Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    7—“PORSI MAJAJA”

    SHUMË NJERËZ të shkolluar e me pushtet vinin ta dëgjonin profetin e Galilesë, ndërsa Ai jepte mësim anës detit dhe disa prej tyre kundronin kuriozë dhe të interesuar turmat e mbledhura përreth Tij. Aty ishin të përfaqësuara të gjitha klasat shoqërore: gjeje të varfër, të pashkollë, lypësa zhelanë, hajdutë, me damkën e fajit të vulosur mbi faqe, njerëz të gjymtuar, njerëz të shthurur, tregtarë dhe qeflinj; kishte pra, fisnikë e vegjëli, të pasur e të varfër dhe të gjithë shtyheshin me njëri-tjetrin, për të zënë një vend sa më të mirë, nga ku të dëgjonin Çalët e Krishtit. Me sytë mbërthyer mbi këto turma të çuditshme, njerëzit e shkolluar pyesnin veten: vallë, këta të jenë njerëzit që do të mbushin Mbretërinë e Perëndisë? Shpëtimtari iu përgjigj atyre edhe njëherë, me anë të një shëmbëlltyre: “Mbretëria e qiejve i ngjan majasë, që e merr një grua dhe zë brumë me tri masa miell, derisa brumi të mbruhet plotësisht”. Hebrenjtë e përdornin nganjëherë majanë si simbol të mëkatit. Kështu, gjatë periudhës së Pashkëve 1Pashka Hebraike - Festë e rëndësishme Hebraike, që përkujton Iargimin e Izraelitëve nga Egjipti., njerëzit udhëzoheshin të mos mbanin maja në shtëpitë e tyre, por ta hidhnin atë tutje, ashtu siç duhej ta flaknin tej mëkatin nga zemrat e tyre. Simbolin e majasë e përdor me një kuptim të ngjashëm edhe Krishti, kur i paralajmëron dishepujt të ruhen: unga majaja e farisenjve, që është hipokrizia”.-Luka 12:1. Po kështu edhe apostulli Pal flet për një “maja ligësie dhe keqësie”.-1 Korintasve 5:8. Por në këtë shëmbëlltyrë të Krishtit, simboli i majasë përfaqëson mbretërinë e qiellit dhe përdoret për të ilustruar pushtetin jetëdhënës dhe konvertues të hirit të Perëndisë.MNJ 74.1

    Nuk ka njeri në këtë botë, që të jetë aq i keq, apo të ketë rënë aq poshtë, sa të konsiderohet i paarritshëm prej fuqisë së këtij pushteti. Parimi i ri jetëdhënës do të mbillet në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre, të cilët do ta dorëzojnë veten në duart e Frymës së Shenjtë, duke bërë kështu që imazhi i humbur i Perëndisë të rindërtohet para syve të njerëzimit.MNJ 75.1

    Njeriu ama, nuk është në gjëndje të ndryshojë, duke u mbështetur vetëm tek forca e vullnetit të vet, pasi atij i mungon fuqia e nevojshme për t’ia arritur këtij qëllimi. Që brumi të mbruhet, me të duhet përzier në fillim majaja, diçka krejtësisht e huaj. Po kështu duhet të ndodhë edhe me mëkatarin: në fillim ai duhet të pranojë hirin e Perëndisë, që do ta përgatisë për të hyrë në mbretërinë e lavdisë. Arsimi e kultura, gjithë edukimi që mund të ofrojë kjo botë, nuk do të mjaftonin për ta shndërruar një krijesë të degraduar të mëkatit, në një fëmijë të qiellit. Energjia rinovuese duhet të vijë nga Perëndia dhe ndryshimin mund ta bëjë të mundur vetëm Fryma e Shenjtë. Të gjithë ata, që dëshirojnë të shpëtojnë, qofshin fisnikë a vegjëli, të pasur a të varfër, duhen t’i nënshtrohen veprimit të kësaj fuqie.MNJ 75.2

    Hiri i Perëndisë e fillon punën për transformimin e jetës së njeriut nga rinovimi i zemrës. Ai vepron njëlloj si majaja e përzier me miellin: punon nga brenda, për të transformuar sëjashtmi. Një ndryshim thjesht sipërfaqësor nuk mjafton për të na sjellë në harmoni me Perëndinë. Shumë vetë përpiqen të përmirësohen, duke korrigjuar këtë apo atë zakon të keq të jetës së tyre, me shpresë se kështu do të bëhen të Krishterë, por ata e nisin punën së prapthi: ndryshimi duhet filluar nga zemra.MNJ 76.1

    Ta mbash veten për besimtar dhe ta kesh të vërtetën të skalitur në zemër janë dy gjëra krejt të ndryshme. Njohja e të vërtetës nuk mjafton. Kjo, sepse njeriu mund ta njohë të vërtetën dhe prapë të mos e ndryshojë mënyrën e vet të mendimit dhe të veprimit. Ajo që duhet konvertuar dhe shenjtëruar është zemra.MNJ 76.2

    Njeriu që përpiqet t’i mbajë urdhëresat e Perëndisë vetëm e thjesht, sepse ndihet i detyruar ta bëjë këtë, nuk ka për ta përjetuar kurrë gëzimin, që vjen prej bindjes. Një njeri i tillë në fakt, nuk tregon bindje. Duke i konsideruar kërkesat e Perëndisë një barrë të rëndë, sepse bien ndesh me priijet e tij të natyrshme njerëzore, ai tregon se nuk po jeton një jetë të Krishterë. Bindja e vërtetë është shprehja në vepra e një parimi të brendshëm dhe lind nga dashuria për drejtësinë dhe ligjin e Perëndisë. Thelbi i drejtësisë është besnikëria ndaj Shpëtimtarit tonë, që do të na nxisë të bëjmë të mirën për hir të së mirës, sepse kështu i pëlqen Perëndisë.MNJ 76.3

    Fjalët e Krishtit drejtuar Nikodemit ilustrojnë të vërtetën e madhe të konvertimit të zemrës me anë të Shpirtit të Shenjtë: “Në të vërtetë, në të vërtetë, po të them, që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë. . .Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë. Mos u mrekullo që të thashë: ‘Duhet të lindni përsëri.’ Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen, as ku po shkon; kështu është edhe çdo njeri, që ka lindur nga Fryma”.-Gjoni 3:3-8.MNJ 76.4

    Apostulli Pal, i frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë thotë: “Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe, me të cilën na deshi, edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit), edhe na ringjalli me të dhe, me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Krishtin Jezus, për të treguar në epokat që do të vijnë pasurinë e pamasë të hirit të tij, me anë të mirësisë ndaj nesh në Krishtin Jezus. Ju në fakt jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por është dhurata e Perëndisë”.-Efesianëve 2: 4-8.MNJ 77.1

    Majaja e fshehur në mes të miellit, punon pa u dukur dhe e mbrun të gjithë masën. Njëlloj si ajo edhe majaja e të vërtetës punon në fshehtësi, në heshtje dhe pandërprerje, për ta konvertuar zemrën e njeriut. Kështu, prirjet e natyrshme njerëzore i nënshtrohen vullnetit të saj, lindin mendime, ndjenja e qëllime të reja dhe ndërtohet një model i ri karakteri: jeta e Krishtit. Mendja ndryshon dhe aftësitë tona gjejnë fusha të reja aplikimi. Nuk është se pajisemi me aftësi të reja, por ato që kemi shenjtërohen, ndërgjegjja zgjohet dhe karakteri ynë pasurohet me trajta të reja, që na lejojnë të punojmë për Perëndinë.MNJ 77.2

    Shpesh lind pyetja: përse në fjalët, në sjelljen dhe në karakterin e shumë prej atyre, që thonë se i besojnë fjalës së Perëndisë, nuk vihet re asnjë ndryshim? Përse shumë nga ata nuk durojnë dot tua kundërshtosh planet a projektet, shfaqin një temperament të pashenjtëruar dhe vazhdojnë të flasin me Çalë të rënda, të ashpra dhe urdhëruese? Në jetët e këtyre njerëzve dallohet po ajo vetëdashje, po ai egoizëm, po e njëjta zemëratë dhe po të njëjtjat fjalë të pamenduara, që shohim në jetët e individëve që nuk besojnë. Jeta e tyre dëshmon po atë sjellje krenare, po ato lëshime ndaj prirjeve negative të natyrës njerëzore dhe po të njëjtin karakter pervers, sikur e vërteta për ta të ishte krejtësisht e panjohur. Kjo ndodh, sepse ata nuk janë konvertuar. Ata nuk e kanë pranuar në zemrat e tyre majanë e të vërtetës dhe ajo nuk ka mundur ta bëjë punën e saj. Priijet drejt së keqes të natyrës së tyre njerëzore nuk i janë nënshtruar fuqisë së saj konvertuese. Jetët e tyre dëshmojnë për mungesën në to të hirit të Krishtit dhe për mosbesimin në aftësinë e Tij për të transformuar karakterin.MNJ 77.3

    “Besimi pra vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë”.-Romakëve 10:17. Shkrimet janë mjeti kryesor i përdorur për të transformuar karakterin. Krishti u lut: “Shenjtëroi në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta”.-Gjoni 17:17. Fjala e Perëndisë punon në zemër, duke nënshtruar çdo trajtë karakteristike negative të atyre, që e studiojnë dhe i binden asaj. Shpirti i Shenjtë vjen dhe na bind për mëkatet e kryera dhe besimi, që lind në zemrat tona vepron me anë të dashurisë për Krishtin, duke na bërë në trup e në frymë të ngjashëm me Të. Atëherë Perëndia mund të na përdorë për të kryer vullnetin e Tij dhe pushteti që na është dhënë do të punojë nga brenda jashtë nesh, duke na nxitur ta ndajmë me të tjerët të vërtetën, që na është komunikuar.MNJ 78.1

    Të vërtetat e fjalës së Perëndisë plotësojnë nevojën e madhe praktike të njeriut: konvertimin e shpirtit, me anë të besimit. Këto parime të mëdha nuk duhen konsideruar si tepër të pastra, apo tepër të shenjta për t’u aplikuar në jetët tona të përditshme. Ato janë vërtet të vërteta, që rrokin hapësirat qiellore dhe përqafojnë përjetësinë, por prapë ndikimi i tyre jetik duhet ndërthurur ngushtë me përvojën njerëzore. Ato duhet të depërtojnë në të gjitha gjërat e vogla e të mëdha të jetës.MNJ 78.2

    E pranuar nga zemra, majaja e të vërtetës i disiplinon dëshirat e saj, pastron mendimet dhe e ëmbëlson karakterin e njeriut. Ajo i gjallëron aftësitë e tij mendore, si edhe energjitë e shpirtit dhe ia shton aftësinë për të ndjerë e për të dashuruar.MNJ 79.1

    Bota e shikon me habi njeriun, jeta e të cilit frymëzohet nga këto parime. Njeriu egoist dhe paradashës jeton vetëm e vetëm që t’i sigurojë vetes pasuri, ndere dhe kënaqësi në këtë botë dhe e humbet krejtësisht perceptimin e pëijetësisë. Kurse për pasuesin e Krishtit, këto gjëra nuk do të jenë qëllimi i vetëm i jetës. Për hir të Krishtit, ai do të punojë me vetëmohim për të dhënë ndihmesën e vet në punën e madhe të shpëtimit të atyre, që nuk e kanë njohur Krishtin dhe jetojnë në këtë botë pa patur asnjë shpresë. Bota nuk mund ta kuptojë një njeri të tillë, pasi ai jeton duke patur parasysh realitetin e pëijetshëm. Në zemrën e tij mbretëron dashuria e Krishtit me fuqinë e saj shpëtuese. Ajo mbizotëron mbi çdo qëllim tjetër, duke e ngritur atë që e zotëron, mbi ndikimin korruptues të botës.MNJ 79.2

    FjalaePerëndisëduhettëshenjtërojëedhemarrëdhëniet tona me anëtarët e tjerë të familjes njerëzore. Majaja e të vërtetës nuk sjell një frymë rivaliteti, ambicjeje, apo supremacie. Dashuria e vërtetë, që vjen prej qiellit nuk është egoiste, nuk ndryshon dhe nuk varet prej krenarisë njerëzore. Zemra e atij, që merr hirin e Perëndisë është plot me dashuri për Perëndinë dhe për ata, për të cilët Krishti dha jetën. Uni i këtij njeriu nuk lufton që të duket dhe ai nuk i do të tjerët, sepse edhe ata e duan, e kënaqin, dhe e vlerësojnë, por, sepse janë të shpenguarit e Krishtit. Nëse qëllimet, Ijalët, apo veprimet e tij keqkuptohen, apo shtrembërohen, ai nuk fyhet, por vazhdon të ecë në rrugën e vet të drejtë. Ai e vlerëson veten me përulje e modesti, është zemërbutë dhe i menduar, por përherë i mbushur me shpresë dhe besim në mëshirën dhe dashurinë e Perëndisë.MNJ 79.3

    Apostulli na bën thirrje: “ashtu siç është i shenjtë ai, që ju thirri, tëjini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj, sepse është shkruar ‘Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë”\-lPjetri 1:15,16. Hiri i Krishtit duhet të kontrollojë sjelljen dhe zërin. Puna e tij do të dallohet në mirësjelljen dhe në përkujdesjen që vëllai do të tregojë për vëllanë, me fjalë të mira dhe inkurajuese. Në shtëpi ndihet një prani ëngjëllore dhe jeta lëshon një aromë të këndshme, që ngjitet drejt Perëndisë, si temjan i shenjtë. Dashuria shfaqet në format e mirësisë, të butësisë, të vetëpërmbajtjes dhe të durimit.MNJ 80.1

    Pamja dhe paraqitja ndryshojnë. Kur Krishti banon në zemër, Ai pasqyrohet në fytyrat e atyre, që e duan dhe mbajnë urdhërimet e Tij dhe ata kanë të shkruar mbi ballë të vërtetën. Në fytyrat e tyre dallojmë paqen e ëmbël të qiellit dhe gjejmë përherë një mirësjellje dhe një dashuri, që i kalojnë caqet e ndjenjave njerëzore.MNJ 80.2

    Majaja e së vërtetës sjell ndryshimin e plotë të njeriut, duke i zbutur personat e ashpër dhe duke i shndërruar egoistët, në njerëz bujarë. Përmes saj, të papastrit pastrohen, të larë në gjakun e qengjit. Përmes fuqisë së saj jetëdhënëse ajo e sjell mendjen, shpirtin dhe gjithçka tjetër në harmoni me jetën hyjnore. Natyra njerëzore bëhet pjesëmarrëse e hyjnisë dhe Krishti nderohet nga shkëlqimi dhe përsosmëria e karakterit. Teksa ndodhin këto ndryshime ëngjëjt shpërthejnë në këngë të gëzuara dhe Perëndia e Krishti gëzohen për frymët e transformuara e të bëra të ngjashme me hyjninë.MNJ 80.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents