Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    PËRGATITJA E TOKËS

    Në shëmbëlltyrën e mbjellësit Krishti na tregon se rezultatet e mbjelljes varen nga lloji i tokës. Në secilin nga shembujt e dhënë prej Tij, mbjellësi dhe fara janë të njëjtët. Ai pra, po na mëson se, nëse fjala e Perëndisë nuk ja arrin qëllimit të saj në jetët tona, arsyen e këtij dështimi duhet ta kërkojmë tek vetja jonë. Rezultatet e kësaj pune varen prej nesh, pasi, ndonëse nuk mund ta ndryshojmë vetveten, ne kemi përherë mundësi të zgjedhim se çfarë dëshirojmë të bëjmë me jetët tona. Dëgjuesit e përfaqësuar nga toka përgjatë rrugës, nga gurishtja dhe nga toka e mbuluar nga ferrat nuk janë domosdoshmërisht të destinuar të mbesin të tillë. Shpirti i Perëndisë përpiqet vazhdimisht ta thyejë magjinë, që i mban njerëzit të zhytur në çështje të kësaj bote dhe kërkon të zgjojë tek ata dëshirën për të gjetur thesaret e pashkatërrueshme. Rezistenca ndaj punës së Shpirtit të Shenjtë i bën njerëzit të pavëmendshëm dhe neglizhentë ndaj fjalës së Perëndisë. Ata vetë janë përgjegjës, si për ngurtësinë e zemrave, që nuk e lejon farën e mirë të lëshojë rrënjë, ashtu edhe për barin e keq, që pengon zhvillimin e saj.MNJ 38.2

    Kopshti i zemrës duhet kultivuar dhe toka duhet lëruar me pendesë të thellë e të vërtetë për mëkatet e kryera. Bimët satanike duhen shkulur, pasi toka e mbuluar nga ferrat mund të rifitohet vetëm përmes një pune të zellshme. Po kështu, edhe prirjet e këqija të zemrës natyrore mund të mposhten vetëm përmes përpjekjesh të sinqerta, me fuqinë dhe në emër të Jezusit. Zoti na fton me anë të profetit të Tij: “Lëroni arën tuaj të djerrë dhe mos mbillni midis ferrave”. “Mbillni për vete sipas drejtësisë, korrni sipas dhembshurisë”. Jeremia 4:3, Osea 10:12. Ai dëshiron ta realizojë për ne këtë punë dhe kërkon bashkëpunimin tonë.MNJ 39.1

    Detyra e mbjellësve të farës është ajo e përgatitjes së zemrave për pranimin e ungjillit. Në punën për përhapjen e fjalës predikohet me tepri dhe ndërtohen shumë pak marrëdhënie intime, që të lejojnë t’i flasësh tjetrit me dorë në zemër. Shpëtimi i shpirtërave të humbur kërkon përfshirjen tonë personale. Të pajisur me simpati si ajo e Krishtit, ne duhet t’ju afrohemi secilit prej atyre, që nuk e njohin të vërtetën dhe të përpiqemi të zgjojmë interesimin e tyre mbi çështjet e rëndësishme të jetës së pëijetshme. Zemrat e këtyre njerëzve mund të na duken të forta si shtegu i rrahur, dhe në pamje të parë, përpjekjet tona për t’i njohur me Shpëtimtarin mund të ngjajnë kohë e humbur. Edhe në këto raste, ne nuk duhet të dekurajohemi, pasi atje ku dështon logjika dhe arsyetimet nuk janë bindëse, dashuria e Krishtit e shfaqur në formën e një shërbimi të drejtpërdrejtë personal mund ta zbusë zemrën e ngurtësuar, duke bërë kështu që fara e të vërtetës të lëshojë rrënjë .MNJ 39.2

    Mbjellësit duhet gjithashtu të kujdesen që fara të mos shkatërrohet për shkak të cekësisë së tokës dhe duhet ta mbrojnë atë nga ferrat që mund t’i zënë frymën. Që në fillimet e jetës së Krishterë, besimtarit i duhen mësuar parimet themelore të Krishtërimit, i duhet mësuar se flijimi i Krishtit nuk mjafton për ta shpëtuar: ai duhet të bëjë të vetat edhe jetën dhe karakterin e Krishtit. Le ta mësojnë të gjithë se në jetën e Krishterë do t’ju duhet të përballojnë vështirësi dhe të luftojnë prirjet e tyre të natyrshme. Të gjithë le të njihen me bekimet, që vijnë kur punon për Krishtin, duke e ndjekur Atë me vetëmohim dhe, duke i duruar vështirësitë si luftëtar i mirë. Njerëzit le të mësojnë të kenë besim tek dashuria e Tij dhe t’i hedhin mbi Të shqetësimet e tyre. Le të shijojnë gëzimin e fitimit të zemrave për Të, kështu, dashuria dhe interesimi për të tjerët do të bëjnë që ata ta harrojnë vetveten. Kënaqësitë e botës do ta humbin forcën e tyre tërheqëse dhe brengat nuk do të jenë më në gjendje t’i dekurajojnë. Plugu i të vërtetës do të bëjë punën e vet, duke lëruar tokën e ngurtësuar. Kështu ferrat nuk do të krasiten, por do të shkulen përfundimisht nga toka, me gjithë rrënjë.MNJ 40.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents