Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
PATRIARKË DHE PROFETË - Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    36—“NË SHKRETËTIRË”

    *****

    Për thuajse dyzet vjet pasardhësit e Izraelit humbën pa lënë gjurmë në thellësitë e shkretëtirës. Sipas Moisiut, “koha e nevojshme për të arritur nga Kadesh-Barnea deri në kalimin e përroit të Zeredit, ishte tridhjetë e tetë vjet, deri sa tërë brezi i luftëtarëve të zhdukej plotësisht nga kampi, ashtu si u qe betuar atyre Zoti. Në fakt dora e Zotit qe kundër tyre për t’i asgjësuar nga kampi, deri sa të zhdukeshin. - Ligji i Përpërirë 2:14,15.PPAlb 313.1

    Gjatë këtyre viteve, popullit i rikujtohej vazhdimisht se gjendej nën qortimin hyjnor. Në revoltën në Kadesh ata e kishin refuzuar Perëndinë, dhe Perëndia përkohësisht i refuzoi ata. Përderisa ata u treguan jobesnikë ndaj besëlidhjes së Tij, nuk mund ta merrnin dot shenjën e kësaj besëlidhjeje, ritin e rrethprerjes (synetit). Dëshira që kishin shprehur për t’u kthye në tokën e skllavërisë kishte treguar qartë se ata nuk ishin të denjë për liri, dhe për më tepër, nuk do të mbahej as festa e shenjtë e Pashkës, e krijuar për të përkujtuar shpëtimin nga skllavëria.PPAlb 313.2

    Megjithatë, vazhdimësia e shërbimit të tabernakullit dëshmonte se Perëndia nuk e kishte braktisur krejtësisht popullin e Tij. Ndërkohë, Ai vazhdonte të siguronte gjithçka për nevojat e tyre. Ndërkohë që sjell ndër mend historinë e ecejakeve të Izraelit nëpër shkretëtirë, Moisiu thotë, “Zoti, Perëndia yt, të ka bekuar në gjithë punën e duarve të tua; është kujdesur për udhëtimin tënd nëpër shkretëtirën e madhe. Zoti, Perëndia yt, ka qenë me ty gjatë këtyre dyzet viteve dhe asgjë nuk të ka munguar.” Kurse hymni i Levitëve, i mbajtur shënim nga Nehemia, e pasqyron mjaft bukur përkujdesjen e Perëndisë për Izraelin, edhe gjatë këtyre viteve të refuzimit e përzënies: “Megjithatë në shpirtmadhësinë Tënde të madhe nuk i ke braktisur në shkretëtirë; kollona e resë nuk u largua prej tyre gjatë ditës për t’i udhëhequr ata në ecje, dhe kollona e zjarrit gjatë natës për t’ua ndriçuar atyre rrugën nëpër të cilën do të ecnin. Ke dhënë Frymën Tënde të mirë për t’i mësuar; nuk ua ke refuzuar manën tënde gojëve të tyre dhe u ke dhënë ujë kur ishin të etur. Për dyzet vjet i ke ushqyer në shkretëtirë, dhe nuk u ka munguar asgjë; rrobat e tyre nuk u prishën dhe këmbët e tyre nuk u ënjtën.” - Nehemia 9:19-21.PPAlb 313.3

    Ecejaket e shkretëtirës nuk ndodhën vetëm për shkak të verdiktit që u mor ndaj rebelëve dhe murmuritësve, por gjithashtu duhet të shërbenin si një disiplinë për brezin e ri që po rritej, duke e përgatitur kështu për hyrjen e mëvonshme për në Tokën e Premtuar. Mosiu u deklaroi atyre, “Prano, pra, në zemrën tënde se, ashtu siç njeriu e korrigjon birin e vet, ashtu edhe Zoti Perëndia yt, të korrigjon ty... Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këtë dyzetë vjet në shkretëtirë që ti të ulësh kokën dhe të vihesh në provë, për të ditur çfarë kishte në zemrën tënde dhe në se do të respektoje apo jo urdhërimet e tij. Kështu, pra, Ai të bëri të ulesh kokën, të provosh urinë, pastaj të ka ushqyer me manna që ti nuk e njihje dhe as etërit e tu s'e kishin njohur kurrë, me qellim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit.” - Ligji i Përtërirë 8:5, 2,3.PPAlb 313.4

    “Ai e gjeti [Izraelin] në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij.” Në çdo hidhërim të tyre Ai u hidhërua, dhe Engjëlli i pranisë së Tij i shpëtoi; me dashurinë dhe dhembshurinë e Tij i çliroi, i lartoi dhe u solli tërë ditët e së kaluarës.” - Ligji i Përtërirë 32:10; Isaia 63:9.PPAlb 314.1

    Megjithatë, ngjarjet e vetme që janë mbajtur shënim në lidhje me vitet që izraelitët kaluan në shkretëtirë janë ato të rebelimeve ndaj Zotit. Vetëm revolta e Koreut kishte shkaktuar vdekjen e katërmbëdhjetë mië vetëve. Kishte gjithashtu edhe raste të tjera sporadike në të cilat u tregua e njëjta frymë përbuzëse për autoritetin hyjnor.PPAlb 314.2

    Në njërin prej këtyre rasteve, një djalë me nënë izraelite dhe baba egjiptian, i cili i përkiste turmës së përzier që e kishte shoqëruar Izraelin që nga Egjipti, u largua nga vendi i caktuar në kamp për të, dhe hyri në territorin e caktuar për izraelitët, duke pretenduar se i takonte e drejta për të ngulur çadrën në këtë vend. Kjo gjë atij i ndalohej nga ligji hyjnor; pasardhësit e egjiptasve ishin të përjashtuar nga asambleja deri në brezin e tretë. Kështu, lindi një sherr ndërmjet tij dhe një izraeliti, dhe pasi çështja i kaloi gjykatësve, e drejta iu dha izraelitit.PPAlb 314.3

    I zemëruar me këtë vendim, djali i egjiptasit e shau gjykatësin, dhe në inat e sipër nuk u përmbajt por blasfemoi vetë emrin e Perëndisë. Ai u çua menjëherë përpara Moisiut. Urdhri ishte dhënë, “Kush e mallkon të atin ose të ëmën do të dënohet me vdekje.” (- Eksodi 21:17); por për këtë rast nuk ekzistonte ndonjë klauzolë e veçantë. Krimi në fjalë ishte aq i tmerrshëm saqë u gjykua e domsodoshme që të jepej një porosi e veçantë nga Perëndia. Njeriu u mbajt në arrest derisa të transmetohej vullneti i Zotit. Vetë Perëndia e shpalli verdiktin; me anë të një porosie hyjnore, blasfemuesi u nxorr jashtë kampit dhe u vra me gurë. Ata që kishin qenë dëshmitarë të mëkatit të kryer vunë duart mbi kokën e tij, duke dëshmuar kështu solemnisht për vërtetësinë e akuzës ndaj tij. Pastaj, ata hodhën gurët e parë, dhe njerëzit që gjendeshin pranë u bashkuan me ta në ekzekutimin e dënimit me vdekje.PPAlb 314.4

    Kjo ngjarje u pasua nga lajmërimi i një ligji që parashikonte shkelje të kësaj natyre: “Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: “Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij. Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. [Qoftë] i huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.” - Levitiku 24:15, 16.PPAlb 314.5

    Ka disa nga ata që vënë në pikëpyetje dashurinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij nisur nga dhënia e një vendimi kaq ekstrem për disa fjalë që thuhen në inat e sipër. Por si dashuria ashtu edhe drejtësia kërkojnë që të tregohet se fjalët që thuhen me ligësi kundër Perëndisë janë një mëkat i madh. Hakmarrja ndaj këtij fajtori të parë do të shërbente edhe si paralajmërim për të tjerët, në mënyrë që emri i Perëndisë të respektohej rreptësisht e solemnisht. Por në rast se mëkati i këtij njeriu do të lihej pa ndëshkuar, shumë të tjerë do të ishin demoralizuar; dhe për rrjedhojë, me kalimin e kohës, shumë jetë të tjera njerëzish do të ishin bërë fli.PPAlb 314.6

    Duhet thënë se turma e përzier që iu bashkangjit Izraelit që prej largimit nga Egjipti, kishte qenë një burim i vazhdueshëm tundimi dhe trazirash. Ata pretendonin se kishin hequr dorë nga idhujtaria dhe se adhuronin vetëm Perëndinë e vërtetë; por arsimimi dhe trainimi i hershëm që kishin marrë, ua kishte kristalizuar si karakterin ashtu edhe veset, dhe për rrjedhojë, ata pak a shumë ishin fëlliqur nga idhujtaria dhe mungesa e respektit solemn për Perëndisnë. Në shumicën e rasteve, ata ishin të parët që nxitin sherre e konflikte, të parët për t’u ankuar, dhe për më keq, i përhapën ritet e traditat e tyre idhujtare në mbarë kampin, për të mos përmendur murmuritjet kundër Perëndisë.PPAlb 315.1

    Jo shumë kohë pas rikthimit për në shkretëtirë, ndodhi një rast shkeljeje e ditës së Sabatit (ditës së shtunë) dhe sipas rrethanave, ky rast e përcaktonte shkeljen si një faj i veçantë. Lajmërimi nga ana e Zotit se do t’i hiqte të drejtën e trashëgimisë Izraelit kishte nxitur një frymë rebelimi. Njëri, i zemëruar keq se ishte përjashtuar nga toka e Kanaanit, dhe i vendosur që të tregonte mospajtueshmërinë e tij ndaj ligjit të Perëndisë, guxoi të kryente një shkelje të hapur të urdhërimit të katërt (që bën fjalë për mbajtjen e shenjtë të ditës së Sabatit) duke dalë për të mbledhur dru gjatë ditës së shtunë. Gjatë udhëtimit në shkretëtirë, ndezja e zjarreve gjatë ditës së shtatë ishte e ndaluar rreptësisht. Ky ndalim nuk do të ishte në fuqi në tokën e Kannanit, ku për shkak të ashpërsisë së klimës, ndezja e zjarrit ishte mëse e domosdoshme; por në shkretëtirë, nuk kishte aspak nevojë për t’u ngrohur me zjarr. Veprimi i këtij njeriu ishte një dhunim i paramenduar dhe me dashje i urdhërimit të katërt—një mëkat që vinte jo nga pakujdesia apo mosdija, por nga paramendimi.PPAlb 315.2

    Ai u kap me presh në dorë, dhe u çua tek Moisiu. Ishte deklaruar me kohë se mosrespektimi i ditës së shenjtë të Sabatit dënohej me vdekje, por nuk ishte sqaruar ende se si do të ekzekutohej ky dënim kapital. Edhe ky rast u çua përpara Zotit nga Moisiu, dhe porosia nuk vonoi: “Ky njeri duhet të vritet; e tërë asambleja do ta vrasë me gurë jashtë kampit.” - Numrat 35:15. Mëkatet e blasfemisë (sharjes apo mallkimit të Perëndisë) dhe të mosrespektimit të ditës së Sabatit morën të njëjtin ndëshkim, meqënëse të dyja ishin shprehje të njëjta të përbuzjes ndaj autoritetit të Perëndisë.PPAlb 315.3

    Në ditët tona, ka shumë njerëz që e mohojnë ditën e shtunë (Sabatin) e krijimit duke e quajtur “institucion çifut” dhe kërkojë që në rast se duhet të mbahet, atëherë duhet të zbatohet dënimi me vdekje për mosrespektimin e saj; por ne shohim se edhe blasfemia mori të njëjtin ndëshkim si mosrespektimi i ditës së shtunë. A mos ndoshta duhet të konkludojmë se edhe urdhërimi i tretë (që ndalon blasfeminë) duhet ndarë veç dhe të ketë aplikim vetëm tek çifutët? Megjithatë, argumenti i dalë nga dënimi me vdekje gjen aplikim tek urdhërimi i tretë, i pestë, dhe kështu tek gati të gjitha urdhërimet të cilat janë të barabarta me të katërtin (që ka të bëjë me respektimin e ditës së shtunë). Ndonëse në ditët tona Perëndia nuk e dënon shkeljen e ligjit të Tij me dënime kapitale, fjala e Tij (Shkrimi i Shenjtë) gjithsesi shpall se paga e mëkatit është vdekja; dhe në ekzekutimin përfundimtar të gjykimit do të shihet se vdekja është porcioni i atyre që dhunojnë parimet e shenjta të Perëndisë.PPAlb 315.4

    Gjatë krejt periudhës dyzetvjeçare në shkretëtirë, populli kujtohej çdo javë për detyrimin e shenjtë te ditës së Sabatit me anë të mrekullisë së rënies së manna-s nga qielli. Mjerisht, as edhe kjo mrekulli nuk i bëri që ta respektonin këtë ditë të shenjtë. Ndonëse nuk guxuan të kryenin kaq të hapura sa ajo e përmendur më lart që mori dënimin kapital, vihej re një shkujdesje në mbajtjen dhe respektimin e udhërimit të katërt. Perëndia deklaron me anë të profetit të tij, “[Izraelitët i] përdhosën me të madhe të shtunat e mia.” - Ezekieli 20:13-24. Dhe kjo është llogaritur si njëra pre arësyeve kryesore të përjashtimit lë brezit të parë nga Toka e Premtuar. Mjerisht, edhe pasardhësit e tyre nuk e përvetësuan këtë mësim. Neglizhimi nga ana e tyre i ditës së shtunë gjatë ecejakeve të tyre dyzetvjeçare ishte i tillë, saqë ndoënese Perëndia nuk ua ndaloi hyrjen për në tokën e Kanaanit, Ai deklaroi se do të shpërndaheshin mes paganëve pas kolonizimit të Tokës së Premtimit.PPAlb 315.5

    Prej Kadeshit, pasardhësit e Izraelit u kthyen sërish për në shkretëtirë; dhe kur periudhës së endjes nëpër shkretërirë i erdhi fundi, “... tërë asambleja e fëmijëve të Izraelit arriti në shkretëtirën e Sinit në muajin e parë dhe populli qëndroi në Kadesh.” - Numrat 20:1.PPAlb 316.1

    Këtu vdiq dhe u varros Miriami, motra e Moisiut dhe e Aaronit. Nga një skenë ngazëllimi në brigjet e Detit të Kuq, atëherë kur Izraeli doli me këngë e valle për të festuar triumfin e Zotit Perëndi, deri në një varr shkretëtire që i dha fundin një endjeje dyzetvjeçare—i tillë kishte qenë fati i miliona vetëve të cilët kishin dalë nga Egjipti me shpresa të mëdha. Por mëkati e kishte rrëzuar kupën e bekimit nga buzët e tyre. A do t’i bëhej kjo mësim brezit të ardhshëm?PPAlb 316.2

    “Megjithatë ata vazhduan të mëkatojnë dhe nuk u besuan mrekullive të tij. Atëherë ai harxhoi ditët e tyre në kotësi dhe vitet e tyre në tmerre të papritura. Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell. Kujtoheshin që Perëndia ishte Kështjella e tyre dhe që Perëndia shumë i larti ishte Shpëtimtari i tyre.” - Psalmi 78:32-35. Mjerisht, ata nuk u thyen tek Perëndia me një motiv të sinqertë. Ndonëse sa herë që sulmoheshin, ata kërkonin ndihmë tek Perëndia, i vetmi që mund të shpëtojë, “në të vërtetë zemra e tyre nuk ishte e qëndrueshme ndaj Tij dhe ata nuk ishin besnikë ndaj besëlidhjes së Tij. Por Ai, që është i mëshirshëm, ua fali paudhësinë e tyre dhe nuk i shkatërroi, dhe shumë herë përmbajti zemërimin e Tij dhe nuk e la indinjatën e Tij të shpërthejë, duke mbajtur mend që ata ishin mish, një frymë që kalon dhe nuk kthehet më.” - Vargjet 37-39.PPAlb 316.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents