Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    35. QËLLIMET E PAPATIT

    Protestantët sot katolicizmin e shikojnë me sy shumë më të mirë se në të kaluarën. Në vendet ku katolicizmi është pakicë dhe ku katolikët kanë qëndrim më të pajtueshëm për të ushtruar ndikim vërehet një indiferencë më e madhe në pikëpamje të mësimeve që i ndajnë kishat protestante nga kierarkia e papatit. Gjithnjë e më tepër është duke mbizotruar mendimi se dallimet për çështjet e rëndësishme nuk janë aq të mëdha sa është konsideruar dhe se në qoftë se protestantët lëshojnë pe vetëm pak, mund t'i shpiej në marrëdhënie më të mira me Romën. Ka pasur periudha kur protestantët e kanë çmuar lartë lirinë e ndërgjegjes për të cilën është paguar çmim i lartë dhe atëherë ata i mësonin fëmijët që të trishtohen nga papati kur e kanë konsideruar çdo synim për miqësi me Romën si mosbesim ndaj Zotit. Por, çfarë janë ndjenjat tjera që manifestohen sot!?BZ 533.1

    Mbrojtësit e papatit pohojnë se kisha katolike është përbuzur dhe se bota protestante është e prirur ta pranojë këtë pohim. Shumë njerëz mendojnë se është e padrejtë që kisha e sotme e Romës çmohet për nga tmerret dhe çmenduria të cilat e kanë karakterizuar pushtetin e saj gjatë shekujve të padijes dhe errësirës. Ata e arsyetojnë brutalitetin e saj të tmerrshëm duke e paraqitur si rezultat të egërsirave të asaj kohe dhe pohojnë se ndikimi i arsimimit modem i ka ndryshuar ndjenjat e saj.BZ 533.2

    A thua këta njerëz e kanë harruar kërkesën e Romës për pagabueshmërinë të cilën ky pushtet i krekosur e ka theksuar gjatë tetëqindë vjetëve? Larg prej kësaj është që ta braktisë kërkesën e vet sepse—në shekullin XIX—e ka përsëritur me vendosshmëri edhe më të madhe se kurrë më parë. Roma pohon se kisha katolike “kurrë nuk ka gabuar dhe se ndaj Shkrimit Shenjt kurrë nuk do të gabojë!”301J. L. Mosheim, Institutes of Ecclesiastical History, knj. III, Centura 11, part. 2. gl. sect. 9. Atëherë si mund të heq dorë nga parimet të cilat gjatë shekujve të kaluar e kanë udhëhequr atë?BZ 533.3

    Kisha e papatit kurrë nuk do të heqë dorë nga kërkesa e vet për pagabueshmëri. Ajo konsideron se ka pasur të drejtë në çdo gjë që ka vepruar kur i ka ndjekur ata që i kanë refuzuar dogmat e saj. A thua nuk do t'i përsëriste veprat e tilla në qoftë se do t'i ofrohej rasti? Vetëm le të mënjanohen kufizimet të cilat tani ia caktojnë pushtetet sekulariste dhe le ta merr pësëri Roma pushtetin e dikurshëm, së shpejti do të ngjallen dhuna dhe persekutimet e saj. Një shkrimtar i njohur kështu flet për qëndrimin e pushtetit të papatit ndaj lirisë së ndërgjegjes dhe për rreziqet të cilat në veçanti i kërcënohen Shteteve të Bashkuara në qoftë se ai do të arrinte t'i zbatonte qëllimet e veta:BZ 534.1

    “Shumë njerëz e konsiderojnë frikën nga katolicizmi në Shtetet e Baskuara të Amerikës si kufizim, ose infantilitet. Ata nuk shohin në karakterin dhe qëndrimin e katolicizmit asgjë që është në kundërshtim me institucionet tona liridashëse dhe as që me forcimin e tij e hasin në diçka që do të ishte e rrezikshme. Prandaj së pari t'i krahasojmë disa nga parimet kryesore të administratës se shtetit amerikan me parimet e kishës katolike.BZ 534.2

    Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara e garanton lirinë e ndërgjegjes dhe kjo është shumë e vlefshme dhe shumë e rëndësishme. Papa Piu IX në letrën dërguar më 15 gusht 1854 ka thënë: mësimet e pakuptimta dhe të pagabueshme dhe llomotitja boshe për mbrojtjen e lirisë së ndërgjegjes është lajthim ekstremisht fatal—sëmundja e keqe e cila më së tepërmi i kërcënohet një shteti. Papa i njëjtë në letrën dërguar më 8 dhjetor 1864 i mallkon të gjithë ata që e mbrojnë lirinë e ndërgjegjes dhe të besimit si dhe të gjithë ata që e mbështesin mendimin se kisha nuk bën ta shfrytëzojë forcën.”BZ 534.3

    Toni paqësor i Romës në Shtetet e Bashkuara kursesi nuk e nënkupton ndryshimin e frymës së saj. Roma është tolerante kur është e pafuqishme. Peshkopi O'koner thotë: “Liria e ushtrimit të religjionit tolerohet vetëm deri sa të mos mund të veprohet ndryshe pa rrezik për botën katolike ...” Kryepeshkopi i Shën Luigjit me një rast ka thënë: “Heretizmi dhe mosbesimi janë krime; edhe në vendet e krishtera si për shembull në Itali dhe Spanjë ku e tërë popullsia është katolike dhe ku religjioni katolik është pjesë esenciale e ligjeve shtetëore ato ndëshkohen si dhe çdo krim tjetër ...”BZ 534.4

    Çdo kardinal, kryepeshkop dhe peshkop në kishën katolike e bën betimin para papës për besimin i cili i përmban këto fjalë: “Premtoj se do t'i ndjekë me të gjitha forcat heretikët, të rënët dhe rebelët kundër zotërisë së lartëpërmendur, papës apo trashëgimtarëve të tyre dhe se në mënyrë më energjike do t'u kundërvehem.”302Josiah Strong, Our Conntry, gl. V, pars. 2-4.BZ 535.1

    Ç'është e vërteta edhe në kishën katolike të Romës ka të krishterë të vërtetë. Mijëra sish i shërbejnë Zotit në bazë të dritës që e kanë. Atyre nuk u lejohet ta lexojnë Fjalën e Zotit prandaj dhe nuk mund ta njohin të vërtetën. Ata kurrë nuk e kanë vërejtur dallimin ndërmjet shërbimit të gjallë të zemrës dhe një vargu të formave të rëndomta dhe të ritualeve. Zoti i shikon me ndjenja suptile ata shpirtëra që janë edukuar në besim i cili është përlot mashtirme dhe i cili nuk mund ta kënaq shpirtin. Ai don t'i mësojë që rrezet e dritës të depërtojnë nëpër errësirën e dendur që i rrethon. Don t'ua zbulojë të vërtetën çfarë është me Jezusin dhe shumë njerëz do t'i bashkohen popullit të Tij.BZ 535.2

    Katolicizmi si sistem fetar as sot nuk është më i afërt me Ungjillin e Krishtit se sa që ka qenë në cilëndo periudhë të historisë së tij. Kishat protestante janë në errësirë të madhe sepse pëmdryshe do t'i kishin vërejtur shenjat e kohës. Kisha e Romës ka plane afatgjata. Ajo shërbehet me të gjitha mjetet për ta përhapur ndikimin dhe për ta rritur fuqinë e saj; gjithashtu është duke u përgatitur për një luftë të ashpër dhe vendimtare me qëllim që përsëri ta fitojë supremacionin në botë, që përsëri t'i aplikojë persekutimet dhe të rrënojë çdo gjë që ka ndërtuar protestantizmi. Katolicizmi është duke zënë hapësirë në të gjitha anët. Shikojeni numrin gjithnjë më të madh të kishave dhe kapelave të tij në vendet protestante. Shikojeni se sa është i madh popullariteti i shkollave të tij të larta dhe seminareve në Shtetet e Bashkuara të cilat protestantët i vizitojnë masovikisht. Shikojeni se si në Angli është duke përparuar ritualizmi dhe sa janë të shpeshta kalimet në radhët e katolicizmit (ritualizmi është një grup fetar i themeluar në Oksford në vitin 1833 i cili bën përpjekje që kishën angleze t'ia afrojë kishës katolike). Kjo duhet t'i shqetësojë të gjithë ata që i vlerësojnë parimet e pastra të Ungjillit.BZ 535.3

    Protestantët kanë hyrë në lidhje me papatin dhe janë duke e mbrojtur. Kanë bërë marrëveshje edhe koncesione të cilat i befasojnë edhe vetë katolikët të cilët këtë nuk mund ta kuptojnë. Këta po i mbyllin sytë para karakterit të vërtetë të kishës së Romës dhe rreziqeve që u kërcënohen nga mbisundimi i saj. Populli duhet të ngritet dhe ta kundërshtojë forcimin e këtij armiku më të rrezikshëm të lirive qytetare dhe fetare.BZ 535.4

    Shumë protestantë që mendojnë se religjioni katolik nuk është atraktiv dhe se meshat e tij janë ceremoni monotone dhe të pakuptimta mashtrohen. Edhe pse katolicizmi është i themeluar në lajthitje, mashtrimi nuk është i vrazhdët dhe i pashkathët. Shërbesa Zotit e kishës së Romës me ceremonitë e veta lenë mbresa më të thella. Luksi i saj i shkëlqyeshëm dhe ritualet solemne i mrekullojnë shqisat dhe e heshtin zërin e arsyes dhe të ndërgjegjes. Syri mrekullohet. Tempujt luksoz, procesionet madhështore, altaret e arta, arkat e stolisura me margaritarë me reliket e shenjtërve, figurat e zgjedhura dhe shtatoret artistike—të gjitha këto zgjojnë ndjenja estetike. Edhe veshi mrekullohet. Muzika është e patejkalushme. Kur kumbojnë tonet e pasura të orgjive të përziera me meloditë polifonike dhe jehojnë nëpër kupolat e larta dhe kolonadat e katedraleve madhështore shpirti mbushet me frikë dhe respekt. Ky shkëlqim i jashtëm, ky luks dhe këto ceremoni të cilat vetëm i mashtrojnë synimet e shpirtërave të ngarkuar me mëkat janë dëshmi e bjerrjes së brendshme. Besimit të Krishtit nuk i duhet luksi i këtillë për t'i shërbyer si rekomandim. Në dritën që shkëlqen nga kryqi, krishterimi i vërtetë duket aq pastër dhe tërheqës sa që kurrëfarë stolisje e jashtme nuk mund t'ia shtojë vlerën e tij të vërtetë. Shpirti i butë dhe i qetë i cili vlerësohet aq shumë para Zotit është bukuri e shenjtë.BZ 536.1

    Stili i shkëlqyeshëm nuk është shenjë e domodoshme e mendimeve të pastra dhe të larta. Sensi për art dhe shije të stërholluar shpeshherë mund të gjendet në një shpirt tokësor dhe shqisor. Satani shpeshherë shërbehet me të për t'i mashtruar njerëzit që t'i harrojnë nevojat e shpirtit, për ta humbur nga pamja ardhmërinë e jetës së amshueshme, për t'ia kthyer shpinën Ndihmësit të vet të fuqishëm dhe për të jetuar kryekputë për këtë botë.BZ 536.2

    Religjioni përplot ceremoni dhe shkëlqim të jashtëm është atraktiv për zemrat e papërtritura. Luksi dhe ceremonitë e meshave katolike e kanë fuqinë tërheqëse, mrekulluese e cila i ka mashtruar shumë njerëz që kishën katolike ta shikojnë si derë të vërtetë qiellore. Vetëm ata të cilët qëndrojnë fuqishëm në themelet e së vërtetës, zemrat e të cilëve janë të përtëritura me Shpirtin Shenjt janë të mbrojtur nga ndikimet e tyre. Me mijëra njerëz që nuk kanë përvojë të gjallë me Krishtin do të mashtrohen duke e pranuar hijen e devotshmërisë e cila nuk ka kurrëfarë force. Religjioni i tillë është pikërisht ai që shumë njerëz e dëshirojnë.BZ 536.3

    Pasi që kisha pohon se ka të drejtë t'i falë mëkatet, shumë katolikë konsiderojnë se lirisht mund të gabojnë. Rrëfimi pa të cilin kisha nuk e jep faljen, gjithashtu i ndihmon shumë të keqes. Ai i cili i mbështet gjunjët para njeriut mëkatar dhe përmes rrëfimit ia zbulon të gjitha mendimet e fshehta dhe ngacimimet e zemrës e poshtron dinjitetin e vet njerëzor dhe e bastardon çdo ndjenjë fisnike të shpirtit të vet. Duke ia zbuluar mëkatet e veta peshkopit—njeriut mëkatar dhe vdekatar i cili shpeshherë jepet pas pijeve dhe veseve—e dobëson dhe e prishë karakterin e vet. Kuptimi i tij për Zotin reduktohet në shembëlltyrën e njeriut të rënë, sepse këtu peshkopi paraqitet si zëvendës i Zotit. Ky rrëfim poshtrues i njeriut—njeriut është burim i fshehtë nga i cili dalin shumë të këqija të cilat e prishin botën dhe e përgatisin për shkatërrim definitiv. Mirëpo atij që është i dobët i pëlqen më tepër që t'i rrëfehet vdekatarit se sa që zemrën t'ia hapë Zotit. Natyrës njerëzore më tepër i përgjigjet t'i nënshtrohet qortimit se sa të heq dorë nga mëkati. Është më lehtë të torturohet trupi i vet me hitha dhe me zinxhirë të ashpër se sa të pengohen dëshirat trupore. Afshi i zemrës më shumë dëshiron që t'i bartë prangat e rënda se sa ta pranojë zgjedhen e Krishtit.BZ 538.1

    Ekziston ngjashmëri e dukshme ndërmjet të kishës së Romës dhe kishës Hebreje në kohën e ardhjes së parë të Krishtit. Deri sa hebrejët e shkelnin fshehtas çdo parim të Ligjit të Zotit, së jashtmi bëheshin shumë të ashpër në pikëpamje të ruajtjes së normave të tij. Popullin e stërngarkonin me norma dhe legjenda të cilat devostshmërinë e bënin të mundimshme dhe monotone. Ashtu siç pohonin hebrejtë se e adhurojnë ligjin, ashtu edhe katolikët pohojnë se e adhurojnë kryqin. Ata e lartësojnë simbolin e mundimeve të Krishtit kurse në jetën e tyre e mohojnë Atë të cilin e simbolizon ai kryq.BZ 538.2

    Katolikët e vejnë kryqin në Kishat, lteret dhe rrobat e klerikëve të tyre. Gjithkund shihen kryqat që publikisht respektohen dhe lartësohen, por shkenca e Krishtit është varrrosur nën shumësinë e legjendave të pakuptimta, të interpretimeve të rrejshme dhe të normave të ashpra. Fjalët e Krishtit dërguar hebrejve fanatikë mund të aplikohen edhe më tepër në prijsësit e kishës katolike të Romës: “Ata lidhin barrë të rënda që mezi mund të barten.” (Mateu 23,4) Shpirtërat e ndërgjegjëshëm në gjirin e kishës katolike vazhdimisht kanë frikë nga mllefi i një Zoti hakmarrës, ndërsa shumë prijës të kësaj kishe jetojnë në luks dhe në kënaqësitë shqisore.BZ 538.3

    Lutja para figurave dhe relikeve, thirija e shenjtërve dhe lartësimi i papës janë kurthe të satanit që kanë për qëllim ta mashtrojnë popullin për t'ia kthyer shpinën Zotit dhe Birit të tij. Për t'i shkatërruar shpirtërat satani përpiqet ta tërheq vëmendjen e tyre prej Atij te i cili mund të gjendet shpëtimi i vetëm. Kjo është dëshirë që vëmendjen e tyre ta drejtojnë në diçka që do ta zëvendësonte Atë i cili ka thënë: “Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t'ju çlodhë.” (Mateu 11,28)BZ 539.1

    Satani vazhdimisht përpiqet që gabimisht ta paraqes karakterin e Zotit, natyrën e mëkatit dhe rezultatin e vërtetë të luftës së madhe. Trillimet e tij e dobësojnë ndjenjën e obligimit ndaj ligjit hyjnor dhe i lejojnë njerëzve të gabojnë. Në të njëjtën kohë satani u ndihmon të krijojnë kuptime të gabueshme për Zotin, kështu që Atë ta shikojnë më tepër me frikë dhe urrejtje se sa me dashuri. Brutalitetin i cili është i tipar i karakterit të tij, satani ia përshkruen Krijuesit. Kjo është mishëruar në sistemet fetare dhe pasqyrohet edhe në mënyrën e shërbesës Zotit. Kështu, shpirtërat njerëzorë errësohen dhe satani i përdorë si vegla në luftë kundër Zotit. Për shkak të kuptimeve të bastarduara për veçoritë hyjnore popujt paganë janë nxitur dhe mashtruar të besojnë se flijimet njerëzore janë të nevojshme për fitimin e përkrahjes së hyjnive. Në këtë mënyrë janë bërë krime të tmerrshme nga idhujtaria në format e tyre më të ndryshme.BZ 539.2

    Kisha katolike e Romës e cila ka krijuar sintezën e paganizmit me krishterimin dhe ngjashëm me paganizmin në mënyrë të gabueshme e ka paraqitur karakterin e Zotit, gjithashtu i është qasur veprimeve brutale dhe të tmerrshme. Në kohën e mbisundimit të Romës së papatit kanë ekzistuar mjete të ndryshme për tortura me ndihmën e të cilave njerëzit janë detyruar të pajtohen me mësimet e saj. Ata që nuk janë pajtuar me kërkesat e Romës janë gjykuar me vdekje në turrat e zjarreve. Ka pasur shumë ploja për të cilat kurrë nuk do të dihet deri sa mos të zbulohen në ditën e gjyqit. Prijësit e lartë të kishës kanë mësuar prej satanit, mësuesit të vet, të trillojnë aso mjete që do t'i shkaktonin mundimet më të mëdha dhe që me këtë rast viktimat e tyre megjithatë të mbeten gjallë. Në shumë raste, veprimet monstruoze janë përsëritur deri në kufirin ekstrem të qëndrueshmërisë së njeriut, deri sa natyra njerëzore nuk është dorëzuar në luftë kurse martiri e ka përshëndetur vdekjen si çlirim të çmueshëm.BZ 539.3

    E tillë ka qenë përplasja e atyre që iu kanë kundërvënë Romës. Ndaj kundërshtarëve të vet, Roma sipas nevojës e ka aplikuar ashpërsinë e skeptrit, urinë dhe të gjitha ndëshkimet e mundshme fizike. Për ta fituar përkrahjen e qiellit, të penduarit duke i shkelur ligjet natyrore i kanë shkelur edhe Ligjet e Zotit. Ata janë mësuar që t'i shkëpusin lidhjet të cilat Zoti ia ka dhënë njeriut për ta zbukuruar dhe bekuar jetën e tij në tokë. Nëpër varreza gjenden me miliona viktima të cilat jetërat e tyre i kanë kaluar në përpjekje të kota për t'i ngulfatur gjakimet e tyre natyrore, për t'i ndrydhur si diçka mëkatare para Zotit, të gjitha mendimet dhe ndjenjat e përkrahjes ndaj të afërmëve të tyre.BZ 540.1

    Në qoftë se dëshirojmë ta kuptojmë vrazhdësinë e tmershme të satanit e cila është zbuluar qartë me shekuj dhe jo ndërmjet atyre që kurrë nuk kanë dëgjuar për Zotin por në vet ambientin e krishterimit këtë duhet ta lexojmë në historinë e kishës katolike. Me ndihmën e sistemit të madh të mashtrimit, princi i së keqes e ka realizuar qëllimin e vet për ta turpëruar Zotin dhe për t'i shkaktuar dhimbje njeriut. Kur e shohim se si arrin që të maskohet dhe ta realizojë qëllimin e vet përmes prijësve të kësaj kishe atëherë mund ta kuptojmë më mirë përse ai ka aq averzion ndaj Biblës. Atij i cili e lexon Biblën, Zoti do t'ia zbulojë mëshirën dhe dashurinë e vet. Ai do ta shohë se Zoti nuk e vë mbi njerëzit asnjë nga këto pesha të rënda. Të gjithë atë që e kërkon Ai është zemra e pastër dhe e devotshme, shpirti i butë dhe i dëgjueshëm.BZ 540.2

    Krishti gjatë jetës së tij nuk ka dhënë shembull se burrat dhe gratë duhet të mbyllen nëpër manastire dhe që kështu të aftësohen për qiell. Ai kurrë nuk ka thënë se dashuria dhe bashkëndjenja duhet të ngulfaten. Zemra e Shpëtimtarit ka qenë përplot dashuri. Sa më tepër që njeriu t'i afrohet përsosshmërisë morale, aq më tepër ndjenjat e tija forcohen, vërejtja ndaj mëkatit është më e qartë dhe bashkëndjenja me hallexhijtë më e thellë. Papa pohon se është zëvendës i Krishtit, por si mund të krahasohet karakteri i tij me karakterin e Shpëtimtarit tone? A i ka dënuar Krishti ndonjëherë njerëzit me burgim apo me tortura për arsye se nuk kanë dashur ta respektojnë si mbret qiellor? A ka kërkuar Ai ndonjëherë të gjykohen me vdekje ata që nuk e kanë pranuar? Kur banorët e një katundi samaritas patën refuzuar ta pranojnë Jezusin, apostulli Gjoni përplot mllef e pat pyetur: “Zotëri a don t'u themi që zjarri të zbres nga qielli dhe t'i shfarosë siç bëri Eliseu?” Jezusi me pikëllim e shikoi nxënësin e tij dhe e qortoi për frymën e tij të pamëshirshme duke i thënë: “Biri i njeriut nuk ka ardhur t'i humbë shpirtërat e njerëzve por t'i ruaj.” (Luka 9,54.56) Shikoni çfarë dallimesh ka ndërmjet shpirtit që e manifestonte Krishti dhe shpirtit të të ashtuquajturit zëvendës të tij!BZ 540.3

    Kisha e Romës tani i paraqitet botës si paqësore; ajo përpiqet ta arsyetojë raportin për vrazhdësitë e veta. E ka veshur petkun e devotshmërisë por nuk ka ndryshuar. Çdo parim me të cilin papati është prirur në shekujt e kaluar ekziston edhe sot. Ai edhe sot i përmbahet mësimeve që janë futur në mesjetën e errët. Askush le të mos mashtrohet! Papati të cilin protestantët tani janë të gatshëm ta respektojnë, është po ai i cili e ka sunduar botën në ditët e reformacionit kur njerëzit e Zotit janë ngritur edhe me çmimin e jetës së vet për ta shpallur paudhësinë e tij. Ai tipizohet me fodullëk dhe me kërkesa arrogante për t'i mbizotëruar mbretërit e princërit dhe i përvetson të drejtat që i ka vetëm Zoti. Fryma e papatit gjithashtu është e vrazhdët dhe despotike edhe sot si dhe atëherë kur e ka shkelur lirinë njerëzore dhe i ka dërguar në vdekje shenjtorët e të Gjithëfuqishmit. Papati është pikërisht ai të cilin profecia e ka shpallur se do të jetë: paudhësia e kohës së fundit (2 Selanikasve 2,3.4). Plani dhe taktika e tij janë që ta tregojnë natyrën e cila më së miri do t'i përgjigjet qëllimit të tij. Mirëpo me pamje të ndryshme të kameleonit ai gjithnjë e ruan helmin e pandryshueshëm të gjarpërit. “Nuk duhet të mbahet fjala që i jepet heretikut dhe të të dyshuarëve për heretizëm”, thotë ai.303Lenfant, op. cit., vol. I, str. 516. A do të pranohet kjo fuqi, historia e së cilës gjatë njëmijë vjetëve është shkruar me gjakun e shenjtërve tani si pjesë e kishës së Krishtit?BZ 541.1

    Nuk theksohet pa arsye në vendet protestante se tani katolicizmi nuk dallohet aq shumë nga protestantizmi si në kohët e kaluara. Ka ndodhur ndryshim, por jo te papati. Katolicizmi, në të vërtetë është shumë i ngjashëm me protestantizmin e sotëm për arsye se ky është bastarduar shumë nga koha e reformatorëve.BZ 541.2

    Pasi që kishat protestante e kërkojnë përkrahjen e botës, sytë e tyre i verbëron filantropizimi i rrejshëm. Përse të mos jetë mirë, thonë ato të besohet se nga çdo e keqe mund të dalë e mira? Dhe, si pasojë e pashmangshme e kësaj ato më në fund fillojnë të konkludojnë se nga çdo e mirë del e keqja. Në vend se ta mbrojnë fenë “e cila njëherë iu dha të shenjtëve” ata tani gati se kërkojnë falje para Romës për shkak të mendimit të tyre të pavolitshëm ndaj saj dhe i luten për falje të qëndrimeve të tyre të verbëra.BZ 542.1

    Një numër i madh i njerëzve, bile edhe i atyre që nuk kanë mendim të mirë për papatin nuk i frikësohen fuqisë dhe ndikimit të tij. Shumë njerëz theksojnë se errësira shpirtërore dhe morale e cila ka mbizotëruar gjatë mesjetës ka ndikuar pozitivisht në përhapjen e domgave, bestytnive dhe shtypjeve të tij dhe se arsimimi i periudhës më të re, përhapja e përgjitshme e dijes dhe liria gjithnjë e më e madhe në çështjet fetare e bëjnë të pamundshme që përsëri të vendoset intoleranca dhe tirania. Vet mendimi se një gjendje e këtillë përsëri mund të kthehet has në përqeshje. Ç'është e vërteta këtij brezi i ndriçon drita e madhe shpirtërore, morale dhe fetare. Nga faqet e hapura të Fjalës së shenjt hyjnore në tokë derdhet drita qiellore. Por, nuk duhet harruar se sa më e madhe do të jetë drita aq më e madhe është edhe errësira e atyre që e bastardojnë dhe e refuzojnë.BZ 542.2

    Studimi i Biblës me lutje do t'ua tregonte protestantëve karakterin e vërtetë të papatit dhe kjo do t'i bënte që të trishtohen prej tij dhe t'i shmangen. Mirëpo, shumë njerëz e konsiderojnë veten aq të mençur sa që nuk e ndiejnë nevojën që me përkulje të kërkojnë nga Zoti që t'i shpiej kah e vërteta. Edhe pse lavdohen me dijen e tyre, megjithatë nuk i njohin as Shkrimin Shenjtë as fuqitë e Zotit. Duke dëshiruar që me diçka ta qetësojnë ndërgjegjen e vet ata e kërkojnë atë që është më së paku shpirtërore dhe që kërkon më së paku përulje. Atë që e dëshirojnë ata, është ta harrojnë Zotin, por që të duket sikurse ende e përkujtojnë. Papati është shumë i përshtatshëm për t'i plotësuar dëshirat e këtyre njerëzve. Ai i përgjigjet synimeve të dy grupeve të njerëzve që e përfshijnë gati tërë botën: atyre që dëshirojnë të shpëtohen me meritat personale dhe atyre që duan të shpëtohen në mëkatet e tyre. Këtu është fshehtësia e fuqisë së papatit.BZ 542.3

    Historia dëshmon se koha e errësirës së madhe shpirtërore ka qenë e volitshme për suksesin e papatit. Mirëpo, ardhmëria do të dëshmojë se koha e dritës së madhe shpirtërore gjithashtu është e volitshme për suksesin e tij. Në shekujt e kaluar, kur njerëzit kanë qenë pa Fjalën e Zotit dhe pa njohuri për të vërtetën e Tij, sytë e tyre kanë qenë të mbyllur dhe mijëra njerëz kanë rënë në rrjetë, sepse nuk i kanë parë kurthet që u janë vendosur. Në këtë brez, ka shumë të atillë sytë e të cilëve janë verbuar nga blendat e teorive njerëzore të ashtuquajtura “dije të rrejshme”. Ata nuk e vërejnë kurthin dhe bijnë në të si të ishin të verbër. Zoti dëshiron që aftësitë mendore t'i konsiderojmë dhuratë të Krijuesit dhe t'i përdorim në shërbim të drejtësisë dhe të së vërtetës. Mirëpo, kur mbizotëron fodullëku dhe krekosja dhe kur njerëzit i ngrisin teoritë e tyre personale mbi Fjalën e Zotit, atëherë arsyeja mund të bëjë gabim dhe dëm më të madh se sa mosdija. Kështu, shkenca e rrejshme e kohës sonë e cila është duke e minuar besimin në Bibël do të dëshmohet shumë e suksesshme në përgatitjen e rrugës për pranimin e papatit me të gjitha ceremonitë e tij atraktive, ashtu siç i kishte kontribuar kufizimi i dijes në mesjetë ngritjes së tij.BZ 542.4

    Në lëvizjet të cilat janë duke u zhvilluar në kohën tonë në Shtetet e Bashkuara të cilat përpiqen të konsolidohen dhe përmes të cilave zakonet kishtare e fitojnë përkrahjen e shtetit, protestantët shkojnë hapave të katolikëve. Aq më tepër ata ia hapin dyert papatit në mënyrë që ai në Amerikën protestante përsëri ta marrë pushtetin suprem të cilin e ka humbur në botën e vjetër. Ndërsa, fakti se kësaj lëvizje i jep rëndësi edhe më të madhe është se qëllimi i saj kryesor është që ta imponojë shenjtërimin e së dielës—zakonit që buron nga Roma dhe i cili në bazë të pohimit të saj është shenjë e fuqisë së saj. Fryma e papatit—fryma e përshtatjes zakoneve sekulariste dhe e respektimit të legjendave njerëzore në vend të urdhërave të Zotit—është duke depërtuar në kishat protestante dhe duke i ndjekur ta ngrisin të dielen ashtu siç ka bërë papati para tyre.BZ 543.1

    Në qoftë se lexuesi dëshiron t'i kuptojë fuqitë të cilat kanë vepruar në luftë, e cila pësëri do të shpërthejë ai duhet vetëm ta lexojë raportin për mjetet të cilat i ka përdorur Roma për qëllime të njëjta në të kaluarën. Nëse dëshiron ta dijë se si do të veprojnë së bashku katolikët dhe protestantët me ata që i refuzojnë dogmat e tyre, le t'i kushtojë kujdes frymës të cilën e ka shprehur Roma kundër të shtunës dhe mbrojtësve të saj.BZ 543.2

    Ediktet e Perandorit, kuvendet e përgjithshme dhe urdhërat kishtare të mbështetura nga pushtetet sekulariste kanë qenë shkallët me ndihmën e të cilave kjo kremte pagane është ngritur në pozitën e nderit në botën e krishterë. Urdhëri i parë publik për shenjtërimin e së dieles ka qenë ligji i Konstantinit i vitit 321 pas Krishtit. Ky edikt ka kërkuar nga banorët e qyteteve që të pushojnë në “ditën e ndershme të diellit”, por katundarëve u është lejuar t'i kryejnë punët e fushës. Edhe pse ky në radhë të parë ka qenë një ligj pagan Perandori e zbatoi pas akseptimit formal të krishterimit.BZ 544.1

    Pasi që urdhëri i mbretit nuk u dëshmua mjaft i fuqishëm për ta zëvendësuar autoritetin hyjnor, peshkopi Euzebie i cili e kërkoi përkrahjen e princërve dhe ishte mik dhe lavdërues i madh i Konstantinit pohonte se Krishti të shtunën e ka bartë në të dielen. Si dëshmi për këtë shkencë të re nuk është sjellë asnjë vend i vetëm apo citat nga Bibla. Vetë Euzebie pa dashur e ka pranuar se pohimi i tij është i rrejshëm dhe i tregon autorët e vërtetë të këtij ndryshimi: “Çdo gjë që është dashur të bëhet të shtunën”, ka thënë ai, “Ne e kemi bartur në ditën e Zotit.”304Robert Cox, Sabbath Laws and Sabbath Duties, str. 538. Mirëpo kjo dëshmi në favor të së dieles, sado që ishte e pabazë i shërbeu njerëzve për ta marrë guximin që ta shkelnin të shtunën e Zotit. Të gjithë ata që dëshironin që bota t'i respektonte e pranuan këtë kremte që u miratua përgjithësisht.BZ 544.2

    Me forcimin e papatit u forcua edhe autoriteti i së dieles. Një kohë populli i kryente punët bujqësore në kohën kur nuk merrte pjesë në meshë ndërsa e shtuna ende konsiderohej ditë pushimi. Mirëpo gradualisht u bënë ndryshime. Të gjithëve që kishin detyra kishtare u ndalohej që të dielen të merren me punë civile. Së shpejti u dha urdhëri për njerëzit e të gjitha shtresave, me kërcënim të denimit me para për të lirët, kurse me ndëshkim të kamçikosjes për skllevërit nëse të dielen nuk heqin dorë nga punët e përditshme. Më vonë u urdhërua që të pasuritë të dënoheshin me konfiskimin e gjysmës së pasurisë së tyre, ndërsa në qoftë se këmbëngulin për shkeljen e së dielës të shpallen skllevër. Shtresat e ulëta është dashur të ndëshkohen me ndjekje të përjetshme.BZ 544.3

    Flitej edhe për mrekullitë të cilat kishin ndodhur në favor të këtij urdhëri. Përveç tjerash flitej se një katundari i cili kishte dashur të dielen ta lëvronte arën, një copë e fortë e hekurit iu kishte ngulur në dorë kur me atë e kishte pastruar plugun, kështu që ishte detyruar ta bartte gjithkah me vete dy vjet, së bashku “me dhimbjen dhe turpin e vet shumë të madh.”305Francis West, Historical and Practical Discourse on the Lords' Day. str. 174.BZ 544.4

    Më vonë papa kishte urdhëruar që prifti në parohinë vet tua tërhiqte vërejtjen atyre të cilët e shkelin të dielen dhe të kërkojë prej tyre që të shkojnë në kishë dhe të luteshin në mënyrë që të mos ia sillnin vetes dhe fqinjëve të vet ndonjë fatkeqësi të madhe. Një tubim kishtar e kishte sjellur dëshminë e cila që nga ajo kohë është përmendur aq shpesh bile edhe nga protestantët se e diela patjetër duhet të jetë ditë e pushimit, sepse njerëzit që kanë punuar atë ditë ishin goditur nga rrufeja. “Është e qartë—thoshin peshkopët—“se Zoti mllefoset shumë në ata që e urrejnë atë ditë.” Atëherë u bë thirrja që klerikët, predikuesit, mbretërit, princërit dhe të gjithë besimtarët “të bëjnë përpjekje maksimale dhe t'ia kushtojnë kujdesin më të madh që kësaj dite përsëri t'i kthehej nderi dhe që në të ardhmen të shënjtërohet edhe më me zell për të mirën e krishterimit.”306Thomas Morez, Discourse in Six Dialogues on the Name, Nation, and Abservations of the Lord's Day, str. 271.BZ 545.1

    Pasi që vendimet e kunvendeve kishtare u treguan të pamjaftueshme, atëherë u kërkua nga pushtetet sekulariste që të lëshojnë urdhër i cili popullit do t'ia fuste frikën dhe do ta detyronte që të dielen të heqte dorë nga puna. Me rastin e një sinodi të mbajtur në Romë, përsëri u verifikuan bile edhe më fuqishëm dhe më soleminisht të gjitha vendimet e mëparshme e mandej iu bashkangjiten ligjeve kishtare dhe me ndihmën e pushtetit civil iu imponuan tërë botës së krishterë.307Heylyn, History of the Sabbath, pt. 2, gl. 5, sec. 7.BZ 545.2

    Krahas gjithë kësaj mungesa e dëshmive biblike në favor të shenjtërimit të së dieles ka qenë shkak i hutisë së madhe. Populli ua kontestonte të drejtën mësuesve të vet që ta hedhnin poshtë deklaratën e qartë të Zotit: “Kurse dita e shtatë është e shtuna e Zotit tënd, Zotit”, vetëm për ta shenjtëruar ditën e diellit. Me qëllim që të plotësohej boshllëku për shkak të mungesës së dëshmive biblike duheshin të siguroheshin mjete të tjera. Një mbrojtës i flakët i së dieles i cili nga fundi i shekullit XII i vizitoi kishat në Angli dhe hasi në rrezistencë te dëshmitarët besnik të së vërtetës. Përpjekja e tij qe pasuksesshme dhe për një kohë e braktisi Anglinë për ta gjetur një dëshmi më të madhe me të cilën do ta argumentonte mësimin e tij. Kur u kthye, e pati gjithë atë që i nevojitej. Tani në punën e tij kishte më tepër sukses sepse me vete e kishte sjellur një top letrash për të cilin pohonte se kishte rënë nga qielli dhe që i ngërthente normat e dëshiruara në pikëpamje të shenjtërimit të së dieles si dhe kërcënimet e tmerrshme që u dërgohehshin atyre që nuk donin të nënshtroheshin. Ky shkrim aq i çmueshëm—gjithashtu falsifikat i mjerë si dhe vetë isntituicioni që e mbështeste—pohonte se kishte rënë nga qielli dhe se ishte gjetur në Jerusalem në altarin e Shën Simonit në Kalvarë. Në fakt, pallati i papës në Romë ishte vendi prej nga kishte dalur ai. Me qëllim që të rritej fuqia dhe suksesi i kishës, kierarkia e papatit në të gjitha kohët e konsideronte të lejueshme të shërbehej me gënjeshtra dhe mashtrime.BZ 545.3

    Ky shkrim e ndalon çdo punë prej orës nëntë përkatësisht prej orës tre të shutnën pasdite e deri në lindjen e diellit të hënën. Pohohej se vërtetësia e këtij shkrimi ishte dëshmuar me shumë mrekulli. Rrëfehej se njerëzit që kishin punuar pas kohës së ndaluar ishin shtanguar. Një mullis i cili kishte provuar ta bluante drithin e tij e kishte parë se në vend të miellit rridhte gjak, ndërsa rrota e mullirit nuk sillej fare ndonëse kishte shumë ujë në sifon. Një grua e cila e kishte futur brumin në furrë e kishte gjetur të papjekur kur e kishte nxjerrur edhe pse furra kishte qenë tepër e skuqur. Një grua tjetër e cila e kishte përgatitur brumin për ta pjekur të shtunën në orën tre pasdite, por megjithatë kishte vendosur ta lërë deri të hënën e kishte gjetur të nesërmen—sepse fuqia e Zotit kishte ndikuar—brumin të shndërruar në bukë. Një njeri i cili të shtunën pas orës tre pasdite kishte pjekur bukë e kishte hetuar, kur e kishte thyer në mëngjezin e nesërm se prej saj por ridhte gjak. Me trillime të këtilla qesharake dhe bestyte, mbrojtësit e së dieles tentonin ta dëshmonin shenjtërinë e saj.BZ 546.1

    Në Skoci dhe Angli ishte siguruar respektimi më i madh i së dieles me faktin se me të ishte bashkuar edhe një pjesë e së shtunës së vjetër. Mirëpo koha e cila duhej të shenjtërohej merrej në forma të ndryshme. Me një urdhër të perandorit skocez ishte urdhëruar “se e shtuna ka për t'u konsideruar e shenjtë prej orës dymbëdhjetë në mesditë” dhe se askush prej kësaj ore e deri të hënën në mëngjes nuk guxon t'i kryejë punët e botës.308Morez, op. cit., str. 290. 291.BZ 546.2

    Mirëpo, megjithë këto përpjekje për t'u përcaktuar shenjtëria e së dieles, vetë ithtarët e papës e dëshmonin pulblikisht autoritetin hyjnor të së shtunës dhe prejardhjen njerëzore të institucionit i cili e zëvendësonte. Në shekullin XVI një tubim i papatit kishte deklaruar qartë: “Të gjithë të krishterët duhet ta përkujtojnë se ditën e shtatë Zoti e ka shenjtëruar dhe se e kanë pranuar dhe shenjtëruar jo vetëm hebrejt por edhe të gjithë ata që kanë pohuar se e respektojnë Zotin. Për sa na përket ne të krishterëve, ne të shtunën e tyre e kemi shndërruar në Ditë të Zotit.”309Ibid., str. 281. 282. Ata që kishin marrë guximin ta ndryshonin ligjin hyjnor vërtetë kanë qenë të vetëdijshëm për seriozitetin e veprës së tyre. Ata me vetëdije janë ngritur mbi Zotin.BZ 546.3

    Në ndjekjet e përgjakshme dhe të gjata kundër valdenzianëve, disa prej të cilëve e shenjtëronin të shtunën janë shprehur qartë politikat e Romës kundër atyre që nuk janë pajtuar me të. Disa të tjerë kanë përjetuar pësime të ngjashme për shkak të besnikërisë së tyre ndaj urdhërit të katërt. Në këtë pikëpamje është karakteristikë historia e kishës së krishterë në Etiopi. (Shih: Shtojca hitorike). Në mes të errësirës mesjetare bota i kishte harruar këta të krishterë të Afrikës Qendrore. Bota i kishte harruar ata ndërsa ata shumë shekuj e kishin gëzuar lirinë fetare. Mirëpo, më në fund Roma u njohtua për ekzistimin e tyre, ndërsa perandori i Etiopisë së shpejti u detyrua ta pranojë papën si zëvendës të Krishtit. U bënë edhe koncesione të tjera. U lëshua urdhëri i cili me kërcënimin e dënimeve më të ashpra e ndalonte shenjtërimin e së shtunës.310Michael Geddes, Church History of Ettiopia, str. 311. 312. Tirania e papatit së shpejti u bë zgjedhë aq e rëndë sa që etiopiasit vendosën që ta hiqnin qafe. Pas luftës së tmershme ithtarët e Romës u dëbuan nga pronat e tyre kurse feja e vjetër u vendosë përsëri. Kishat përsëri e përjetuan lirinë e tyre dhe më kurrë nuk e harruan përvojën të cilën e fituan në pikëpamje të mashtrimit, të fanatizmit dhe të dhunës së Romës. Ato u kënaqën me vetminë e tyre dhe dëshiruan të mbeten të panjohura në botën tjetër të krishterë.BZ 547.1

    Kishat Afrikane e shenjtëronin të shtunën ashtu siç e shenjtëronte kisha e Romës para bjerrjes së saj të plotë. Edhe pse e shenjtëronin ditën e shtatë në pajtim me ligjin e Zotit, kishat afrikane përmbaheshin nga puna të dielën në pajtim me zakonet e kishës. Kur e mori pushtetin suprem, Roma e shkeli të shtunen e Zotit për ta ngritur ditën e vet të pushimit por këto kisha në Afrikë të fshehura gati një mijë vjet nuk morën pjesë në këtë bjerrje. Kur ranë nën pushtetin e Romës u detyruan të braktisin të shtunën e vërtetë dhe ta shenjtërojnë ditën e rrejshme të pushimit. Mirëpo posa e arritën pavarësinë përsëri iu kthyen devotshmërisë ndaj urdhërit të katërt.BZ 547.2

    Këto ngjarrje nga e kaluara e shprehin qartë armiqësinë e Romës ndaj të shtunës dhe mbrojtësve të saj, si dhe mjetet të cilat i ka përdorur ajo për t'ia imponuar respektimin e instiutuciiont të cilin e ka vendosur vet. Fjala e Zotit thotë se këto skena do të përsëriten kur të bashkohen katolikët dhe protestantët për ta ngritur të dielen.BZ 547.3

    Profecia e kaptinës 13-të Zbulesës e shpallë se fuqia që është pasqyruar në simbolin e egërsirës me dy brirë si të qengjit do të bëjë që “vendi dhe njerëzit që jetojnë në të” t'i nënshtrohen papatit—që është pasqyruar si “ris”. Egërsira me dy brirë do t'u thotë atyre “që jetojnë në at vend, ta bëjnë figurën e egërsirës.” Më tutje ajo do të bëjë që “të gjithë të vegjël e të mëdhenj, të pasur e të varfër, të lirët dhe skllevërit” ta marrin “vulën e egërsirës” (Zbulesa 13,11-16). U theksua se egërsira “me dy brirë si të qengjit” i paraqet Shtetet e Bashkuara dhe se kjo profeci do të plotësohet kur Shtetet e Bashkuara me forcë do ta imponojnë shenjtërimin e së dieles të cilën Roma e konsideron si pranim të veçantë të pushtetit të saj suprem. Mirëpo në këtë respektim të papatit—Shtetet e Bashuara nuk do të jenë të vetme. Ndikimi i Romës në vendet të cilat dikur e kanë pranuar pushtetin e saj ende nuk është asgjësuar. Edhe profecia e parasheh përtëritjen e pushtetit të saj: “Njërën kokë e kishte të plagosur për vdekje, porse plaga vdekjeprurëse u shërua. Mbarë toka e mrekulluar e ndiqte egërsirën.” (Zbulesa 13,3) Marrja e plagës për vdekje e pasqyron rënien e papatit në vitin 1798. Duke theksuar këtë kohë profeti thotë: “Njërën kokë e kishte të plagosur për vdekje, porse plaga vdekjeprurëse u shërua. Mbarë toka e mrekulluar e ndiqte egërsirën..” Pali pohon qartë se “Njeriu i bjerrur” do të ekzistojë deri në ardhjen e dytë të Krishtit (2 Selanikasve 2,3.8). Ai do të vazhdojë me mashtrimet e tija deri në kohën e fundit. Autori i Zbulesës thotë: “E adhurojnë të gjithë banuesit e tokës, emrat të cilëve nuk u shkruan qysh prej krijimit të rruzullit në librin e jetës së Qengjit të flijuar.” (Zbulesa 13,8) Papatit do t'i shprehet respekt në botën e re si dhe në botën e vjetër me vendsojen e shenjtërimit të së dielës, sepse kjo mbështetet vetëm në autoritetin e kishës së Romës.BZ 548.1

    Që nga mesi i shekullit XIX studjuesit e profecive në Shtetet e Bashkuara janë duke ia shpallur botës këtë dëshmi. Në ngarjet që janë duke u zhvilluar tani shihet qartë përparimi i shpejtë në plotësimin e profecive. Edhe mësuesit protestantë e theksojnë autoritetin hyjnor të së dieles edhe pse nuk kanë kurrfarë dëshmie biblike për të si dhe prijësit e papatit që i trillojnë mrekullitë për ta zëvendësuar urdhërin e Zotit. Pohimi se gjyqi i Zotit do t'i zërë njerëzit për shkak të shkeljes së të dieles që është vendosur në vend të së shtunës do të përsëritet. Tani më është duke u paraqitur lëvizja që është duke vepruar me qëllim që t'i detyrojë njerëzit që ta shenjtërojnë të dielen. Kjo lëvizje po rritet gjithnjë e më tepër.BZ 548.2

    Kisha e Romës shquhet posaçërisht për nga dinakëria dhe rrafiniteti. Ajo mund të parashohë se çka do të ndodhë. Duke e parë se kishat protestante po e respektojnë, me faktin se janë duke e pranuar të shtunën e rrejshme dhe duke u përgatitur që ta imponojnë me po ato mjete që i ka përdorur ajo në të kaluarën, kjo kishë e qetë mund ta pres çastin e vet. Ata që e refuzojnë dritën e së vëretetës do të kërkojnë ndihmë nga kjo fuqi e vetquajtur e pagabueshme për ta lartësuar institucionin të cilin e ka themeluar ajo. Nuk është vështirë të hetohet se me sa gatishmëri kisha katolike do t'u ofrojë ndihmë protestantëve në kët punë. Kush din më mirë se prijësit e papatit se si të veprohet me ata që nuk e dëgjojnë kishën?BZ 549.1

    Kisha e Romës me degët e veta nëpër tërë botën e krijon një organizatë jashtëzakonisht të madhe që ndodhet nën udhëheqjen e fronit të papës dhe i shërben interesit të saj. Me miliona anëtarë të saj në të gjitha vendet e botës mësohen se janë të obliguar që t'i nënshtrohen dhe të jenë lojal ndaj papës. Pa marrë parasysh se çfarë kombësie i përkasin dhe çfarë forme ka pushteti i tyre, ata duhet ta konsiderojnë autoritetin e kishës më të madh se çdo autoritet tjetër. Edhe pse i betohen shtetit për lojalitet, megjithatë mbi të gjitha qëndron Besëlidhja për t'iu nënshtruar Romës e cila i çliron nga çdo obligim i cili nuk është në pajtim me interesat e veta.BZ 549.2

    Historia dëshmon për shkathtësinë dhe përpjekjet këmbëngulëse të papatit që të ndërhyjë në punët e shteteve me qëllim që ta fitojë mbështetjen për të punuar për realizimin e qëllimeve të veta, bile edhe me çmim të shkatërrimit të princërve dhe popujve. Në vitin 1204 papa Inoqenti III e detyroi Perandorin e Aragonisë Pjetrin II që ta bëjë këtë betim të parëndomtë: “Unë, Pejtri, Perandori i Aragonisë ia pranoj dhe i premtoj zotëriut tim, papës Inoqentit, trashigimtarëve të tij katolikë dhe kishës së Romës lojalitetin dhe dëgjueshmërinë e përhershme. Me besnikëri do ta ruaj mbretërinë time në lojalitet ndaj tij, fenë e shtrenjtë do ta mbrojë ndërsa bjerrjen heretike do ta ndjek.311J. Dowling, The History of Romanism, knj. V, gl. 6. sec. 55. Kjo pajtohet me pohimet në pikëpamje të fuqisë së kierarkiksë klerikaliste të Romës se ajo e ka të drejtën ligjore “për t'i rrëzuar mbretërit” dhe “se mund t'i çlirojë shtetasit nga betimi i tyre i lojalitetit ndaj sunduesëve të padrejtë.”312Mosheim, op. cit., knj. III, sent. 11, pt. 2, gl. 2, sec. 9.BZ 549.3

    Le të mos harrohet se Roma lavdërohet pikërisht me faktin se kurrë nuk ndryshohet. Parimet e Gërgurit VII dhe Inoqentit III ende janë parime të kishës katolike të Romës. Në qoftë se do ta kishte fuqinë, kisha këto parime do t'i kishte zbatuar me energjinë e njëjtë me të cilën e ka bërë në shekujt e kaluar. Protestantët dijnë pak se çka bëjnë kur e pranojnë ndihmën e Romës për ta lartësuar të dielën. Deri sa ata shikojnë ta arrijnë qëllimin e tyre, Roma synon ta shtojë fuqinë e vet me qëllim që ta rikthejë pushtetin e vet të humbur. Le ta aprovojnë Shtetet e Bashkuara parimin me të cilin kisha mund ta kontrollojë shtetin; që normat fetare të imponohen nga ligjet civile; shkurt le ta ketë autoriteti i kishës dhe shtetit pushtetin mbi ndërgjegjen dhe ngadhnjimi i Romës në këtë vend do të jetë i sigurt.BZ 550.1

    Fjalë e Zotit tërheq vërejtjen për rrezikun e drejtpërdrejtë i cili është afër; në qoftë se kjo vërejtje refuzohet bota protestante do t'i sprovojë se çfarë janë qëllimet e vërteta të Romës por atëherë do të jetë tepër vonë për t'iu shmangur kurthit të saj. Fuqia e Romës po shtohet pa u hetuar. Doktrinat e saj ushtrojnë ndikim të madh në kuvendet legjislative, në kisha dhe në zemrat e njerëzve. Ajo është duke i ngritur ndërtesat e larta dhe jashtëzkonisht të mëdha, dhe lokalet e fshehta nëntokësore përmes të së cilave do të përsëriten ndjekjet e kohës së kaluar. Në mënyrë të fshehtë dhe të pahetueshme ajo është duke i shtuar fuqitë e veta për t'i realizuar qëllimet dhe për të sulmuar kur të vijë çasti vendimtar. E gjithë ajo që dëshiron Roma është që të ketë pozicion më të përshtatshëm dhe ky rast po i jepet. Ne, së shpejti do ta shohim dhe do ta ndjejmë se çfarë është qëllimi i Romës. Kush dëshiron të besoj dhe t'i dëgjoj Fjalët e Zotit në këtë mënyrë do t'i nënshtrohet përqeshjes dhe ndjekjes.BZ 550.2

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents