Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    9—MARGARITARI

    SHPËTIMTARI i KRAHASOI bekimete dashurisë shpenguese me një margaritar të çmuar. Ai e ilustroi mësimin e Tij me shëmbëlltyrën e tregtarit, që kërkon margaritarë të bukur, i cili “kur gjen një margaritar me vlerë të madhe, shkon dhe shet gjithçka që ka dhe e blen”. Vetë Krishti është margaritari me vlerë të madhe. Tek Ai është mbledhur gjithë lavdia e Atit, krejt plotësia e Perëndisë 1Fjala Godheade përkthyer këtu me termin Perëndi i referohet Trinitetit.. Ai është shkëlqimi i lavdisë së Atit dhe kopja besnike e personit të Tij. Lavdia e veçorive të Perëndisë është e shprehur në karakterin e Krishtit dhe çdo faqe e Shkrimeve të Shenjta ndriçon me dritën e Tij. Drejtësia e Krishtit, si një perlë e bardhë dhe e kulluar nuk ka asnjë njollë dhe asnjë difekt. Dhuratën e madhe e të çmuar të Perëndisë nuk mund ta përmirësojë asnjë vepër e njeriut, pasi ajo nuk ka asnjë të metë. Tek Krishti “janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes”.-Kolosianëve 2:3. Ai “u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim”.-lKorintasve 1:30.MNJ 95.1

    Gjithçka që mund t’i plotësojë nevojat dhe dëshirat e shpirtit të njeriut, në këtë botë dhe në atë që do të vijë, gjendet tek Krishti. Shpëtimtari ynë është një margaritar aq i çmuar, saqë çdo gjë tjetër e krahasuar me të është pa vlerë.MNJ 96.1

    Krishti “erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan”.-Gjoni 1:11. Drita e Perëndisë ndriçoi errësirën e botës dhe “errësira nuk e kuptoi”.-Gjoni 1:5. Por jo të gjithë u treguan mospërfillës ndaj dhuratës së qiellit. Tregtari i shëmbëlltyrës përfaqëson ata, që dëshirojnë me gjithë mend ta gjejnë të vërtetën. Në kombe të ndryshme kishte njerëz të zellshëm e mendjethellë, të cilët kishin kërkuar në veprat letrare, shkencore dhe fetare të botës pagane, për të gjetur thesarin e shpirtit të tyre. Edhe ndër Hebrenjtë kishte nga ata, që ishin vënë në kërkim të diçkaje që iu mungonte. Të pakënaqur me fenë e tyre formale, ata kërkonin diçka me të vërtetë frymëzuese dhe shpirtërore. Kësaj kategorie i përkisnin dishepujt e zgjedhur të Krishtit, ndërsa Korneliusi dhe eunuku Etiopias i përkisnin klasës së përmendur më lart. Ata kishin kohë që dëshironin dhe luteshin që të merrnin dritë nga qielli dhe kur Krishti iu shfaq e pranuan Atë me gëzim.MNJ 96.2

    Në shëmbëlltyrë margaritari nuk paraqitet si dhuratë. Tregtari pagoi për të një çmim të lartë sa e gjithë pasuria e tij. Shumë vetë kërkojnë shpjegime lidhur me kuptimin e kësaj shëmbëlltyre, pasi Shkrimet e paraqesin Krishtin si dhuratë. Ai është vërtet një dhuratë, por vetëm për ata, që e dorëzojnë veten tërësisht e pa rezerva, mendje, trup e shpirt në duart e Tij. Ne duhet t’ia dorëzojmë veten tonë Krishtit dhe të jetojmë, duke iu bindur vullnetarisht urdhëresave të Tij. Gjithçka e jona, të gjitha aftësitë dhe dhuntitë tona i përkasin Perëndisë dhe i duhen përkushtuar shërbimit të Tij. Kur ne dorëzohemi tërësisht në duart e Tij, Krishti, me gjithë thesaret e qiellit, bëhet plotësisht i joni dhe ne e bëjmë tonin margaritarin me vlerë të madhe.MNJ 96.3

    Shpëtimi është njëherazi dhuratë, që jepet falas, dhe diçka që duhet blerë e duhet shitur. Në tregun e administruar nga mëshira hyjnore, margaritari i çmuar nuk ka çmim dhe mund të blihet pa paguar. Në këtë treg, të mirat e qiellit mund t’i marrë kushdo. Thesari i gurëve të çmuar të së vërtetës është i hapur për të gjithë. “Ja, të vura përpara një dere të hapur” thotë Zoti “që asnjeri nuk mund ta mbyllë”. Rruga, përmes kësaj dere nuk ruhet nga shpatat. Zërat nga brenda dhe ato në prag të derës thonë: Eja! Zëri i Shpëtimtarit na fton me dashuri: “Të këshilloj të blesh nga unë ar të kulluar në zjarr që të bëhesh i pasur”.-Zbulesa 3: 8,18MNJ 97.1

    Ungjilli i Krishtit është një bekim, që mund ta zotërojnë të gjithë. Më të varfërit, njëlloj si më të pasurit, janë edhe ata në gjendje ta blejnë shpëtimin, pasi nuk ka pasuri në këtë botë që të mund ta paguajë atë. Ai blihet me anë të bindjes së vullnetshme, duke e dorëzuar veten në duart e Krishtit, për t’u zotëruar prej Tij. Edhe arsimimi më i lartë, nuk mund ta sjellë njeriun më pranë Perëndisë. Farisenjtë gëzonin çdo përparësi tokësore e shpirtërore dhe thonin me mburrje e krenari: “jemi të pasur, u pasuruam dhe s’kemi nevojë për asgjë”, por prapë ishin “qyqarë e mjeranë, të varfër, të verbër e të zhveshur”.- Zbulesa 3:17. Krishti jua ofroi margaritarin me vlerë të çmuar, por ata e hodhën poshtë me përbuzje ndaj dhe Ai u tha atyre: “Tagrambledhësit dhe prostitutat hyjnë para jush në mbretërinë e qiejve”.-Mateu 21:31.MNJ 97.2

    Ne nuk mund ta fitojmë shpëtimin, por duhet ta kërkojmë atë me një zell e një ngulm të atillë, sikur të ishim të gatshëm të linim pas gjithçka, për hir të tij.MNJ 97.3

    Ne duhet ta kërkojmë margaritarin me vlerë të madhe, por jo duke ndjekur rrugët e botës. Çmimi, që duhet të paguajmë nuk është as ar, as argjend, pasi ato i përkasin Perëndisë. As përparësitë tona, qofshin këto materiale, apo shpirtërore, nuk do të na hyjnë në punë, për ta fituar shpëtimin. Perëndia kërkon prej nesh bindje, me vullnet të lirë. Ai kërkon të heqim dorë nga mëkatet tona. “Kujt fiton” thotë Krishti udo t’i jap të ulet me mua mbi fronin Tim, sikurse edhe unë fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij”.-Zbulesa 3:21.MNJ 97.4

    Ka disa njerëz, të cilët i shohim përherë në kërkim të margaritarit me vlerë të madhe, por pa hequr dorë krejtësisht nga zakonet e tyre të gabuara. Uni i tyre nuk vdes, në mënyrë që të zëvendësohet nga Krishti, prandaj ata nuk e gjejnë margaritarin e çmuar. Ata nuk i nënshtrojnë ambicjet e tyre të mbrapshta dhe nuk heqin dorë nga dashuria për kënaqësitë e kësaj bote. Ata nuk e ngrenë kryqin mbi supe dhe nuk shkojnë pas Krishtit, në rrugën e sakrificave e të vetëmohimit. Thuajse të Krishterë, e prapë, ende jo plotësisht të tillë, ata duket se janë afër mbretërisë së qiellit, por nuk arrijnë të hyjnë atje. Të jesh thuajse, por jo plotësisht i shpëtuar, do të thotë të jesh jo thuajse, por plotësisht i humbur.MNJ 98.1

    Shëmbëlltyra e tregtarit, që kërkon margaritarë të çmuar ka një kuptim të dyfishtë: ajo nuk bën fjalë vetëm për njeriun, që kërkon mbretërinë e qiellit, por edhe për Krishtin, i cili kërkon trashëgiminë e Tij të humbur. Krishti, tregtari hyjnor, që kërkon margaritarë të çmuar, pa tek njerëzimi i humbur, margaritarin me vlerën më të madhe. Tek njeriu i fëlliqur dhe i shkatërruar prej mëkatit, Ai pa mundësinë e shpëtimit. Zemrat, në terrenin e të cilave janë zhvilluar betejat me Satanin dhe, të cilat janë shpëtuar nga fuqia e dashurisë janë më të çmuara në sytë e Shpëtimtarit, sesa ato, që nuk kanë rënë kurrë në mëkat. Perëndia nuk e konsideroi njerëzimin si diçka të keqe e të pavlerë, përkundrazi, në mishërimin e Krishtit, e pa ashtu siç mund të ishte në sajë të dashurisë shpenguese. Ai mblodhi gjithë pasuritë e universit dhe i flijoi ato, në mënyrë që të mund ta blente margaritarin. Kështu Jezusi, pasi e ka gjetur e vendos atë sërisht në diademën e vet. Ata udo të jenë si gurët e çmuar të një kurore, që do të ngrihen lart si një flamur mbi tokën e tij”.-Zakaria 9: K). u ‘Ata do të jenë të mitë’ thotë Zoti i ushtrive, ‘ditën kur unë përgatis thesarin tim të veçantë, dhe unë do t’i fal, ashtu si e fal njeriu birin, që i shërben atij’. ”-Malakia 3:17.MNJ 98.2

    Por Krishti, margaritari i çmuar dhe gjithashtu privilegji ynë për ta patur këtë thesar qiellor, është tema, që duhet të studiojmë më shumë. Vlerën e çmuar të margaritarit, njerëzve jua tregon Fryma e Shenjtë. Koha kur do të shpaloset fuqia e Frymës së Shenjtë është një kohë gjatë së cilës, dhurata hyjnore do të jetë veçanërisht shumë e kërkuar dhe të shumtë do të jenë ata, që do ta gjejnë. Në kohën e Krishtit, shumë vetë e dëgjuan Ungjillin, por mendjet e tyre ishin errësuar nga mësimet e rreme dhe nuk arritën të dallonin tek Mësuesi i Galilesë, të Dërguarin e Perëndisë. Por, pas ngjitjes së Krishtit në qiell, hipja e Tij në fronin e mbretërisë ndërmjetësuese u shënua nga zbritja e Frymës së Shenjtë. Shpirti u dha ditën e Rrëshajëve 2Rrëshajët (heb . ShabuoLh) - Festë hebraike, që celebrohet në fund të pranverës. Në kohët biblike ajo festonte korrjen e grurit, ndërsa tradita e mëvonshme e lidh me dhënien e Ligjit (Dhjetë Urdhërimeve) në malin Sinai. Sot, gjithashtu festë e Krishterë, që përkujton zbritjen e Frymës së Shenjtë.. Atë ditë, dëshmitarët e Krishtit shpallën pushtetin e Shpëtimtarit të ringjallur. Drita qiellore hyri në mendjet e errësuara të atyre, që ishin mashtruar nga armiqtë e Krishtit. Ata e panë Atë të lartësuar uprinc dhe shpëtimtar, për t’i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve”.-Veprat e Apostujve 5:31. Ata e panë Atë të rrethuar nga lavdia e qiellit, me thesare të pafundme në duar, për të gjithë ata, që ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga rebelimi i tyre. Ndërsa apostujt shpallnin lavdinë e të Vetëmlindurit të Atit, tre mijë frymë u bindën. Ata mundën ta shikonin veten ashtu siç ishin në të vërtetë, mëkatarë dhe të ndotur, dhe Krishtin si mikun dhe Shpëtimtarin e tyre. Krishti u lartësua dhe u mbulua me lavdi, në sajë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, që kishte zbritur mes njerëzve. Me anë të besimit këta besimtarë e panë Krishtin si Atë, që kishte duruar poshtërimin, dhimbjen dhe vdekjen, që ata të mos shkatërroheshin, por të merrnin jetën e pëijetshme. Shpallja e Krishtit prej Frymës së Shenjtë i bëri të kuptonin pushtetin dhe madhështinë e Tij dhe ata i zgjatën duart drejt Tij me besim, duke thënë: “Unë besoj”.MNJ 99.1

    Atëherë, lajmi i gëzuar i një Shpëtimtari të ringjallur e të ngritur në qiell u përcoll deri në skajet më të largëta të botës. Kishat u mbushën me besimtarë të ardhur nga të gjitha anët. Besimtarët e hershëm u konvertuan rishtaz. Mëkatarët u bashkuan me të Krishterët për të kërkuar së bashku margaritarin me vlerë të madhe. Profecia u përmbush: Të dobëtit do të jenë “si Davidi” dhe shtëpia e Davidit “si Engjëlli i Zotit”.-Zakaria 12:8. Çdo i Krishterë shikonte tek vëllai i vet shembëllimin e mirësisë e të dashurisë. Një interes i përbashkët mbizotëronte mbi të tjerët, një qëllim fshinte gjithë qëllimet e tjera dhe të gjitha zemrat rrihnin në harmoni. Ambicja e vetme e besimtarëve ishte të shfaqnin në jetën e tyre një karakter të ngjashëm me atë të Krishtit dhe të punonin për zgjerimin e mbretërisë së Tij. “Numri i madh i atyre, që besuan ishte me një zemër të vetme dhe një shpirt të vetëm.... dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata”.- Veprat e Apostujve 4:32,33. “Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata, që ishin shpëtuar”.-Veprat e Apostujve 2:47. Shpirti i Krishtit frymëzonte mbarë bashkësinë, pasi ata kishin gjetur margaritarin me vlerë të madhe.MNJ 100.1

    Këto skena do të përsëriten dhe madje me fuqi akoma më të madhe. Zbritja e Frymës së Shenjtë ditën e Rrëshajëve ishte shiu i parë, por shiu i fundit do të jetë akoma më i bollshëm. Shpirti pret kërkesën dhe mikpritjen tonë. Krishti do të shfaqet sërisht në plotësinë e Tij, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë. Njerëzit do ta dallojnë vlerën e margaritarit të çmuar dhe bashkë me apostullin Pal do të thonë: “Gjërat që më ishin fitim, i konsiderova për shkak të Krishtit humbje. Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje, në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezus Krishtit, Zotit tim”.- Filipianëve 3:7,8.MNJ 101.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents