Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
PATRIARKË DHE PROFETË - Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    52—“FESTAT E PËRVITSHME”

    *****

    Kishte gjithsej tre mbledhje të përvitshme të të gjithë Izraelit për të adhuruar tek shenjtërorja. Shih - Eksodi 23:14-16. Qyteti i Shilohut (në veri të Bethelit) shërbeu për një kohë të caktuar si vendi për kësi lloj grumbullimesh; por më pas Jerusalemi u bë epiqendra e adhurimit të kombit, dhe pikërisht këto mblidheshin të gjitha fiset e Izraelit me rastin e festave solemne.PPAlb 412.1

    Izraelitët ishin të rrethuar nga fise të egër e luftarakë te cilët ishin të etur për të pushtuar tokat e tyre; megjithatë, tre herë në vit, të gjithë meshkujt e shëndoshë dhe ata që kishin mundësi financiare që ta përballonin udhëtimin urdhëroheshin që të linin shtëpitë e tyre dhe të vendoseshin tek vendi i asamblesë, pak a shumë në qendër të vendit. Duke qenë kështu, çfarë vallë do t’i pengonte armiqtë e tyre që të mos vërshonin nëpër shtëpitë e pronat e tyre të pambrojtura , e t’i rrafshonin ato me zjarr e me shpatë? Si vallë mund të parandalohej pushtimi i vendit, i cili rrjedhimisht do ta shndërronte Izraelin në një vend të robëruar nga kombet armiq përreth? Perëndia kishte premtuar se do të ishte mbrojtësi i popullit të Tij. “Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej Tij dhe i çliron ata.” - Psalmi 34:7. Ndërkohë që izraelitët kishin shkuar në Jeruzalem për të adhuruar, fuqia hyjnore ishte ajo që i mbante larg të gjithë armiqtë që kishin. Premtimi i Perëndisë ishte: “Unë do të dëboj kombe para teje dhe do të zgjeroj kufijtë e tu, dhe askush nuk do të dëshirojë vendin tënd, kur do të ngjitesh tri herë në vit, për të dalë përpara Zotit, Perëndisë tënd.” - Eksodi 34:24.PPAlb 412.2

    I pari i këtyre festivaleve ishte Pashka, festa e bukës së ndorme (pa majá) që zhvillohej gjatë muajit Abib, muajit të parë të vitit çifut, i cili korrespondonte me fundin e Marsit dhe fillimin e Prillit me kalendarin tonë. Dimri i ftohtë kishte kaluar, shirat e mëpasme kishin përfunduar, dhe për rrjedhojë, e gjithë natyra ngazëllente nën freskinë dhe bukurinë e stinës së pranverës. Bari jeshilonte mbi kodrat e luginat ndërkohë që lulet shumëngjyrëshe zbukuronin kudo fushat. Hëna e cila me kalimin e kohës po bëhej e plotë, i bënte mbrëmjet shumë të lezetshme. Ishte një stinë e cila ishte pikturuar mjaft bukur nga këngëtari i shenjtë:PPAlb 412.3

    “Sepse, ja, dimri ka kaluar,
    Shiu ka ikur dhe ka pushuar.
    Lulet duken mbi tokë,
    Koha e të kënduarit të zogjve ka ardhur,
    Dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës.
    Pema e fikut nxjerr fiqtë e saj të papjekur,
    Dhe vreshtat janë në lulëzim
    Ato përhapin një aromë të këndshme.”
    PPAlb 412.4

    - Kënga e Solomonit 2:11-13.

    Nëpër mbarë vendin, grupet e pelegrinëve merrnin rrugën në drejtim të Jeruzalemit. Çobenjtë nga kopetë e tyre, barinjtë nga malet, peshkatarët nga Deti i Galilesë, bujqërit nga fushat, si dhe bijtë e profetëve nga shkollat e shenjta—“të gjithë hidhnin hapat drejt atij vendi ku do të shfaqej prania e Perëndisë. Ata udhëtonin me etapa të shumta, sepse shumica prej tyre marshonin më këmbë. Karavanët shtoheshin gjithnjë e më shumë, dhe shpesh bëheshin mjaft të gjatë përpara se të mbërrinin në Qytetin e Shenjtë (të Jeruzalemit).PPAlb 412.5

    Hijeshia e natyrës sillte gëzim në zemrat e izraelitëve si dhe mirënjohje ndaj Perëndisë, Atij që kishte dhënë gjithçka të mirë për ta. Psalmet mashështore hebraike këndoheshin fort, duke lartësuar kështu lavdinë dhe madhështinë e Zotit Perëndi të Izraelit. Nën tingullin e trumpetës sinjalizuese, me muzikën e cimbaleve, ngrihej refreni i falenderimit, i brohoritur nga mijëra zëra të bashkuar:PPAlb 413.1

    “U gëzova kur më thanë,
    ‘Shkojmë në shtëpinë e Zotit’
    Këmbët tona po qëndrojnë
    Brenda portave të tua, o Jeruzalem.
    Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,
    Ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.
    Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin,
    Fronet e shtëpisë së Davidit.
    Lutuni për paqen e Jeruzalemit,
    Le të begatohen ata që të duan.”
    PPAlb 413.2

    - Psalmi 122:1-6.

    Ndërsa kundronin rreth tyre kodrat ku më parë paganët e kishin patur zakon që të ndiznin zjarre altari për idhujt e tyre, fëmijët e Izraelit këndonin:PPAlb 413.3

    “A do t’i i ngre sytë nga malet?
    Nga do të më vijë ndihma?
    Ndihma do të më vijë nga Zoti,
    Ai që ka bërë qiejtë dhe tokën.”
    PPAlb 413.4

    Psalmi 121:1,2.

    Ata që kanë besim tek Zoti
    Janë si mali i Sionit, që nuk mund të lëvizet, por qëndron përjetë.
    Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male,
    Kështu edhe Zoti rri përreth popullit të Tij,
    Si tani ashtu edhe përjetë.”
    PPAlb 413.5

    - Psalmi 125:1, 2.

    Duke ngjitur kodrat përreth Qytetit të Shenjtë, pelegrinët vështronin me një respekt të veçantë e solemn turmat e adhuruesve që gëlonin në drejtim të tempullit. Ata shihnin tymin e temjanit që ngrihej lart, dhe ndërkohë që dëgjonin trumpetat e levitëve që lajmëronin fillimin e shërbesës së shenjtë, ata frymëzoheshin vetvetiu dhe këndonin:PPAlb 413.6

    “I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm
    Në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e shenjtërisë së Tij.
    I bukur për nga vendndodhja e tij, gëzimi i gjithë dheut
    Eshtë mali i Sionit, nga ana e veriut,
    Qyteti i Mbretit të madh.”
    PPAlb 413.7

    - Psalmi 48:1, 2.

    “Pastë paqe brenda mureve të tua Dhe begati në pallatet e tua.”
    “Më hapni portat e virtytshmërisë (drejtësisë).
    Unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.”
    “Do t’i plotësoj zotimet e mia Zotit
    Tani në prani të të gjithë popullit të Tij,
    Në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem.
    Haleluja (Lëvdoni Zotin)!”
    PPAlb 413.8

    - Psalmet 122:7; 118:19; 116:18. 19.

    Të gjitha shtëpitë në Jeruzalem i mbanin dyert të hapura për pelegrinët, dhe dhomat përdoreshin falas; por gjithsesi kjo nuk mjaftonte për gjithë atë asamble të madhe njerëzish. Për këtë arësye ngriheshin çadra (tenda) nëpër të gjitha vendet e lira anembanë në qytet si dhe nëpër kodrat përreth.PPAlb 414.1

    Në ditën e katërmbëdhjetë të muajit, në mbrëmje, festohej Pashka, ceremonitë solemne dhe madhështore të të cilës përkujtonin shpëtimin nga robëria në Egjipt, si dhe tërhiqnin vëmendjen tek flijimi që do t’i shpëtonte të gjithë nga robëria e mëkatit. Kur Krishti Shpëtimtar dha jetën e Tij në kryq, domethënies së Pashkës i erdhi fundi, dhe ajo u zëvendësua me shërbesën e Darkës së Zotit, e cila përkujtonte të njëjtën ngjarje që kishte simbolizuar Pashka (pra flijimin e Jezu Krishtit, Qengjit të vërtetë të Perëndisë).PPAlb 414.2

    Festa e Pashkës ndiqej nga festa shtatë-ditëshe e bukës së ndorme (pa majá). Dita e parë dhe e shtatë e kësaj feste ishin ditë të tubimit të shenjtë, në të cilat nuk duhej kryer asnjë veprimtari shërbimi. Në ditën e dytë të festës, frutat e parë të të mbjellave të vitit paraqiteshin përpara Perëndisë. Elbi ishte nga llojet e drithit që prodhohej më herët se të tjerët në Palestinë, dhe nga koha e fillimit të festës kishte filluar të piqej. Një duall (kapë) nga ky lloj drithi tundej nga prifti përpara altarit të Perëndisë, duke pranuar kështu botërisht se gjithçka ishte e Atij.Asnjë e mbjellë nuk korrej pa mbaruar kjo ceremoni e shenjtë.PPAlb 414.3

    Pesëdhjetë ditë pas ofrimit të fruteve të para, i vinte rradha festës së Rrëshajave (Pentekostit), e quajtur ndryshe edhe festa e të korrurave dhe festa e javëve. Në shprehje të mirënjohjes për drithin që përgatitej si ushqim, dy çyreqe (masa) buke piqeshin me majá dhe paraqiteshin përpara Perëndisë. Festa e Rrëshajave zgjaste vetëm një ditë, dhe kjo e fundit i përkushtohej shërbesës fetare.PPAlb 414.4

    Në muajin e shtatë vinte Festa e Tabernakujve, ose e grumbullimit (ose mbledhjes). Kjo festë nderonte bollëkun që Perëndia kishte siguruar tek prodhimet e druve frutorë, rrënjëve të ullirit, si dhe vreshtave. Ishte festa e fundit që kurorëzonte festimet e mbarë vitit. Toka kishte lëshuar frutet e saj, të korrurat ishin mbledhur në hambarë, frutat, vaji dhe vera ishin futur në depo, frutet e para pra ishin rezervuar, dhe tani kishte ardhur momenti që njerëzit të vinin me nderime dhe falenderimet e rastit për Perëndinë, i cili i kishte bekuar kaq bollshëm.PPAlb 414.5

    Kjo festë duhet të ishte para së gjithash një rast ngazëllimi. Ajo zhvillohej vetëm një ditë pas Ditës së madhe të Shlyerjes, kur ishte marrë siguria se mëkatet dhe paudhësia e tyre nuk do të kujtohej më. Duke qenë në paqe me Perëndinë, njerëzit mund të vinin tashmë përpara Tij për të nderuar mirësinë e Tij dhe për ta lavdër Zotin për mëshirën e Tij. Pasi kishin përfunduar të gjitha punët e të korrurave, dhe para se të fillonin mundimet e vitit të ri në vazhdim, njerëzit ndiheshin të lirshëm e të çlodhur, dhe kishin mundësi për të festuar së bashku atë kohë të gëzueshme e të shenjtë. Ndonëse në këto festa ishin urdhëruar që të merrnin pjesë, gjithsesi, brenda mundësive, të gjithë pjesëtarët e familjes mund të merrnin pjesë. Pra në këtë lloj atmosfere të mikpritjes, shërbëtorët, levitët, të huajt dhe nevojtarët ndiheshin mëse të mirëpritur.PPAlb 414.6

    Ashtu si Pashka, edhe Festa e tabernakujve kishte natyrë përkujtimore. Në kujtim të jëtës së tyre prej pelegrinësh nëpër shkretëtirë, njerëzit në këtë festë largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe banonin në kasolle ose baraka, të cilat ishin ndërtuar nga degët e gjelbërta të “... drurëve madhështorë: degë palme, degë me gjethe të dendura dhe shelgje përrenjsh.” - Levitiku 23:40, 42, 43.PPAlb 415.1

    Dita e parë ishte një ditë tubimi e shenjtë, dhe shtatë ditëve të festës i shtohej edhe një e tetë, e cila kremtohej në një mënyrë të ngjashme.PPAlb 415.2

    Në këto grumbullime të përvitshme, zemrat e të moshuarve dhe të rinjve inkurajoheshin me shërbimin e Perëndisë, ndërkohë që shoqërimi i njerzve nga të katër anët e vendit forconte ndjeshëm lidhjet që ata i mbanin fort si me Perëndinë ashtu edhe me dhe njëri-tjetrin.Do të ishte mirë për popullin e Perëndisë në kohërat e tanishme që të kishte një Festë si ajo e Tabernakujve—një përkujtim të gëzueshëm të bekimeve të Perëndisë për ta. Ashtu siç fëmijët e Izraelit festuan aktin shpëtues që Perëndia kreu për prindërit e tyre, si dhe mbrojtjen e mrekullishme që Ai u bëri gjatë udhëtimeve të tyre prej Egjiptit, po kështu ne duhet të kujtojmë me mirënjohje mënyrat e ndryshme që që Ai ka përcaktuar që të na nxjerrë prej kësaj bote, pra, prej errësirës së gabimit, për në dritën e çmuar të hirit dhe së vërtetës së Tij.PPAlb 415.3

    Ata familjarë që jetonin në afërsi të tabernakullit, duhet të kishin qenë mjaft të zënë me punë për më shumë se një muaj çdo vit duke u kujdesur për mbarëvajtjen e festave të përvitshme. Ky shembull devotshmërie ndaj Perëndisë duhet të na ndërgjegjësojë mbi rëndësinë e adhurimit të Perëndisë, si dhe domosdoshmërinë nga ana jonë për të nënshtruar interesat tona meskine dhe egoiste dhe për t’i zëvendësuar ata me ato shpirtërore dhe të përjetshme. Në fakt, ne dëmtojmë veten sa herë që e neglizhojmë privilegjin e shoqërimit së bashku (me bashkëbesimtarë të tjerë), shoqërim ky i cili na jep një mundësi të mirë për të forcuar e inkurajuar njëri-tjetrin në kuadër të shërbimit ndaj Perëndisë. Kur nuk takohemi së bashku, të vërtetat e fjalës së Perëndisë e humbasin rëndësinë dhe gjallërinë që kanë në mendjet tona. Mjerisht, zemrat tona nuk ndriçohen e ushqehen nga influenca shenjtëruese, dhe për pasojë, ana e jonë shpirtërore vuan. Në marrëdhëniet tona si të krishterë, ne humbasim shumë më tepër kur nuk tregojmë simpati e keqardhje për njëri-tjetrin. Ai person që mbyllet e mendon vetëm për veten e vet nuk e plotëson aspak pozitën që Vetë Perëndia kishte hartuar për të. Ne jemi të gjithë fëmijë të një Ati, dhe rrjedhimisht, varemi nga njëri-tjetri për lumturinë tonë. Kërkesat e njerëzimit dhe të Perëndisë na janë bërë. Është pikërisht kultivimi i duhur i elementeve shoqërorë të natyrës sonë ai që na sjell në akord me bashkëbesimtarët e tjerë dhe na ofron një gëzim të papërshkruar në përpjekjet që bëjmë pët të bekuar të tjerët.PPAlb 415.4

    Festa e Tabernakujve nuk ishte vetëm përkujtuese si festë, por edhe simbolike. Ajo nuk tregonte nga e shkuara, pra, tek ecejaket e shkretërirës, por, ashtu si Festa e të korrurave, ajo kremtonte mbledhjen e fruteve të tokës, si dhe tregonte përpara në të ardhmen, tek ajo ditë madhështore e mbledhjes përfundimtare, kur Zoti i të korrurave do të dërgojë korrësit e Tij për të mbledhur egjrat në tufa pëe t’i hedhur në zjarr, si dhe për të mbledhur grurin në hambarin e Tij. Në atë kohë, të gjithë të këqinjtë do të marrin fund. Ata do të bëhen “... si të mos kenë qenë kurrë.” - Obadia 1:16. Dhe çdo zë në mbarë universin ka për t’u bashkuar në lëvdimin plot gëzim për Perëndinë. Gjoni, autor i librit të Zbulesës, thotë, “Edhe dëgjova çdo krijesë që është në qiell, mbi dhë, nën dhe dhe ato që janë në det dhe gjitha gjërat që janë në to, që thonin: ‘Atij që rri ulur mbi fron dhe Qengjit i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe forca në shekuj të shekujve’.” - Zbulesa 5:13.PPAlb 415.5

    Populli i Izraelit e lavdëronte Perëndinë gjatë Ditës së Tabernakujve, ndërkohë që sillnin ndërmend mëshirën që Ai kishte treguar kur i kishte shpëtuar nga robëria në Egjipt, si dhe përkujdesjen e Tij të ëmbël ndaj tyre gjatë jetës së pelegrinazhit në shkretëtirë. Gjithashtu, ata ngazëlleheshin sepse ndiheshin sërish të falur e të pranuar nga Perëndia, nëpërmjet shërbesës së shenjtë të Ditës së Shlyerjes, e cila sapo kishte përfunduar. Por kur ata njerëz që janë çliruar nga Zoti do të mblidhen të sigurt në Tokën e Re të Premtuar, të shpëtuar përfundimisht nga robëria e mallkimit, nën të cilën “mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim.” (- Romakëve 8:22), kanë për ta shoqëruar këtë çast me një gëzim të papërshkrueshëm dhe plot me lavdi. Veprimtaria madhështore e Krishtit për shlyerjen e njerëzimit asokohe do të ketë mbaruar, ndërkohë që mëkatet e tyre do të shuhen një herë e përgjithmonë.PPAlb 416.1

    “Shkretëtira dhe toka e thatë do të gëzohen,
    Vetmia do të gëzohet dhe do të lulëzojë si trëndafili;
    Do të lulëzojë shumë dhe do të ngazëllojë me hare dhe britma gëzimi.
    Do t’u jepet lavdia e Libanit, madhështia e Karmelit dhe e Sharonit.
    Ata do të shohin lavdinë e Zotit, madhështinë e Perëndisë tonë.
    Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve;
    Atëherë çalamani do të kërcejë si një dre
    Dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi,
    Sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë
    Dhe përrenj në vendin e vetmuar.
    Vendi i thatë do të bëhet pellg
    Dhe toka e etur për ujë burim ujërash
    Në vendet ku shtriheshin çakejtë do të ketë bar me kallamishte dhe xunkth.
    Aty do të jetë rruga kryesore, një rrugë
    Dhe do të quhet ‘rruga e shenjtërisë’
    Asnjë i papastër nuk do të kalojë nëpër të;
    Ajo do të jetë vetëm për ata që e ndjekin;
    Edhe mendjeshkurtërit nuk do të mund të humbasin.
    Luani nuk do të jetë më,
    As edhe ndonjë bishë e egër nuk do të dalë aty
    Ose nuk do të duket, por do të ecin të çliruarit.
    Të shpëtuarit nga Zoti do të kthehen, Do të vijnë në Sion me britma gëzimi
    Dhe një hare e përjetshme do të kurorëzojë kokën e tyre;
    Do të kenë gëzim dhe lumturi,
    Dhe dhembja e rënkimi do të ikin.”
    PPAlb 416.2

    - Isaia 35:1, 2, 5-10.

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents