Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    5—“FARA E SINAPIT”

    MES TURMAVE, që dëgjonin mësimin e Krishtit kishte edhe shumë farisenj, të cilët vërenin me përçmim se vetëm pak nga dëgjuesit e identifikonin Krishtin me Mesinë. Farisenjtë pyesnin veten si do të mundte një Mësues i tillë, kaq i përulur ta ngrinte Izraelin në rangun e një superfuqie universale, si do të arrinte Ai ta ngrinte mbretërinë e re, pa patur as tituj, as pasuri e as pushtet? Krishti jua lexoi mendimet dhe iu përgjigj kështu:MNJ 58.1

    “Kujt i përngjan Mbretëria e Perëndisë, me se ta krahasoj”?-Luka 13:18. Asnjë nga format e pushtetit, që qeverisnin botën nuk mund të krahasohej me mbretërinë e Perëndisë, asnjë shoqëri civile nuk mund të merrej si shembull, prandaj Ai shtoi “I ngjan kokrrës së sinapit, që një njeri e mori dhe e hodhi në kopshtin e vet; pastaj u rrit dhe u bë një pemë e madhe dhe zogjtë e qiellit erdhën dhe kërkuan strehë në degët e saj”.-Luka 13:19MNJ 58.2

    Embrioni në farë rritet falë parimit jetëdhënës që ka vendosur në të Perëndia dhe zhvillimi i tij nuk varet aspak nga njeriu. Kështu ndodh edhe me mbretërinë e Krishtit. Ajo është një krijesë e re dhe parimet në bazë të zhvillimit të saj janë e kundërta e atyre, që sundojnë në mbretëritë e botës. Qeveritë tokësore mbizotërojnë në sajë të përdorimit të forcës dhe e ruajnë sundimin e tyre me anë të luftës, ndërsa themeluesi i mbretërisë së re quhet Princi i Paqes. Fryma e Shenjtë i paraqet mbretëritë e kësaj bote, duke përdorur si simbole kafshë të egra e gjakatare, ndërsa Krishti është “Qengji i Perëndisë, që merr mbi vete mëkatin e botës”.-Gjoni 1:29. Planet e Tij të qeverisjes nuk parashikojnë përdorimin e dhunës, për të nënshtruar ndërgjegjet. Hebrenjtë prisnin që mbretëria e Perëndisë të themelohej në të njëjtën mënyrë si mbretëritë e botës. Për të siguruar drejtësinë ata hartonin plane e strategji dhe përdornin lloj - lloj mjetesh, ndërsa Krishti e lufton padrejtësinë, gabimin dhe mëkatin, duke mbjellë parimet e të vërtetës dhe të drejtësisë.MNJ 58.3

    Kur e tregoi Jezusi këtë shëmbëlltyrë, ngado që t’i hidhje sytë shikoje bimët e sinapit tek lartësoheshin mbi barin dhe grurin, me degët e përkundura nga era. Zogjtë kërcenin nga dega në degë dhe cicëronin mes fletëve të dendura. E pra, fara, nga e cila shpërthente kjo bimë gjigande ishte ndër më të voglat! Fillimisht nga ajo mbinte një kërcell i brishtë, por plot forcë dhe jetë, kështu, shumë shpejt ajo rritej dhe lulëzonte, duke arritur përmasa të mëdha. E ngjashme me të, edhe mbretëria e Krishtit fillimisht dukej e përulur dhe e papërfillshme, më e vogla ndër mbretëritë e botës. Sundimtarët e tokës u tallën me Krishtin, kur Ai deklaroi se ishte mbret. E pra, të vërtetat e mëdha që iu besuan pasuesve të Tij e pajisën mbretërinë e Ungjillit me pushtet hyjnor, duke bërë që ajo të rritej shpejt e të përhapej kudo! Kur Krishti e tregoi këtë shëmbëlltyrë, mbretëria e re përfaqësohej vetëm nga disa fshatarë Galileas. Varfëria e tyre dhe numri i tyre i vogël u përdorën vazhdimisht si argument për të bindur njerëzit të mos lidheshin me këta peshkatarë të thjeshtë, që shkonin pasjezusit. Por, pavarësisht nga këto përpjekje fara e sinapit do të rritej dhe do t’i shtrinte degët e saj anembanë botës. Mbretëritë tokësore, lavdia e të cilave gëzonte atëherë zemrat e njerëzve, do të perëndonin, ndërsa mbretëria e Krishtit do të mbetej, duke e shtuar gjithnjë e më tepër pushtetin e vet dhe, duke e shtrirë ndikimin në mbarë rruzullin.MNJ 59.1

    Edhe puna e hirit të Perëndisë në zemrat e hapura ndaj Tij është e vogël në fillim. Pastaj një fjalë e thënë, një rreze drite, që ndriçon shpirtin shënojnë fillimin e ushtrimit të një ndikimi, që do të sjellë nisjen e një jete të re. Kush mund t’i parashikojë rrjedhojat e kësaj pune?MNJ 60.1

    Shëmbëlltyra e farës së sinapit nuk ilustron vetëm rritjen e Mbretërisë së Krishtit, por edhe përsëritjen e kësaj përvoje në çdo fazë të rritjes së saj. Perëndia i komunikon të vërteta të rëndësishme kishës së Tij në çdo brez, duke e ngarkuar atë me detyra të posaçme. Kjo e vërtetë, e cila iu fshihet atyre, që bota i mban për të urtë dhe të mençur dhe iu zbulohet atyre, që tregohen të përulur dhe të ngjashëm me fëmijët e vegjël, kërkon vetëmohim. Asaj i duhet të luftojë shumë beteja e të korrë shumë fitore. Mbrojtësit e saj janë të paktë në fillim, të përçmuar dhe të kundërshtuar nga të mëdhenjtë e tokës dhe nga kisha e dhënë pas botës. Kujtoni Gjon Pagëzorin, pararendësin e Krishtit, i cili ishte i vetmi që u ngrit dhe qortoi krenarinë dhe formalizmin e kombit hebre! Kujtoni Palin dhe Silën, dy çadërbërësit, që sollën për herë të parë ungjillin në Europë. Sa i errët dhe i pashpresë dukej misioni i tyre, teksa niseshin nga Troasi me anije, bashkë me shokët e tyre, për të shkuar në Filipi. Kujtoni Palin “plak” në zinxhirë, tek predikonte Krishtin, në fortesën e Cezarëve. Kujtoni bashkësitë e vogla të skllevërve dhe të fshatarëve, në konflikt me Romën pagane perandorake. Kujtoni Martin Luterin, i cili qëndronte i paepur përballë asaj kishe të pushtetshme, që përfaqëson kryeveprën e urtësisë së kësaj bote. Kujtoni sesi ai e mbrojti fjalën e Perëndisë përpara perandorit dhe papës, duke deklaruar “Këtu unë zgjedh; Nuk mund të veproj ndryshe. Zoti më ndihmoftë”. Kujtoni figurat e shquara si Xhon Uesli1John YVesley (1703-91) - Teolog dhe evangjelist Anglez, themelues i Metodizmit., i cili predikonte Krishtin dhe drejtësinë e Tij në mes të formalizmit, sensualizmit dhe pabesisë. I rënduar nga pesha e brengave të botës pagane, ai lutej që t’i jepej privilegji për të çuar atje mesazhin e dashurisë së Krishtit, por dëgjoi t’i përgjigjeshin: uUluni, djalosh. Kur Perëndia do të dojë t’i konvertojë paganët, Ai do ta bëjë pa ndihmën tonë, apo tuajën”.MNJ 60.2

    Udhëheqësit e mëdhenj fetarë të këtij brezi i gjejmë shpesh tek thurin lavde dhe i ngrenë monumente, atyre që mbollën shekuj më parë farën e të vërtetës, ndërkohë që shumë prej tyre e shkelin sot me këmbë bimën, që ka mbirë nga ajo farë. Thirrja e hershme përsëritet edhe sot: “Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut, sa për atë (Krishtin, të përfaqësuar nga lajmëtarët e Tij) nuk dimë se nga është”.-Gjoni 9:29. Siç ndodhte edhe në epokat e mëparshme, të vërtetat madhore të kohës sonë nuk i gjejmë tek ata, që janë të veshur me autoritetin fetar, por ndër ato gra e burra, që nuk janë tepër të ditur, apo tepër të zgjuar, për t’i besuar fjalës së Perëndisë.MNJ 61.1

    “Shikoni në fakt thirrjen tuaj vëllezër, sepse ndër ju ka jo shumë të ditur sipas mishit, jo shumë të fuqishëm, jo shumë fisnikë, por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat jo fisnike të botës dhe gjërat e përçmuara edhe gjërat, që nuk janë, për të asgjësuar ato që janë”.-(lKorintasve 1:26-28); uqë besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë”.-(lKorintasve 2:5)MNJ 61.2

    Në këtë brez të fundit, shëmbëlltyra e farës së sinapit do të përmbushet në mënyrë triumfale. Fara e vogël do të bëhet pemë dhe mesazhi i fundit paralajmërues i mëshirës do të mbërrijë unë çdo komb, popull e gjuhë”-(Zbulesa 14: 6-14) uqë të zgjedhë nga ata një popull në emër të tij”.- (Veprat e Apostujve 15:14; Zbulesa 18:1). Dhe bota do të ndriçohet nga lavdia e tij.MNJ 62.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents