Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    6—“MËSIME TË TJERA NGA MBJELLJA”

    NGA PUNA e mbjelljes dhe nga procesi i rritjes së bimës mund të nxjerrim shumë mësime të vyera, të cilat mund të përdoren në shkolla e në familje. Le të mësojnë fëmijët dhe të rinjtë të dallojnë tek fenomenet e natyrës, punën e dorës hyjnore. Kështu ata do të jenë në gjëndje të marrin me anë të besimit, përfitimet e padukshme. Teksa do të fillojnë të kuptojnë punën e mrekullueshme që bën Perëndia për të na siguruar ato që na nevojiten dhe të njihen me faktin se edhe ne duhet të bashkëpunojmë me të, besimi i tyre do të rritet dhe do të mësojnë t’i dallojnëpërherë e më qartë rezultatet e veprimit të fuqisë së Tij të madhe, në jetën e tyre të përditshme.MNJ 63.1

    Perëndia e krijoi farën, ashtu siç krijoi edhe tokën, me anë të tjalës së tij dhe po me anë të Çalës, Ai i dha asaj fuqi të rritej e të shumëfishohej. Perëndia tha: ” ‘Të mbijë toka në gjelbërim, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutorë të japin në tokë një frut, që të mbajë farën e tij, secili sipas llojit të tij.’ Dhe kështu u bë.... Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë”.-Zanafilla 1:11,12. Fara vazhdon të rritet falë fuqisë së po asaj Fjale. Çdo farë, kërcelli i gjelbër i së cilës lartësohet para diellit, shpalos fuqinë mrekullibërëse të fjalës së Atij, që ufoli dhe gjëja u bë”; i cili “urdhëroi dhe gjëja u shfaq”.-Psalmi 33:9MNJ 63.2

    Krishti i mësoi dishepujt që të luteshin: “Na jep sot bukën tonë të përditshme” dhe, duke iu treguar lulet, iu tha, për t’i siguruar: uNëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës,...vallë nuk do t’ju veshë shumë më tepër ju”?-Mateu 6:11,30. Krishti punon pa pushuar, për ta përmbushur këtë premtim. Në shërbim të njeriut, Ai ka vënë një fuqi të padukshme, e cila punon vazhdimisht, që këtij të mos i mungojnë as veshja, as ushqimi. Perëndia përdor mjete të shumta, për të bërë të mundur që prej farës, që duket e hedhur tutje, të mbijë një bimë e gjallë. Ai siguron gjithashtu gjithçka që nevojitet për të patur një të korrë të përsosur. Ja si e përshkruajnë punën e Tij fjalët e bukura të psalmistit:MNJ 64.1

    “Ti e viziton tokën dhe bën që ajo të prodhojë më tepër,
    e pasuron në një masë të madhe;
    lumi i Perëndisë është plot ujë;
    ti u siguron njerëzve grurin e tyre, mbasi e ke përgatitur tokën;
    Ti mbush me ujë brazdat e saj,
    sheshon plisat,
    e zbut me shirat
    dhe bekon filizat.
    Ti e kurorëzon motin me bujarinë tënde të madhe
    dhe gjurmët e tua dallohen me bollëkun e të mirave.”
    MNJ 64.2

    Psalmi 65: 9,11.

    Bota materiale kontrollohet nga Perëndia dhe natyra i bindet ligjeve të tij. Gjithçka vepron sipas vullnetit të Krijuesit: retë dhe dielli, vesa dhe shiu, era dhe stuhia, të gjitha i nënshtrohen kontrollit të Perëndisë dhe i binden urdhërave të Tij. Ligjit të Perëndisë i nënshtrohet edhe kërcelli i drithit, që mbin nga toka, duke sjellë “më parë kërcellin, pastaj kallirin dhe në fund kallirin plot me kokrra”.-Marku 4:28. Të gjitha këto gjëra Perëndia i zhvillon në kohën e duhur, pasi ato nuk e kundërshtojnë punën e Tij. A është e mundur pra, që njeriu, i krijuar sipas imazhit të Perëndisë, i pajisur me arsye e me dhuntinë e fjalës, të jetë krijesa e vetme, që nuk i vlerëson dhuratat e Perëndisë dhe nuk i bindet vullnetit të Tij? A është e mundur që qëniet e arsyeshme të jenë ato, që sjellin çoroditje në botën tonë?MNJ 65.1

    _______________

    Të gjitha gjërat, që i nevojiten njeriut për të siguruar mbijetesën dëshmojnë se përpjekjet hyjnore dhe ato njerëzore bashkëpunojnë: nuk mund të ketë të korra, pa punën e njeriut për mbjelljen e farës, ndërkohë që nga ana tjetër, pa ndërhyrjen e Perëndisë, e cila siguron dritën e diellit, retë, vesën dhe shiun, nuk mund të ketë rritje. Kështu ndodh për realizimin e çdo përpjekjeje, në çdo fushë të dijes dhe të shkencave, me çështjet shpirtërore, me ato, që kanë të bëjnë me formimin e karakterit dhe me çdo aspekt tjetër të veprimtarisë së Krishterë. Ne kemi vërtetë një rol për të luajtur, por nëse fuqia hyjnore nuk bashkohet me ne, atëherë të gjitha përpjekjet tona janë të kota.MNJ 65.2

    Sa herë që realizon diçka, qoftë në fushën shpirtërore, qoftë në atë materiale, njeriu duhet të ketë parasysh se nuk ia ka arritur qëllimit me forcat e veta, por në bashkëpunim me Krijuesin e tij. Për ne sot është e domosdoshme ta pranojmë varësinë tonë nga Perëndia, pasi i besojmë më shumë se ç’duhet njerëzve dhe shpikjeve të tyre dhe shumë pak fuqisë, që Perëndia është gati të na japë. “Ne jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë”.-1 Korintasve 3:9. Pjesa që i takon të kryejë njeriut është shumë-shumë e vogël, por nëse ai bashkohet me Perëndinë, atëherë mund të bëjë gjthçka, falë fuqisë që i jep Krishti.MNJ 65.3

    _______________

    Zhvillimi gradual i bimës, duke u nisur nga fara është një mësim praktik, që mund të përdoret për edukimin e fëmijëve: sepse me të vërtetë në fillim vjen “kërcelli, pastaj kalliri dhe në fund kalliri plot me kokrra”. Ai që e tregoi këtë shëmbëlltyrë e krijoi vetë farën e vogël, i dha asaj jetë dhe krijoi gjithashtu ligjet, që qeverisin rritjen e saj. Të vërtetat që mëson shëmbëlltyra u bënë realitet në jetën e vetë Atij. Jeta e Krishtit, si në aspektin shpirtëror, ashtu edhe në atë fizik, ndoqi rendin hyjnor të rritjes, që ilustrohet me anë të farës dhe, Ai dëshiron që kjo të ndodhë edhe në jetën e çdo të riu. Krishti ishte Madhëria e qiellit, Mbreti i lavdisë, e megjithatë Ai lindi si foshnjë në Betlehem dhe për disa kohë ishte një fëmijë i pambrojtur e në nevojë, në krahët e nënës së tij. Gjatë fëmijërisë Ai u soll si një fëmijë i bindur, duke folur e duke vepruar si fëmijët e moshës së Tij dhe jo si një i rritur. Ai i nderonte prindërit e vet, zbatonte udhëzimet e tyre në mënyra të ndryshme, përherë sipas aftësive të një fëmije dhe në çdo fazë të zhvillimit të Tij ishte i përsosur dhe shfaqte hirin e thjeshtë e të natyrshëm të një jete pa mëkat. Shkrimet e Shenjta thonë për fëmijërinë e Tij: “Fëmija rritej, dhe forcohej në frymë, duke qënë plot dituri dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të”. Ndërsa për rininë e Tij thuhet: “Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir, përpara Perëndisë dhe njerëzve”.-Luka 2:40, 52.MNJ 66.1

    Këtu gjejmë edhe disa këshilla me vlerë për punën e prindërve dhe të mësuesve, të cilët duhet të kenë si qëllim kultivimin e sjelljeve të të rinjve, në mënyrë që në çdo fazë të jetës së tyre ata të mund të përfaqësojnë bukurinë e natyrshme të kësaj periudhe të jetës, duke e shpalosur atë natyrshëm, si bimët në një kopsht.MNJ 67.1

    Fëmijët më tërheqës janë ata, që veprojnë natyrshëm e pa dashur të duken. Nuk është mirë t’iu dedikosh atyre vëmendje të veçantë, apo të përsëritësh para tyre fjalët e zgjuara që kanë thënë. Sqima e tyre nuk duhet inkurajuar, duke u lavdëruar pamjen e jashtme, fjalët e thëna, apo veprimet dhe nuk duhen veshur me rrobat të shtrenjta e që bien në sy, pasi kjo nxit krenarinë tek ata dhe zgjon zilinë në zemrat e shokëve të tyre.MNJ 67.2

    Të vegjëlit duhen edukuar me thjeshtësinë e fëmijërisë. Ata duhen mësuar të kënaqen me detyra të vogla e të dobishme, si edhe me kënaqësitë dhe përjetimet, që i shkojnë për shtat moshës së tyre. Fëmijëria është kërcelli i shëmbëlltyrës, dhe kërcelli zotëron edhe ai një bukuri të veçantë. Fëmijët nuk duhen detyruar të rriten para kohe, por duhet të ruajnë sa më gjatë që të jetë e mundur freskinë dhe hirin e viteve të tyre të para.MNJ 67.3

    Fëmijët e vegjël mund të jenë të Krishterë, duke patur në besim pëijetime të përshtatshme me moshën e tyre. Perëndia nuk pret më shumë nga ata. Detyra e prindërve është t’i edukojnë fëmijët me përshpirtshmëri dhe të bëjnë çmos që ata të mund të zhvillojnë një karakter të ngjashëm me atë të Krishtit.MNJ 67.4

    _______________

    Në ligjet e natyrës, të krijuara nga Perëndia, pasoja ndjek përherë e pashmangësisht shkakun: e korra tregon se çfarë është mbjellë dhe punëtori përtac dënohet nga vetë puna e tij, pasi e korra i dëshmon kundër. Kështu ndodh edhe më çështjet shpirtërore: besnikëria e çdo punëtori dëshmohet nga frytet e punës së tij. Mënyra e tij e punës, zelli, apo përtacia e treguar, dëshmohet nga e korra. Në këtë mënyrë vendoset fati i përjetësisë së tij.MNJ 67.5

    Çdo farë e mbjellë jep fryt sipas llojit të vet dhe kështu ndodh edhe në jetën e njeriut. Ne të gjithë duhet të mbjellim gjatë jetës farat e dhembshurisë, të simpatisë e të dashurisë, pasi do të korrim pikërisht atë që kemi mbjellë. Trajta të tilla karakteristike si egoizmi, vetëdashja, sqima a krenaria e tepruar dhe humbja e vetëkontrollit do të sjellin edhe këto fryte sipas llojit të vet. Ai, i cili jeton për veten po mbjell në mish dhe prej mishit do të korrë prishje.MNJ 68.1

    Perëndia nuk shkatërron askënd. Të gjithë ata që rrënohen, marrin më qafë veten. Ai që e mbyt zërin qortues të ndërgjegjes, po mbjell farat e mosbesimit, pasojat e të cilave janë mëse të sigurta. Duke e hedhur poshtë paralajmërimin e parë të Perëndisë, faraoni i kohëve të lashta mbolli farën e kokëfortësisë, pasojat e së cilës qenë gjithashtu kokëforta. Nuk ishte Perëndia ai që e detyroi të mos besonte, kështu, prej farave të mosbesimit që zgjodhi vetë të mbillte, atij iu desh të mblidhte, si përfundim, një të korrë të po atij lloji. Faraoni bëri përpara me kokëfortësi në rrugën e zgjedhur, derisa u përball me shkatërrimin e tokës se tij dhe trupat e ftohtë e të pajetë të djalit të vet të madh, dhe të të gjithë të parëlindurve të tjerë në shtëpinë e tij dhe në mbarë mbretërinë. Kokëfortësia madje vazhdoi ta shtynte në atë rrugë, derisa e ndalën ujërat e detit, që u mbyllën mbi kuajt, mbi qerret e luftës dhe mbi luftëtarët e tij. Kjo histori pasqyron në mënyrë të frikshme të vërtetën e këtyre fjalëve: aç‘të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë”.-Galatasve 6:7. Sikur njerëzit ta kuptonin këtë, ata do të ishin shumë më të kujdesshëm me farat që mbjellin.MNJ 68.2

    Meqënëse fara e mbjellë sjell një prodhim, i cili mbillet rishtaz, e korra shumëfishohet. Ky ligj është i vërtetë edhe në marrëdhëniet tona me të tjerët. Çdo veprim i yni, çdo fjalë e thënë është një farë, e cila do të japë fryt. Çdo akt mirësie, bindjeje, apo vetëmohimi nga ana jonë do të riprodhohet nga të tjerët, duke i dhënë jetë një reagimi zinxhir. Po kështu, çdo akt i nxitur nga smira, keqdashja, apo grindja është një farë, nga e cila do të mbijë një “rrënjë e hidhur” (Hebrenjve 12:15), nga e cila shumë do të fëlliqen, për të helmuar pastaj një numër përherë e më të madh personash të tjerë. Kështu mbjellja e të mirës dhe të keqes vazhdon përgjatë kohëve e deri në përjetësi.MNJ 69.1

    Shëmbëlltyra e mbjelljes na mëson të tregohemi zemërgjerë, si në çështjet shpirtërore, ashtu edhe në ato materiale. Zoti thotë: “Lum ju që mbillni në breg të të gjithaujërave”.-Isaia 32:20. “Dheju them këtë: ai që mbjell me kursim, do të korrë po me kursim: dhe ai që mbjell dorëhapur edhe do të korrë dorëhapur”.-2 Korintasve 9:6. Të mbjellësh në breg të të gjitha ujërave do të thotë të ndash me të tjerët vazhdimisht e pa u kursyer dhuratat e Perëndisë, sa herë që puna e Perëndisë, apo nevojat e njerëzve kërkojnë ndihmën tonë. Një sjellje e tillë nuk do të na varfërojë pasi: “Ai që mbjell dorëhapur edhe do të korrë dorëhapur”. Mbjellësi e shumëfishon farën e vet, duke e hedhur atë tutje dhe po kështu ndodh edhe me ata, që tregohen besnikë me shpërndarjen e dhuratave të Perëndisë. Duke iu dhënë të tjerëve, atyre ju shtohen bekimet. Perëndia ka premtuar se do t’ju japë aq sa të kenë me bollëk dhe të mund të vazhdojnë të ndajnë me të tjerët. “Jepni dhe do t’ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t‘ju derdhet në gji”.-Luka 6:38.MNJ 69.2

    Mbjellja dhe korija kanë kuptime edhe më të thella. Kur ndajmë me të tjerët bekimet materiale, që na ka dhënë Perëndia, kjo shprehje e dashurisë dhe simpatisë tonë, zgjon tek ata mirënjohje për ne dhe falenderim për Perëndinë. Terreni i zemrës së tyre bëhet gati për të pranuar farat e të vërtetës shpirtërore dhe Ai, i cili i jep mbjellësit farat do të bëjë gjithashtu të mundur që ato të mbijnë dhe të japin fryt, në përjetësi.MNJ 70.1

    _______________

    Kokrra e grurit e mbjellë nën dhë përfaqëson flijimin e Krishtit për shpëtimin tonë. “Nëse kokrra e grurit e rënë në dhë nuk vdes”, thotë Ai, “ajo mbetet e vetme; por po të vdesë, jep shumë fryt’M-Gjoni 12:24. Kështu, vdekja e Krishtit do të sjellë fryte për mbretërinë e Perëndisë. Në përputhje me ligjin që qeveris mbretërinë bimore, jeta do të vijë si rijedhojë e vdekjes së Tij.MNJ 70.2

    Po kështu, të gjithë ata, që duan të japin fryte si bashkëpunëtorë të Krishtit, duhet më parë të bien përdhe’ e të vdesin, duhet ta flakin tej jetën e tyre, të mposhtin vetëdashjen dhe të mohojnë interesin vetjak. Ligji i vetëflijimit është në të vërtetë një ligj i ruajtjes së vetvetes. Fara e varrosur nën dhe’ sjell fryte, të cilat duke u mbjellë gjithashtu bëjnë që e korra të shumëfishohet. Bujku e ruan grurin duke e flakur tej, dhe kjo ndodh edhe në jetën e njeriut: të japësh do të thotë të jetosh. Jeta, që do të ruhet është ajo që do të vihet vullnetarisht në shërbim të Perëndisë dhe të njeriut. Ata, të cilët e flijojnë jetën e tyre në këtë botë për hir të Krishtit do të jetojnë në pëijetësi.MNJ 71.1

    _______________

    Fara që vdes, për të mbirë pastaj sërisht, duke filluar një jetë të re, na shpjegon mësimin e ringjalljes. Të gjithë ata, që e duan Perëndinë do të jetojnë sërisht, në Edenin1Kopshti i Edenit - Parajsa e krijuar mbi tokë nga Perëndia, e cila do të rivendoset pas ardhjes së dytë tëjezus Krishtit. qiellor. Për trupin e njeriut, që dergjet në varr Perëndia ka thënë: “Trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje. Mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ringjallet në fuqi”.-l Korintasve 15:42,43.MNJ 71.2

    Këto janë disa nga mësimet e shumta të shëmbëlltyrës së gjallë, me temë nga natyra, të mbjellësit dhe të farës. Prindërit dhe mësuesit duhet të përpiqen që fëmijët t’i mësojnë këto gjëra në praktikë, duke i lejuar ata ta përgatisin vetë tokën dhe ta mbjellin vetë farën. Ndërsa fëmijët punojnë, ata mund ta krahasojnë kopshtin natyror me atë të zemrës dhe t’iu shpjegojnë se aty mund të mbillen farëra të mira e të këqija, dhe se kopshti i zemrës, ashtu si ai ku po punojnë ata, ka nevojë të përgatitet për të pritur farën e së vërtetës. Kur fara të hidhet në dhe’, prindërit, apo mësuesit mund tlju flasin fëmijëve për vdekjen e Krishtit dhe, kur kërcelli të ketë mbirë ata mund t‘ju shpjegojnë të vërtetën e ringjalljes. Ndërkohë që bima rritet, ilustrimi i çështjeve shpirtërore me anë të objekteve të natyrës mund të vazhdojë.MNJ 72.1

    Të rinjtë duhen edukuar në mënyrë të ngjashme. Ata duhet të mësojnë të punojnë tokën dhe do të ishte mirë sikur çdo shkollë të kishte fushat dhe arat e veta. Këto fusha duhen parë si klasa ku jep mësim vetë Perëndia dhe mbretëria e natyrës, si një libër mësimi, që duhet studiuar nga fëmijët e Tij për të fituar njohuri të çmuara për pasurimin e shpirtit.MNJ 72.2

    Nga punimi, bonifikimi dhe kultivimi i tokës mund të nxjerrim përherë shumë mësime. Askujt nuk do t’i shkonte nëpërmend të vendosej në një djerrinë, duke pritur të merrte menjëherë fryte prej saj: duhet punuar me përkushtim, me zell e me durim përpara se toka të jetë gati për të pritur farën. Kështu ndodh edhe me veprimtaritë shpirtërore në të mirë të zemrës së njeriut. Kush dëshiron të përfitojë nga punimi i tokës duhet t’i përvishet punës me në zemër tjalën e Perëndisë dhe ka për të parë se terreni i fortë edhe i papunuar i zemrës do të zbutet e do të lërohet nga ndikimi i ëmbël i Frymës së Shenjtë. Nesë tokës nuk i dedikohet shumë punë, atëherë nuk ka të korra. Kështu ndodh edhe me tokën e zemrës: ajo duhet të punohet nga Fryma Hyjnore, duhet rafinuar e rregulluar, përpara se të japë fryte për lavdinë e Perëndisë.MNJ 72.3

    Toka nuk jap fryte, nëse punohet vetëm rrallë e tek. Ajo ka nevojë për vëmëndje e përkujdesje të përditshme, duhet pluguar shpesh e në thellësi dhe duhet pastruar me kujdes nga ferrat, që i rrëmbejnë ushqimin farës së mirë. Kështu, ata që lërojnë dhe mbjellin përgatiten për të korrat pa patur frikë se përpjekjet e tyre mund të shkojnë kot.MNJ 73.1

    Bekimet e Perëndisë do të zbresin mbi ata, të cilët e punojnë tokën me këtë frymë, duke nxjerrë nga natyra mësime shpirtërore. Kur punon tokën, bujku nuk e di se çfarë thesaresh e presin. Ai nuk duhet t’i përçmojë udhëzimet e atij që ka përvojë, apo të dhënat e njerëzve të ditur, por duhet të studiojë edhe vetë. Kjo është pjesë e përgatitjes së tij. Punimi i tokës do të jetë një mjet i çmuar për edukimin e shpirtit.MNJ 73.2

    Ai, i cili bën të mundur mbirjen e farës, përkujdeset për të ditë e natë dhe i jep asaj aftësinë për t’u zhvilluar është njëkohësisht edhe Krijuesi ynë, Mbreti i qiejve, i cili kujdeset dhe interesohet akoma më shumë për fëmijët e vet. Bujku hedh farën, që na mban gjallë këtu në tokë, ndërsa Mbjellësi hyjnor do të mbjellë një farë, e cila do të japë fryte, në përjetësi.MNJ 73.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents