërprenin punën e tyre ata e kishin vazhduar në një mënyrë tjetër. Pasi që kishin qenë jo vetëm predikuesë por edhe artistë të mirë e kishin shfrytëzuar talentin e tyre. Në një mur të dukëshem për popullin i kishin vizatuar dy piktura. Njëra kishte treguar se si Jezusi po hynte në Jerusalem “i butë, ulur në gomar” (Mateu 21,5) i përcjellur nga nxënësit e vet të veshur me rrobat të shqyera udhëtarësh dhe këmbëzbathur. Piktura e dytë e tregonte procesionin e papës; Papa ishte i veshur në rrobat më luksoze me kurorë të trefishtë në kokë hipur në kalin e stolisur në mënyrë madhështore para të cilit shkonin borizanët dhe e përciellnin kardinalët e peshkopët në petka luksoze.BZ 102.2

    Ky ishte një predikim që tërhiqte vemendjen e të gjitha shtresave të popullit. Grumbuj njerëzit tuboheshin para këtyre pikturave porosinë e të cilës e kuptonte secili. Shumë njerëz ishin prekur thellë nga kundërshtia ndërmjet butësisë dhe përultësisë së Mësuesit të madh dhe krekosjes së papës, shërbëtorit të ashtuquajtur të tij. Në Pragë kishte mbretëruar një shqetësim i madh kurse pas një kohe të shkurtër të huajët ishin bindur se ishte në interesin e sigurisë së tyre që të largoheshin. Mirëpo mësimet të cilën ata kishin lënë nuk ishin harruar. Pikturat e tyre kishin lënë gjurmë të thella në Husin dhe e kishin nxitur në studimin e kujdesshëm të Shkrimit Shenjt dhe të shkrimeve të Viklifit. Edhe pse ende nuk ishte i gatshëm që t'i pranonte të gjitha reformat që i kishte përfaqësuar Viklifi, ai megjithatë e kishte parë qartë karakterin e vërtetë të papatit dhe me një zell edhe më të madh e qortonte krenarinë, egozimin dhe bjerrjen e klerikalizmit.BZ 102.3

    Nga Çekia drita ishte përhapur në Gjermani. Për shkak të shqetësimit në universitetin e Pragës, qindra studentë gjermanë e kishin braktisur Pragën. Shumë prej tyre nga Husi e kishin marrë mësimin e parë për Biblën dhe ishin kthyer në atdheun e tyre për ta përhapur ungjillin.BZ 103.1

    Lajmi për ngjarjet në Pragë kishte arritur edhe në Romë dhe së shpejti Husi ishte ftuar të dilte para papës. T'i përgjigjeshe kësaj thirrje nënkuptonte që t'i nështrohesh vdekjes së sigurtë. Mbreti dhe mbretresha çeke, universiteti, anëtarët e klasës së fisnikëve dhe funksionarët shtetëror ia kishin dërguar papës një lutje që Husit t'i lejohej të mbetej në Pragë dhe Romës t'i përgjigjej përmes një përfaqësuesi. Në vend që kjo lutje të aprovohet, papa e kishte gjykuar Husin kurse qytetin e Pragës e kishte vënë nën mallkim.BZ 103.2

    Ky gjykim në atë kohë kishte shkaktuar shqetësim të madh. Ceremonitë që e përcillnin shqiptimin e këtij gjykimi ishin të atilla sa që shkaktonin tmerr në popull i cili te papa e shikonte zëvendësin e Zotiti i cili i ka çelësat e parajsës dhe të ferrit dhe i cili e ka pushtetin që të shqiptonte si ndëshkime sekulare ashtu dhe dënime shpirtërore. Besohej se dyert e qiellit i mbylleshin atij visi apo vendi që ishte nën mallkim dhe se të vdekurit pëijashtoheshin nga banesat e bekimit deri sa papa të mos e heqte anatemën. Në shenjë të kësaj fatkeqësie të madhe qenë ndërprerë të gjitha shërbesat religjioze. Kishat qenë mbyllur. Martesat kurorëzoheshin në oborrin e kishës. Të vdekurit, varrosja e të cilëve ishte e ndaluar në vendin e përkushtuar varroseshin pa ritet e rëndomta të varrimit nëpër prroje ose në fusha të ndryshme. Duke vepruar me imagjinatë përmes këtyre masave Roma përpiqej që ta pushtonte ndërgjegjen e njerëzve.BZ 103.3

    Në Pragë u shkaktuan turbullira. Shumë njerëz e akuzuan Husin si shkaktar të të gjitha fatkeqësive dhe kërkuan që t'i dorëzohej hakmarrjes së Romës. Për ta heshtur stuhinë reformatori për një kohë u tërhoq në katundin e lindjes. Prej aty u shkruante miqëve të vet në Pragë: “Jam tërhequr nga mjedisi i juaj për ta dëgjuar këshillën e Krishtit, për ta ndjekur shembullin e tij dhe për të mos iu dhënë rast të këqijëve që ta marrin mbi vete shkatërrimin e amshueshëm si dhe për të mos u bërë shkak për njerëzit e devotshëm që t'i nënshtrohen vuajtjes dhe ndjekjes. Jam tërhequr gjithashtu me qëllim që klerikët e pa fe të mos e ndalojnë plotësisht predikimin e Fjalës së Zotit dhe që ju per shkak meje të mos privoheni nga e vërteta hyjnore, për të cilën jam me ndihmën e Zotit i gatshëm edhe të vdes”.20E. De Bonnechose, The Reformers before the Reformation, vol, I. str. 87. Husi nuk kishte pushuar të punojë por kishte udhëtuar nëpër rrethinë dhe u kishte predikuar atyre të cilët dëshironin ta dëgjonin. Në këtë mënyrë masat të cilat i kishte ndërmarrë papa për ta penguar përhapjen e ungjillit ishin bërë shtysë për përhapjen e tij edhe më të madhe. “Sepse asgjë nuk mund të bëjmë kundër të vërtetës, por për të vërtetën.” (2 Korintasve 13,8)BZ 103.4

    “Në këtë fazë të jetë së tij Husi duket se kalonte nëpër një luftë të vështirë shpirtërore. Edhe pse kisha me sulmet e veta dëshironte ta shkatërronte, ai megjithatë nuk e refuzonte autoritetin e saj. Për të, ajo ende ishte nusja e Krishtit kurse papa përfaqësues dhe zëvendës i Zotit. Husi luftonte kundër keqpërdorimit të autoritetit e jo edhe kundër autoritetit. Kjo ia shkaktonte një luftë të tmershme ndërmjet asaj që ia thoshte arsyeja dhe asaj që kërkonte ndërgjegja e tij. Në qoftë se autoriteti është i drejtë dhe i pagabueshëm ashtu siç e besonte, përse atëherë diçka e shtynte që të mos i nënshtrohej? Ta dëgjosh, e shihte qartë se do të thoshte të gabosh; por përse dëgjueshmëria një kishe të pagabueshme ia sillte pasojën e tillë? Ky ishte problemi që nuk mund ta zgjidhte; ky ishte dyshimi i cili e mundonte vazhdimisht. Megjithatë, iu duk se e kishte gjetur zgjidhjen duke iu kujtuar se si në kohën e Shpëtimtarit, klerikët e kishës duke u bërë heretikë e shfrytëzonin autoritetin e vet ligjor për qëllime antiligjore. Ky mendim e nxiti që ta pranonte dhe të tjerëve filloi t'ua shpjegonte parimin se vetëm mësimet e Shkrimit Shenjt të pranuara me arsye duhet të shërbejnë si prijëse të ndërgjegjes sonë; apo me fjalë tjera, vetëm Zoti është prijës i pagabueshëm i cili flet me Fjalën e vet e jo kisha e cila flet përmes klerikëve të vet”.21Wylie, op. cit., knj. III, gl. 2.BZ 104.1

    Pas një kohe shqetësimi në Pragë ishte fashitur dhe Husi ishte kthyer në kapelën e Betlehemit ku kishte vazhduar ta predikonte Fjalën e Zotit me zell dhe guxim edhe më të madh. Armiqët e tij këtë nuk e shikonin me sy të mirë. Ata ishin të fuqishëm; mirëpo mbretëresha, shumë princër dhe shumë njerëz nga populli ishin në anën e tij. Duke e krahasuar shkencën e tij të pastër dhe jetën e tij të shenjtë me dogmat e ulëta të cilat i predikonin klerikët e Romës dhe jetën e tyre tahmaqare të bjerrur, shumë njerëz e konsideronin për nder të qëndronin me reformatorin.BZ 104.2

    Deri tani Husi ishte vetëm; kurse prej këtij çasti bashkëpunëtor i tij u bë Jeronimi i cili në Angli i kishte marrë mësimet e Viklifit. Ata prej tani ishin bërë të pandashëm e bile edhe në vdekje nuk do të ndaheshin. I dhuntuar me talent të shkëlqyeshëm, me retorikë të rrallë dhe me njohuri te thella, Jeronimi kishte të gjitha ato tipare që ishin të nevojshme për ta përfituar zemrën e popullit; mirëpo për nga tiparet prej të cilave përbëhej karakteri i vërtetë Husi ishte më i madh se ai. Gjykimi i tij i qetë e frenonte shpirtin e shqetësuar të Jeronimit i cili me një përulje të vërtetë e pranonte vlerën e tij dhe i nënshtrohej këshillave të Husit. Me përpjekjet e bashkuara të të dyve reformacioni përhapej edhe më shpejtë.BZ 105.1

    Zoti ua kishte ndriçuar mendjen këtyre njerëzve të zgjedhur kështu që shumë mashtrime të Romës iu bën të qarta. Mirëpo, ata nuk e pranuan tërë dritën e cila duhej t'i shpallej botës. Përmes këtyre dy shërbëtorëve të vet Zoti e nxorri popullin nga errësira e lajthitjeve romake, mirëpo hap pas hapi duke pasur kujdes për shumë pengesa serioze të cilat duhej të kaloheshin. Ashtu siç i verbon shkëlqimi i plotë i diellit të zenitit ata të cilët shumë kohë kanë qenë në errësirë, ashtu do t'ua kishte verbuar pamjen në qoftë se përnjëherë do t'u zbulohej drita në plotësinë e vet. Për këtë arsye këtyre dy prijësve Zoti ua zbulonte të vërtetën pak nga pak, aq sa populli të mund ta pranonte. Në shekujt e ardhshëm kanë pasur për të ardhur punëtorët e tjerë lojalë të cilët do ta shpienin popullin dhe më tutje në rrugën e reformës.BZ 105.2

    Përçarja në kishë vazhdonte të zgjaste edhe më tutje. Tre papë luftonin për supremacion dhe luftërat e tyre e plotësonin krishterimin me rebelime dhe krime. Pasi që këta ishin të pakënaqur me dhënien e mallkimeve si mjet për luftë reciproke atëherë iu qasën armëve botërore. Secili prej tyre përpiqej të siguronte armë dhe të grumbullonte ushtarë, mirëpo pasi që kjo kërkonte shumë para, për këto qëllime i shitnin pozitat kishtare, privilegjet dhe bekimet kishtare. Edhe klerikët duke u mbështetur në shembullin e eprorëve të vet shërbeheshin me simoni dhe në luftë për t'i poshtëruar oponentët e tyre dhe për ta forcuar pushtetin e vet. Husi nga dita në ditë, gjithënjë e më tepër vetëtinte kundër veseve të cilat përhapeshin në emër të religjionit; edhe populli haptazi i akuzonte prijësit e Romës si shkaktarë të mjerimit i cili e kishte vërshuar krishterimin.BZ 105.3

    Përsëri dukej se qyteti i Pragës gjendej në pragun e konfliktit të përgjakshëm. Si edhe më parë, shërbëtori i Zotit akuzohej si ai “i cili përsëri i sjellë kob Izraelit” (1 Mbretërve 18,17). Në qytet përsëri kishte arritur interedikti, kurse Husi përsëri ishte tërhequr në katundin e vet të lindjes. Kishte ardhur fundi i predikimeve të cilat ai aq besnikërisht i kishte dhënë në kapelën e tij të dashur të Betlehemit. Tani duhej t'i fliste nga një predikatore më e madhe tërë krishterimit, para se që ta jepte jetën e vet si dëshmitar i së vërtetës.BZ 106.1

    Me qëllim që të mënjanohej e keqja e cila atëherë e mundonte Evropën ishte thirrur Kuvendi i Përgjithshëm në Konstancë. Kuvendin sipas kërkesës së Perandorit Sigismundi e kishte thirur papa Gjoni XXIII, njëri ndër tre papat rivalë. Thirrja e Kuvendit nuk i kishte shkuar për levërdie papës Gjonit, karakteri, politika dhe jeta private e të cilit nuk mund ta përballonin kritikën qoftë edhe nëse do të vinte ajo nga prelatët me moral aq të dobët ashtu çfarë në përgjithsi ishte kleri i asaj kohe (Shih: Shtojca historike). Megjithatë nuk kishte pasur guxim t'i kundërvehej vullnetit të Sigismundit.BZ 106.2

    Qëllimi kryesor i këtij kuvendi ishte që t'i jepej fund përçarjes së kishës dhe që të çrrënjosej feja e rrejshme. Për këtë arsye në Kuvend qenë thirrur dy papat rivalë dhe agjitatori kryesor i fesë së re, Jan Husi. Dy të parët duke u firkësuar për sigurinë e tyre nuk kshin ardhur personalisht në kuvend por i kishin dërguar të autorizuarit e tyre. Papa Gjoni XXIII edhe pse vetë e kishte thirrur kuvendin, kishte ardhur në Konstancë me shqetësim të madh. Ai kishte parandjerë se perandori fshehtazi po e përgatiste një plan për mënjanimin e tij dhe frikësohej se do të thirrej për t'u përgjigjur për veset me të cilat e kishte çnderuar fronin e papatit dhe për krimet me të cilat ai këtë e kishte arritur. Mirëpo, megjithatë kishte hyrë në Konstancë me një shkëlqim të madh në përcjelljen e klerikëve të lartë dhe të suitës së oborrtarëve. Të gjithë klerikët dhe etërit e qytetit me një numër të madh të popullsisë kishin dalur para tij për t'ia dëshiruar mirëseardhjen. Mbi kokën e tij, katër nëpunës të lartë e bartnin kurorën e artë. Para tyre bartej nafora, kurse rrobat e pastra të kardinalëve dhe të fisnikëve më tepër e rrisnin shkëlqimin e përcjelljes.BZ 106.3

    Në të njëjtën kohë Konstancës i afrohej edhe udhëtari tjetër. Jan Husi i vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej. Duke u falë me shëndet me miqët e vet si njeri i cili llogariste se më nuk do t'i shihte ishte nisur rrugës së vet duke e ndjerë se do ta venin në turrën e zjarrit. Edhe pse e kishte marrë një letër garancie nga mbreti i Çekisë dhe gjithashtu një letër garancie nga mbreti Sigismund gjatë kohës së udhëtimit megjithatë, të gjitha punët e veta i kishte kryer ashtu sikur ta dinte se e priste vdekja. Në një letër të cilën ua dërgonte miqve të vet në Pragë shkruante si vijon: “Vëllezër, unë po nisem me një letër garancie nga mbreti për t'i takuar armiqët e panumërt për vdekje ... unë plotësisht mbështetem dhe shpresoj në Zotin e plotëfuqishëm dhe në Shpëtimtarin tim dhe shpresoj se Ai do t'i dëgjojë lutjet tuaja të devotshme dhe se do të ma japë arsyen dhe urtinë në mënyrë që të mund t'u përballoj sfidave, se do t'ma falë Shpirtin e Shenjt të vet që të më forcojë në të vërtetën e tij, në mënyrë që me guxim të mund t'i përballoj sprovat, burgun dhe në qoftë se ka nevojë edhe vdekjen martire. Jezu Krishti e ka pësuar për shkak të të zgjedhurëve të vet, prandaj a duhet të habitemi që na ka dhënë shembull se për shpëtimin tonë duhet të përballojmë çdo gjë me durim. Ai është Zot, kurse ne jemi krijesat e tij; Ai është Zoti kurse ne shërbëtorët e tij; Ai është Mësuesi i botës kurse ne vdekatarë të rëndomtë; atij nuk i duhej asgjë, kurse në na duhet çdo gjë; Ai ka pësuar, e përse të mos e pësojmë edhe ne, sidomos në qoftë se ai pësim është për pastrimin tonë. Për këtë arsye miq të dashur, në qoftë se vdekja e ime do t'i bënte lavdi, atëherë lutuni që ajo të vijë sa më parë dhe që Zoti të më ndihmojë që të mund t'i përballoj të gjitha fatkeqësitë. Mirëpo, në qoftë se është më mirë të ju kthehem juve, t'i lutemi Zotit që të mund të kthehem pa njolla nga ky kuvend, përkatësisht që të mos e shkelë asnjë të vërtetë të ungjillit, në mënyrë që t'ia jap një shembull vëllezërve të mi. Ndoshta, ju më nuk do ta shihni fytyrën time në Pragë, mirëpo në qoftë se vullneti i Zotit të gjithëfuqishëm lejon që të ju kthehem, atëherë do të ecim përpara me zemër më të fuqishme drejt njohjes së Ligjit të tij dhe me dashuri ndaj Zotit”.22Bonnechose, op. cit., vol. I, str. 147. 148.BZ 106.4

    Në një letër tjetër dërguar një kleriku i cili ishte bërë nxënës i ungjillit, Husi flet me bindje të thellë për dobësitë e veta, duke akuzuar veten se “me kënaqësi kishte bartur rroba të pasura dhe se shpeshherë e kishte shpenzuar kohën në çështje të pavlefshme”. Mandej e thekson këtë këshillë prekëse: “Lavdia e Zotit, shpëtimi i shpirtarëve dhe puna qofshin kujdesi yt kryesor e jo të mendosh për pronën e të mirave dhe pasurinë kishtare. Kij kujdes që të mos e stolisish më shtëpinë tënde por shpirtin tënd; bëni përpjekjet më të mëdha për arkitekturën tënde shpirtërore. Bëhu i butë dhe i përulur ndaj të varfërve dhe mos i shpenzo begatitë tua për gosti. Në qoftë se nuk e përmirson jetën tënde dhe nuk përmbahesh prej asaj që është e tepërt kam frikë se do të ndëshkohesh rëndë si unë që i kam bërë këto gjëra, i mashtruar nga shprehia dhe i habitur nga shpirti krenar ... ti e njeh shkencën time, sepse i ke marrë mësimet e mia që nga fëmijëria, për këtë nuk ka nevojë që të shkruaj më; mirëpo unë të përbetoj me mëshirën e Shpëtimtarit tonë që të mos shikohesh në mua në kurrfarë krekosje në të cilën e ke parë se kam rënë”. Në mbështjellësin e letrës kishte shtuar: “Të përbetoj miku im që të mos e shqyesh këtë vulë deri sa të mos jesh i sigurt se unë jam i vdekur”.23Ibid., vol. I, str. 148. 149.BZ 107.1

    Në rrugën e tij Jan Husi gjithkah i kishte parë shenjat se shkenca e tij ishte përhapur kudo dhe mund të bindej se sa interesim kishte mbretëruar për çështjen e tij. Populli kudo që e takonte tubohej për ta përshendetur, kurse nëpër disa qytete nëpunësit e lartë të bashkive të qyteteve e përcillnin nëpër rrugë.BZ 108.1

    Kur kishte arritur në Konstancë, Jan Husi fillimisht e kishte gëzuar lirinë e plotë. Përveç letrës garantuese të mbretit, papa ia kishte premtuar edhe mbrojtjen e tij personale. Mirëpo përkundër të gjitha këtyre deklaratave të shumëta solemne, reformatori së shpejti u arrestua me urdhërin e papës dhe të kardinalëve dhe u futë në një burg të neveritshëm. Më vonë u transferua në një kështjellë të fuqishme në bregun e kundërt të Rajnës edhe kështu mbahej i burgosur. Papës aspak nuk i interesonte heretizmi i tij, sepse së shpejti edhe vet kishte rënë në burgun e njëjtë. Kuvendi e kishte shpallur fajtor për krimet e tmerrshme siç ishin: vrasja, simonia, amoraliteti dhe “për mëkatet që është e pahijshme të përmenden”. Ky ishte vendim i Kuvendit kurse papa Gjoni XXIII u privua nga kurora dhe burgosë. Kundërpapat gjithashtu u hoqën dhe në vendin e tyre u zgjodh papa i ri.BZ 108.2

    Ndonëse vet papa akuzohej për krime shumë më të mëdha se ato të cilat Jan Husi i akuzonte klerikët për ç‘arsye kishte kërkuar reformën, megjithatë Kuvendi i njëjtë i cili e kishte rrëzuar papën kishte vendosur që ta zhdukte edhe reformatorin. Arrestimi i Jan Husit shkaktoi mllef të madh në Çeki. Fisnikët e fuqishëm i dërguan Kuvendit protestë të ashpër kundër kësaj fyerje. Edhe vet Perandori i cili nuk kishte dashur të lejonte që të shkelej letra e tij garantuese iu kishte kundërvënë intrigave të armiqëve të reformatorit. Mirëpo, armiqët e reformatorit qenë shumë të vendosur dhe përplotë urrejtje. Ata i shfrytëzuan paragjykimet e perandorit Sigismund, frikën e tij dhe lidhjen shpirtërore për kishën. Ata kishin sjellë dëshmi të gjëra se “nuk është e detyrueshme të mbahet fjala që i jepet heretikut ose personit të dyshuar për heretizëm, qoftë edhe atëherë kur kihet letër garancie e perandorit apo e mbretit”.24Jacques Lenfant, History of the Conncil of Constance, vol. I, str. 516.BZ 108.3

    I dërmuar nga sëmundja dhe burgu—sepse ajri i lagësht dhe jo i pastër i kazamatit ia kishte shkaktuar ethet të cilat gati e kishin shtrirë, Jan Husi më në fund ishte nxjerrë para Kuvendit. I lidhur me zinxhirë kishte qëndruar para perandorit i cili ishte betuar me fenë ë tij të ndershme dhe të shenjtë se do ta mbronte. Gjatë marrjes së gjatë në pyetje, reformatori fuqishëm e kishte mbrojtur të vërtetën dhe në praninë e funksionarëve të tubuar kishtarë dhe shtetërorë e kishte bërë një protestë solemne dhe serioze kundër amoralitetit të klerikalizmit. Kur e kishin thirrur të deklarohej se a do të hiqte dorë nga mësimet dhe bindjet e veta apo do ta pranonte vdekjen, ai e kishte zgjedhur vdekjen martire.BZ 109.1

    Mëshira hyjnore e kishte mbështetur gjatë disa javëve të pësimit të cilat i kishin paraprirë aktgjykimit final duke ia plotësuar shpirtin paqja qiellore. “Këtë letër po e shkruaj në burg dhe në zinxhirë” i shkruante një miku të tij, “duke e pritur aktgjykimin e nesërm me vdekje, me besim të plotë se Zoti nuk do të më lerë dhe nuk do të lejoj që të heq dorë nga Fjala e tij, apo t'i pranojë gabimet të cilat më përshkruhen nga dëshmtitarët e rrejshëm. Kur të takohemi në jetën e lumtur të amshimit, do ta shihni se me çfarë mëshire më ka shpërblyer Zoti në sprovat e mia të tmerrshme”.25Bonnechose, op. cit., vol. II, str. 67.BZ 109.2

    Në kazamatine errët Jan Husi e kishte paraparë ngadhnjimin e fesë së vërtetë. Ai kishte ëndërruar se ishte kthyer në kapelën e Betlehemit ku e predikonte ungjillin dhe i kishte parë papën dhe peshkopët e tij se si i shlyenin pikturat e Krishtit të cilat ai i kishte vizatuar në muret e saj. “Kjo ëndërr ia kishte hequr pikëllimin. Mirëpo, në ditën e nesërme kishte parë shumë artistë duke vizatuar edhe më shumë piktura dhe me ngjyra më të bukura. Posa e kishin kryer punën, të rrethuar nga masa e entuziazmuar, artistët kishin klithur: le të vijnë tani papat dhe peshkopët! Ata këtë kurrë nuk do ta shlyejnë!” Duke menduar për këtë ëndërr reformatori kishte shkurar: “Unë mendoj se vërtetë figurën e Krishtit askush nuk mund ta shlyejë. Ata dëshirojnë ta mënjanojnë, por predikuesit më të mirë se unë përsëri do ta vizatojnë në të gjitha zemrat”.26D'Aubignë, op. cit., knj. I, gl. 6.BZ 109.3

    Jan Husi u nxorr për herë të fundit para Kuvendit. Ky ishte një kuvend i madh dhe plot shkëlqim—perandori, princërit shtetëror, të dërguarit e mbretit, kardinalët, peshkopët dhe klerikët si dhe një numër i madh i njerëzve të popullit kishin ardhur për të parë se çka do të ndodhte. Nga të gjitha anët e krishterimit ishin tubuar dëshmitarët e kësaj viktime të parë të madhe në luftën e gjatë me të cilën ishte dashur të fitohej liria e ndërgjegjes.BZ 110.1

    I thirrur që edhe një herë të deklarohet për vendimin e tij të fundit, Jan Husi nuk kishte hequr dorë dhe duke drejtuar shikimin e tij depërtues nga Perandori i cili fjalën e vet të dhënë e kishte shkelur në mënyrë të turpshme, kishte deklaruar: “Unë kam ardhur në këtë kuvend me dëshirën time por me mbrojtjen publike dhe me fjalën e nderit të perandorit i cili këtu është i pranishëm”.27Bonnechose, op. cit., vol. II, str. 84. Të gjithë të pranishmit i kishin drejtuar shikimet në Sigismundin dhe e kishin parë se si iu kishte skuqur fytyra.BZ 110.2

    Pasi ia shqiptuan aktgjykimin me vdekje, filloi ceremonia mortore. Peshkopët ia veshën të burgosurit të tyre rrobat e klerikut. Duke i marrë rrobat e klerikut Jan Husi kishte thënë: “Zoti ynë, Jezu Krishti ishte mbështjellur me një pëlhurë të bardhë në shenjë të përkuljes kur e kishte sjellur Herodi para Pilatit”.28Bonnechose, vol. II, str. 86. Kur e thirrën përsëri që të hiqte dorë ai u përgjigjë duke iu drejtuar popullit: “Me çfarë fytyre do ta shikoja qiellin? Me çfarë syri do të mund ta shikoja popullin të cilit ia kam predikuar ungjillin e pastër? Jo! Unë mendoj se shpëtimi i tyre është më i vlefshëm se trupi im i mjerë tani i gjykuar me vdekje”. Atëherë fdluan t'ia hiqnin pjesët e rrobave dhe çdo peshkop ia jepte nga një mallkim duke e kryer pjesën e vet të cermonisë. Në kokë ia vunë një kapelë prej letre në formë të mitrës me mbishkrimin “arkiheretiku”, në të cilën ishin vizatuar djajtë e tmerrshëm. Jan Husi kishte brohoritur: “Me gëzim do ta bartë këtë kurorë për shkak teje o Jezus, ti që për shkak meje e ke bartur kurorën me therra”.BZ 110.3

    Kur e kishin veshur kështu peshkopët kishin thënë: “Tani po ia dorëzojmë shpirtin tënd djallit”. “Ndërsa unë”—u kishte thënë Jan Husi duke e ngritur shikimin lartë në qiell—“Po ta dorëzoj shpirtin në duart e tua o Jezus, ti që më ke blerë”.29Wylie, op. cit., knj. III, gl. 7.BZ 110.4

    Atëherë Jan Husin ia dorëzuan pushtetit edhe e dërguan në vendin e ekzekutimit. Pas tij shkonte një numër i madh i ushtarëve të armatosur i klerikëve dhe i peshkopëve të veshur në mënyrë luksoze të cilëve iu bashkoheshin edhe banorët e Konstancës. Kur e lidhën për shtylle të turrës dhe kur çdo gjë ishte e gatshme që zjarri të ndezej, edhe një herë e ftuan martirin që ta shpëtonte jetën e tij duke hequr dorë nga lajthitjet e veta. Jan Husi u përgjigj: “Nga cilat lajthitje të heq dorë? Nuk e ndjej aspak veten fajtor. E kam Zotin dëshmitar se çdo gjë që kam predikuar dhe shkruar e ka për qëllim që ta nxjerr shpirtin nga mëkati dhe shkatërrimi; prandaj me gëzim të madh, me gjakun tim do t'i vulosë të vërtetat të cilat i kam predikuar dhe për të cilat kam shkruar”—ndërsa kur e mori flaka filloi të këndonte: “O Jezus Biri i Davidit kij mëshirë për mua!”—duke e përsëritur këtë deri sa zëri i tij nuk u heshtë përgjithmonë.BZ 111.1

    Bile edhe armiqët e tij kishin mbetur të mrekulluar nga heroizmi i tij. Një skrib i zjarrtë i papës duke e përshkruar vdekjen martire të Jan Husit dhe të Jeronimit i cili kishte vdekur pak më vonë kishte shkruar: “Që të dy shkuan me guxim në vdekje. U përgatitën për zjarr sikur të shkonin në një gazmend dasme. Nuk e lëshuan asnjë klithmë të dhimbjes, kur u ngritë flaka filluan të këndonin hymne dhe mezi që fuqia e zjarrit mundi ta heshtëte këngën e tyre”.30Ibid., knj. III, gl. 7.BZ 111.2

    Kur u ndezë plotësisht trupi i Jan Husit, pluhurin e tij së bashku me dheun në të, e mblodhën dhe e hudhën në Rajnë e cila e shpuri në oqean. Më kot armiqët e tij besonin se e kishin çrrënjosur të vërtetën të cilën ai e kishte predikuar. As që e kishin marrë me mend se pluhuri i dërguar në deti do të bëhej fara e mbjellur në të gjitha vendet dhe se në vendet e largëta do t'i sillte frytet për nder të së vërtetës. Zëri që u dëgjua në sallën e Koncilit në Konstancë e kishte shkaktuar jehonën e cila do të dëgjohej nëpër shekujt e ardhshëm. Jan Husi nuk ishte më, por e vërteta për të cilën kishte vdekur nuk mundi të zhdukej. Shembulli i tij i besimit dhe i qëndrueshmërisë kurajoi shumë njerëz që fuqishëm të qëndrojnë pranë së vërtetës përkundër mundimeve dhe vdekjes. Vrasja e tij ia zbuloi tërë botës brutalitetin e tmerrshëm të Romës. Armiqët e së vërtetës pa vetëdije e ndihmuan përparimin e veprës të cilën më kot mundoheshin ta shkatërronin.BZ 111.3

    Edhe një turrë e zjarrit u deshtë të ngrihej në Konstancë. Gjaku edhe i një dëshmitari të moralit u desht të dëshmonte për hirin e së vërtetës. Duke u përshëndetur me Jan Husin para shkuarjes së tij, Jeronimi e kishte këshilluar që të ishte i guximshëm dhe i qëndrueshëm duke e bindur se do t'i vinte në ndihmë në qoftë se do të binte në çfarëdo rreziku. Duke mësuar se reformatori ishte arrestuar, nxënësi besnik ishte përgatitur menjëherë që ta plotësonte premtimin e dhënë. Pa kurrfarë letre garancie i përcjellur nga një shok ishte nisur për në Konstancë. Me të arritur në qytet kishte konstatuar se vetëm i ishte eksponuar rrezikut të madh dhe se për çlirimin e Jan Husit nuk mund të bënte asgjë. Kishte ikur nga qyteti por duke u kthyer në shtëpi e kishin zënë dhe në pranga e kishin kthyer prapa me roje të ushtrisë. Kur e kishin nxjerrë për të parën herë para Koncilit, duke u përpjekur të mbrohej nga akuzat e ngritura kundër tij fjalët e tija heshteshin nga klithmat shurdhuese: “Në flakë së bashku me të! Në flakë!31Bonnechose, op. cit., knj. I, str. 234. E futën në burg të lidhur me pranga në pozitën që i shkaktonte dhimbje të mëdha. I jepnin vetëm bukë dhe ujë. Pas disa muajësh të vuajtjeve të rënda në burg Jeronimi ishte sëmurë rëndë, kurse armiqët e tij duke u frikuar se do të vdiste e zbutën vrazhdësinë e burgut por aty e mbajtën edhe një vit.BZ 112.1

    Vdekja e Jan Husit nuk e pati veprimin të cilin e prisnin ithtarët e papës. Shkelja e letrës garantuese e kishte shkaktuar një stuhi reagimesh dhe për këtë arsye koncili kishte konkluduar se do të ishte më mirë në qoftë se Jeronimin do të mund ta detyronin të hiqte dorë nga feja e tij se sa ta ndiznin. E nxorrën para koncilit dhe i propozuan që të zgjidhte: ose të hiqte dorë nga feja ose të vdiste në turrë. Në fillim të burgimit të tij vdekja për të do të ishte bekim në krahasim me torturat e tmerrshme që i kishte përjetuar, por tani i dobësuar nga sëmundja nga kushtet e burgut dhe vuajtjet nga frika dhe pasiguria, i ndarë nga miqët e vet dhe i dekurajuar nga vdekja e Jan Husit, Jeronimi e kishte humbur guximin dhe kishte pranuar që t'i nënshtrohet Koncilit Kishte premtuar se do t'i përmbahej fesë katolike dhe kishte pranuar t'i rrespektonte vendimet e Koncilit në pikëpamje të gjykimit të mësimeve Viklifit dhe të Husit, me përjashtim të “të vërtetave të shenjta” të cilat ata i predikonin.BZ 112.2

    Në këtë mënyrë Jeronimi ishte përpjekur ta heshtëte zërin e ndërgjegjes së vet dhe t'i shmangej gjykimit. Mirëpo në vetminë e burgut iu kishte bërë e qartë se çka kishte bërë. Atij i binin ndërmend guximi dhe besimi i Jan Husit dhe mandej i binte ndërmend sjellja e vet e mohimit të së vërtetës. I kujtohej Mësuesi hyjnor të cilit i kishte premtuar se do t'i shërbente dhe i cili për hir të tij e kishte pranuar vdekjen në kryq. Para mohimit të tij, në mes të të gjitha vuajtjeve, e kishte gjetur ngushëllimin duke menduar në përkrahjen e Zotit; mirëpo tani dyshimi dhe brejtja e ndërgjegjës ia mundonin shpirtin. Ai e dinte se do të duhej të mohonte edhe shumë gjëra tjera para se të pajtohej me Romën. Rrugës të cilës ishte nisur ai mund të përfundonte vetëm me bjerrjen e plotë nga feja. Prandaj vendosi që të mos hiqte dorë nga Zoti i vet vetëm për hir të asaj që t'i shmangej kohës së shkurtër të pësimit.BZ 112.3

    Së shpejti e kishin nxjerrë përsëri para Koncilit. Gjykatësit e tij ende nuk ishin të kënaqur me nënshtrimin e tij. Etja e tyre për gjak pas vrasjes së Jan Husit kërkonte viktima të reja. Vetëm me heqjen dorë të pakusht nga e vërteta, Jeronimi mund ta shpëtonte jetën. Mirëpo, ai kishte vendosur të mos e mohonte fenë e vet dhe të shkonte gjurmëve të vëllait të tij—martirit në flakën e turrës.BZ 114.1

    Hoqi dorë nga mohimi i mëparshëm dhe si çdo njeri i gjykuar me vdekje e kërkoi të drejtën që të mbrohej. Duke u frikësuar nga ndikimi i fjalëve të tij, peshkopët kërkuan që ta pranonte vetëm vërtetësinë e akuzave të cilat bëheshin kundër tij apo t'i mohonte. Jeronimi e kundështoi këtë padrejtësi dhe brutalitet “Ju më keni mbajtur në një burg të tmerrshëm 340 ditë” kishte thënë ai “në pa pastërti, në kundërmim dhe në baltë, të privuar nga gjërat më të nevojshme; tani po më nxirrni para Koncilit dhe po i dëgjoni akuzat e armiqëve të mi për vdekje, ndërsa nuk dëshironi ta dëgjoni mbrojtjen time ... në qoftë se vërtetë jeni njerëz të mençur dhe drita e botës, kini kujdes të mos gaboni ndaj drejtësisë. Për sa më përket mua, unë jamë vdekatar i dobët; jeta ime ka pak vlerë dhe në qoftë se jua tërheq vërejtjen që të mos e merrni aktgjykimin e padrejtë, këtë e bëj më tepër për ju, se sa për vete”.32Ibid., knj. II, str. 146. 147.BZ 114.2

    Më në fund lutja e tij u aprovua. Jeronimi ra në gjunj para gjyqtarëve të tij duke kërkuar nga Zoti që t'i drejtonte mendimet dhe fjalët e tija dhe të mos lejonte të thoshte diçka në kundërshtim me të vërtetën apo që nuk është e denjë për Mësuesin e tij. Atë ditë në të u plotësua premtimi të cilin Shpëtimtari ua kishte dhënë nxënësve të pare: “Per shkak timin do t' ju qesin para sundimtarëve e mbretërve, që të dëshmoni para tyre dhe para paganëve. E kur t'ju dorëzojnë, mos u shqetësoni se çka dhe si do të flisni, sepse në atë moment do t'ju jepet çka duhet të thoni, sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Shpirti i Atit tuaj do të flasë në ju.” (Mateu 10,18-20)BZ 114.3

    Fjalët e Jemomit shkaktuan habi dhe adhurim bile edhe te armiqët e tij. Një vit të tërë kishte qenë në kazamtin e errët ku nuk kishte mundur të lexojë as të shohë gjë, në mundime të mëdha trupore dhe në frikë të madhe shpirtërore dhe megjithatë dëshmitë e tija i jepte me qartësi dhe fuqi sikur ta kishte rastin të bënte studime më të thella. Ua kishte tërhequr vemendjen dëgjuesve të vet për një varg njerëzish të shenjtë që i kishin gjykuar gjykatësit e padrejtë. Duke e përmendur një gjeneratë pas tjetrës ai i kishte përmendur njerëzit të cilët ishin përpjekur ta avansonin popullin e kohës së vet por se ishin sulmuar dhe gjykuar, kurse më vonë ishin nderuar me respektin më të madh. Bile edhe vet Krishtin e kishte gjykuar si kriminel një gjykatës i padrejtë.BZ 115.1

    Me rastin e mohimit Jeronimi e kishte denoncuar drejtësinë e aktgjykimit i cili i ishte shqiptuar Jan Husit. Duke u penduar për dobësitë e veta ai tani dëshmonte për pafajsinë dhe shenjtërinë e martirit. “Unë e njoh që nga fëmijëria” duke vazhduar se ai ka qenë njeri mrekullueshëm dhe i shenjtë. Ai është gjykuar përkundër pafajsisë së vet... unë jamë gjithashtu i gatshëm të vdes nuk dua të zbrapsem nga torturat që janë duke m'i përgatitur armiqët dhe dëshmitarët e rrejshëm të cilët një ditë do të përgjigien për intrigat dhe akuzat para Zotit të madh të cilin askush nuk mund ta mashtrojë”.33Ibid., knj. II, str. 151.BZ 115.2

    Duke e fajësuar veten që e kishte mohuar të vërtetën, Jeronimi kishte vazhduar: “Nga të gjitha mëkatet që i kam bërë që nga fëmijëria, asnjëri nuk ka qenë aq i rëndë dhe nuk më ka shkaktuar aq vuajtje shpirtërore se sa ai të cilin e kam bër në këtë vend fatal kur e kam pranuar aktgjykimin e pandershëm që iu shqiptua Viklifit dhe martirit të shenjtë Jan Husit, mësuesit dhe mikut tim. Po! Këtë e pranoj nga thellësia e zemrës dhe deklaroj se i tmerruar nga frika prej vdekjes e kam gjykuar shkencën e tyre. E lus Zotin e plotëfuqishëm që të m'i falë mëkatet, sidomos këtë më të rëndin nga të gjithë të tjerët”. Duke u drejtuar nga gjykatësit kishte thënë me zë të prerë: “Ju i gjykuat Viklifin dhe Husin, jo përse e tronditën shkencën e kishës, por për arsye se i kishin nxjerrë në pah veprat e turpshme të klerikalizmit, amoralitetin dhe fodëllukun e tyre dhe të gjitha veset e peshkopëve dhe të klerikëve. Mirëpo atë që e kanë pohuar ata është e pamohueshme dhe unë mendoj kështu duke deklaruar si ata”.BZ 115.3

    Fjalët e tij u ndërprenë. Peshkopët duke u dridhur nga mëria e mllefi filluan të ulurisnin: “Çfarë dëshmie na duhet?! Me sytë tonë po e shohim se ai është heretiku më këmbëngulës!”BZ 116.1

    Jeronimi nuk lejoi që ta pengonte kjo protestë por vazhdoi: “Çka! Ju po mendoni se unë i frikohem vdekjes! Ju më keni mbajtur një vit në pranga, në një burg të tmerrshëm, më të tmerrshëm se vet vdekja; ju jeni sjellur ndaj meje më brutalisht se ç'do të kishte bërë një turk, një hebre apo një pagan kurse trupi im është kalbur në eshtrat e mi. Mirëpo unë nuk po ankohem, sepse vajtimi nuk i ka hije njeriut që ka zemër dhe guxim; unë vetëm po çuditen me brutalitetin aq të madh ndaj një të krishteri.”34Ibid., knj. II, str. 151-153.BZ 116.2

    Mirëpo, protestat përsëri e heshtën zërin e tij dhe Jeronimin e dërguan në burg. Megjithatë, ndër dëgjuesit pati edhe njerëz në të cilët këto fjalë lanë mbresa të thella dhe të cilët dësnironin ta shpëtonin jetën e tij. Prijësit kishtarë kishin ardhur në burg dhe ishin vërsulur mbi të duke e bindur që t'i nënshtrohej Koncilit. Ia premtonin ardhmërinë e shkëlqyeshme si shpërblim në qoftë se heq dorë nga mësimet e veta dhe nga kundërshtimi Romës dhe nëse e miraton vendimin që ishte marrë kundër Jan Husit. Mirëpo, si dhe mësuesi i tij të cilit i ishte ofruar i tërë thesari i kësaj bote edhe ky mbeti i paluhatshëm duke thënë: “Do të heq dorë në qoftë se me Shkrimin Shenjt ma dëshmoni se jam në lajthitje.”BZ 116.3

    Njëri ndër hetuesit e tij, pas këtyre fjalëve uluriti: “Shkrimi Shenjt! Vallë a duhet të gjykohet çdo gjë në bazë të tij? Kush mund ta kuptojë Shkrimin Shenjt, në qoftë se kisha nuk e shpjegon?”BZ 116.4

    “Çka po dëgjoj? A thua trillimeve të njerëzve duhet t'i besohet më tepër se Ungjillit të Shpëtimtarit tonë?” Ia ktheu Jeronimi. “Pali nuk i kishte këshilluar ata të cilëve u kishte shkruar që t'i dëgjonin trillimet e njerëzve por kishte thënë: “Studjoni Shkrimet.”BZ 116.5

    “O heretik! Kishte klithur njëri ndër të pranishmit, duke e hedhur shikimin e rrept mbi të, “pendohem që aq gjatë të kam mbrojtur këtu. Po shoh se djalli është në zemrën tënde”.35Wylie, op. cit., knj. III, gl. 10.BZ 116.6

    Jeronimi u gjykua me vdekje dhe u dërgua në vendin e njëjtë ku e kishte dhënë jetën Jan Husi. U nisë duke kënduar kurse fytyra e tij shkëlqente nga gëzimi dhe qetësia. Shikimi i tij qe drejtuar në Shpëtimtarin, kurse për të vdekja e kishte humbur kuptimin tmerrues. Kur erdhi xhelati pas tij për ta ndezur turrën e zjarrit, martiri i tha duke bërtitur: “Eja lirisht; ndeze para meje! Sikur t'isha frikuar tani këtu nuk do të isha.” Fjalët e fundit që i kishte thënë kur e kishte përfshirë flaka, kishin qenë fjalët e lutjes: “O Zot, At i gjithëfuqishëm, bëhu i mëshirshëm dhe m'i fal mëkatet, sepse ti e din se gjithnjë e kam dashur të vërtetën tënde.”36Bonne¬chose, op. cit., vol. II, str. 168. Zëri i tij u heshtë por buzët ende ia shqiptonin lutjen. Kur zjarri e përfundoi veprën e vet, u mblodh hiri i martirit së bashku me dheun ku qëndronte dhe u hodh si dhe hiri i Jan Husit në Rajnë.BZ 116.7

    Kështu vdiqën bartësit besnik të dritës. Mirëpo drita e së vërtetës të cilën e kishin predikuar, si dhe drita e shembullit të tyre të guximshëm nuk u shua. Më lehtë to të ishte të ndalej dielli në rrugën e tij se sa të pengohej agimi i ditës i cili kishte lindur qysh atëherë.BZ 117.1

    Vrasja e Jan Husit në Çeki e kishte shkaktuar një stuhi protestash dhe hidhërimesh. I tërë populli e kishte ndjerë se reformatori ishte viktimë e krimit klerikalist dhe e heretizmit të perandorit. Për Jan Husin flitej si për një bartës besnik të së vërtetës kurse Koncili i cili e kishte gjykuar me vdekje shpallej fajtori për vrasjen e tij. Tani shkenca e Jan Husit e tërhiqte vëmendjen më tepër se kurrë më parë. Me ediktet e papës u gjykuan shkrimet e Viklifit për t'u ndezur; por ato që kishin shpëtuar nga shkatërrimi, tani nxirreshin nga vendet e fshehta dhe studioheshin lidhur me Shkrimin Shenjt ose me pjesët e tij me të cilat populli mund të njihej. Në këtë mënyrë shumë njerëz e pranuan fenë e reformuar.BZ 117.2

    Vrasësit e Jan Husit nuk e shikonin të qetë lavdinë e veprës së tij. Papa dhe perandori i bashkuan forcat e veta për ta shkatërruar lëvizjen, kurse ushtria e Sigismundit e goditi Çekinë.BZ 117.3

    Mirëpo, u paraqit një çlirues. Jan Zhishka i cili së shpejti pas fillimit të luftës ishte verbuar plotësisht, por megjithatë ishte njëri ndër ushtarakët më të aftë të kohës së vet, ishte prijës i Çekëve. Duke u mbështetur në ndihmën e Zotit dhe në drejtësinë e çështjes së vet ky popull u përballonte ushtrive më të fuqishme të cilat ngriheshin kundër tij. Shumë herë perandori e sulmoi Çekinë me forca të reja, por gjithnjë pësoi disfata. Husitët qëndronin mbi frikën e vdekjes, dhe asgjë nuk mund t'u delte përpara. Disa vite pas fillimit të luftës kishte vdekur Zhishka i guximshëm dhe atë e kishte zëvendësuar Prokopi, një ushtarak gjithashtu i guximshëm dhe i shkathët kurse në një njëfarë pikëpamje edhe prijës më i aftë.BZ 117.4

    Kur kishin dëgjuar anniqët për vdekjen e ushtarakut të verbër kishin konsideruar se është rast i përshtatshëm që ta kthenin ate që e kishin humbur dikur. Papa kishte shpallur luftë kryqëzatash kundër Husitëve; dhe përsëri ushtritë e mëdha e kishin vërshuar Çekinë, por vetëm për ta përjetuar edhe një humbje tejet të tmershme. Më vonë u organizua edhe marshi i dytë i kryqëzatave. Në të gjitha vendet katolike u mblodhën para, armë dhe njerëz. Shumë njerëz kishin vrapuar nën flamurin e papës duke konsideruar se më në fund do të shpartallohej populli heretik. Kjo shumësi njerëzish e sulmonte Çekinë duke besuar në fitore të sigurtë. Populli ishte mbledhur për t'i refuzuar. Dy ushtri po i afroheshin njëra tjetrës derisa më në fund nuk i ndante vetëm një lum. “Ushtarë kryqëzatash për nga numri ka pasur shumë, por në vend që ta kalonin lumin dhe ta fillonin luftën kundër husistëve, për ç‘arsye kishin ardhur nga vendet e largëta, ata qëndronin të qetë dhe i shikonin luftëtarët.”37Wylie, op. cit., knj. III, gl. 17. Atëherë përnjëherë i përfshiu një frikë misterioze. Pa kurrfarë sulmi kundër tyre, kjo ushtri e fuqishme u thye dhe u shkapërderdhë si të ishte e mundur nga një fuqi e padukshme. Një numër i madh ishte vrarë nga husitët të cilët i ndiqnin të arratisurit kurse në duart e ngadhnjimtarëve ra një pre e madhe. Kështu që lufta Çekët i pasuroi në vend se t'i varfëronte.BZ 118.1

    Disa vite më vonë, në papë tjetër e kishte filluar edhe një luftë tjetër kryqëzatash dhe tani si dhe në marshet e mëparshme u mblodhen shumë njerëz dhe mjete nga vendet evropiane katolike. Shumë privilegje iu premtuan atyre që do të merrnin pjesë në këtë aventurë të rrezikshme. Çdo ushtar i kryqëzatës do ta merrte faljen edhe për krimet më të rënda, ndërsa të gjithë ata që do të vdisnin në luftë do të kishin shpërblime të mëdha në qiell. Kurse ata që do të mbesnin gjallë do ta fitonin nderin dhe pasurinë në fushëbetejë. Përsëri ushtria e madhe e kaloi kufirin dhe e sulmoi Çekinë. Husitët u tërhoqën para saj dhe kështu e tërhoqën armikun në brendësi të vendit, duke ua bërë kurthin për të menduar se tani më e kishin arritur fitoren. Më në fund ushtria e Prokopit u ndal, u kthye drejt armikut dhe u përgatit për ta sulmuar. Armiqët duke e kuptuar gabimin, qëndruan në llogore duke e pritur sulmin. Kur u dëgjua zëri i ushtrisë e cila afrohej, bile para se husitët të dukeshin në horizont, përsëri ndër luftëtarët e kryqëzatës u shkaktua panik. Princërit, ushtarakët dhe ushtarët i hodhën armët e tyre dhe ikën në të gjitha drejtimet. Më kot i dërguari i papës, prijësi i marshit u përpoq për ta tubuar ushtrinë e tmerruar dhe të shpërnarë. Përkundër përpjekjeve të tija, më në fund edhe atë e tërhoqi vala e të arratisurëve. Humbja qe e plotë dhe përsëri një plaçkë e madhe ra në duart e ngadhnjimtarëve.BZ 118.2

    Kështu edhe për të dytën herë pa një goditje shpate iku para një populli të vogël një ushtri e dërguar nga popujt më të fuqishëm të Evropës e cila përbëhej nga njerëz të guximshëm dhe luftarakë, të ushtruar mirë dhe të armatosur për luftë. Ishte e qartë se këtu ishte përzier forca hyjnore. Sulmuesit ishin mposhtur nga një frikë e jashtëzakonshme. Ai i cili e kishte shkatërruar ushtrinë e faraonit në detin e kuq; ai i cili i kishte detyruar njerëzit të iknin në Madijanë para Gedeonit dhe treqind njerëzve të tij; ai i cili për një natë e kishte shkatërruar fuqinë e asirasëve krenarë, tani përsëri e kishte ngritur dorën për ta shkatërruar fuqinë e sulmuesëve. “Do të dridhën nga frika ku nuk ka frikë. Sepse Zoti do t'i shpërndajë eshtrat e atyre që ngrihen kundër teje. Ti do t'i turpërosh, sepse Hyu i ka lidhur.” (Psalmi 53,5)BZ 119.1

    Pasi që e kishin humbur shpresën për fitore me fuqi të armatosur, prijësit kishtarë iu kishin qasur diplomacisë. Më në fund ishte arritur marrëveshja e cila Çekëve ua kishte dhënë lirinë e ndërgjegjes, por në esencë i kishte nënshtruar nën pushtetin e papës. Çekët i kishin paraqitur katër pika si kusht për paqe me Romën si vijon: predikimilirë i Shkrimit Shenjt dhe ushtrimi i shërbesës në gjuhën e popullit; e drejta që e tërë kisha të mund të marrë shpërblim në formë të bukës dhe verës; përjashtimi i klerit nga të gjitha shërbesat sekulare dhe nga pushteti sekular; në rast të fajit përgjegjësia të jetë para gjyqit si për laikë ashtu edhe për besimtarë. Përfaqësuesit e pushtetit të papës “më në fund pranuan që t'i miratojnë dhe t'i nënshkruajnë që të katër kushtet por kërkuan që e drejta e interpretimit të kësaj kontrate t'u takojë atyre, përkatësisht Koncilit—me fjalë tjera papës dhe perandorit.”38Ibid., knj. III, gl. Në këtë bazë u lidhë kontrata dhe kështu Roma me dredhi dhe shkathtësi e fitoi atë që nuk kishte mundur ta arrinte me forcë; sepse pasi që e kishte fituar të drejtën ta interpretojë domethënien e pikës së kontratës si dhe të Shkrimit Shenjt kishte munësi që sipas vullnetit të vet ta rrotullojë kuptimin e tyre.BZ 119.2

    Një pjesë e madhe e popullit në Çeki duke e parë se liria e tij ishte në rrezik nuk mundi ta pranonte nënshkrimin e kësaj kontrate. U shkaktuan mospajtime dhe përçarje që shkaktuan konflikte dhe gjakderdhje të brendshme. Në atë luftë ra Prokopi fisnik kurse së bashku me të humbi edhe liria e Çekisë.BZ 120.1

    Sigismundi, vrasësi i Husit dhe i Jeronimit tani u bë mbret i Çekisë. Përkudër betimit se do t'i mbronte të drejtat e këtij vendi ai përpiqej që në të ta vendoste pushtetin e papës. Mirëpo, përpjekjet që t'i vardisej Romës ishin pak të levërdishme. Njëzet vjetë jeta e tij u përfshi nga luftrat dhe rreziqet. Ushtritë e tij shkatrroheshin, arkat e tij shterreshin nga luftërat e gjata dhe të pasuksesshme. Ndërsa tani pas sundimit njëzetvjeçarë vdiq duke e lënë mbretërinë e vet në kufirin e luftës qytetare kurse pasardhësve ia la emrin e shënuar me njollën e turpit.BZ 120.2

    Kryengritjet, luftërat dhe gjakëderdhjet vazhduan edhe më tutje. Ushtritë e huaja përsëri u vërsulen mbi Çekinë, kurse përçarjet e brendshme vazhduan ta shqetësonin popullin e Çekisë. Ata që i mbeten lojal ungjillit iu nënshtruan ndjekjes së përgjakshme.BZ 120.3

    Pasi që vëllezërit e tyre të mëparshëm kishin lidhur kontratë me Romën dhe i kishin pranuar lajthitjet e saj, ata të cilët i mbetën besnikë fesë së vjetër e organizuan kishën e veçantë të cilën e quajtën me emrin “Vëllezërit e bashkuar”. Me këtë akt e tërhoqën mbi vete mallkimin e të gjitha shtresave por vendosshmëria e tyre mbeti e paluhatshme. Ata u detyruan të kërkonin vendstrehime nëpër pyje dhe shpella, por megjithatë tuboheshin për t'iu lutur Zotit dhe për ta lexuar Fjalën hynore.BZ 120.4

    Nga lajmtarët të cilët fshehtazi i dërgonin në vendet e ndryshme u njohtuan se në disa vende “ekzistojnë disa pasuesë të së vërtetës, disa në këtë qytet disa në atë qytet, se ata gjithashtu i nënshtroheshin ndjekjeve dhe se në mes të alpeve ekziston kisha e vjetër e bazuar në Shkrimin Shenjt, e cila gjithashtu ngrihej kundër amoralitetit të Romës”.39Ibid., knj. III, gl. 19. Këtë lajm e pranuan me gëzim të madh dhe menjëherë i filluan kontaktet korresponduese me besimtarët valdenzianë.BZ 120.5

    Lojal ndaj ungjillit Çekët netët e gjata të ndjekjeve dhe orët më të errëta i kalonin me sy të drejtuar nga qielli si njerëz të cilët i pritnin rrezet e para të ditës. “Basti i tyre kishte rënë në një orë të ligë ... por atyre iu kishin kujtuar fjalët e Jan Husit të cilat më vonë i kishte përsëritur Jeronimi, se duhet të kalojë një shekull para se të agojë dita. Këto fjalë për taborritët (husitët) ishin si fjalët e Jozefit për dymbëdhjetë fiset në kohën e robërisë së tyre: “Unë po vdes, por Zoti me siguri do t'ju përcjellë dhe do t'ju nxjerrë nga ky vend”40Ibid., knj. III, gl. 19. “Vitet e fundit të shekullit XV e dëshmojnë shtimin e ngadalshëm por të sigurtë të numrit të “vëllezërve të bashkuar”. Edhe pse nuk kishin liri, megjithatë në një farë mënyre e përjetonin qetësinë. Në fillim të shekullit XVI i kishin afro dyqind kisha në Çeki dhe Moravi.41Ezra Hal Gillett, Life and Times of John Huss, vol. II, str. 570. “E madhe ishte mbetja që kishte shpëtuar nga mllefi shkatërrimtar i zjarrit dhe i shpatës e cila mund ta shihte se si po agonte dita të cilën e kishte parashikuar Jan Husi.”42 Wylie, op. cit., knj. III, gl. 19.BZ 120.6

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents