Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    FARA MIDIS FERRAVE

    uAi që ka marrë farën midis ferrave është ai, që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbysin Çalën; dhe ajo bëhet e pafrytshme”.MNJ 32.1

    Fara e ungjillit bie shpesh midis ferrave, gjembaçëve dhe barit të keq. Kur kjo ndodh, atëherë, nëse në zemrën e njeriut nuk ndodh njëkohësisht edhe një transformim moral rrënjësor, nëse zakonet dhe sjelljet e jetës së mëparshme në mëkat nuk lihen pas, nëse tiparet satanike nuk shporren nga shpirti, bimës që mbin nga fara e mirë do t’i zihet fryma dhe e korra do të sjellë gjemba në vend të grurit.MNJ 32.2

    Hiri i Perëndisë mund të hedhë shtat vetëm në ato zemra, që janë përherë të gatshme ta mikpresin farën e çmuar të së vërtetës. Ferra e mëkatit rritet në çdo lloj terreni, pasi nuk ka nevojë për trajtime të veçanta, ndryshe nga hiri i Perëndisë, i cili duhet kultivuar me kujdes. Gjembaçët dhe ferrat janë kurdoherë të gatshme të mbijnë, ndaj për t’i shkatërruar duhet punuar vazhdimisht. Nëse zemra nuk kontrollohet nga Perëndia, nëse Fryma e Shenjtë nuk vepron papushim për ta zbukuruar e fisnikëruar karakterin, zakonet e vjetra do të shfaqen sërisht. Njerëzit mund ta shpallin sa të duan veten besimtarë të ungjillit, por nëse nuk janë shenjtëruar prej tij, shpalljet e tyre nuk kanë kurrfarë vlere. Nëse ata nuk korrin fitore mbi mëkatin, atëherë mëkati do të korrë fitore mbi ta. Ferrat e krasitura, por ende të pashkulura nga toka, do të çelin sërisht dhe shpejt kanë për ta pushtuar krejt fushën e shpirtit.MNJ 32.3

    Krishti e shprehu qartë se cilat janë rreziqet që i kanosen shpirtit. Në ungjillin e Markut Ai përmend “shqetësimet e kësaj bote, mashtrimet e pasurisë dhe lakmitë për gjëra të tjera”.-Marku 4:19 Ndërsa Luka flet për ushqetësimet, pasuritë dhe kënaqësitë e kësaj jete”. Luka 8:14 Këto janë ferrat, që i zënë frymën Fjalës dhe bllokojnë rritjen e farës shpirtërore. Shpirti nuk ushqehet më nga Krishti dhe jeta shpirtërore merr fund.MNJ 33.1

    “Shqetësimet e kësaj bote”. Asnjë klasë njerëzish nuk është e paprekshme nga tundimet e jetës. Për të varfërin përbëjnë shqetësim puna e rëndë, mungesat dhe frika për të ardhmen e pasigurtë, ndërsa i pasuri brengoset nga frika se mos humbasë atë që ka si dhe nga një numër i madh shqetësimesh të tjera. Shumë nga pasuesit e Krishtit e harrojnë mësimin që Ai na fton të mësojmë nga lulet e fushave. Ata nuk kanë besim tek përkujdesjet e Tij të vazhdueshme e për rrjedhojë Kxishti nuk mund t’jua lehtësojë barrën e brengave, pasi ata nuk i hedhin shqetësimet e tyre mbi Të. Në këtë mënyrë, shqetësimet e jetës, që duhet t’i shtynin ata drejt Shpëtimtarit bëhen pengesa që i ndajnë nga Ai.MNJ 33.2

    Shumë vetë që mund të ishin mjaft të dobishëm në shërbim të Perëndisë i kthejnë krahët Atij dhe jepen pas pasurimit. Energjitë e tyre i dedikohen tërësisht punëve e bizneseve vetjake dhe për rrjedhojë ata janë të detyruar t’i lenë pas dore çështjet shpirtërore, duke u ndarë kështu nga Perëndia. Shkrimet na nxisin “të mos tregohemi të përtuar në zelP’.-Romakëve 12:11. Ne duhet të punojmë, për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Të Krishterët duhet të punojnë dhe mund të merren pa frikë edhe me biznese, apo të hapin sipërmarrje, pasi kjo nuk është mëkat. Problemi qëndron tek ata, që i dedikohen totalisht punës, duke mos vënë mënjanë kohë për t’u lutur, për të studjuar shkrimet, apo për t’i shërbyer Perëndisë. Ka raste kur shpirti i tyre dëshiron shenjtërinë hyjnore, por atij i mungon koha për t’u izoluar nga shqetësimet dhe problemet e përditshme dhe për të dëgjuar në heshtje, zërin e pushtetshëm dhe të madhërishëm të Frymës së Shenjtë. Në jetën e këtyre njerëzve, çështjet me vlerë të pëijetshme kalojnë në plan të dytë, pasi vendin e parë e zënë problemet e kësaj bote. Në këtë kontekst, për farën e të vërtetës është e pamundur të japë fryt, pasi jeta që buron prej shpirtit përdoret për të ushqyer ferrat e mondanitetit.MNJ 33.3

    Gabim të ngjashëm bëjnë edhe ata, që merren me veprimtari të një lloji krejt tjetër, duke punuar për të mirën dhe dobinë e të tjerëve. Të zënë me detyra urgjente dhe të ngarkuar me përgjegjësi të shumta, atyre ju duket diçka e pamundur, t’i kushtojnë kohë meditimit. Në këtë mënyrë, marrëdhënia e tyre me Perëndinë, e cila mund të zhvillohet vetëm me anë të lutjeve dhe studimit të fjalës, lihet pas dore. Ata harrojnë se Krishti ka thënë: uPa mua nuk mund të bëni asgjë”.-Gjoni 15:5. Ata largohen nga Krishti, jeta e tyre nuk udhëhiqet më nga hiri i Tij dhe kështu, karakteristikat negative të unit rishfaqen. Puna e tyre prishet nga dëshira për epërsi dhe tiparet e ashpra e të shëmtuara të zemrës së panënshtruar. Këtu qëndron edhe një nga shkaqet kryesore të dështimit në punën e një të Krishteri dhe po për këtë arsye rezultatet e arritura në këtë fushë janë shpesh zhgënjyese.MNJ 34.1

    “Mashtrimet e pasurisë”. Dashuria për paranë të mashtron e t’i merr mendtë. Tepër shpesh ata, që zotërojnë thesare të mëdha në këtë botë harrojnë se pasurimi i tyre është bërë i mundshëm nga Perëndia. Ata thonë uForca ime dhe fuqia e dorës sime m’i kanë siguruar këto pasuri”.-Ligji i Përtërirë 8:17. Pasuritë e tyre, në vend që t’i nxisin të jenë mirënjohës ndaj Perëndisë, i shtyjnë ata drejt lartësimit të vetes, duke i bërë ta humbin ndjenjën e varësisë ndaj Zotit dhe atë të detyrimit ndaj njerëzve të tjerë. Në vend që ta konsiderojnë pasurinë e tyre si një mjet, që i shërben lavdisë së Perëndisë dhe ngritjes së njerëzimit, ata e përdorin atë për t’i shërbyer vetvetes. Kështu, në vend që të kontribuojnë për të zhvilluar tek njeriu tiparet e Perëndisë, pasuritë shërbejnë për të zhvilluar në të tipare satanike. Fara e fjalës mbytet nga ferrat.MNJ 34.2

    “Kënaqësitë e kësaj bote”. Rreziku qëndron tek kërkimi i kënaqësisë si qëllim në vetvete. Të gjitha ato sjellje dhe veprime, që kanë për qëllim përmbushjen e dëshirave të vetvetes dhe që për t’ja arritur këtij qëllimi dobësojnë energjitë fizike të trupit, mjegullojnë arsyen, apo mpijnë perceptimin shpirtëror janë “lakmi të mishit, që luftojnë kundër shpirtit”.-l Pjetri 2:11.MNJ 35.1

    “Lakmitë për gjëra të tjera”. Këtu nuk bëhet detyrimisht fjalë për mëkate, por për kënaqësi apo interesa, të cilat i zenë vendin mbretërisë së Perëndisë, në rendin e përparësive. Gjithçka që e largon mendjen nga Perëndia, çdo gjë që na largon nga dashuria e Krishtit është armike e shpirtit.MNJ 35.2

    Në rini, kur njeriu i zotëron të plota aftësitë e veta mendore e fizike dhe mendja përjeton një fazë zhvillimi të shpejtë, tundimi për t’i vënë të gjitha energjitë në shërbimin ekskluziv të ambicjeve vetjake është shumë i madh. Dhe, nëse këto ambicje realizohen, gjasat janë që njeriu të vazhdojë të ecë përgjatë një rruge ku, pak nga pak ndërgjeg[ja bie në gjumë dhe aftësitë që i lejojnë atij vlerësimin e saktë të faktorëvë që përbëjnë një karakter të shkëlqyer humbasin. Në ato raste kur rrethanat e favorizojnë zhvillimin në këtë drejtim, njeriu e gjen shpejt veten duke përshkuar një rrugë të ndaluar nga fjala e Perëndisë.MNJ 35.3

    Përgjegjësia e prindërve, në periudhën e formimit të fëmijëve të tyre është shumë e madhe. Ata duhet t’i rrethojnë fëmijët me shembuj pozitivë, të cilët do t’ju ofrojnë atyre një vizion të drejtë mbi jetën dhe suksesin. Fatkeqësisht ama, shumë prindër e harrojnë këtë dhe impenjohen së pari t’ju sigurojnë fëmijëve mirëqënien në jetë. Ata i lidhin miqësitë, duke patur parasysh realizimin e këtij qëllimi. Shumë prej tyre e ndërtojnë familjen në qytete të mëdha dhe i afrojnë fëmijët në rrethe shoqërore elegante dhe sipas modës, duke bërë kështu që ata të ndikohen nga vlera të tilla negative si krenaria dhe mondaniteti. Në një atmosferë të tillë mendja dhe shpirti varfërohen, qëllimet fisnike të jetës humbin sysh dhe privilegji i të qënit bij të Perëndisë, trashëgimtarë të pëijetësisë shkëmbehen për një grusht arritjesh në këtë botë.MNJ 36.1

    Shumë prindër kërkojnë të sjellin lumturinë në jetën e fëmijëve, duke plotësuar çdo tekë të tyren. Ata i lejojnë fëmijët të merren me sporte dhe të frekuentojnë festa të shfrenuara, financojnë pasionet e tyre dhe iu plotësojnë çdo dëshirë, duke harruar se, sa më shumë ta plotësosh dëshirën për t’u dëfryer, aq më e fortë bëhet ajo. Në këtë mënyrë, interesi i këtyre të rinjve përqendrohet pak nga pak tek dëfrimet, derisa arrijnë në një pikë, ku i konsiderojnë ato si qëllimin kryesor të jetës së tyre. Ata mësohen ta harxhojnë kohën kot dhe t’i bëjnë qejfin vetes, karakteristika këto, që e bëjnë të pamundur për ta të qënit të Krishterë të qëndrueshëm.MNJ 36.2

    Nganjëherë edhe vetë kisha, e cila duhet të jetë kolona mbajtëse e të vërtetës i inkurajon dëshirat egoiste për kënaqësi të shfrenuara. Kur nevojiten para për të financuar projekte fetare, shumë kisha organizojnë panaire, dreka, darka e madje edhe llotari e veprimtari të tjera si këto. Ndodh shpesh që vendi i dedikuar adhurimit, të përdhoset nga festime pa vend, veprimtari shit-bleijeje, gosti, ahengje dhe dëfrime të shfrenuara. Respekti për shtëpinë e Perëndisë dhe për adhurimin e tij zbehen gradualisht në sytë e të rinjve, forca e tyre e vetëpërmbajtjes dobësohet, ndërsa egoizmi, pasionet e shfrenuara dhe dëshira për t’u dukur hedhin shtat dhe fuqizohen.MNJ 36.3

    Dëfrimet dhe jeta mondane janë të përqendruara në qytete. Shumë prindër, të cilët zgjedhin t’i rrisin fëmijët në qytet, pasi mendojnë se atje shanset e tyre për t’u realizuar në jetë do të jenë më të mëdha, herët a vonë zhgënjehen dhe, ndonëse me vonesë, pendohen për gabimin e madh që kanë bërë. Qytetet e sotme po shndërrohen me shpejtësi në Sodoma dhe Gomorra3Sodoma dhe Gomorra - Qytete të kohëve të hershme biblike, të shkatërruara nga Zoti për shkak të paudhësisë së tyre. (Zan. 18,19) të kohëve moderne. Ditët e shumta të pushimeve nxisin dembelizmin, ndërsa dëfrime të tilla si, frekuentimi i teatrove, bixhozi dhe lojërat e fatit, dehja dhe ahengjet i fryjnë me forcë zjarrit të pasioneve, duke bërë që të rinjtë t’i marrë me vete rryma e mondanitetit. Ata, të cilët mësohen ta duan dëfrimin si qëllim në vetvete, ekspozohen ndaj një morie tundimesh. Ata e dorëzojnë veten në duart e kënaqësive të kësaj bote, jetojnë një jetë të shthurur dhe nga shoqërimi i vazhdueshëm me të tjerë adhurues të kënaqësisë e të dëfrimit e helmojnë mendjen e tyre, derisa humbasin çdo dëshirë .apo aftësi për të bërë diçka të dobishme. Besimi dhe jeta e tyre shpirtërore marrin fund dhe të gjitha ato karakteristika fisnike të shpirtit, që e lidhin njeriun me botën e epërme shpirtërore shkatërrohen.MNJ 37.1

    Mund të ndodhë që disa ta kuptojnë çmëndurinë e sjelljeve të tyre dhe të pendohen. Perëndia edhe mund t’i falë, por tashmë shpirti i tyre është dobësuar tej mase dhe rreziku i shkaijes do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës. Aftësia e mendjes për të dalluar të mirën nga e keqja, qëc nuk duhet mjegulluar kurrë, tek ata është shuar thuajse plotësisht. Ata nuk janë në gjëndje ta dallojnë me shpejtësi zërin drejtues të Frymës së Shenjtë, apo rreziqet që ju vijnë nga Satani. Në çastin e rrezikut, ata bien pre të tundimit dhe udhëhiqen larg nga Perëndia. Fundi i jetës së tyre dëfrimdashëse shënon për ta edhe shkatërrimin e shpresave, si për këtë botë, ashtu edhe për atë që do të vijë.MNJ 37.2

    Shqetësimet, pasuritë dhe kënaqësitë përdoren nga Satani si mjete për ta zënë në grackë shpirtin, në lojën e jetës. Për këtë arsye shkrimet na paralajmërojnë: uMos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Në qoftë se ndokush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të, sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati por nga bota”.-lGjoni 2:15,16. Po kështu, Ai, i cili i lexon zemrat e njerëzve, si një libër të hapur thotë: “Kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit, nga preokupimet e kësaj jete”.-Luka 21:34. Dhe apostulli Pal i frymëzuar nga Shpird i Shenjtë shkruan: uAta, që dëshirojnë të pasurohen bien në tundim, në lak dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në rrënim dhe në shkatërrim. Sepse lakmia për para është rrënja e të gjitha të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje”.-lTimoteut 5,6.MNJ 38.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents