Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    VLERA E THESARIT.

    Shpëtimtari e pa se njerëzit, të dhënë pas kërkimit të pasurive, po e humbnin sysh përjetësinë dhe punoi për ta ndrequr këtë të keqe. Ai u përpoq ta prishte magjinë, që u paralizonte shpirtin dhe, duke e ngritur zërin, tha: “Ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet”?-Mateu 16:26. Krishti i paraqet njerëzimit të rënë në mëkat, botën fisnike që ai ka humbur sysh, në mënyrë që njerëzit të kujtohen për realitetin e përjetësisë. Ai i çon ata në pragun e pafundësisë, të mbushur me lavdinë e papërshkrueshme të Perëndisë dhe ju tregon thesarin, që ndodhet atje.MNJ 85.2

    Vlera e këtij thesari është më e madhe se gjithë ari dhe argjendi dhe, pasuritë e gjithë minierave të botës nuk mund të krahasohen me të.MNJ 85.3

    “Humnera thotë: ‘Nuk është tek unë’;
    deti thotë: ‘Nuk qëndron pranë meje.’
    Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar,
    as blihet duke peshuar argjend.
    Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit,
    me oniksin e çmuar, ose me safirin.
    Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të
    dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar. Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden;
    pasi vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët”.
    MNJ 85.4

    Jobi 28: 14-18

    Ky është thesari, që gjejmë tek Shkrimet e Shenjta! Bibla është libri i madh i mësimeve të Perëndisë, manuali i Tij i madh edukues. Themelet e të gjitha shkencave të vërteta gjenden në Bibël dhe, duke kërkuar në fjalën e Perëndisë gjendet çdo lloj njohurie. Dhe mbi gjithçka tjetër, ajo përmban shkencën e shkencave: atë të shpëtimit. Bibla pra, është miniera e pasurive të pahulumtueshme të Krishtit.MNJ 86.1

    Arsimi i lartë i vërtetë fitohet duke studiuar dhe duke iu bindur fjalës së Perëndisë. Në ato raste kur ajo lihet mënjanë për libra, që nuk të çojnë drejt Perëndisë dhe drejt mbretërisë së qiellit, atëherë arsimi i fituar nuk meriton të quhet arsim.MNJ 86.2

    Natyrambannëgjirinevettë vërtetatëmrekullueshme. Toka, deti dhe qielli janë mësuesit tanë, të cilët na flasin dhe na mësojnë të vërtetat e përjetshme të urtësisë hyjnore. Por njeriu i rënë në mëkat nuk është më në gjendje të kuptojë. Mëkati e ka errësuar shikimin e tij dhe ai nuk është në gjendje ta interpretojë vetë natyrën, pa e vendosur atë mbi Perëndinë. Mësimet e vërteta nuk mund të lënë mbresa në mendjet e atyre, që e hedhin poshtë fjalën e Perëndisë. Në duart e tyre, mësimet e natyrës tjetërsohen deri në atë pikë sa ta udhëheqin mendjen larg Perëndisë.MNJ 86.3

    Shumë vetë e konsiderojnë urtësinë e njeriut më të madhe se atë të mësuesit hyjnor. Libri i mësimeve të Perëndisë konsiderohet një tekst i vjetër e i dalë mode, që nuk paraqet më asnjë interes. Por ata, që janë prekur nga Fryma e Shenjtë nuk mendojnë kështu. Ata janë ende në gjendje ta dallojnë thesarin e fshehur dhe janë gati të shesin gjithçka, për ta blerë arën ku ndodhet ai. Në vend të librave, që përmbajnë hamendësimet e atyre që mbahen si autorë të mëdhenj, ata zgjedhin fjalën e Atij, që është autori dhe mësuesi më i madh që bota ka njohur ndonjëherë. Zgjedhin Atë, që dha jetën e Tij, në mënyrë që ne të mund të kemi jetën e përjetshme.MNJ 86.4

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents