Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    A JANË VËRTET T Ë FSHEHURA THESARETE SHKRIMEVE?

    Thuhet se thesaret e ungjillit janë të fshehura. Ata, që e mbajnë veten për të mençur dhe kapardisen duke u përkundur në mësimet e filozofive boshe të kësaj bote, nuk arrijnë dot ta dallojnë bukurinë dhe misterin e planit të shpëtimit. Shumë vetë kanë sy, por nuk shohin, kanë veshë, por nuk dëgjojnë, janë të pajisur me intelekt, por nuk janë në gjendje ta dallojnë thesarin e fshehur.MNJ 82.4

    Mund të ndodhë që dikush të shkelë mbi tokën ku është fshehur një thesar, apo të ulet e të pushojë nën hijen e degëve të një pemë, pa e ditur se në rrënjët e saj ka pasuri të fshehura. Kështu ndodhi edhe me Judenjtë. Thesari i vyer i së vërtetës ju ishte besuar pikërisht atyre. Feja Hebraike, e cila mbante vulën e Qiellit ishte krijuar nga vetë Krishti. Nën shembujt dhe simbolet e ritualeve të kësaj feje ishin fshehur të vërtetat e mëdha të shpëtimit. Por, kur Krishti erdhi, Judenjtë nuk qenë në gjendje të dallonin tek Ai mishërimin e gjithë këtyre shenjave. Ata e kishin para syve fjalën e Perëndisë, por traditat e përcjella nga brezi në brez dhe interpretimet, që njerëz të ndryshëm i kishin bërë Shkrimeve, jua fshehën atyre të vërtetën e shpallur nëjezus Krishtin. Rëndësia shpirtërore e Shkrimeve të Shenjta humbi. Vendruajtja e thesarit, që përmbante të gjitha njohuritë ishte hapur për ta, por ata nuk e kuptuan.MNJ 83.1

    Perëndia nuk jua fsheh njerëzve të vërtetën, janë ata vetë që e errësojnë kuptimin e saj me anë të veprimeve të tyre. Krishti iu dha Hebrenjve prova të mjaftueshme se Ai ishte Mesia, por mësimet e Tij kërkonin prej tyre një ndryshim rrënjësor të mënyrës së jetesës. Ata e kuptuan se po ta pranonin Krishtin duhej të hiqnin dorë nga rregullat dhe traditat, me të cilat tashmë qenë dashuruar, si edhe nga veprimet e tyre të liga dhe egoiste. Pranimi i të vërtetës së përjetshme e të pandryshueshme kërkonte pra një sakrificë prej tyre, ndaj ata nuk e pranuan provën më bindëse që Perëndia mund t’ju jepte, për t’i shtyrë të besonin tek Krishti. Ata thonin se besonin në Dhiatën e Vjetër, por nuk i pranuan dëshmitë e përmbajtura atje lidhur me jetën dhe karakterin e Krishtit. Ata patën frikë se mos bindja i detyronte të konvertoheshin dhe të hiqnin dorë nga paragjykimet e tyre. Thesari i ungjillit, Rruga, e Vërteta dhe Jeta ishte mes tyre, por ata e hodhën poshtë dhuratën më të madhe që qielli mund t’iu jepte.MNJ 83.2

    “Megjithatë edhe midis krerëve, shumë besuan në të” lexojmë në Bibël upor, për shkak të farisenjve nuk e rrëfenin, për të mos qënë të pëijashtuar nga sinagoga”.- Gjoni 12:42. Ata u bindën dhe besuan se Krishti ishte vërtet Biri i Perëndisë, por pranimi i Tij i hapur binte ndesh ambicjet e tyre. Ata nuk kishin atë lloj besimi, që do t’ju kishte siguruar thesarin qiellor. Thesaret që kërkonin ata ishin mbi tokë.MNJ 84.1

    Edhe në ditët tona njerëzit vazhdojnë të kërkojnë me ngulm thesare këtu në tokë. Mendjet e tyre udhëhiqen nga ambicja dhe egoizmi. Për të fituar pasuri, nder, apo pushtet, ata i vendosin rregullat, traditat dhe ligjet e njerëzve, mbi ligjet e Perëndisë. Edhe për këta njerëz, thesaret e fjalës së Perëndisë janë të fshehura.MNJ 84.2

    uDhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat, që janë të Frymës së Shenjtë, sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht”.-lKorintasve 2: 14.MNJ 84.3

    “Dhe, në qoftë se ungjilli ynë është ende i mbuluar me vel, ai është i mbuluar për ata që humbin, të cilëve Perëndia e këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata”.-2 Korintasve 4: 3,4.MNJ 85.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents