Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    3—“KËRCELLI DHE KALLIRI”

    Shëmbëlltyra E mbjellësit zgjoi shumë pikëpyetje. Disa ndër dëgjuesit arritën në përfundimin se Krishti nuk kishte ndër mend të themelonte një mbretëri në tokë dhe shumë të tjerë u bënë kuriozë dhe u çorientuan. I nxitur nga çorientimi i tyre, Krishti përdori ilustrime të reja, përherë në përpjekje t’ua largonte sytë dhe mendjet nga shpresat e lidhura me mbretërinë tokësore, dhe t’ua drejtonte vëmendjen tek puna e hirit të Perëndisë në zemrat e secilit.MNJ 46.1

    uAi tha: mbretëria e Perëndisë është si një njeri, që hedh farën në dhe. Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle dhe çohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si. Sepse dheu prodhon vetvetiu më parë kërcellin, pastaj kallirin dhe më në fund kallirin plot kokrra. Dhe kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korijes”.MNJ 46.2

    Korrësi, “që i vë drapërin, sepse koha e korijes ka ardhur” është vetëjezusi: ditën e madhe të fundit të botës do të jetë Ai, që do ta mbledhë të korrën. Ndërsa mbjellësi i farës përfaqëson ata që punojnë në vend të Tij. Në shëmbëlltyrë thuhet se ufara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si”. Ky pohim nuk mund t’i drejtohet Birit të Perëndisë, pasi Krishtin nuk e zë gjumi në detyrë, përkundrazi. Ai e mbikqyr ditë e natë punën e kryer dhe e di shumë mirë sesi rritet fara.MNJ 46.3

    Shëmbëlltyra e farës na tregon se Perëndia punon me natyrën. Fara mbart në vetvete parimin e mbiijes, një parim me të cilin e ka pajisur vetë Perëndia, por prapë, pa ndihmën e njeriut fara nuk do të ishte në gjendje të mbinte. Njeriu luan një rol të rëndësishëm dhe ndihmon në rritjen e farës: ai duhet ta përgatisë e ta pasurojë terrenin, të hedhë farën dhe t’i punojë tokat. Por vjen një pikë përtej së cilës edhe njeriu nuk mund të bëjë më asgjë. Asnjë forcë, apo njohuri në zotërim të njeriut nuk është në gjendje të nxjerrë nga fara një bimë të gjallë. Njeriu, sado të përpiqet, varet përherë nga Ai, i cili i ka lidhur mbjelljen dhe korijen, me mrekullinë e fuqisë së Vet të gjithëpushtetshme.MNJ 47.1

    Fara mbart jetë dhe toka ka fuqi, por pa ndërhyrjen e vazhdueshme hyjnore, e cila ushtrohet ditë e natë, në mënyrë të pandërprerë, fara nuk do të japë fryt. Fushave të etura ju duhen shirat, tokës i duhet të ngrohet nga dielli dhe fara e mbjellë nën dhe’ ka nevojë të nxitet nga impulse elektrike. Jetën e fshehur në gjirin e çdo fare nga vetë Krijuesi mund ta thërrasë të mbijë, vetëm Ai, pasi çdo farë e çdo bimë rritet e zhvillohet vetëm në sajë të fuqisë së Perëndisë.MNJ 47.2

    “Ashtu si toka bën që të rritet bimësia e saj dhe kopshti bën që të mbijë atë që është mbjellë, po kështu Zoti, Zoti, do të bëjë që të mbijë drejtësia dhe lëvdimi”.-Isaia 61:11. Mbjellja shpirtërore i ngjan asaj natyrore: mësuesit të së vërtetës i duhet të punojë për përgatitjen e terrenit të zemrës dhe më pas të mbjellë farën, por vetëm fuqia e Perëndisë mund të sjellë jetën. Ka një pikë përtej së cilës përpjekjet njerëzore janë të kota. Detyrajonë është vërtet predikimi i fjalës, por ne nuk mundemi njëkohësisht të përcjellim edhe fuqinë e jashtëzakonshme, që nevojitet për ta prekur shpirtin dhe për të bërë të mundur mbirjen në të, të drejtësisë dhe të lëvdimit. Predikimi i fjalës duhet shoqëruar me veprimin dhe punën e diçkaje, që shkon përtej çdo pushteti njerëzor. Fjala do të jetë e gjallë dhe e pushtetshme, e aftë për ta rinovuar shpirtin dhe për ta udhëhequr atë drejt jetës së përjetshme, vetëm në sajë të Frymës së Shenjtë. Krishti u përpoq t’jua nguliste në mendje këtë të vërtetë madhore dishepujve të Tij, duke u mësuar atyre se ata vetë nuk zotëronin asgjë, që do të mund t’i ndihmonte për ta realizuar me sukses punën e tyre dhe se vetëm fuqia mrekullibërëse e Perëndisë e bën të efektshme fjalën e Tij.MNJ 47.3

    Puna e mbjellësit kryhet me besim. Mbjellësi nuk është në gjendje ta shpjegojë misterin e mbirjes dhe të rritjes së farës, por ai ka besim tek mjetet që përdor Perëndia për ta bërë të mundur gjallërimin e jetës në natyrë. Kur mbjell arën, mbjellësi duket sikur e hedh tutje farën e çmuar me të cilën mund të ushqente familjen e vet. Në të vërtetë, ai po përdor një mall që zotëron sot, për të patur nesër një fitim shumë më të madh. Ai e hedh farën pasi pret ta mbledhë atë të shumëfishuar, në një të korrë të bollshme. Kështu duhet të punojnë edhe punëtorët e Jezusit, duke pritur të korrat, prej farës që mbjellin.MNJ 48.1

    Fara e mirë mund të mbesë nganjëherë e fshehur, për një kohë, brenda një zemre në dukje të ftohtë dhe egoiste, pa dhënë asnjë shenjë jete. Por, kur në derën e kësaj zemre troket Fryma e Shenjtë, fara e fshehur mbin dhe jep më në fund fryt, për lavdinë e Perëndisë. Ne nuk e dimë se cilat përpjekje tonat, në punën e bërë gjatë jetës, do të kenë sukses. Kjo është një çështje që nuk na përket ta zgjidhim, pasi ne duhet të bëjmë punën tonë dha t’ja lemë në dorë Perëndisë arritjet e saj. “Mbille farën tënde në mëngjes dhe në mbrëmje mos e ler dorën tënde të pushojë”.-Predikuesit 11:6. Besëlidhja e madhe e Perëndisë deklaron se “derisa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korija”.-Zanafilla 8:22 Me besim në këtë premtim bujku mbjell e punon tokën. Ashtu si ai, me po të njëjtën bindje duhet ta kryejmë edhe ne punën e mbjelljes së farës shpirtërore, duke i besuar premtimit të Tij: “Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë, për të cilën e dërgova”.- Isaia 55:11 “Vërtet ecën duke qarë ai, që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet me këngë gëzimi, duke sjellë duajt e tij”.-Psalmi 126:6.MNJ 48.2

    Mbirja e farës përfaqëson fillimin e jetës shpirtërore, ndërsa zhvillimi i bimës është simbol i rritjes së Krishterë. Ajo që ndodh në natyrë, përsëritet edhe me hirin e Perëndisë: nuk mund të ketë jetë pa rritje. Bima duhet të rritet, përndryshe vdes dhe siç është e heshtur dhe e padukshme, por e vazhdueshme, rritja e saj, ashtu është edhe zhvillimi i jetës së Krishterë. Jeta jonë mund të jetë e përsosur, në çdo fazë të zhvillimit të saj dhe prapë, me përmbushjen e qëllimeve të Perëndisë do të pëijetojmë përmirësim të vazhdueshëm. Shenjtërimi është puna e një jete: me shumëfishimin e aftësive tona përvoja jonë do të zgjerohet dhe njohuria jonë do të shtohet, ne do të bëhemi të fortë e të përgjegjshëm dhe pjekuria jonë do të rritet në proporcion me privilegjet tona.MNJ 49.1

    Bima rritet duke përftuar lëndët, që Perëndia i ka siguruar për ta mbajtur në jetë. Ajo i lëshon rrënjët nën dhe’ dhe nga vesa, shiu, dielli dhe ajri merr elementet jetëdhënëse. Kështu duhet të rritet edhe i krishteri, duke bashkëpunuar me fuqinë hyjnore. Të ndërgjegjshëm për pafuqinë tonë, ne duhet të përfitojmë nga çdo mundësi që najepet, për ta zgjeruar horizontin e njohurive tona. Duhet të veprojmë si bima, që lëshon në tokë rrënjë të thella dhe të rrënjosemi fort edhe ne tek Krishti. Duhet t’ia hapim dyert e zemrave tona Frymës së Shenjtë dhe ta pranojmë Atë të hyjë tek ne, ashtu siç e pranon bima dritën e diellit, vesën dhe shiun. Puna nuk duhet kryer upër fuqinë, as për forcën, por për Frymën time - thotë Zoti i ushtrive”.- Zakaria 4:6 Nëse ne do t’i mbajmë mendjet tona të përqendruara tek Krishti, Ai do të vijë mbi ne usi shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë”.-Osea 6:3. Si Dielli i Drejtësisë do të lindë mbi ne ume shërim në krahët e tij”.-Malakia 4:2. Ne do të urigjallërohemi si gruri” dhe do të ululëzojmë si zambaku” dhe usi hardhia”.-Osea 14:5,7. Me besim të vazhdueshëm tek Krishti, Shpëtimtari ynë, ne do të rritemi nga çdo pikëpamje, tek Ai që është kreu ynë.MNJ 49.2

    Gruri zhvillon usë pari kërcellin, pastaj kallirin dhe së fundi kallirin plot me kokrra”. Qëllimi i bujkut, kur mbjell farën dhe kujdeset që bima të rritet është prodhimi i grurit. Ai pret të marrë prej kësaj pune bukë për të shuar urinë dhe farëra për mbjelljen e ardhshme. Edhe Punëtori hyjnor pret të marrë të korrat, si shpërblim për punën dhe sakrificat e veta. Krishti kërkon që zemrat e njerëzve t’i shëmbëllejnë të Tijës dhe ia arrin këtij qëllimi, me ndihmën e atyre, që besojnë në Të. Qëllimi i jetës së Krishterë është frytdhënia, pasqyrimi i karakterit të Krishtit në jetën e besimtarit, në mënyrë që edhe ai të mund të bëhet i vlefshëm për të tjerët.MNJ 50.1

    Bima nuk mbin e rritet dhe nuk sjell fryt për veten, por upër të marrë farën dhe për të siguruar bukën për të ngrënë”.-Isaia 55:10. Kështu, asnjeri nuk duhet të jetojë për veten. I Krishteri është për botën një përfaqësues i Krishtit, i cili punon për shpëtimin e shpirtërave të tjerë.MNJ 50.2

    Jeta e përqendruar tek vetja nuk mundet as të rritet dhe as të japë fryt. Nëse e pranon Krishtin si Shpëtimtarin tënd, atëherë duhet ta harrosh veten dhe të përpiqesh të ndihmosh të tjerët. Fol për dashurinë e Krishtit, trego për mirësinë e Tij, ji i gatshëm të kryesh çdo detyrë që të besohet, mbaj mbi vete brengat e të tjerëve dhe me çdo mjet e në çdo mënyrë përpiqu të shpëtosh ata, që kanë humbur. Kur ta kesh marrë Shpirtin e Krishtit, Shpirtin e dashurisë altruiste dhe të fillosh të punosh për të tjerët, atëherë do të rritesh dhe do të japësh fryt. Dhuntitë e Frymës do të piqen në karakterin tënd, besimi jot do të rritet, bindjet e tua do të forcohen dhe dashuria jote do të përsoset. Përherë e më shumë do të pasqyrosh dashurinë e Krishtit, në çdo gjë të pastër, fisnike e të dashur.MNJ 51.1

    “Fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli”.- Galatasve 5:22,23. Këto fryte nuk shkatërrohen kurrë dhe japin, secili sipas llojit te vet prodhim deri në jetën e pëijetshme.MNJ 51.2

    “Kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korijes”. Krishti po pret me padurim kohën kur do të mund të bashkohet me kishën e Tij. Kur karakteri i njerëzve t’i shëmbëllejë plotësisht atij të Krishdt, atëherë Ai do të vijë për t’i marrë ata me vete.MNJ 51.3

    Të Krishterëve nuk ju duhet vetëm të presin, por kanë edhe privilegjin të punojnë për të përshpejtuar ardhjen e Zotitjezus Krisht. (2 Pjetri 3:12). Sikur të gjithë ata, që thonë se besojnë tek Ai, të jepnin fryte për lavdine e Tij, shumë shpejt mbarë bota do të mbillej me farën e ungjillit. Shumë shpejt, e korra e madhe përfundimtare do të piqej dhe Krishti do të vinte për ta mbledhur grurin e çmuar.MNJ 51.4

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents