Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
PATRIARKË DHE PROFETË - Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    71—“MËKATI DHE PENDESA E DAVIDIT”

    *****

    Bibla nuk bën lëvdata dhe aq të shumta për njerëzit. Shumë pak hapësirë mund të gjendet për raportimin apo tregimin e virtyteve të personazheve edhe nga më të mirët që kanë jetuar ndonjëherë mbi tokë. Kjo heshtje e ka një shpjegim; kjo heshtje të jep një mësim. Të gjitha cilësitë e mira që zotërojnë njerëzit janë dhurata të Perëndisë; veprat e mira kryhen me anë të hirit të Perëndisë nëpërmjet Krishtit. Meqënëse njerëzit i detyrohen Perëndisë për gjithçka, lavdia e gjithçkaje që ata arrijnë të bëjnë i përket vetëm Atij; ata nuj janë asgjë tjetër përveçse vegla në duart e Tij. Për më tepër,—siç na e bëjnë të qartë të gjitha mësimet nga historia biblike— të përlëvdosh apo lavdërosh njerëzit është gjithmonë një gjë e rrezikshme; kjo për faktin se në qoftë se dikush harron që varet krejtësisht nga Perëndia, dhe i beson vetëm forcës së tij, me siguri që ka për të dështuar. E vërteta është se njeriu është duke u ndeshur me armiq që janë më të fortë se sa ai vetë. “Sepse lufta jonë nuk bëhet kundër krijesave prej gjaku dhe mishi, por kundër krerëve, kundër autoriteteve, kundër sunduesve të kësaj bote të errët, kundër forcave shpirtërore të ligësisë që banojnë në vendet qiellore.” - Efesianëve 6:12. Vetëm me forcën tonë do ta kemi të pamundur që ta përballojmë këtë konflikt; dhe çfarëdo gjëje që e largon vëmendjen tonë nga Perëndia, çfarëdo gjëje që nxit vetë-lartësimin, apo vetë-mbështetjen, me siguri që ka për të shtruar rrugën për disfatën e rradhës. Thelbi i Biblës është të rrënjosi në mendje se sa e pasigurt është fuqia njerëzore, si dhe të na inkurajojë që të tregojmë besim tek fuqia hyjnore. 54Baza p ër këtë kapitull është lib ri i dytë i Sam uelit, kap itu jt 11; 12.PPAlb 552.1

    Isthe pikërisht fryma e vetë-konfidencës dhe vetë-përlëvdimit ajo që shtroi rrugën për rënien e mbretit David. Kandisja dhe joshjet e tjera të këndshme që vijnë nga pushteti dhe luksi ushtruan ndikimin e tyre mbi mbretin. Sipas zakoneve të atëhershme që ekzistonin ende ndër sunduesit lindorë (orientalë), veprat kriminale që nuk toleroheshin për popullin e thjeshtë, liheshin të pandëshkuara kur kryheshin nga mbreti; me fjalë të tjera, monarku u vendit nuk ishte aspak i detyruar që të ushtronte të njëjtën vetëpërmbajtje si popullsia e thjeshtë. E gjithë kjo pati tendencën që t’ia pakësonin Davidit sensin për ligësinë e shëmtuar të mëkatit. Dhe në vend që të mbështetej me përulësi tek Zoti Perëndi, ai filloi të besonte tek mençuria dhe fuqia e vet. Sapo ia del ta ndajë njeriun nga Perëndia, Burimi i vetëm i fuqisë, Satani do të përpiqet që të nxisë tek njeriu të gjitha dëshirat dhe epshet e turpshme të natyrës mëkatare tek njeriu. Veprimtaria djallëzore e armikut nuk është e menjëhershme; ajo në pamje të parë nuk është aspak e befasueshme dhe shokante; por ajo fillon në fshehtësi duke minuar kështu fortesat e karaktërit parimor të njeriut. Ajo fillon tek gjërat e vogla nëdukje—tek neglizhimi i sinqeritetit dhe pastërtisë ndaj Perëndinë, dhe tek mosmbështjetja e plotë tek Ai si dhe me tendencën për të ndjekur veset dhe zakonet që praktikohen nga bota (jobesimtare).PPAlb 552.2

    Përpara përfundimit të luftës me amonitët, Davidi, pasi ia dorëzoi drejtimin e ushtrisë Joabit, u kthye në Jeruzalem. Sirianët i ishin nënështruar me kohë izraelitëve, ndërsa shkatërrimi i plotë i amonitëve dukej i sigurt. Davidi rrethohej nga frytet e fitores dhe nderimet që i takonin në sajë të sundimit të tij të aftë e të mençur. Pikërisht në këtë situatë, ndërsa ai ishte i qetë dhe i shkujdesur, tunduesi djallëzor shfrytëzoi mundësinë për t’ia çoroditur mendjen. Fakti se Perëndia e kishte pranuar Davidin në një marrëdhënie të ngushte me Të, duke treguar shumë ndere e favore ndaj tij, duhet ta kishte motivuar atë që ta mbante të panjollosur karakterin e tij. Por kur u gjend i shpenguar dhe i sigurt në vetvete, Davidi hoqi dorë prej mbështetjes tek Perëndia dhe në këtë mënyrë i hapi rrugën Satanit duke marrë një njollë të rëndë faji mbi vete. Ai, udhëheqësi i caktuar nga Vetë Perëndia i qiellit, i zgjedhur prej Perëndisë që të vinte në zbatim ligjin hyjnor, i shkeli për vete parimet e këtij ligji. Në vend që ndëshkonte keqbërësit, nëpërmjet veprimeve të veta u hda krahë atyre.PPAlb 553.1

    Përgjatë rreziqeve e peripecive të shumta që kishte hasur në rini, Davidi ishte këshilluar përherë me Perëndinë, duke treguar një integritet të pashembullt. Dora e Zotit e kishte drejtuar me siguri dhe e kishte ruajtuar nga gjithë ato kurthe e kompllote të rrezikshme që kishte hasur gjatë jetës. Por kësaj rrathe, duke qenë fajtor dhe i papenduar, ai nuk kërkoi ndihmë dhe urtësi nga Perëndia i qiellit. Përkundrazi, Davidi u përpoq të çlironte veten nga situata e rrezikshme në të cilën e kishte shtyrë mëkati. Bathsheba, bukuria fatale e së cilës shërbeu si një kurth për mbretin David, ishte gruaja e Uriahut, hititit, njërit prej oficerëve më trima e më besnikë të ushtrisë së Davidit. Askush nuk mund ta parashikonte se cila do të ishte pasoja në rast se krimi do të bëhej i njohur, Ligji i Perëndisë e shpallte kurorëshkelësin fajtor për vdekje, dhe Uriahu, ky ushtar krenar e sypatrembur, duke qenë se i ishte shkaktuar një padrejtësi e turpshme, fare mirë mund të ishte hakmarrë, ose duke i marrë jetën mbretit, ose duke nxitur kombin në revoltë.PPAlb 553.2

    Çdo përpjekje që Davidi bëri për ta mbuluar fajin e rëndë nuk i solli rezultat. Ai e kishte tradhtuar veten dhe e kishte lëshuar në pushtetin e Satanit; rreziku e rrethonte nga të katra anët, çnderimi, diçka më e hidhur se vdekja, e priste përpara. Dukej vetëm një rrugë shpëtimi nga kjo situatë. Në dëshpërim e sipër, Davidi u nxit që kurorëshkeles (shkuarjes me Bathshebën) t’i shtohej edhe krimi i vrasjes. I njëjti që kishte komplotuar shkatërrimin e Saulit po përpiqej që ta sillte edhe Davidin në humnerë. Ndonëse tundimet ishin të një natyre të ndryshme, kishin ngjashmëri sepse të shtynin drejt shkeljes së ligjit të Perëndisë. Davidi arsyetoi se në qoftë se Uriahu do të vritej nga dora e armikut në betejë, faji për vdekjen e tij nuk do të gjendej në Jeruzalem tek pallati mbretëror. Në këtë mënyrë, Bathsheba do të ishte e lirë të bëhej gruaja e Davidit, dyshimet do të evitoheshin plotësisht, si dhe nderi mbretëror do të ruhej.PPAlb 553.3

    Uriahu u bë mbartësi i mandatit të vdekjes së vet. Një letër e shkruar nga mbreti për Joabin u përcoll nga vetë dora e Uriahut, në të cilën mbreti urdhëronte, “Vendoseni Uriahun në vijë të parë, ku beteja është më e ashpër, pastaj tërhiquni nga ai, me qëllim që të goditet dhe të vdesë.” - 2 Samuelit 11:15. Joabi, i cili ishte njollosur më parë kur kishte kryer një vrasje për motive të dobta, nuk hezitoi aspak që t’i bindej udhëzimeve të mbretit, dhe për rrjedhojë, Uriahu u vra në betejë nga shpata e bijve të Amonit.PPAlb 553.4

    Deri në atë kohë, Biografia e Davidit si sundues kishte qenë aq e shkëlqyer, saqë shumë të paktë ishin ata monarkë që mund të krahasoheshin me të. Për Davidin është shkruar se “mbretëroi mbi tërë Izraelin, duke dhënë vendime dhe duke ia administruar drejtësinë tërë popullit të tij.”- 2 Samuelit 8:15. Integriteti moral i tij vlerësohej nga mbarë kombi dhe e kishte bërë atë për vete. Por kur ai u largua nga Perëndia dhe ia lëshoi të ligut veten, Davidi u bë gjatë asaj kohe të shkurtër bashkëpuëtor me vetë Satanin. Gjithesi, ai prapë e mbajti pozitën dhe autoritetin që i kishte dhënë Perëndia, dhe për shkak të kësaj, pretendoi se po bindej, duke e rënduar edhe më shumë veten në këtë rast.Kurse Joabi, aleanca e të cilit i ishte përkushtuar mbretit dhe jo Perëndisë, e shkeli rëndë ligjin e Perëndisë, vetëm e vetëm sepse kishte dhën urdhër mbreti.PPAlb 554.1

    Pushteti që gëzonte Davidi ishte dhënë prej Perëndisë, por me kusht që të ushtrohej në harmoni e përputhje me ligjin hyjnor. Kur ai dha urdhërin që binte në kundërshtim të plotë me ligjin e Perëndisë, bindja ndaj këtij urdhri ishte mëkat. Vërtetë, “... nuk ka pushtet që të mos jetë prej Perëndisë” (- Romakëve 13;1b) por ne nuk duhet t’i bindemi këtyre pushteteve në kundërshtim me ligjin e Perëndisë. Apostulli Pal, në letrën drejtuar bashkësisë së Korintit, përcakton parimin që duhet të përcaktojë vendimmarrjen tonë. Ai thotë, “Ndiqni shembullin tim, siç ndjek edhe unë shembullin e Krishtit.” - 1 Korintasve 11:1.PPAlb 554.2

    Davidit iu bë një raportim mbi ekzekutimin e urdhërit që kishte dhënë (vrasjes së Uriahut), por i shkruar me aq kujdes saqë nuk implikonte as Joabin dhe as mbretin. Kështu, “Joabi i dha urdhër lajmëtarit të tij duke i thënë, ‘Kur të kesh mbaruar së treguari mbretit tërë ngjarjet e luftës, në qoftë se ai zemërohet dhe të thotë: “Pse iu afruat qytetit për të luftuar? A nuk e dinit që do të gjuanin nga muret lart? Kush e vrau Abimelekun, birin e Jerubeshethit? A nuk qe një grua që i hodhi një gur nga muret, dhe kështu ai vdiq në Thebets?. Sepse ju jeni afruar te murët?” Atëherë ti do të thuash: ‘U vra edhe shërbëtori yt, Uriahu, hititi.’ Kështu lajmëtari u nis dhe, kur arriti, i tregoi Davidit të gjitha ato që Joabi e kishte ngarkuar të thoshte.” - 2 Samuelit 11:19-22.PPAlb 554.3

    Përgjigja e mbretit ishte, “Do t'i thuash kështu Joabit: ‘Mos u hidhëro për këtë gjë, sepse shpata ha o njerin o tjetrin; lufto me forcë më të madhe kundër qytetit dhe shkatërroje!’ Dhe ti jepi zemër.” - Vargu 25.PPAlb 554.4

    Bathsheba mbajti zi për vdekjen e të shoqit sipas zakonit të atyre kohëve; dhe në fund të zisë, “Me të mbaruar zija, Davidi dërgoi ta marrë dhe e priti në shtëpinë e tij. Ajo u bë gruaja e tij dhe i lindi një djalë.” - Vargu 27. Davidi, i njëjti person, ndërgjegja e ndjeshme e të cilit, si dhe sensi i lartë për nderin nuk e kishin lejuar me parë, edhe atëherë kur gjendej në rrezik për jetën, që të vinte dorë kundër të vajosurit të Zotit (Saulit), kishte rënë aq poshtë sa të lëndonte e të vriste njërin prej luftërarëve më trima e më besnikë (Uriahun) dhe shpresonte që të shijonte pa u bezdisur rezultatin e mëkatit të shëmtuar. Oh, çfarë mjerimi, çfarë katandisje! Sa i turbullt ishte bërë ari i kulluar! Sa kishte ndryshuar ari më i kulluar!PPAlb 554.5

    Që nga fillimi, Satani i ka reklamuar njerëzve përfitimet që do të kishin po të shkelnin fjalën e Zotit. Në këtë mënyrë i kishte joshur engjëjt. Po kështu tundoi edhe Adamin dhe Evën duke i shtyrë në mëkat. Dhe po në të njëjtën mënyrë po drejton njerëz të shumtë në ditët tona drejt mosbindjes e rebelimit ndaj Perëndisë. Rruga e shkeljes bëhet që të ngjajë sa më e dëshirueshme; “por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.” - Fjalët e Urta 14:12. Lum ata që, pasi kanë guxuar të shkojnë pas kësaj rruge, mësojnë se sa të hidhura janë frytet e mëkatit, dhe e braktisin këtë rrugë sa nuk është vonë. Me mëshirën e Tij, Davidi nuk e la Davidin që të joshej drejt shkatërrimit total në të cilin do ta çonin rezultatet mashtruese të mëkatit.PPAlb 555.1

    Ndërhyrja e Perëndisë u bë e domosdoshme edhe për hir të Izraelit. Me kalimin e kohës, mëkati i Davidit ndaj Bathshebës u bë i njohur, dhe lindën edhe dyshimet se ai kishte sajuar edhe vdekjen e Uriahut. Zoti ishte çnderuar. Ai e kishte favorizuar dhe lartësuar Davidin, dhe mëkati i këtij të fundit e kishte keqpërfaqësuar karakterin e Perëndisë, si dhe kishte nxitur edhe qortime në adresë të Tij. Në fakt, ky mëkat bëri që standarti i perëndishmërisë (besimit dhe përkushtimit tek Zoti Perëndi) të ulej. Përveç kësaj, mëkati i Davidit e zbuti tek shumë veta urrejtjen ndaj mëkatit; ndërkohë që ata që as e donin dhe as i druheshin Perëndisë u bënë edhe më guximtarë në shkeljet flagrante që i bënin ligjit hyjnor.PPAlb 555.2

    Profeti Nathan u thërrit që t’i çonte një mesazh qortimi Davidit. Ishte një mesazh i ashpër dhe i frikshëm. Ata sovranë që do të merrnin një qortim të tillë numërohen me gishta, dhe atë që guxonte ta bënte këtë qortim e priste vdekja e sigurt. Por Nathani e shpalli verdiktin hyjnor pa iu dredhur syri, ndonëse e paraqiti atë me një urtësi e finesë që vinte nga lart e tillë saqë e mallëngjeu mbretin, dhe e detyroi këtë të fundit që të shpallte dënimin me vdekje për veten e tij. Duke i bërë një apel të qartë Davidit si ruajtësi i vajosur i të drejtave të popullit të vet, profeti tregoi një histori që bënte fjalë për padrejtësi dhe shtypje që meritonin dënimin e merituar.PPAlb 555.3

    “Na ishin dy njerëz në të njëjtin qytet, njeri i pasur dhe tjetri i varfër. I pasuri kishte një numër të madh kopesh me bagëti të imët dhe të trashë; por i varfëri nuk kishte asgjë, veçse një qengj femër që e kishte blerë dhe ushqyer; ai ishte rritur bashkë me të dhe me fëmijët e tij, duke ngrënë ushqimin e tij, duke pirë në kupën e tij dhe duke fjetur mbi gjirin e tij; ishte për të si bija e tij. Një udhëtar arriti në shtëpinë e njeriut të pasur; ky refuzoi të merrte ndonjë bagëti nga kopetë e tij për t’i përgatitur për të ngrënë udhëtarit që kishte ardhur tek ai, por mori manarin e njeriut të varfër dhe e gatoi për njeriun që i kishte ardhur.” Atëherë zemërimi i Davidit u rrit me të madhe kundër këtij njeriu dhe i tha Nathanit: ‘Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ai që ka bërë këtë gjë meriton të vdesë! Ai do t’ a paguajë katërfish vlerën e manarit, sepse ka bërë një gjë të tillë dhe nuk ka pasur mëshirë’.” - 2 Samuelit 12:1-6.PPAlb 555.4

    Nathani ngriti kokën dhe e pa në sy mbretin: pastaj, duke ngritur dotën e djathtë drejt qiellit, deklaroi solemnisht, “Ti je ai njeri.” - Vargu 7. “Përse vallë,” vazhdoi Nathani, “e ke përçmuar urdhërimin e Zotit, duke bërë atë që është e keqe në sytë e Tij?” - Vargu 9. Ata që janë fajtorë, mund të përpiqen, siç kishte bërë edhe Davidi, që ta fshehin veprën e turpshme nga njerëit e tjerë; ata mund të përpiqen ta varrosin veprën e keqe apo krimin përgjithmonë nga sytë apo mendja e njerëzimit; por “Nuk ka asnjë krijesë që të mund të fshihet përpara Tij, por gjithçka është e hapur dhe e zbuluar para syve të Tij, para të cilit do të japim llogari.” - Hebrenjve 4:13. “sepse nuk ka asgjë të mbuluar që nuk do të zbulohet dhe të fshehtë që nuk do të merret vesh. - Mateu 10:26.PPAlb 555.5

    Nathani deklaroi: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: ‘Unë të kam vajosur mbret të Izraelit dhe të kam çliruar nga duart e Saulit. Të kam dhënë shtëpinë e zotërisë sate, të kam vënë në krahët e tua gratë e zotërisë tënd dhe të kam dhënë shtëpinë e Izraelit dhe të Judës; dhe në qoftë se kjo ishte shumë pak, unë do të të kisha dhënë shumë gjëra të tjera. Përse, pra, e ke përçmuar fjalën e Zotit, duke bërë atë që është e keqe për sytë e Tij? Ti ke bërë të vdesë me shpatë hititin Uriah, ke marrë për grua bashkëshorten e tij dhe e vrave (Uriahun) me shpatën e bijve të Amonit. Kështu, pra, shpata nuk do të largohet kurrë nga shtëpia jote, sepse ti më ke përçmuar dhe ke marrë gruan e hititit Uriah si bashkëshorten tënde’ Kështu thotë Zoti: ‘Ja, Unë do të sjell kundër teje fatkeqësinë nga vetë shtëpia jote, dhe do t’i marrë gratë e tua para syve të tu për t'ia dhënë një tjetri, që do të bashkohet me to ditën. Sepse ti e ke bërë këtë gjë fshehurazi, kurse Unë do ta bëj përpara tërë Izraelit në dritën e diellit”.’ - 2 Samuelit 12:7-12PPAlb 556.1

    Qortimi i profetit e preku thellë zemrën e Davidit; Ndërgjegja e vrau së tepërmi; faji i madh që kishte kryer iu shfaq në madhësinë e vërtetë. Kështu, ai u përkul me gjithë shpirt në pendesë përpara Perëndisë. Me buzët që i dridheshin, ai tha, “Kam mëkatuar kundër Zotit.” - Vargu 13a. Të gjitha veprat e këqija apo gjynahet që i janë shkaktuar të tjerëve kthehen nga i lënduari tek Perëndia. Pra, Davidi kishte kryër një mëkat të tmerrshëm, si ndaj Uriahut ashtu edhe ndaj Bathshebës, dhe kjo gjë e brente thellë. Por mëkati që kishte kryer kundër Perëndisë ishte edhe më i madh, edhe më i pallogaritshëmPPAlb 556.2

    Ndonëse në Izrael nuk mund të gjendej askush që të merrte përsipër që të ekzekutonte dënimin me vdekje ndaj të vajosurit të Zotit, Davidin e kapën drithërimat kur mendoi se mund të vritej nga ndëshkimi i menjëhershëm i Perëndisë pa iu dhënë mundësia që të rrëfente fajin dhe të merrte faljen. Por profeti Nathan i transmetoi një tjetër mesazh mbretit, Zoti e ka hequr mëkatin tënd; ti nuk ke për të vdekur.” - Vargu 13b. Megjithatë, drejtësia nuk mund të zhbëhej dhe duhej zbatuar. Dënimi me vdekje u transferua nga Davidi tek fëmija që u ngjiz në mëkat. Në këtë mënyrë, mbretit iu dha mundësia për pendim; ndërkohë që ndaj tij, vuajtja dhe vdekja e foshnjës, si pjesë e ndëshkimit ndaj tij (Davidit), ishte shumë më e hidhur se sa ç’do të kishte qenë vdekja e vet. Profeti tha, “duke qenë se me këto veprime u ke dhënë rastin armiqve të Zotit të blasfemojnë, djali që ka lindur duhet të vdesë.” - Vargu 14.PPAlb 556.3

    Kur foshnja që lindi u sëmur rëndë, Davidi, duke agjëruar e duke u përulur thellësisht, u lut për jetën e foshnjës (që të kursehej). Ai hoqi rrobat mbretërore, e la mënjanë kurorën, dhe natë pas nate shtrihej përdhë, me hidhërim e zemërthyerje, duke u përpjekur të ndërmjetësonte për fëmijën e pafajshëm që po vuante për fajin e tij (Davidit). Pleqtë e shtëpisë së tij ngulën këmbë që ai të ngrihej nga toka, por ai nuk deshi dhe nuk pranoj të hante me ta.” - Vargu 17.PPAlb 556.4

    Shpeshherë, kur verdiktet ndëshkuese janë shpallur kundër personave apo qyteteve, përulësia dhe pendimi kanë bërë që ndëshkimi të mos ndodhë dhe që Perëndia, Ai që tregon mëshirë përjetë, i gatshëm të falë, dërgon lajmëtarët e Tij të paqes. I inkurajuar nga ky fakt, Davidi insistoi me lutjet e përgjërimet e tij për aq kohë sa fëmija ishte ende gjallë. Kur mori vesh se fëmija kishte vdekur, ai iu nënështrua menjëherë dekretit të Perëndisë. Goditja e parë shpaguese kishte ndodhur, gjë që ai vetë e kishe konsideruar si të drejtë: por nga ana tjetër, Davidi, duke treguar besim tek mëshira e Perëndisë, nuk u la pa u ngushëlluar.PPAlb 557.1

    Të shumtë janë atë njerëz që, kur e lexojnë historinë e rënies në mëkat të Davidit, bëjnë pyetjen, “Përse vallë është bërë publike kjo ngjarje? Përse Perëndia e gjykoi si të përshtatshme që t’i tregonte mbarë botës rreth kësaj periudhe kaq të errët të jetës së një heroi që është nderuar aq shumë nga Qiellori?” Në qortimin që i bëri Davidit, profeti ishte deklaruar si më poshtë në lidhje me mëkatin që kishte kryer, “me këto veprime u ke dhënë rastin armiqve të Zotit të blasfemojnë.” Brez pas brezi, njerëz të shumtë jobesimtarë që kanë jetuar përgjatë kohërave, kanë treguar me gisht për nga karakteri i Davidit, që e përmban edhe këtë njollë të errët, dhe kanë turfulluar me triunfalizëm e cinizëm, “Ja, njerëz si ky ka pasur për zemër Perëndia!” Duke qenë kështu, religjioni ka marrë një qortim të rëndë, Perëndia dhe fjala e Tij janë blasfemuar, njerëz të shumtë janë kthyer në ateistë me të betuar, ndërsa shumë të tjerë, duke veshur një rrobë përshpirtshmërie, zhyten edhe më thellë në mëkat.PPAlb 557.2

    Por historia e Davidit nuk përmban asnjë lloj miratimi apo nxitjeje për të kryer mëkat. Ishte pikërisht atëherë kur Davidi ecte sipas këshillave të Perëndisë që u quajt burrë të cilin Perëndia e kishte për zemër. Kur mëkatoi, kjo nuk ishte më e vërtetë deri atëherë kur u rikthye tek Zoti me anë të pendesës. Fjala e Zotit deklaron haptazi, ajo që Davidi kishte bërë ishte e ligë në sytë e Zotit. - 2 Samuelit 11:27. Dhe Zoti i tha Davidit nëpërmjet profetit, “Përse, pra, ke përçmuar fjalën e Zotit, duke bërë atë që është e keqe për sytë e Tij? ... Kështu, pra, shpata nuk do të largohet kurrë nga shtëpia jote, sepse ti më ke përçmuar.” - 2 Samuelit 12:9, 10. Ndonëse Davidi ishte penduar për mëkatin dhe ishte falur e pranuar nga Zoti, ai e mblodhi të korrurën e kobshme të farës që ai vetë kishte mbjellur. Ndëshkimet mbi të dhe pasardhësit e tij dëshmojnë se sa i neveritshëm është mëkati për Perëndinë.PPAlb 557.3

    Deri në ato kohë, Perëndia, nëpërmjet sovranitetit të Tij mbi rrethanat, e kishte ruajtur Davidin nga shumë komplote e kurthe të armiqve, si dhe ishte ushtruar për të mbajtur Saulin nën kontroll. Por shkelja e Davidit e kishte ndryshuar marrëdhënien e Tij me Perëndinë. Zoti nuk mund të sanksiononte qoftë edhe vetëm për një çast paudhësinë dhe fëlliqësinë. Ai nuk mund ta ushtronte fuqinë e Tij për ta mbrojutur Davidin nga pasojat e mëkatit, ashtu siç e kishte mbrojtur nga armiqësia që kishte treguar Sauli.PPAlb 557.4

    Vetë Davidi ndryshoi ndjeshëm. Ai ishte thyer në shpirt nga ndërgjegja e vrarë prej mëkatit dhe pasojave të rënda që rridhnin nga ky mëkat. Ai ndjehej i përulur në sytë e popullit të thjeshtë. Influenca që kishte patur deri tani ra ndjeshëm. Deri atëherë, begatia e mbretërisë i ishte atribuuar besnikërisë së tij së përgjegjshme ndaj urdhërimeve të Zotit. Por tani, populli i thjeshtë, duke marrë vesh rreth mëkatit që kishte kryer mbreti, do të ndjeheshin më të lirë për të mëkatuar për vete. Autoriteti në familjen e vet si dhe kërkesa për t’u respektuar dhe bindur nga djemtë e tij ranë shumë poshtë. Një ndjenjë faji e mbajti bëri që ai të qëndronte heshtur, edhe atëherë kur duhet ta dënonte mëkatin; Ky i fundit e dobësoi ndjeshëm krahun e mbretit, saqë ai e kishte të vështirë që të praktikonte drejtësinë në familjen e tij. Shembulli i keq i Davidit pati ndikimin e vet tek djemtë e tij, ndërkohë që Perëndia nuk do të ndërhynte për ta parandaluar këtë paspjë. Perëndia kishte vendosur që t’i lënte gjërat që të merrnin natyrshëm rrjedhën e tyre, dhe për pasojë, Davidi u ndëshkua rëndë.PPAlb 557.5

    Për një vit të tërë pas rënies (në mëkat), Davidi jetoi i sigurt në pamjet të parë.; Nuk u pa ndonjë evidencë e qartë e pakënaqësisë së Perëndisë. Por verdikti hyjnor i rëndonte mbi supe vazhdimisht. Me siguri që dita e ndëshkimit dhe hakmarrjes do të vinte papritmas. Këtë nuk mund ta kthente dot pendimi, dhe për pasojë, agonia dhe tupri do ta errësonin jetën e tij në këtë tokë. Ata që, duke treguar gishtin për nga shembulli i Davidit, përpiqen ta minimizojnë fajin e mëkateve e gjynaheve që kanë bërë, duhet të mësojnë nga ajo që është shkruar në Bibël se udha e keqe e shkeljes është shumë e vështirë. Edhe atëherë kur ata, si Davidi, vendosin të kthehen në rrugën e Zotit, pasojat e mëkatit, edhe në këtë jetë, do të jenë të hidhura dhe shumë të rënda për tu duruar.PPAlb 558.1

    Perëndia synoi që historia e rënies në mëkat të Davidit të shërbente si një paralajmërim se edhe ata njerëz që janë bekuar dhe favorizuar jashtëzakonisht prej Tij nuk duhet të ndjehen të sigurt e të neglizhoknë vigjilencën dhe lutjet. Duke qenë kështu, është vërtetuar në jetën e atyre që kanë kërkuar me përulësi që ta përvetësojnë mësimin që Perëndia ka dëshiruar ta ja japë. Brez pas brezi, mijëra njerëz janë udhëhequr në këtë mënyrë për të kuptuar rrezikun që u kanoset nga fuqia djallëzore e tunduesit të njerëzimit. Rënia në mëkat e Davidit, i një njeriu të nderuar kaq shumë prej Zotit, ka bërë që këta njerëz të mos kenë besim të tepërt tek vetvetja. Ata janë bindur se vetëm Perëndia mund t’i mbajë me anë të fuqisë së Tij nëpërmjet besimit. Këta besimtarë e dinë mirë se vetëm tek Perëndia mund të gjejnë siguri dhe forcë, ndaj ata druhen dhe ngurrojnë të hedhin hapin e parë në territorin e SatanitPPAlb 558.2

    Edhe përpara se verdikti hyjnor t’i shpallej Davidit, ky i fundit kishte filluar të vilte frytet e shkeljes së rëndë që kishte kryer. Ndërgjegja e vrarë e mundonte shumë. Agonia e shpirtit që e torturonte bëhet mëse e qartë në vargjet e psalmit tridhjetëedy. Davidi thotë:PPAlb 558.3

    Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen,
    ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!
    Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi
    dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi.
    Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin
    midis rënkimeve që kisha tërë ditën.
    Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua,
    fuqia ime i përngjante thatësisë së verës.
    PPAlb 558.4

    - Psalmi 32:1-4.

    Ndërsa psalmi 51 është shprehja e famshme e pendesës së Davidit, pasi kishte dëgjuar mesazhin e qortimit nga Perëndia:PPAlb 558.5

    Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate;
    për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
    Më pastro tërësisht nga paudhësia ime
    dhe më pastro nga mëkati im,
    Sepse i pranoj të ligat që kam bërë,
    dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.
    Kam mëkatuar kundër Teje, vetëm kundër Teje,
    dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e Tu,
    me qëllim që Ti të njihesh i drejtë kur flet
    dhe i ndershëm kur gjykon.
    Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi,
    dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.
    Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb,
    dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.
    Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar;
    më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.
    Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim;
    bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.
    Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia
    dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.
    O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër
    dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.
    Mos më largo nga prania Jote
    dhe mos më hiq Frymën tënde të Shenjtë.
    Kthemë gëzimin e shpëtimit
    dhe përkahmë me frymë dashamirëse.
    Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve
    dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.
    Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim,
    dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gëzim virtytshmërinë tënde.
    PPAlb 559.1

    - Psalmi 51:1-14.

    Në këtë mënyrë, me një këngë të shenjtë që do të këndohej në mbledhjet e hapura të popullit të tij, në praninë e oborrit—të priftërinjve dhe gjykatësve, princave dhe burrave të luftës—dhe që do të ruante deri në brezin e fundit njohurinë për rënien e tij, mbreti i Izraelit e rrëfeu mëkatin, pendimin, dhe shpresën e faljes që vjen nëpërmjet mëshirës së Perëndisë. Në vend që të përpiqej që ta mbante fshehur fajin, ai dëshiroi që të tjerëve t’u bëhej mësim kjo histori e trishtueshme e rënies së tij.PPAlb 559.2

    Pendimi i Davidit ishte i sinqertë dhe i thellë. Ai nuk bëri asnjë përpjekje për ta minimizuar veprën kriminale që kishte kryer. Për më tepër, ai nuk shprehu as dëshirën më të vogël në lutjet e tij që t’u shpëtonte ndëshkimeve që e kërcënonin. Por ai pa përmasat vigane të shkeljes së rëndë që kishte kryer kundër Perëndisë; pa ndotjen e shpirtit; pati neveri për mëkatin. Ai nuk u lut vetëm për faljen e mëkatit por edhe për pastrimin e zemrës. Ai nuk u dëshpëruar dhe nuk hoqi dorë nga kjo betejë e rëndësishme shpirtërore. Tek premtimet e Perëndisë për mëkatarët e penduar ai pa eveidencë të mjaftueshme për faljen dhe pranimin e vet.PPAlb 559.3

    Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim,
    përndryshe do ta ofroja,
    nuk të pëlqen as olokausti.
    Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer;
    o Perëndi, Ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.
    PPAlb 560.1

    - Psalmi 51:16, 17.

    Ndonëse Davidi kishte rënë poshtë keqazi, Zoti e ngriti lart. Tashmë, ai ishte më në harmoni me Perëndinë, dhe gëzonte simpati më të madhe tek populli në krahasim me kohën përpara rënies në mëkat. I gëzuar nga ky çlirim i mrekullueshëm hyjnor, Davidi shpërtheu me këngë:PPAlb 560.2

    Para Teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time.
    Thashë: ‘Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit,’
    dhe Ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim.
    Prandaj çdo njeri i përshpirtshëm do të të thërrase në kohën që mund të gjendesh; edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai.
    Ti je vendi im i strehimit,
    Ti do të më ruash nga fatkeqësia,
    Ti do të më rrethosh me këngë çlirimi.
    PPAlb 560.3

    - Psalmi 32:5-7.

    Shumë syresh kanë murmuritur rreth asaj që është quajtur, sipas tyre, një padrejtësi që Perëndia bëri kur ia kurseu jetën Davidit, duke qenë se mëkati i këtij të fundit ishte shumë i madh, dhe duke qenë se paraardhësi i Davidit, Sauli, ishte refuzuar prej Perëndisë, për mëkate, në dukje, më pak flagrante.Por e vërteta është se Davidi u përul plotësisht dhe e rrëfue mëkatin, ndërsa Sauli e përçmoi qortimin hyjnor, dhe e ngurtësoi zemrën duke mos u penduar.PPAlb 560.4

    Kjo periudhë në jetën e Davidit është mjaft domethënëse për mëkatarin që pendohet. Ajo përbën njërin prej ilustrimeve më të fuqishme që na është dhënë për sa i përket përjekjeve dhe tundimeve të njerëzimit, si dhe të pendesës së vërtetë e të sinqertë ndaj Perëndisë dhe besimit në Zotin tonë Jezu Krisht. Nëpër të gjitha epokat, ajo ka shërbyer si një burim inkurajimi për shumë njerëz, të cilët, pasi kishin rënë në mëkat, po vuanin shumë nën barrën e rëndë të fajit. Me mijëra besimtarë, fëmijë të Perëndisë, të cilët kanë rrëshkitur në mëkat, kur kanë qenë gati që të dorëzoheshin me dëshpërim, kanë kujtuar se si pendesa dhe rrëfimi i sinqertë i Davidit u pranuan nga Perëndia, pavarësisht se ai u bë të vuante për shkeljen e rëndë që kreu. Për më tepër, besimtarët gjithashtu kanë marrë kurajon që të pendohen e të kthejnë rrugë, dhe të përpiqen sërish që të ecin në rrugën e urdhërimeve të Perëndisë.PPAlb 560.5

    Cilido që qortohet nga Perëndia dhe e përul vetveten me rrëfim e pendesë, ashtu siç bëri Davidi, mund të sigurohet se për të ka shpresë. Cilido që me besim do të pranojë premtimet e Perëndisë, ka për të marrë falje. Zoti nuk do të hedhë kurrë tutje një besimtar apo besimtare që është penduar. Ai na ka dhënë këtë premtim: “Do të ishte më mirë që dikush të mbështetej te forca Ime për të bërë paqe me mua, po, për të bërë paqe me Mua.” - Isaia 27:5. “I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht.” - Isaia 55:7.PPAlb 560.6

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents