Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    12—“KËRKONI DHE DO T’JU JEPET”

    KRISHTI MERRTE vazhdimisht prej Atit, në mënyrë që të mund të ndante me ne. “Fjala që po dëgjoni,” tha Ai, “nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar”.-Gjoni 14:24. “Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer”.-Mateu 20:28. Ai mendonte, lutej e jetonte për të tjerët dhe jo për vete. Çdo mëngjes, pas orësh të kaluara në shoqërinë e Atit, Ai vinte t’u sillte njerëzve dritën qiellore. Ai pagëzohej çdo ditë me Frymën e Shenjtë. Në orët e para të ditës së re, Zoti e zgjonte Atë nga gjumi dhe shpirti dhe buzët e Tij vajoseshin me hir, në mënyrë që Ai të mund ta ndante me të tjerët. Qielli frymëzonte drejtpërdrejt fjalët e Tij, me të cilat ai mund të ngushëllonte ata, që vuanin nga brengat dhe shqetësimet. uZoti, Zoti më ka dhënë gjuhën e dishepujve,” tha Ai, aqë të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt”.-Isaia 50:4.MNJ 117.1

    Dishepujve ju bënin shumë përshtypje lutjet e Tij dhe shprehia e të shpenzuarit kohë me Perëndinë. Një ditë, pasi ishin larguar prej Tij për një kohë të shkurtër, ata e gjetën Krishtin të kredhur në lutje me përgjërim. Në dukje, pa e vënë re praninë e tyre, Ai vazhdoi të lutej me zë të lartë. Zemrat e dishepujve u mallëngjyen dhe kur mbaroi së luturi, ata i thanë: “Zot, na mëso të lutemi”.- Luka 11:1.MNJ 117.2

    Si përgjigje, Krishti u përsëriti lutjen, 1Lutjen “Ati ynë...” të përshkruar edhe tek Mateu 6: 9-11. që u kishte mësuar gjatë predikimit në mal. Pastaj, me anë të një shëmbëlltyre iu ilustroi mësimin, që donte t’iu mësonte.MNJ 118.1

    “A ka midis jush njeri”, tha Ai, “që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: ‘Mik, më jep hua tri bukë, sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s’kam çfarë t’i vë përpara’ dhe ai nga brenda, duke u përgjigjur i tha: ‘Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t’i jap’? Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t’ia japë, sepse e ka mik do të çohet gjithësesi, për shkak të këmbënguljes së tij dhe do t’i japë të gjitha bukët që i nevojiten”.-Luka 11: 5-8.MNJ 118.2

    Këtu Krishti e përshkruan lutësin, si dikë që kërkon, në mënyrë që të ketë mundësi të vazhdojë të japë. Atij i duhet buka, përndryshe nuk është në gjendje t’i plotësojë nevojat e udhëtarit të lodhur e të vonuar. Megjithëse fqinji nuk do që ta shqetësojnë, ai nuk do të heqi dorë nga lutja, pasi miku duhet lehtësuar dhe më në fund bezdisja e tij këmbëngulëse shpërblehet dhe nevojat e tij plotësohen.MNJ 118.3

    Edhe dishepujt duhej të kërkonin bekime nga Perëndia në këtë mënyrë. Me rastin e ushqimit të turmave dhe me anë të shërbesës mbi bukën e qiejve, Krishti jua kishte shpjeguar punën, që duhet të kryenin, si përfaqësues të Tij. Ata duhej t’u jepnin njerëzve bukën e jetës. Ai që jua kishte ngarkuar këtë detyrë e dinte se shpesh besimi i tyre do të vihej në provë. Shpesh ata do ta gjenin veten në pozita të vështira dhe do ta kuptonin pamjaftueshmërinë e aftësive të tyre njerëzore. Tek ata do të vinin njerëz të uritur për bukën e jetës dhe shpesh ata do ta ndjenin veten të mjerë e të pashpresë. Ata duhej të ushqeheshin shpirtërisht, përndryshe nuk do të kishin se çfarë t’iu jepnin të tjerëve, në një kohë kur nuk duhej të kthenin askënd duarbosh. Krishti i udhëheq ata tek burimi i besimit. Njeriu, të cilit i erdhi miku për vizitë, ndonëse ky trokiti në mesnatë, pra në një orë të papërshtatshme, nuk e përzuri. Ai nuk kishte asgjë për ta gostitur, por shkoi tek fqinji, i cili kishte ushqim dhe këmbënguli, derisa ai ia plotësoi kërkesën. A mendoni pra se Perëndia nuk do t’i mbështesë shërbëtorët, që Ai vetë ka dërguar të ushqejnë të uriturit e kësaj bote?MNJ 118.4

    Gjithësesi, fqinji egoist i shëmbëlltyrës, nuk përfaqëson karakterin e Perëndisë. Në këtë shëmbëlltyrë, mësimi nuk jepet përmes krahasimit, por përmes kontrastit. Një njeri egoist ka për ta plotësuar një kërkesë urgjente, në mënyrë që ta heqi qafe atë, që po i prish qetësinë. Kurse Perëndia jep me gëzim. Ai është i mbushur me dashuri dhe mezi pret t’i plotësojë kërkesat e atyre, që vijnë tek Ai me besim. Ai na jep, në mënyrë që të mund t’i shërbejmë të tjerëve dhe kështu të bëhemi si Ai.MNJ 119.1

    Krishti deklaron: “Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet. Sepse kushdo që lyp, merr, kush kërkon, gjen dhe do t’i hapet atij që troket”.-Luka 11: 9,10.MNJ 119.2

    Shpëtimtari vazhdon: “Dhe cili nga ju është baba i tillë që, po t’i kërkojë bukë djali, i jep një gur? Ose po t’i kërkojë një peshk, në vend të peshkut i jep një gjarpër? Ose po t’i kërkojë një vezë, i jep një akrep? Nëse ju pra, që jeni të këqinj dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre, që ia kërkojnë”.-Luka 11: 11.13.MNJ 119.3

    Në mënyrë që besimi ynë tek Perëndia të forcohet, Krishti na mëson t’i drejtohemi Atij me një emër të ri, një emër të lidhur ngushtë me gjërat më të shtrenjta të zemrës së njeriut. Ai na jep privilegjin ta quajmë Perëndinë e pafund, Atin tonë. Ky emër, drejtuar Atij dhe për Të, është një shenjë e dashurisë dhe besimit tonë dhe një premtim i përkujdesjeve dhe vazhdimësisë së marrëdhënies së Tij me ne. Po ta themi atë fjalë kur i kërkojmë Atij bekime apo ndihmë, ajo do të jetë si muzikë, për veshët e Tij. Që ne të mos na dukej mendjemadhësi përdorimi i këtij emri, Ai e përsëriti Atë shumë e shumë herë. Ai do që ne të familjarizohemi me këtë titull.MNJ 120.1

    Perëndia na konsideron si fëmijët e Tij. Ai na ka çliruar nga bota mospërfillëse dhe na ka zgjedhur të jemi anëtarë të familjes mbretërore, bij dhe bija të Mbretit të qiellit. Ai na fton t’i besojmë edhe më shumë sesa ç’i besojnë fëmijët prindërve të tyre natyrorë. Prindërit i duan fëmijët e tyre, por dashuria e Perëndisë është më e gjerë e më e thellë se ç’mund të jetë ndonjëherë dashuria njerëzore. Dashuria e Perëndisë është e pamatë. Prandaj, nëse prindërit tokësore dinë t’u japin atë, që është e mirë fëmijëve të tyre, sa më tepër do t’ua japë Ati ynë qiellor Frymën e Shenjtë, atyre që e kërkojnë?MNJ 120.2

    Mësimet e Jezusit lidhur me lutjen duhen studiuar me kujdes. Lutja është një shkencë hyjnore dhe ilustrimet e Tij nxjerrin në dritë parime, që duhen kuptuar nga të gjithë. Ai na tregon se cila është fryma e vërtetë e lutjes, na thotë se duhet të këmbëngulim në kërkesat tona drejtuar Perëndisë dhe na siguron për dëshirën e Tij për t’i dëgjuar dhe për t’iu përgjigjur Iutjeve tona.MNJ 120.3

    Lutjet tona nuk duhet të jenë thjesht kërkesa egoiste për përfitime personale. Ne duhet të kërkojmë, që të na jepet mundësia edhe të ndajmë me të tjerët. Parimi i jetës së Krishtit duhet të jetë edhe parimi i jetës sonë. “Unë për ta,” tha Krishti, duke folur për dishepujt e Tij, “po shenjtëroj vetveten, që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetë”.-Gjoni 17:19. Devotshmëria, vetëmohimi dhe bindja ndaj kërkesave të fjalës së Perëndisë, ashtu siç u shfaqën në jetën e Krishtit, duhet të shfaqen edhe në jetët e atyre, që i shërbejnë Atij. Misioni ynë në këtë botë, nuk është t’i shërbejmë vetvetes, apo të plotësojmë dëshirat tona. Ne duhet ta ngremë lart Perëndinë, duke bashkëpunuar me të për shpëtimin e mëkatarëve. Ne duhet të kërkojmë nga Perëndia ato bekime, që mund t’i ndajmë edhe me të tjerët. Aftësia për të marrë ruhet vetëm duke dhënë. Ne nuk mund të vazhdojmë të marrim thesare nga qielli, pa i ndarë ato, me ata që na rrethojnë.MNJ 120.4

    Në shëmbëlltyrë, lutësi u spraps disa herë, por nuk hoqi dorë nga qëllimi i tij. Kështu ndodh nganjëherë edhe me lutjet tona, që duket sikur bien në vesh të shurdhër. Krishti na mëson të mos i ndërpresim lutjet, pasi ato nuk shërbejnë për të ndryshuar Perëndinë, por për të na sjellë ne në harmoni me Të. Kur i drejtojmë Atij kërkesat tona, Ai e kupton nëse zemrat tona kanë nevojë të pendohen nga mëkati. Për këtë arsye lejon që ne të kalojmë përmes sprovash dhe na bën të provojmë poshtërimin, në mënyrë që të shohim se çfarë e pengon punën e Frymës së Shenjtë brenda nesh.MNJ 121.1

    Premtimet e Perëndisë realizohen pasi të jenë plotësuar disa kushte dhe lutja nuk është në gjendje të zëvendësojë detyrimet. “Nëse më doni,” thotë Krishti, “zbatoni urdhërimet e mia”. “Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t’i dëftehem atij”.-Gjoni 14: 15,21. Ata, që vijnë para Perëndisë, duke kërkuar realizimin e premtimeve të Tij, ndërkohë që nuk kanë respekt për urdhërimet, me sjelljen e tyre e fyejnë Jehovain. Ata e përdorin emrin e Krishtit, për të kërkuar përmes autoritetit të Tij përmbushjen e premtimit, por nuk dëshmojnë me vepra se kanë vërtet besim dhe se e duan Atë.MNJ 121.2

    Shumë vetë rrezikojnë ta humbasin mundësinë e pranimit nga Ati. Ne duhet t’i kontrollojmë me kujdes bazat, mbi të cilat mbështetet besimi me të cilin i afrohemi Perëndisë. Nëse jemi të pabindur, ne, si të thuash, sjellim para Perëndisë një çek të falsifikuar, të cilin nuk kemi asnjë të drejtë ta kthejmë në para. Ne i paraqesim Zotit premtimet e Tij dhe i kërkojmë t’i përmbushë ato, në një kohë kur, sikur ta bëntë një gjë të tillë, Ai do të çnderonte emrin e vet.MNJ 122.1

    Premtimi është: “Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet”.-Gjoni 15:7. Dhe Gjoni thotë: “Nga kjo e dimë se e kemi njohur atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e tij. Ai që thotë ‘Unë e kam njohur atë’ dhe nuk zbaton urdhërimet e tij është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të. Por kush e zbaton fjalën e tij, në të, me të vërtetë dashuria e Perëndisë është e përsosur. Nga kjo e njohim se jemi në të”.-l Gjoni 2:3-5.MNJ 122.2

    Një nga urdhërimet e fundit që Krishti ju dha dishepujve ishte: “Ta doni njëri-tjetrin sikurse unë ju kam dashur”.-Gjoni 13:34. A i bindemi ne kësaj urdhërese, apo vazhdojmë të kultivojmë trajta karakteri të egra dhe aspak të ngjashme me Krishtin? Nëse, me, apo pa dashje, kemi lënduar, apo hidhëruar ndokënd, atëherë e kemi për detyrë ta rrëfejmë mëkatin tonë dhe të kërkojmë të pajtohemi. Kjo është përgatitja thelbësore, që duhet bërë, në mënyrë që të mund të paraqitemi para Atit me besim, për të kërkuar bekimet e Tij.MNJ 122.3

    Ka edhe një çështje tjetër, që shumë shpesh lihet pas dore nga ata, që i luten Zotit. Pyetja, që duhet bërë është: A kam qënë i ndershëm me Perëndinë? Përmes profetit Malakia Zoti deklaron: ” ‘Që në ditët e etërve tuaj ju jeni larguar nga statutet e mia dhe nuk i keni respektuar. Kthehuni tek unë dhe unë do të kthehem tek ju’ thotë Zoti i ushtrive. ‘Por ju thoni: ‘Si duhet të kthehemi?’ Një njeri do të vjedhë Perëndinë? Megjithatë ju më vidhni dhe pastaj thoni: ‘Çfarë të kemi vjedhur?’ Të dhjetën dhe ofertat”.-Malakia 3:7,8.MNJ 122.4

    Duke qënë Burimi i të gjitha bekimeve, Perëndia kërkon një pjesë të asaj që ne zotërojmë. Këtë pjesë Ai e përdor për të mbështetur punën e predikimit të Ungjillit dhe, duke ia kthyer atë Perëndisë, ne tregojmë se i vlerësojmë dhuratat e Tij. Ama, nëse e mbajmë për vete atë, që i përket Atij, si mund t’i kërkojmë bekime të mëtejshme? Nëse ne tregohemi të pandershëm këtu në tokë, si mund të presim që Ai të na besojë gjërat e qiellit? Ndoshta, sekreti i lutjeve, që nuk gjejnë përgjigje, qëndron pikërisht këtu.MNJ 123.1

    Por Zoti me mëshirën e Tij të madhe është gati t’i falë gabimet tona dhe thotë: “Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit, që të ketë ushqim në shtëpinë time, dhe pastaj më vini në provë ... nëse unë nuk do t’i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini. Përveç kësaj do të qortoj shumë për ju gllabëruesin, me qëllim që ai të mos e shkatërrojë më frutin e tokës suaj, dhe vreshti juaj nuk do të rreshtë të sjellë për ju fryt në fushë ... Të gjitha kombet do t’ju shpallin të lumtur, sepse ju do të jeni një vend kënaqësish’ thotë Zoti i ushtrive”.- Malakia 3: 10-12.MNJ 123.2

    Kështu ndodh me secilin nga premtimet e tjera të Perëndisë. Të gjitha dhuratat e Tij janë premtuar me një kusht dhe ky kusht është bindja. Qielli i Perëndisë është plot bekime për ata, që do të bashkëpunojnë me Të. Të gjithë ata, që i binden Atij me besim mund të kërkojnë përmbushjen e premtimeve të Tij.MNJ 123.3

    Por, ne duhet të tregojmë një besim të patundur tek Perëndia. Shpesh Ai vonon të përgjigjet, për ta vënë në provë besimin dhe vërtetësinë e dëshirës tonë. Kur kërkojmë diçka në përputhje me fjalën e Tij, ne duhet të kemi besim tek përmbushja e premtimeve të Tij dhe t’i paraqesim kërkesat tona me këmbëngulje e pa dyshuar.MNJ 124.1

    Perëndia nuk thotë: kërko dhe menjëherë do të të jepet. Ai na fton të kërkojmë dhe të këmbëngulim në lutje, pa u lodhur. Kërkimi i vazhdueshëm e bën kërkuesin më të zellshëm dhe e pajis atë me dëshirë përherë e më të madhe, për t’i marrë gjërat, që kërkon. Krishti i tha Martës, tek varri i Llazarit: “Po të besosh do të shohësh lavdinë e Perëndisë”.-Gjoni 11:40.MNJ 124.2

    Shumë vetëve ama u mungon besimi i gjallë. Kjo është arsyeja, që i pengon ata ta shohin më qartë fuqinë e Perëndisë. Dobësia e tyre vjen si rijedhojë e mosbesimit. Ata kanë më shumë besim tek veprat e tyre, sesa tek veprat që Perëndia mund të bëjë për ta. Ata preferojnë të vetëqeverisen, të planifikojnë e të projektojnë me kokën e tyre, dhe nga ana tjetër luten pak, dhe kanë gjithashtu, pak besim të vërtetë tek Perëndia. Ata kujtojnë se kanë besim, por në fakt përjetimet e tyre janë thjesht ndjesi të çastit. Ata nuk arrijnë t’i kuptojnë nevojat e veta, apo dëshirën e Perëndisë për t’i ndihmuar dhe nuk këmbëngulin me kërkesat e tyre para Zotit.MNJ 124.3

    Lutjet tona duhet të jenë po aq të zellshme dhe këmbëngulëse, sa ç’ishin ato të mikut nevojtar, që kërkonte bukë në mesnatë. Sa më sinqerisht e sa më me zell të lutemi, aq më e ngushtë do të jetë lidhjajonë shpirtërore me Krishtin. Ne do të marrim bekime më të mëdha, pasi besimi ynë do të jetë më i madh.MNJ 124.4

    Pjesajonë është të lutemi dhe të besojmë. Këmbëngulni në lutje pa u lodhur. Këmbëngulni dhe bashkëpunoni me Perëndinë, që dëgjon lutjet tuaja. Kujtoni përherë se ne jemi “bashkëpunëtorë të Perëndisë”. (1 Korintasve 3:9). Përpiquni gjithashtu të flisni dhe të silleni në përputhje me lutjet që bëni. Sprova do të tregojë nëse besimi juaj ishte i vërtetë, apo luteshit vetëm sa për sy e faqe dhe rijedhojat e këtij gjykimi do të jenë për ju jashtëzakonisht të rëndësishme.MNJ 125.1

    Sa herë të ndodheni përballë vështirësish, apo të keni nevojë për një këshillë, mos i kërkoni ndihmë njerëzisë. Besojani gjithçka duarve të Perëndisë. Shprehia e zbrazjes së vështirësive tona mbi njerëzit e tjerë thjesht na dobëson akoma më shumë, pa i forcuar aspak ata. Ky zakon ngarkon mbi të tjerët peshën e paqëndrueshmërisë sonë shpirtërore, një barrë që ata nuk janë në gjendje ta lehtësojnë. Ne kërkojmë forcën e kufizuar të njeriut, një qënieje të papërsosur, ndërkohë që mund të kërkojmë fuqinë e pakufizuar të Perëndisë së përsosur.MNJ 125.2

    Nuk është nevoja të shkoni deri në fund të botës, për të kërkuar urtësinë, pasi Perëndia është përherë afër jush. Suksesi juaj nuk varet nga aftësitë që zotëroni sot, apo nga ato që mund të fitoni në të ardhmen. Ai varet nga ajo që Perëndia mund të bëjë për ju. Ne duhet të mësohemi të tregojmë shumë më pak besim tek aftësitë e njeriut dhe shumë më tepër tek ato të Perëndisë. Ai ka shumë dëshirë që ta ndiqni me besim, ka shumë dëshirë të prisni nga Ai gjëra të mëdha dhe t’ju japë njohuri mbi çështje laike e shpirtërore. Ai mund ta shtojë zgjuarsinë tuaj dhe t’ju pajisë me takt dhe aftësi. Përdorini talentet tuaja për realizimin e punës, kërkojini urtësi Perëndisë dhe ajo do tju jepet.MNJ 125.3

    Sigurohuni nga fjalët e Krishtit. A nuk ju ka ftuar Ai vetë të shkoni e ta takoni? Mos flisni kurrë si njerëz të dekurajuar e të pashpresë. Nëse veproni kështu keni për të humbur shumë. Po të përqendroheni tek pamja e jashtme e gjërave, po të ankoheni sa herë që ndodheni përballë vështirësish, ju tregoni se besimi juaj është i dobët dhe i sëmurë. Flisni pra, dhe veproni, sikur besimi juaj të ishte i pathyeshëm! Burimet e Perëndisë janë të pasura, Ai zotëron gjithë botën. Drejtojeni vështrimin tuaj nga qielli. Shikoni Atë që ka dritë, fuqi dhe zotësi.MNJ 125.4

    Besimi i vërtetë karakterizohet nga optimizmi, qëndrueshmëria e parimeve dhe këmbëngulja në realizimin e qëllimeve, që as koha, as lodhja nuk mund ta dobësojnë. uTë rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen, por ata, që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur”.- Isaia 40:30,31.MNJ 126.1

    Ka shumë njerëz, që kanë dëshirë të madhe t’i ndihmojnë të tjerët, por ndjehen të zbrazët e të pafuqishëm përballë kësaj detyre. Ata duhet t’i paraqesin kërkesat e tyre përpara fronit të hirit. Duhet të luten që t’iu jepet Fryma e Shenjtë. Perëndia ka për t’i plotësuar të gjitha premtimet e bëra. Me Bibël në duar, thoni: kam vepruar ashtu si më udhëzove Ti. Kërkoj përmbushjen e premtimit tënd: uLypni dhe do t’ju jepet, kërkoni dhe do të gjeni, trokisni dhe do t’ju hapet”.MNJ 126.2

    Ne nuk duhet vetëm të lutemi në emër të Krishtit, por të lutemi edhe të frymëzuar nga Fryma e Shenjtë. Kështu shpjegohet edhe kuptimi i Çalëve që thonë se, Fryma undërhyn për ne me psherëtima të patregueshme”.- Romakëve 8:26. Një lutjeje të tillë Perëndia i përgjigjet me kënaqësi të madhe. Kur ne lutemi shumë dhe me zell, atëherë Perëndia do t’i përgjigjet lutjes tonë ujashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë”.-Efesianëve 3:20.MNJ 126.3

    Krishti ka thënë: utë gjitha ato që ju kërkoni duke u lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrnf’.-Marku 11:24. “Dhe çfarëdo që të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin”.-Gjoni 14:13. Dhe Gjoni i dashur, i frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë flet qartë dhe me siguri: “Nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të Tij, Ai na e plotëson; dhe, nëse dimë se Ai na i plotëson të gjitha ato, që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam Atij”.- 1 Gjoni 5: 14,15. Kërkojini pra Atit, në emër të Jezusit. Perëndia do ta nderojë atë emër.MNJ 127.1

    Ylberi përreth fronit na siguron se Perëndia është i vërtetë dhe se tek Ai nuk ka asnjë hije ndryshimi. Ne kemi mëkatuar ndaj Tij dhe nuk e meritojmë Atë e, megjithatë, Ai vetë ka vënë në buzët tona lutjen më të mrekullueshme: “Mos na hidh poshtë për hir të emrit tënd, mos turpëro fronin e lavdisë sate. Mbaje mend: mos e prish besëlidhjen me ne”.-Jeremia 14:21. Kur ne i rrëfejmë atij mëkatet dhe paudhësitë tona, Ai ka premtuar për nderin e fronit të Tij se do t’i dëgjojë thirijet tona dhe do ta mbajë fjalën e dhënë.MNJ 127.2

    Ashtu si Aroni, i cili simbolizonte Krishtin, Shpëtimtari ynë i mban emrat e gjithë njerëzve të Tij në zemër, në vendin e shenjtë. Kryeprifti ynë i madh i mban mend të gjitha fjalët, me të cilat na ka nxitur të kemi besim. Ai nuk e harron kurrë besëlidhjen, që ka bërë me ne.MNJ 127.3

    Të gjithë ata, që e kërkojnë do ta gjejnë. Të gjithë atyre, që trokasin do t’iu hapet. Nuk do të ketë justifikime, askush nuk do të thotë: Mos më shqetëso, dera është e mbyllur, nuk dua ta hap. Askujt nuk do t’i thuhet: nuk mund të të ndihmoj. Ata që luten në mesnatë, për bukë, me të cilën të ushqejnë frymët e uritura, do të marrin përgjigje dhe do t’ju jepet.MNJ 127.4

    Në shëmbëlltyrë, Ai që kërkon bukë për të huajin merr uaq sa i nevojitej”. Në ç’masë do najapë ne Perëndia, në mënyrë që të mund t’u japim të tjerëve? “Po, secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit”.- Efesianëve 4:7. Engjëjt vëzhgojnë me interes të madh marrëdhëniet e njerëzve me njëri-tjetrin. Kur shikojnë që dikush punon, duke shfaqur simpati të ngjashme me atë të Krishtit, për të ndihmuar ata, që enden në rrugë të gabuar, engjëjt i vijnë në ndihmë, duke i kujtuar fjalë të ngjashme me bukën e jetës. Kështu, “Perëndia do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja, sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezus Krisht”.-Filipianëve 4:19. Ai do ta bëjë të pushtetshme dëshminë tonë të sinqertë dhe të vërtetë me fuqinë e jetës së pëijetshme dhe fjala e Perëndisë do të jetë në buzët tona një lajm vërtetësie e drejtësie.MNJ 127.5

    Përpjekjet tona personale për të ndihmuar të tjerët duhen pararenduar nga një jetë e fshehtë lutjesh, pasi shpëtimi i shpirtërave kërkon një urtësi të madhe. Para se t ju flasim njerëzve duhet të kultivojmë marrëdhënien tonë me Krishtin. Duhet të lutemi e të kërkojmë me përgjërim para fronit të mëshirës aftësinë për të ndihmuar shpirtërisht të tjerët.MNJ 128.1

    Zemra juaj le të rrahë me forcë nga dëshira për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë. Jeta e Krishtit na tregon se çfarë është në gjendje të bëjë njeriu po të bashkëpunojë me fuqinë qiellore. Gjithçka që Krishti mori prej Atit mund të jetë edhe e jona. Kërkoni pra dhe merrni. Me besimin ngulmues të Jakobit, me këmbënguljen e padorëzuar të Elisë kërkoni për vete të gjitha ato që Perëndia ju ka premtuar.MNJ 128.2

    Konceptimi i lavdishëm i Perëndisë le të zotërojë mendjet tuaja. Qoftë jeta juaj e lidhur me atë të Krishtit përmes fijesh të padukshme. Ai, që i urdhëroi dritës të dilte nga errësira dëshiron të ndriçojë edhe në zemrat tuaja, të shfaqë dritën e njohurisë së lavdisë së Perëndisë në fytyrën e Jezus Krishtit. Fryma e Perëndisë do t ju tregojë gjërat e Perëndisë, duke i përçuar ato si një forcë e gjallë, në zemrat e bindura. Krishti do t’iu çojë në pragun e të Përjetshmit.Ju mund të kundroni lavdinë përtej vellos dhe t’u zbuloni njerëzve mjaftueshmërinë e Atij, që jetoi vetëm për të ndërmjetësuar për ne.MNJ 128.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents