Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
PATRIARKË DHE PROFETË - Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    37—“SHKËMBI I RRAHUR”

    *****

    Prej shkëmbit të rrahur në Horeb në fillim rrodhi burimi me ujë që i shoi etjen Izraelit në shkretëtirë. Gjatë të gjitha ecejakeve të tyre, kurdoherë që lindte nevoja, ata furnizoheshin me ujë të freksët me anë të një mrekullie falë mëshirës së Perëndisë. Megjithatë, uji në Horeb nuk vazhdoi të rridhte pas largimit të tyre. Sa herë që gjatë udhëtimeve, atyre u nevojitej ujë, ai buronte prej shkëmbinjve më të afërt që gjendeshin në afërsi të vendfushimit. 25Baza për këtë kapitull është lib ri i N um rave, kapitulli 2 0 :1 -1 3 .PPAlb 317.1

    Ishte vetë Krishti, me anë të fuqisë së fjalës së Tij, që mundësoi rrjedhjen e ujit të freskët për Izraelin. “Dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore, sepse pinin prej shkëmbi frymëror që i ndiqte; edhe ky shkëmb ishte Krishti.” - 1 Korintasve 10:4. Krishti ishte burimi i vërtetë i të gjitha bekimeve të përkohshme por edhe atyre shiprtërore. Krishti, Shkëmbi i vërtetë, ishte me ta gjatë tërë ecejakeve të tyre. “Ata nuk patën etje kur i çoi nëpër shkretëtirë. Ai bëri që të burojë për ta ujë nga shkëmbi; e çau shkëmbin dhe dolën ujërat.” “Ai e çau shkëmbin dhe prej tij dolën ujëra; [ujërat] rridhnin në shketëtirë si një lumë.” - Isaia 48:21; Psalmi 105:41.PPAlb 317.2

    Shkëmbi i rrahur ishte një simbol i Krishtit, nëpërmjet të cilit jepen të vërteta shiprtërore nga më të çmuarat. Ashtu sikur ujërat jetëdhënëse buronin nga shkëmbi i rrahur, në një mënyrë të ngjashme, prej Krishtit “të rrahur nga Perëndia,” “të goditur për shkak të shkeljeve tona”, “të shtypur për shkak të paudhësive tona” (- Isaia 53:4, 5), rrjedh burimi i shpëtimit për tërë racën njerëzore të humbur nga mëkati. Siç ishte rrahur një herë shkëmbi, ashtu edhe Krishtit iu desh “të ofrohej vetëm një herë për të marrë mbi vete mëkatet e të shumtëve.” - Hebrenjve 9:28. Shpëtimtari ynë do të flijohej vetëm një herë, jo dy herë; dhe mbetet e domosdoshme për të gjithë ata që kërkojnë bekimet që vijnë prej hirit të Tij, që t’i kërkojnë në emër të Jezusit, duke derdhur kështu të gjitha dëshirat e zemrës në lutjen e tyre të pendimit. Një lutje e tillë do të sjellë përpara Zotit të plotfuqishëm plagët e Jezusit, dhe pastaj gjaku jetë-dhënës i Tij do të rrjedhë sërish, i simbolizuar nga rrjedhja e ujit të jetës për Izraelin.PPAlb 317.3

    Rrjedhja e ujit nga shkëmbi në shkretëtirë u festua nga izraelitët, pas vendosjes së tyre në Kanaan, me brohori e ngazëllim të pazakontë. Në kohën e Krishtit, ky festim ishte shndërruar në një ceremoni mjaft mbresëlënëse. Festa përkonte me rastin e Festës së Tabernakujve, në të cilën mblidhej i gjithë populli në Jerusalem. Në secilën prej shtatë ditëve të festës, priftërinjtë dilnin nga tempulli ën tingujt mozikorë dhe të shoqëruar nga kori i levitëve për të marrë ujë me një enë të artë prej burimit të Siloamit. Ata ndiqeshin nga turma e madhe e adhuruesve të cilët bënin ç'është e mundur që të afroheshin pranë burimit e të pinin prej tij, ndërsa këndonin me të madhe, “Ju do të merrni me gëzim ujin nga burimet e shpëtimit.” - Isaia 12:3. Pastaj, uji që merrej nga priftërinjtë çohej në tempull i shoqëruar nga zhurma e trumpetave dhe thirrja solemne, “Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.” - Psalmi 122:2. Pastaj uji derdhej mbi altarin e ofertave të flijimit, ndërkohë që këngët e Iavdërimit nuk pushonin dhe turmat këndonin refrenet ekzaltuese, të shoqëruar vazhdimisht nga instrumentet muzikorë dhe buçima e trumpetave.PPAlb 317.4

    Krishti, Shpëtimtari ynë, e përdori këtë shërbesë simbolike për të drejtuar mendjet e njerëzve për tek bekimet që Ai kishte sjellë për ta. “Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: ‘Nëse dikush ka etje, le të vijë tek Unë e të pijë. Ai që beson në Mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë’. Por këtë,” shpjegon apostulli Gjon, “Ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në Të.” - Gjoni 7:37-39a. Uji freskues, që rridhte në një tokë të thatë e djerrë, që bënte shkretëtirën që të gjelbëronte, dhe që buronte për t’u dhënë jetë atyre që po dergjeshin, është një emblemë e hirit hyjnor të cilin mund ta japë vetëm Krishti. Ky hir është si një ujë i gjallë që pastron, freskon dhe e gjallëron botën shpirtërore të njeriut. Personi në të cilin banon Krishti ka brënda vetes një burim të pashtershëm hiri dhe fuqie. Jezusi e zbukuron jetën dhe e ndriçon rrugën të gjithë atyre që e kërkojnë me të vërtetë. Dashuria e tij, e marrë në zemër, do të sjellë vepra të mira deri në jetën e përjetshme. Kjo dashuri jo vetëm që bekon zemrën nga e cila rrjedh, por ky burim i gjallë do të gufojë në fjalë e vepra të virtytshme, duke u shuar etjet të zhuriturve që ndodhen pranë.PPAlb 318.1

    Krishti përdori të njëjtën simbolikë në bisedën e Tij me gruan nga Samaria tek pusi i Jakobit. “Por kush pi nga uji që do t’i jap Unë nuk do të ketë kurrë më etje asnjëherë; por uji që Unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme.” - Gjoni 4:14. Krishti i kombinon të dy figurat simbolike. Ai është shkëmbi, por njëkohësisht edhe uji i gjallë.PPAlb 318.2

    Të njëjtat simbolika të mrekullueshme dhe domethënëse gjenden kudo nëpër librat e Biblës. Shekuj të tërë përpara ardhjes së Krishtit, Moisiu profetizoi rreth Tij duke e quajtur shkëmb të shpëtimit të Izraelit. (- Ligji i Përtërirë 32:15); psalmisti këndoi për Të si “Shpenguesi im,” “shkëmbi i fuqisë sime,” “shkëmbi që është më i lartë se unë,” “një shkëmbi i banimit,” “shkëmbi i zemrës sime,” “shkëmbi i strehës sime.” Në këngët e mbretit David hiri i Krishtit paraqitet si “ujërat e qetë” e të freskët, midis kullotave të gjelbra, pranë së cilave Bariu qiellor drejton tufën e Tij. Sërish, “ti do t’i bësh ata” thotë Davidi, “që të pinë nga lumi i kënaqësive të Tua. Sepse me ty është burimi i jetës.” - Psalmet 19:14; 62:7; 61:2; 71:3; 73:26; 94:22; 23:2; 36:8, 9. Ndërsa i urti deklaron, “burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.” - Fjalët e Urta 18:4. Për profetin Jeremia, Krishti është “burimi i ujërave të gjallë;” ndërsa për Zekarian, “një burim që është hapur ... për [pastrimin e] mëkatit dhe të papastërtisë. “Jeremia 2:13; Zekaria 13:1.PPAlb 318.3

    Isaia e përshkruan Krishtin si “shkëmbin e kohërave,” dhe “hije të një shkëmbi të madh në një tokë të thatë.” Isaia 26:4; 32:2.Dhe ai mban shënim premtimin e çmuar, duke sjellë fuqishëm në mendje burimin e gjallë që gufoi për Izraelin: “Kur kërkojnë ujë të mjerët dhe të varfërit por u mungon; kur gjuha e tyre u është tharë nga etja; Unë, Zoti do t’ua plotësoj dëshirën; Unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t’i braktis. Do të bëj që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën një liqen uji dhe tokën e thatë burim ujërash.” “Unë do të derdh ujë mbi atë që ka etje dhe rrëke mbi tokën e thatë;” “Sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar.” “O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat...” - Isaia 41:17, 18; 44:3; 35:6; 55:la. Dhe pikërisht kësaj ftese të fundit i bëhet jehonë në faqet e fundit të Fjalës së Shenjtë. Lumi i ujit të jetës, “i qartë si kristali,” rrjedh nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit (Krishtit); dhe thirrja e hijshme dëgjohet brez pas brezi, “Kushdo që ka etje, le të vijë; dhe Kushdo që dëshiron, le ta marrë falas ujin e jetës.” - Zbulesa 22:17.PPAlb 318.4

    Pak përpara se turma e hebrenjve të mbërrinte në Kadesh, burimi që për shumë vjet kishte rrjedhur pranë vendfushimit të tyre, shteroi. Edhe kësaj rradhe, qëllimi i Zotit ishte që të vinte në provë popullin e Tij. Me këtë rast Ai do të shikonte nëse ata do të tregonin besim tek fuqia e Tij siguruese apo do të imitonin mosbesimin e prindërve të tyre.PPAlb 319.1

    Tashmë, ata gjendeshin fare pranë kodrave të Kanaanit. Një marshim prej vetëm disa ditësh do t’i sillte tek kufinjtë e Tokës së Premtuar. Ata gjendeshin në një distancë të shkurtër nga Edomi, i cili u përkiste pasardhësve të Esaut dhe nëpërmjet të cilit duhet të kalonin tranzit për të vazhduar më tej në vendin e Kanaanit. Moisiut i ishte dhënë porosia, “Mjaft u sollët rreth këtij mali; kthehuni nga veriu.Dhe urdhëro popullin duke i thënë: Keni për të kaluar kufirin e pasardhësve të Esaut, vëllezërve tuaj, që banojnë në Seir; dhe ata do të kenë frikë nga ju; prandaj hapni sytë; mos i provokoni, sepse nuk do t’ju jap asgjë nga vendi i tyre, as aq sa mund të shkelë një këmbë, sepse malin e Seirit ia kam dhënë Esaut, si pronë të tij. Do të blini me para prej tyre ushqimet që do të hani dhe do të blini gjithashtu me para ujin që do të pini.” - Ligji i Përtërirë 2:3-6. Këto porosi normalisht duhet të ishin mëse të mjaftueshme për t’i shpjeguar popullit arësyen se pse ishte ndërprerë furnizimi me ujë; shumë shpejt ata do të kalonin përmes një vendi pjellor dhe të pasur me burime ujore të cilat do t’i shoqëronin drejt rrugës për në tokën e Kanaanit. Perëndia u kishte premtuar se udhëtimi i tyre përmes Edomit do të kalonte pa asnjë incident dhe populli do të kishte mundësinë që të blinte ushqime dhe ujë me bollëk të cilat do të siguroheshin nga banorët e vendit. Për këto arësye, shterimi i rrjedhjes së mrekullishme të ujit duhej të ishte një shkak festimi dhe ngazëllimi, sepse sinjalizonte se endjes nëpër shkretëtirë i kishte ardhur fundi. Ata do ta kishin kuptuar këtë gjë në rast se ata nuk do të ishin verbëruar nga mosbesimi. Por pikërisht ajo gjë që duhet të ishte parë si një evidencë e përmbushjes së premtimit të Perëndisë u kthye në një moment dyshimi dhe murmuritjeje. Populli dukej se nuk kishte më asnjë shpresë se Perëndia do t’u jepte për zotërim vendin e Kanaanit dhe kështu klithën me të madhe për burimin e shteruar të shkretëtirës.PPAlb 319.2

    Përpara se Perëndia t’i lejonte që të hynin në vendin e Kanaanit, ata duhet të tregonin besim tek premtimi i Tij. Uji shteroi përpara se ata të mbërrinin në kufinjtë e Edomit. Këtu, atyre iu dha një mundësi e mirë, madje vetëm për një kohë të shkurtër që të ecnin me anë të besimit dhe jo me anë të shikimit. Por kjo provë e parë solli të njëjtën frymë mosmirënjohëse dhe të dhunshme që ishte manifestuar nga prindërit e tyre. Mjerisht, pa vënë këmbë në vendfushim, filluan të ankoheshin e të klithnin me të madhe për ujë, duke harruar krejtësisht atë dorë hyjnore që për dhjetëra vjet kishte plotësuar çdo nevojë që kishin patur. Kështu, në vend që t’i ktheheshin Perëndisë për ndihmë, ata, në dëshpërim e sipër, murmuritën kundër Tij, duke thënë, ” Ah sikur të kishim vdekur kur vdiqën vëllezërit tanë para Zotit!” - Numrat 20:3; me fjalë të tjera, dëshironin të kishin qenë ndër ata që u vranë gjatë rebelimit të Koreut.PPAlb 319.3

    Thirrjet e ture u drejtuan kundër Moisiut dhe Aaronit: “Përse vallë e çuat asamblenë e Zotit në këtë shkretëtirë që të vdesim, ne dhe bagëtia jonë? Dhe përse na bëtë të dalim nga Egjipti, për të na sjellë në këtë vend të keq? Eshtë një vend që nuk prodhon as grurë, as fiq, as rrush apo shegë dhe nuk ka as ujë për të pirë.” - Numrat 20:4, 5.PPAlb 320.1

    Udhëheqësit shkuan tek dera e tabernakullit dhe ranë përmbys mbi tokë. Edhe një herë “lavdia e Zotit u shfaq,” dhe Moisiut iu dha ky udhëzim, “Merr bastunin; ti dhe vëllai yt Aaron dhe mblidhni së bashku asamblenë dhe para syve të tyre flitini shkëmbit, dhe ai do të japë ujin e tij; kështu do të nxjerrësh për ta ujë nga shkëmbi dhe do t’u japësh të pinë njerëzve dhe bagëtisë së tyre.” - Vargu 8.PPAlb 320.2

    Të dy vëllezërit dolën përpara asamblesë, dhe Moisiu mbante në dorë bastunin e Perëndisë. Tashmë Moisiu dhe Aaroni ishin të rënduar nga vitet. E kishin duruar tepër gjatë rebelimin dhe mosmirënjohjen e Izraelit; por tani, më në fund, edhe durimi i Moisiut sosi. “Tani dëgjoni, o rebelë; a duhet të nxjerrim ujë për ju nga ky shkëmb?”; dhe në vend që t’i fliste shkëmbit, siç e kishte porositur Perëndia, ai e goditi dy herë me bastunin që kishte në dorë.PPAlb 320.3

    Uji gufoi fuqishëm dhe me bollëk për të kënaqur popullin. Por ndërkohë, ishte kryer një gabim i madh. Moisiu kishte folur me ndjenja irritimi; fjalët e tij kishin qenë më tepër një shprehje e temperamentit njerëzor sesa e indinjatës së shenjtë sepse ishte çnderuar vetë Perëndia. “Tani dëgjoni o rebelë,” kishte thënë Moisiu. Kjo akuzë ishte e vërtetë por edhe e vërteta nuk duhet thënë me zemërim apo paduruëshmëri. Kur Perëndia e kishte porositur Moisiun që ta qortonte Izraelin në lidhje me rebelimin e tyre, fjalët kishin qenë të dhimbshme për të, dhe të rënda për veshët e tyre; gjithsesi Perëndia e kishte mbështetur Moisiun në shpalljen e mesazhit. Por kur Moisiu e mori vetë përsipër për të akuzuar popullin, ai lëndoi Frymën e Perëndisë dhe vetëm sa u solli dëm njerëzve. Mungesa e vetë-kontrollit dhe e durueshmërisë nga ana e tij ishin evidente. Në këto kushte, popullit iu dha mundësia që të vinte në pikëpyetje faktin nëse veprimet e mëparshme të Moisiut ishin bërë në përputhje me porositë apo urdhërat e Perëndisë, dhe kështu ata justifikonin mëkatet e tyre. Si ata, por edhe Moisiu, e kishin fyer Perëndinë. Ata më tej thanë se veprimet e Moisiut që nga fillimi mund të kritikoheshin sepse përmbanin çensurim. Tashmë, ata kishin gjetur pretekstin e dëshirueshëm që do t’i ndihmonte të hidhnin poshtë të gjitha qortimet që Perëndia kishte dërguar për ta nëpërmjet shërbëtorit të Tij, Moisiut.PPAlb 320.4

    Në këtë rast, Moisiu tregoi mungesë besimi tek Perëndia. “A do t’u sjellim ujë?” pyeti ai, a thua se Perëndia nuk do ta bënte atë që kishte premtuar. “Nuk më besuat,” u tha Zoti dy vëllezërve, “për të më nderuar me shenjtëri përpara syve të fëmijëve të Izraelit.” - Vargu 12a. Në kohën kur shterroi uji, besimi i Moisiut dhe Aaronit ishte lëkundur prej murmuritjes dhe rebelimit të popullit. Brezi i parë ishte dënuar që të vdiste në shkretëtirë për shkak të mosbesimit; gjithsesi e njëjta frymë mosbesimi u shfaq tek fëmijët e tyre. A do të dështonin edhe ata në marrjen e tokës së premtuar? Të rrakapitur e të dekurajuar, Moisiu dhe Aaroni nuk kishin bërë ndonjë përpjekje për të ndalur rrjedhën e pakënaqësisë popullore. Në rast se ata vetë do të kishin manifestuar besnikëri të palëkundur tek Perëndia, ata mund ta kishin shtruar çështjen në fjalë përpara popullit në një mënyrë të tillë që do t’i mundësonte ata që ta kalonin këtë provë. Me anë të ushtrimit të menjëhershëm e të vendosur të autoritetit që gëzonin si drejtues, ata mund t’i kishin fashuar ankesat e murmuritjet e njerëzve. Ishte detyra e tyre që të bënin çdo përpjekje të mundshme brenda kompetencave të tyre që të përmirësonin situatën përpara se t’i kërkonin Perëndisë që ta bënte këtë punë për ta. Në rast se murmuritjet që filluan në Kadesh do të ishin ndëshkuar siç duhet, do të ishte parandaluar një e keqe vërtetë e madhe!PPAlb 320.5

    Nëpërmjet veprimit të nxituar nga ana e tij, Moisiu dobësoi vlerën e mësumit që Perëndia kishte patur si qëllim që t’u jepte izraelitëve. Shkëmbi, duke qenë simbol i Krishtit, ishte goditur një herë, ashtu siç Krishti do të vetë-flijohej vetëm një herë. Herën e dytë mjaftonte vetëm t’i flitej shkëmbit, ashtu si neve që thjesht na duhet të kërkojmë bekimet në emër të Jezusit, Me anë të goditjes së dytë të shkëmbit, domethënia e kësaj simbolike të bukur të Krishtit u shkatërrua.PPAlb 321.1

    Për më tepër, Moisiu dhe Aaroni kishin përvetësuar pushtet të tillë që i përkiste vetëm Perëndisë. Domosdoshmëria për ndërhyrje hyjnore i dha ngjarjes ngjyra të forta solemniteti dhe udhëheqësit e Izraelit duhet të kishin bërë të pamundurën që t’u impononin njerëzve respektin solemn për Perëndinë dhe të forconin besimin e tyre tek fuqia dhe mirësia e Tij. Kur ata thërritën me zemërim, “a duhet të nxjerrim ujë për ju nga ky shkëmb?” ata e vunë veten në vend të Perëndisë, sikur ata e kishin tuqinë e vërtetë. Në fakt, ata u sollën si burra që kishin dobësi në karakter dhe përballimin e emocioneve. Duke qenë tejet i lodhur nga murmuritjet dhe rebelimin e vazhdueshëm të njerëzve, Moisiut i kishte dalë nga mendja Perëndia, kyNdihmë i Gjithpushtetshëm, dhe pa e patur forcën hyjnore me vete, ai kishte treguar dobësinë e tij njerëzore, duke e përlyer kështu rekordin që kishte arritur deri në atë moment. Moisiu, burri që mund të kishte qëndruar i pastërt, i fortë dhe modest deri në fund të veprimtarisë së tij tashmë ishte mundur.Perëndia ishte çnderuar përpara asamblesë së Izraelit, kur në fakt duhej të ishte përlëvduar e ndëruar në lartësi.PPAlb 321.2

    Më këtë rast, Perëndia nuk shpalli ndëshkime mbi ata, sjellja e të cilëve kishte provokuar keqazi Moisiun dhe Aaronin. Krejt qortimi ra mbi dy udhëheqësit. Ata që qëndronin si përfaqësues të Perëndisë nuk e kishin ndëruar Atë. Moisiu dhe Aaroni ishin mërzitur për vetë, duke e neglizhuar faktin se murmuritjet e njerëzve nuk ishin kundër tyre por kundër vetë Perëndisë. Ata ranë papandehur në mëkat duke parë vetëm nga vetja dhe duke konsultuar vetëm ndjenjat e tyre, dhe duke bërë kështu, ata nuk e bënë të qartë përpara popullit se kishin kryer një faj të rëndë përpara Zotit.PPAlb 321.3

    Ndëshkimi u shpall menjëherë dhe ishte vërtetë i rëndë dhe thellësisht poshtërues. “Atëherë Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit, ‘meqënëse nuk më besuat, për të më nderuar me shenjtëri përpara syve të fëmijëve të Izraelit, atëherë ju nuk do ta futni këtë asamble në tokën që u kam dhënë.” - Vargu 12. Ata kishin për të vdekur së bashku me izraelitët rebelë përpara se të kalonin lumin Jordan. Faji i Moisiut dhe Aaronit kishte për të qenë më i madh në rast se ata do të kishin treguar arrogancë dhe ushqyer në një frymë rebelimi paralajmërimit dhe qortimit hyjnor,. Por ata nuk u akuzuan për një mëkat të paramenduar dhe me dashje; ata thjeshtë ishin mundur nga një tundim i papritur, dhe pendimi i tyre ishte i menjëhershëm dhe i sinqertë. Zoti e pranoi pendesën e tyre, ndonëse për shkak të dëmit që mëkati i tyre mund t’i shkaktonte njerëzve, Ai nuk e tërhoqi verdiktin që kishte dhënë.PPAlb 321.4

    Moisiu nuk e mbajti fshehur dënimin, por u tha njerëzve se meqënëse ai nuk kishte aritur dot që t’i atribuonte Perëndisë lavdinë që i takonte, ai nuk mund t’i udhëhiqte dot për në Tokën e Premtuar. Ai i bëri thirrje popullit që ta kishin mirë parasysh këtë dënim të rëndë që ra mbi të dhe gjithashtu të merrnin në konsideratë faktin se si i shihte Perëndia murmuritjet e tyre duke i dhënë ndëshkimin një njeriu për ato mëkate që ata vetë i kishin shkaktuar. Mosiu gjithashtu u dha se si i ishte përgjëruar Perëndisë që ta tërhiqte verdiktin, dhe kjo kërkesë i ishte refuzuar. “Por Zoti u zemërua me mua, për shkakun tuaj, dhe nuk e plotësoi dëshirën time. Kështu Zoti më tha: ‘Mjaft me kaq; mos më fol më për këtë gjë’.” - Ligji i Përtërirë 3:26.PPAlb 322.1

    Në çdo rast situate të vështirë apo prove, izraelitët ishin treguar të gatshëm që t’ia vinin fajin Moisiut që i kishte nxjerrë nga Egjipti, a thua se Perëndia nuk kishte patur gisht në këtë punë. Përgjatë të gjitha udhëtimeve, ndërsa ishin ankuar për vështirësitë e rrugfës, dhe kishin murmuritur kundër udhëheqësve të tyre, Moisiu u kishte thënë, “Murmuritjet tuaja janë kundër Perëndisë. Nuk jam unë, por është Perëndia, që ka kryer shpëtimin tuaj.” Por fjalët e tij të nxituara të thëna përpara shkëmbit, “a do t’u sjellim ne ujë?” nuk bënë asgjë tjetër veçse dhanë një farë konfirmimi për akuzat dhe mosbesimin e njerëzve dhe gjithashtu u shërbyen atyre për të justifikuar murmuritjet. Por Zoti do ta hiqte këtë lloj përshtypjeje një herë e mirë nga mendja e tyre duke e ndaluar Moisiun që të hynte në Tokën e Premtuar. Kështu, u dha një evidencë e pakundërshtueshme që udhëheqësi i tyre i vërtetë nuk ishte Moisiu por Engjëlli i fuqishëm për të cilin Zoti kishte thënë, “Ja, pra, unë po dërgoj një Engjëll para teje që të të ruajë gjatë rrugës, dhe të të futë në vendin që kam përgatitur. Ki kujdes para Tij dhe bindju zërit të Tij; mos ngri krye kundër Tij, sepse Ai nuk do t’i falë shkeljet tuaja, sepse emri Im gjendet në të.” - Eksodi 23:20-21.PPAlb 322.2

    “Zoti u zemërua me mua për shkakun tuaj,” tha Moisiu. Mbarë Izraeli i kishte drejtuar sytë për nga Moisiu, dhe mëkati i tij bëri që ata të reflektonin përpara Perëndisë, Atij që e kishte zgjedhur Moisiun për të qenë udhëheqës i popullit të Tij. Kjo shkelje iu bë e ditur mbarë asamblesë; dhe po të ishte kaluar lehtazi, do të ishte dhënë përshtypja se pas një provokimi të konsiderueshëm, mosbesimi dhe padurimi mund të justifikoheshin në rastin e atyre që kishin pozita përgjegjësie. Por kur u shpall se për shkak të vetëm atij faji Moisiu dhe Aaroni nuk do të hynin në Tokën e Premtuar, populli e kuptoi fare mirë se Perëndia nuk bën dallim ndërmjet njerëzve dhe se Ai do t’i japë çdo shkelësi dënimin e merituar.PPAlb 322.3

    Historia e Izraelit duhej mbajtur shënim për të udhëzuar e paralajmëruar brezat e ardhshëm. Njerëzit që do të jetonin në të ardhmen duhet ta shihnin Perëndinë e qiellit si një udhëheqës i paanëshëm që nuk e justifikon në asnjë rast mëkatin. Por të paktë janë ata që e kuptojnë fëlliqësinë e jashtëzakonshme të mëkatit. Kështu, njerëzit kandisin vetveten duke besuar se Perëndia është tëpër i mirë për të dënuar shkelësin. Por kur kemi parasysh historitë biblike bëhet mëse e qartë se mirësia dhe dashuria e Perëndisë e detyrojnë atë që ta trajtojë mëkatin si një e keqe fatale për paqen dhe lumturinë e universit.PPAlb 323.1

    Edhe Intergriteti dhe besnikëria e Moisiut nuk mund ta kthenin verdiktin për fajin që kishte kryer. Në fakt, Perëndia u kishte falur njerëzve shkelje edhe më të rënda, por Ai nuk mund ta trajtonte mëkatin tek udhëheqësit njësoj si tek ata q udhëhiqeshin. Ai e kishte nderuar Moisiun më shumë se çdo njeri tjetër në faqen e dheut. Perëndia i kishte shfaqur atij lavdinë hyjnore, dhe nëpërmjet tij i kishte komunikuar Izraelit të gjitha statutet dhe urdhërimet. Fakti që Moisiu kishte patur një dritë dhe njohuri më të madhe se të tjerët e bëri më të rëndë mëkatin e tij. Besnikëria e së shkuarës nuk e shlyen dot një veprim të gabuar. Por sa më e madhe të jetë njohuria dhe privilegjet që i janë dhënë njeriut, aq më e madhe është përgjegjësia, aq më serioz është dështimi i tij, dhe aq më i rëndë është ndëshkimi mbi të.PPAlb 323.2

    Moisiu nuk ishte fajtor për ndonjë krim kaq të madh, siç mund të sugjerojë llogjika njerëzore; mëkati i tij është një nga ata që ndodh shpesh. Psalmisti thotë se ” [Moisiu] foli pa u menduar me buzët e tij.” - Psalmi 106:33. Pra, për llogjikën njerëzore kjo mund të duket diçka jo e rëndë; por në qoftë se Perëndia dha një ndëshkim kaq të ashpër për shërbëtorin e Tij më besnik dhe më të nderuar, Ai nuk ka për ta justifikuar aspak tek të tjerët. Fryna e vetë-lartësimit, tendenca për të çensuruar të tjerët është krejtësisht e papëlqyeshme për Perëndinë. Ata që përfshihen në këto veprimtari të liga hedhin dyshime mbi punën e Perëndisë, dhe mjerisht u japin skeptikëve një justifikim për mosbesimin e tyre. Sa më i rëndësishëm të jetë pozita e dikujt, dhe sa më e madhe të jetë ndikimi i tij mbi të tjerët, aq më e domosdoshme është që ai person të kultivojë durim dhe përulësi. Në qoftë se fëmijët (pra, besimatarët) e Perëndisë, veçanërisht ata që mbajnë pozita përgjegjësie, mund të udhëhiqenë në një mënyrë të tillë që lavdinë që i takon Perëndisë e marrin për vete, kjo kënaq vetëm Satanin. Në këtë rast, ky i fundit korr fitoren. Pikërisht në këtë mënyrë ai vetë ra në mëkat. Për këtë arësye, Satani është më i suksesshmi kur tundon të tjerët drejt shkatërrimit. Prandaj Perëndia na ka dhënë kaq shumë mësime të vyera në fjalën e Tij (Biblën) mbi rrezikun e vetë-lartësimit, që të na mbrojë kundër planeve dashakeqe të Satanit. Çdo impuls i naturës sonë, çdo qelizë e mendjes, dhe çdo tendencë e zemërës duhet të jetë, në çdo çast, nën kontrollin e Frymës së Perëndisë. Tek çdo bekim që Perëndia i jep njeriut, dhe tek çdo provë që Ai lejon të bjerë mbi njeriun, Satani sheh një mundësi dhe e shfrytëzon atë për të tunduar, lënduar, dhe shkatërruar zemrën e njeriut, qoftë edhe kur i kemi dhënë edhe avantazhin më të vogël. Prandaj, sado e madhe të jetë njohuria shpirtërore e një përsoni, ai duhet të ecë vazhdimisht me përulësi përpara Zotit, duke u përgjëruar me besim se Perëndia do të drejtojë çdo mendim dhe do të kontrollojë çdo impuls.PPAlb 323.3

    Të gjithë ata që pretendojnë se janë besimtarë të devotshëm gjenden nën detyrimin e shenjtë që të kenë kujdes sjelljen dhe të ushtrojnë vetë-kontroll edhe kur ndodhen përpara një provokimi shumë të rëndë. Barrat që kishin rënë mbi supet e Moisiut ishin shumë të mëdha; të paktë do të jenë ata njerëz që do të vihen në provë siç u vu Moisiu; gjithsesi kjo nuk u mor parasysh për të justifikuar mëkatin që kreu. Perëndia ka siguruar me bollëk për popullin e Tij; dhe në qoftë se ata mbështeten tek fuqia e Tij, ata nuk do të tregohen të luhatur në rrethana të caktuara. Tundimi më i fortë nuk mund ta shfajësojë dot mëkatin. Sado i madh të jetë presioni që bie mbi besimtarin, shkelja është një akt personal. As toka, as ferri nuk kanë pushtet për të detyruar njeriun që të bëjë keq. Satani na sulmon në pikat tona më të dobëta, por ne nuk kemi pse të shpallim disfatën. Sado i ashpër apo i papritur të jetë sulmi, Perëndia ka siguruar ndihmë për ne, dhe ne mund ta korrim fitoren sepse fuqia e Tij është superiore.PPAlb 324.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents