Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    14—BURIMI I FITORES

    KRISHTI FOLI edhe për periudhën përpara ardhjes së Tij të dytë, duke përshkruar rreziqet dhe vështirësitë, që duhej të kapërcenin pasuesit e Tij. Po në këtë kontekst, Ai dha edhe një shëmbëlltyrë, wpër të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht, pa u lodhur”.MNJ 143.1

    “Në një qytet,” tha Ai, “ishte një gjykatës, që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri. Tani, po në atë qytet ishte një grua e ve, që shkonte tek ai, duke thënë: ‘Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim’. Për një farë kohe, ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: ‘Megjithëse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s’kam respekt për asnjeri, duke qënë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t’ja jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht do të më rraskapitë’. Dhe Zoti tha: ‘Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i padrejtë. Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij, që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë vallë, të ndërhyjë në favor të tyre? Po, unë ju them se ai do t’ua marrë hakun së shpejti”.-Luka 18: 1-8.MNJ 143.2

    Gjykatësit, që përshkruhet këtu, i mungonte sa respekti për drejtësinë, aq edhe mëshira për ata që vuanin. Vejushën, që i kërkonte ndihmë, ai gjithnjë e përzinte. Ajo kishte trokitur kushedi sa herë në derën e gjykatës, vetëm për t’u keqtrajtuar e përzënë prej tij. Gjykatësi e dinte mirë se ajo kishte të drejtë dhe mund ta kishte ndihmuar qëkur, por nuk ishte në gjendje të kryente një akt mirësie. Atij i pëlqente tej mase të ushtronte mbi të tjerët pushtetin e vet dhe kënaqej kur e shihte gruan tek i lutej e i përgjërohej më kot. Vejusha ama, nuk e humbte kurajon. Pavarësisht shpërfilljes dhe ligësisë së gjykatësit, ajo vazhdoi ta paraqiste çështjen e saj, derisa ai vendosi t’ia zgjidhte problemin. “Megjithëse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s’kam respekt për asnjeri,” tha ai, “duke qënë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t’ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë”. Për të shpëtuar reputacionin e vet dhe për të evituar që gjykimi i tij i padrejtë të merrej vesh nga të gjithë, ai ia dha gruas këmbëngulëse, atë që i takonte.MNJ 144.1

    “Dhe Zoti tha: ‘Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i padrejtë. Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij, që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë vallë të ndërhyjë në favor të tyre? Po, unë ju them se ai do t’ua marrë hakun së shpejti”. Krishti, Perëndinë dhe gjykatësin e padrejtë, na i përshkruan këtu, në kontrast të dukshëm me njëri-tjetrin. Gjykatësi u dorëzua përpara kërkesave këmbëngulëse të vejushës, për arsye thjesht egoiste: ai donte vetëm të çlirohej nga prania e saj bezdisëse, pasi nuk ndjente për të kurrfarë mëshire dhe nuk i interesonte aspak mjerimi i saj. Kurse sjellja e Perëndisë me ata, që e kërkojnë është krejt e ndryshme. Ai i dëgjon me dhembshuri të madhe kërkesat e njerëzve të brengosur e në nevojë.MNJ 144.2

    Gruaja, që kërkonte drejtësi përpara gjykatësit kishte mbetur e ve. E varfër dhe pa miq, ajo nuk ishte në gjendje t’i rifitonte pasuritë e humbura me vdekjen e të shoqit. Ashtu si në rastin e saj, edhe lidhja e njerëzve me Perëndinë u këput prej mëkatit dhe njeriu nuk është më në gjendje ta gjejë vetë rrugën e shpëtimit. Ne ama, kemi Krishtin, i cili na afron tek Perëndia, që i do të zgjedhurit e Tij dhe i thërret të dalin nga errësira, në dritën e Tij të mrekullueshme, për ta lëvduar dhe për të ndriçuar si drita, mes errësirës së botës. Gjykatësit të padrejtë nuk i interesonte fare gruaja e ve, që vetëm e bezdiste me kërkesa pafund, por prapë, për t’u çliruar nga prania e saj e vazhdueshme, ai ia dëgjoi lutjen dhe e çliroi nga kundërshtari i vet. Ndryshe nga ai, Perëndia i do jashtë mase fëmijët e vet dhe kisha për Të është gjëja më e dashur në botë.MNJ 145.1

    “Me qënë se pjesa e Zotit është populli i tij, Jakobi është pjesa e trashëgimisë së tij. Ai e gjeti në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij”.-Ligji i Përtërirë 32: 9,10. “Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: ‘Lavdia e tij më ka dërguar te kombet, që ju kanë plaçkitur, sepse ai që ju prek, prek beben e syrit të tij”.-Zakaria 2:8.MNJ 145.2

    Lutja e vejushës: “Më jep të drejtën para kundërshtarit tim” përfaqëson lutjen e fëmijëve të Perëndisë. Satani, kundërshtari i tyre i madh, i quajtur në Bibël “akuzuesi i vëllezërve tanë”, i akuzon ata ditë e natë para Perëndisë (shiko tek Zbulesa 12:10). Ai punon vazhdimisht për ta mashtruar, akuzuar dhe shkatërruar popullin e Perëndisë. Në këtë shëmbëlltyrë, Krishti i mëson dishepujt të luten pikërisht për çlirim nga pushteti i Satanit dhe i bashkëpunëtorëve të tij.MNJ 146.1

    Profecia e Zakarisë na tregon për punën akuzuese të Satanit dhe për mënyrën sesi përballet Krishti, me këtë armik të betuar të njerëzve të Tij. Profeti thotë: “Pastaj më bëri të shoh kryepriftinjozue, që qëndronte drejt, përpara engjëllit të Zotit dhe Satanai, që rrinte në të djathtën e tij për ta akuzuar. Zoti i tha Satanait: ‘Të qortoftë ashpër Zoti 0 Satana! Po, Zoti që ka zgjedhurjeruzalemin, të qortoftë ashpër! A nuk është vallë ky një urë zjarri e shkëputur nga zjarri?’ Jozueu ishte veshur me rroba të papastra dhe qëndronte drejt përpara engjëllit”.- Zakaria 3:1-3.MNJ 146.2

    Populli i Perëndisë paraqitet këtu si një i pandehur para trupit gjykues. Jozueu, si kryeprift, i kërkon Perëndisë t’i bekojë njerëzit e tij, të cilët ndodhen në vështirësi të madhe. Ndërkohë që ai lutet para Zotit, Satani, kundërshtari i tij, i qëndron në krah të djathtë dheMNJ 146.3

    1 akuzon fëmijët e Perëndisë, duke u përpjekur të hedhë përmbi ta, sa më shumë baltë. Ai paraqet para Zotit fajet, difektet, dështimet dhe veprat e tyre të liga, me shpresë se ato do të ngjajnë kaq të shëmtuara në sytë e Krishtit, sa ta shtyjnë Atë të heqë dorë nga ndihma që ka ndër mend t’u japë. Vetëjozueu, përfaqësuesi i popullit të Perëndisë, i cili është thirrur edhe ai aty si i pandehur dhe rrezikon të dënohet bashkë me gjithë të tjerët, paraqitet i veshur me rroba të papastra. Ai i njeh mirë mëkatet e mëdha të popullit të vet dhe dëgjon i ligështuar akuzat e Satanit, që e bëjnë të ndihet fajtor dhe t’i humbasë shpresat, thuajse plotësisht. E megjithatë, teksa akuzat e egra të Satanit vazhdojnë t’i bien mbi krye, ai nuk rresht së luturi Perëndisë, me përgjërim.MNJ 146.4

    Puna akuzuese e Satanit e ka zanafillën në qiell. Por ai e ka kryer këtë punë edhe mbi tokë, duke filluar nga koha e rënies së njeriut dhe do të vazhdojë t’i dedikohet asaj, me intensitet përherë e më të lartë, teksa i afrohemi fundit të historisë së kësaj bote. Meqënëse e di mirë se koha e mbetur sa vjen e pakësohet, ai do t’i shumëfishojë përpjekjet për të mashtruar e shkatërruar një numër sa më të madh personash. Ai zemërohet kur sheh se mbi tokë ka ende njerëz, të cilët, ndonëse të dobët e mëkatarë vazhdojnë ta respektojnë ligjin e Jehovait dhe bën çdo përpjekje, për t’i shtyrë ata të mos i binden Perëndisë. Satani gëzohet me padenjësinë e tyre dhe ka gati taktika e kurthe për secilin, në mënyrë që të gjithë të ndahen nga Perëndia. Ai përpiqet ta akuzojë e ta dënojë Perëndinë, si edhe të gjithë ata, që punojnë për të realizuar qëllimet e Tij në këtë botë, duke predikuar mëshirën, faljen dhe dashurinë.MNJ 147.1

    Çdo veprim i Perëndisë në mbështetje të njerëzve të Tij zgjon armiqësinë e Satanit. Sa herë që Perëndia vepron në të mirë të tyre, Satani dhe engjëjt e tij i shtojnë përpjekjet dhe punojnë me zell akoma më të madh për t’i shkatërruar. Satani është xheloz për të gjithë ata, që forcohen në Krishtin dhe bën çmos t’i shtyjë të bëjnë të keqen. Dhe sa herë që ia del mbanë, ai nuk mungon t’i ngarkojë menjëherë me faj ata, që u tunduan, duke i treguar me gisht rrobat e tyre të papastra, difektet e dobësinë e karakterit të tyre, veprimet e gabuara, mosmirënjohjen dhe pangjashmërinë e tyre me Krishtin, gjëra këto, që e çnderojnë Atë që i ka çliruar. Në këtë mënyrë, ai përpiqet të provojë se ka të drejtë të plotë t’i shkatërrojë ata përfundimisht. Ai përpiqet gjithashtu t’i frikësojë ata, me mendimin se janë krejtësisht të pashpresë dhe se njolla e ndotjes së tyre nuk do të mund të lahet kurrë. Kështu ai shpreson ta shkatërrojë besimin e tyre dhe t’i shtyjë t’i dorëzohen plotësisht tundimeve të tij, duke e prishur besëlidhjen me Perëndinë.MNJ 147.2

    Njerëzit e Zotit nuk janë në gjendje t’i kundërpërgjigjen vetë akuzave të Satanit. Nëse i kthejnë sytë mbi veten, ata me të drejtë dëshpërohen. Por, fatmirësisht, ata mund t’i kërkojnë ndihmë Avokatit të tyre hyjnor dhe të luten në emër të meritave të Shpenguesit. Perëndia do të jetë “i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit”.- Romakëve 3:26. Prandaj, me besim, fëmijët e Zotit le t’i luten Atij: “Më jep të drejtën para kundërshtarit tim”. Kështu akuzat e Satanit do të bien dhe taktikat e tij nuk do të japin fryt, pasi duke përdorur argumentin e fuqishëm të kryqit, Krishti e bën të heshtë këtë akuzues të pacipë.MNJ 148.1

    “Zoti i tha Satanait: ‘Të qortoftë ashpër Zoti, o Satana! Po, Zoti që ka zgjedhurjeruzalemin, të qortoftë ashpër! A nuk është vallë ky një urë zjarri e shkëputur nga zjarri’? ” Kur Satani përpiqet t’i mbulojë me turp njerëzit e Perëndisë dhe t’i shkatërrojë ata, atëherë ndërhyn Krishti. Ata vërtet kanë mëkatuar, por fajin e mëkateve të tyre e ka marrë mbi vete Ai, duke i shpëtuar, si një urë zjarri e nxjerrë nga flakët. Natyra e Tij njerëzore e lidh Atë me njeriun, ndërkohë që përmes natyrës hyjnore është gjithashtu një me Perëndinë e pafund. Frymët, që po humbasin gjejnë tek Ai ndihmë dhe prej Tij kundërshtari qortohet ashpër.MNJ 148.2

    “Jozueu ishte veshur me rroba të papastra dhe qëndronte drejt përpara engjëllit, i cili nisi t’u thotë atyre që ishin përpara tij: ‘Ia hiqni nga trupi ato rroba të papastra!’ Pastaj i tha atij: ‘Shiko, kam zhdukur prej teje paudhësinë tënde dhe do të të bëj të veshësh rroba të shkëlqyera’. Unë pra thashë: ‘Le të vënë mbi kokën e tij një çallmë të pastër.’ Kështu ata i vunë mbi kokë një çallmë të pastër dhe e vunë të veshë rroba.” Pastaj, me autoritetin e Zotit të ushtrive engjëlli e paralajmëroi solemnisht Jozueun, përfaqësuesin e popullit të Perëndisë: uNë qoftë se do të ecësh në rrugët e mia dhe do të respektosh ligjin tim, edhe ti do të kesh drejtimin e shtëpisë sime dhe do të ruash oborret e mia, dhe unë do të të lejoj të hysh lirisht midis këtyre që rrinë këtu” madje edhe midis engjëjve, që qëndrojnë përreth fronit të Perëndisë”.-Zakaria 3:3-7.MNJ 149.1

    Pavarësisht nga difektet e tij, Krishti nuk heq dorë nga populli i Perëndisë. Ai zotëron fuqinë e nevojshme për t’ia ndryshuar veshjen dhe ia heq veshjet e papastra atyre, që janë penduar dhe besojnë, duke i veshur me rrobën e drejtësisë së Tij. Ai shënon fjalët uështë falur”, pranë emrave të tyre në rregjistrat e qiellit dhe i rrëfen ata si të tijtë, para gjithë universit, ndërkohë që Satani, kundërshtari i tyre, demaskohet si akuzues dhe mashtrues. Kështu pra, Perëndia do të verë në vend drejtësinë, për të zgjedhurit e vet!MNJ 149.2

    Kundërshtari në lutjen uMë jep të drejtën para kundërshtarit tim”, nuk simbolizon vetëm Satanin, por edhe ata që, të nxitur prej tij, bashkëpunojnë për ta gënjyer, tunduar dhe shkatërruar popullin e Perëndisë. Ata që zgjedhin t’iu binden urdhëresave të Perëndisë do ta kuptojnë nga përvoja se kanë përballë kundërshtarë të kontrolluar nga pushteti i errësirës. Kundërshtarë të tillë e përndiqnin Krishtin në çdo hap, me aq këmbëngulje e aq sistematikisht, sa është vështirë të imagjinohet, dhe dishepujt e Krishtit, ashtu si Mësuesi i tyre, do të përndiqen edhe ata, nga tundime të vazhdueshme.MNJ 149.3

    Gjendja e botës përpara ardhjes së dytë të Krishtit përshkruhet gjerësisht nga Shkrimet e Shenjta. Kështu, apostullijakob, duke folur për lakminë dhe shtypjen që do të mbizotërojnë në këtë kohë, thotë: “Dhe tani ju o pasanikë . . . keni mbledhur thesare në ditët e fundit. Ja, paga, që iu keni ngrënë punëtorëve që ju korrën arat, po këlthet; dhe klithmat e atyre që korrën, arritën në vesh të Zotit të ushtrive. Jetuat mbi tokë ndër qejfe e shkapërderdhje; i ushqyet zemrat tuaja si për ditë të të therurit. Dënuat dhe vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshtoi”.-Jakobi 5:1-6. Ky është vërtet një përshkrim mbresëlënës i botës së ditëve tona. Disa njerëz, duke shtypur dhe shfrytëzuar të tjerët me çdo mjet e me çdo mënyrë, po grumbullojnë pasuri të mëdha, ndërkohë që pjesa tjetër e njerëzimit, e cila po vdes urie, këlthet në drejtim të Perëndisë.MNJ 150.1

    “Ndershmëria është larguar dhe drejtësia ka mbetur larg, sepse e vërteta nuk ndodhet më në shesh dhe paanësia nuk mund të hyjë në të. Kështu e vërteta është zhdukur dhe ai që tërhiqet nga e keqja bëhet një pre e lehtë. Zoti e pa këtë dhe i erdhi keq që nuk ka më ndershmëri”.-Isaia 59: 14,15. Rrethanat e përshkruara këtu u përmbushën gjatë jetës së Krishtit. Ai u tregua besnik ndaj urdhëresave të Perëndisë, duke i refuzuar traditat dhe ligjet njerëzore që ishin lartësuar në vend të tyre dhe për këtë arsye u urrye dhe u pëmdoq. Historia përsëritet edhe në ditët tona. Ligjet dhe traditat e njerëzve vazhdojnë të lartësohen edhe sot përmbi ligjin e Perëndisë dhe ata, që ju qëndrojnë besnikë urdhëresave të Tij pëmdiqen dhe ndëshkohen. Për shkak të besnikërisë së treguar ndaj Perëndisë, Krishti u akuzua si shkelës i Sabatit, si blasfemues, si i pushtuar nga një demon dhe u quajt madje edhe Beelzebub. Të njëjtin fat do të kenë edhe pasuesit e Tij, të cilët gjithashtu do të përndiqen e do të akuzohen. Në këtë mënyrë, Satani shpreson t’i udhëheqë ata drejt mëkatit, duke e çnderuar Perëndinë.MNJ 150.2

    Personazhi i gjykatësit të shëmbëlltyrës, që nuk kishte frikë as nga Perëndia, as nga njerëzit, u përdor nga Krishti edhe për të nënvizuar mënyrën e atëhershme të administrimit të drejtësisë dhe të gjykimit, së cilës Ai vetë do të duhej t’i nënshtrohej së shpejti. Ai dëshiron që njerëzit e Tij, në çdo kohë, ta dinë sesa pak besim mund të kesh tek qeveritarët dhe gjykatësit e botës, kur ua ke nevojën. Shpesh të zgjedhurit e Perëndisë duhet të përballen me zyrtarë, që nuk udhëhiqen në punën e vet nga f]ala e Perëndisë, por ndjekin impulset e tyre të mbrapshta e të padisiplinuara.MNJ 151.1

    Në shëmbëlltyrën e gjykatësit të padrejtë, Krishti na tregon se si duhet të sillemi. “Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij, që i këlthasin atij ditë e natë”? Krishti, që duhet të jetë shembulli ynë, nuk mori hak, e as nuk u përpoq të çlirohej me forcat e veta. Ai ia besoi çështjen e vet Perëndisë dhe kështu duhet të bëjnë edhe pasuesit e Tij. Ata nuk duhet të akuzojnë, të dënojnë, apo të përdorin dhunën për t’u çliruar.MNJ 151.2

    Edhe kur të ndodhemi përballë vështirësive në dukje të pazgjidhshme, ne nuk duhet të lejojmë që paqja jonë të prishet. Sado padrejtësisht të na trajtojnë, nuk duhet të zemërohemi. Duke ushqyer ndjenjën e hakmarijes, ne thjesht i bëjmë dëm vetes, shkatërrojmë besimin tek Perëndia dhe e trishtojmë Frymën e Shenjtë. Nuk duhet të harrojmë se kemi përherë në krah një dëshmitar hyjnor, një lajmëtar nga qielli, që nuk do të mungojë ta ngrejë lart për ne flamurin tonë, në betejën kundër armikut. Ai do të na mbrojë me rrezet e shndritshme të Diellit të Drejtësisë dhe Satani nuk do të mundet kurrë ta kapërcejë këtë kufi, nuk do të mundet të shkojë përtej kësaj mburoje drite të shenjtë.MNJ 151.3

    Përsa kohë ligësia e botës do të vazhdojë, ne nuk mund të gënjehemi e të mendojmë se nuk do të ndeshim kurrë, asnjë vështirësi. Por do të jenë pikërisht këto vështirësi, ato që do të na çojnë para fronit të Shumë të Lartit, për t’i kërkuar këshilla, Atij që ka njohuri të pafund.MNJ 152.1

    Zoti thotë: “Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh”.-Psalmi 50:15. Ai na fton t’ia paraqesim Atij menjëherë problemet dhe nevojat tona dhe t’ia shprehim nevojën për të patur ndihmë nga qielli, sapo të hasim në vështirësi. Kështu, përmes lutjeve tona të sinqerta, qofshin këto me apo pa vend, ne do të tregojmë se kemi besim të madh tek Perëndia. Ndërgjegjësimi për nevojat tona na bën të lutemi sinqerisht, duke bërë që Ati ynë qiellor, të preket nga përgjërimet tona.MNJ 152.2

    Shpesh, ata që përndiqen apo ndëshkohen për shkak të besimit, tundohen të mendojnë se Perëndia i ka braktisur. Në sytë e njerëzve, ata janë përherë në minorancë dhe në dukje, armiqtë e tyre, triumfojnë mbi ta. Por ata nuk duhet të dorëzohen e të veprojnë në kundërshtim me ndërgjegjen e tyre: Ai që ka vuajtur për ta, duke marrë mbi vete brengat e tyre nuk i ka braktisur!MNJ 152.3

    Fëmijët e Perëndisë nukjanë lënë vetëm e të pambroj tur. Lutja e tyre vë në lëvizje krahun e të Gjithëpushtetshmit. Njerëzit, që u lutën “nënshtruan mbretërira, realizuan drejtësinë, arritën ato që u premtuan, ua zunë grykën luanëve, fikën fuqinë e zjarrit”. Ne do ta kuptojmë më mirë se çfarë duan të thonë këto, vetëm kur të dëgjojmë rrëfimet e martirëve, që dhanë jetën për besimin e tyre. Këta kampionë të besimit arritën madje edhe “thyen ushtritë e huaja”!-Hebrenjve 11: 33,34.MNJ 152.4

    Nëse ia dedikojmë jetën tonë shërbimit të Tij, nuk do të ndodhemi kurrë përballë vështirësive, për të cilat Perëndia nuk ka përgatitur një zgjidhje. Cilado qoftë gjendja në të cilën ndodhemi, ne kemi përherë një Udhërrëfyes, që na drejton. Cilatdo qofshin vështirësitë që hasim, ne kemi një Këshilltar të sigurtë. Sado të mëdha të jenë brengat, pikëllimi, apo vetmia jonë, ne kemi përherë një Mik, që na ngushëllon. Sikur të ndodhë që, nga padija, të hedhim një hap të gabuar, Krishti nuk do të na braktisë. Zëri i Tij dëgjohet qartë e shkoqur: “Unë jam rruga e Vërteta dhe Jeta”.-Gjoni 14:6. “Ai do ta çlirojë nevojtarin, që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë”.-Psalmi 72:12.MNJ 152.5

    Zoti thotë se e nderojnë ata, që i afrohen dhe i shërbejnë me besnikëri. “Mëndjes që pushon tek ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim tek ti”.-Isaia 26:3. I Gjithëpushtetshmi shtrin krahun për të na udhëhequr gjithmonë përpara. Shkoni përpara, thotë Zoti dhe Unë do t’ju ndihmoj. Kërkoni për lavdinë e emrit tim dhe do t’ju jepet. Unë do të nderohem përpara atyre, që presin rrëzimin tuaj, por në vend të tij do të shohin triumfin e lavdishëm të fjalës Sime. “Gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim do të merrni”.-Mateu 21:22.MNJ 153.1

    Kush vuan, apo pëson padrejtësi le t’i lutet Perëndisë, le t’i kthejë krahët njerëzve me zemra të ngurta dhe t’ia paraqesi kërkesat Krijuesit të vet, që i pranon lutjet e të gjithë atyre, që vijnë të penduar para Tij. Asnjë lutje e sinqertë nuk do të mbetet e padëgjuar. Ndonëse i ndodhur mes himneve të korit qiellor, Perëndia dëgjon edhe thirijen e më të dobtës krijesë njerëzore. Tek froni i Monarkut të universit mbërrijnë sa lutjet e bëra në fshehtësinë e dhomës sonë, aq edhe ato që pëshpërisim teksa ecim rrugës. Ato mund të jenë të padëgjueshme për njerëzit e tjerë, por nuk do të kalojnë në heshtje, as nuk do të mbyten nga zhurmat e veprimtarive të tjera, që zhvillohen rreth nesh. Dëshirën e zemrës nuk mund ta ndalë asgjë, kështu, ajo ngrihet mbi zhurmat e rrugës dhe mbi rrëmujën e turmave, për të mbërritur në oborret qiellore. Ne flasim me Perëndinë dhe lutja jonë dëgjohet.MNJ 153.2

    Edhe nëse ndihesh si njeriu më i pavlerë, mos hezito t’ia besosh Perëndisë fatin tënd. Kur u vetëflijua në Krishtin për mëkatet e botës, Ai zgjodhi të kujdesej për fatin e çdo fryme. “Ai, që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me të”?-Romakëve 8:32. A nuk do ta përmbushë Ai premtimin që na dha për të na inkurajuar dhe forcuar?MNJ 154.1

    Dëshira më e madhe e Krishtit është ta çlirojë trashëgiminë e Tij nga sundimi i Satanit. Por çlirimi i jashtëm nga sundimi i tij, duhet pararendur nga një çlirim i brendshëm. Perëndia i lejon sprovat, në mënyrë që me anë të tyre ne të pastrohemi nga dashuria për botën materiale, nga egoizmi dhe nga të gjitha ato trajta të shëmtuara të karakterit, që na bëjnë kaq të pangjashëm me Krishtin. Ai i lejon vuajtjet dhe dhimbjen, që ne të njihemi me Të dhe me Jezus Krishtin, të dërguarin e Tij, në mënyrë që tek ne të ndizet dëshira e madhe për t’u pastruar nga shthuija dhe të dalim nga sprova më të pastër, më të shenjtë dhe më të lumtur. Shpesh, ne hyjmë në furmaltën e sprovës me shpirt të errësuar prej egoizmit, por nëse tregohemi të duruar gjatë testimit më të rëndësishëm, atëherë do të dalim nga ajo, duke pasqyruar karakterin hyjnor. Kur qëllimi i planeve të Tij përmes përvojës së dhimbjes të realizohet, uAi do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria e saj si mesdita”.-Psalmi 37:6.MNJ 154.2

    Nuk duhet të kemi frikë se Perëndia mund t’i harrojë lutjet e popullit të Tij. Rreziku, të cilit duhet t’i trembemi është se nën tundim dhe vështirësi ata mund ta humbin kurajon dhe t’i lenë lutjet pas dore.MNJ 154.3

    Shpëtimtari dha edhe një provë tjetër të dhembshurisë së Tij hyjnore, kur u takua me gruan Sirofenikase. Hidhërimi i saj e preku thellë dhe do të kishte dashur ta siguronte menjëherë se lutja e saj ishte dëgjuar, por vendosi t’u jepte më parë një mësim dishepujve të vet dhe për një çast u duk sikur nuk ia vuri veshin lëngimit të zemrës së saj të dëshpëruar. Por kur ajo e shfaqi hapur besimin e vet, Ai e lavdëroi dhe e siguroi se kërkesa e saj ishte plotësuar. Dishepujt nuk e harruan këtë episod dhe ai u rregjistrua në Bibël për të treguar rezultatet e lutjes këmbëngulëse.MNJ 154.4

    Krishti vetë ishte Ai, që i dha kësaj nëne forcën që të këmbëngulte dhe po Ai i dha kurajo dhe vendosmëri vejushës, që kërkonte të drejtën e saj para gjykatësit. Kishte qënë po Krishti, Ai që shekuj më parë e kishte frymëzuar Jakobin me të njëjtin besim këmbëngulës në përleshjen misterioze pranë lumit Jabbok. Dhe Ai nuk mungoi kurrë ta shpërblente besimin, që vetë kishte zgjuar tek krijesat e Tij.MNJ 155.1

    Ai, që banon në shenjtoren qiellore gjykon me drejtësi. Ai gjen më shumë kënaqësi tek populli i vet, i cili lufton me tundimin në një botë mëkatare, sesa me ushtrinë e engjëjve, që rrethojnë fronin e Tij.MNJ 155.2

    Mbarë universi qiellor shfaq interesimin më të madh për këtë botën tonë të vogël, pasi Krishti ka paguar një çmim të pallogaritshëm për frymët e banorëve të saj. Çlirimtari i botës e la lidhur tokën me qiellin përmes lidhjesh shpirtërore, pasi të shpenguarit e Zotit jetojnë këtu. Qëniet qiellore vazhdojnë ta vizitojnë botën, ashtu si atëherë kur bisedonin lirisht me Abrahamin dhe Moisiun. Në vrullin dhe frenezinë/tërbimin e jetës së qyteteve të mëdha, mes turmave që mbushin rrugët, sheshet dhe tregjet, ku njerëzit veprojnë sikur puna, sporti dhe qejfet të ishin të vetmet gjëra, që ekzistojnë në këtë botë dhe, ku askush nuk ka sy për t’i parë realitetet e padukshme - edhe këtu qielli vazhdon të ketë vëzhguesit dhe të shenjtët e vet. Qënie të padukshme vëzhgojnë çdo fjalë dhe vepër të qënieve njerëzore. Në çdo mbledhje pune, apo qejfi, në çdo takim adhurimi ka më shumë pjesëmarrës, sesa ç’duket me sy të lirë. Nganjëherë, qëniet qiellore i hapin perdet, që fshehin botën e padukshme, në mënyrë që mendimet tona t’i lënë mënjanë për një çast nxitimin dhe vrullin e jetës dhe të konsiderojnë faktin se ka dëshmitarë të padukshëm, që vëzhgojnë gjithçka që ne themi dhe bëjmë.MNJ 155.3

    Ne duhet ta kuptojmë më mirë se ç’e kuptojmë sot, misionin e engjëj ve vizitorë. Do të ishte mirë të kuptonim se në çdo gjë që bëjmë, kemi mbështetjen dhe bashkëpunimin e qënieve qiellore. Ushtri të padukshme, të veshura me dritë e me pushtet, përkujdesen për vegjëlinë dhe për njerëzit e përulur që u besojnë dhe kërkojnë përmbushjen e premtimeve të Perëndisë. Kerubinë, serafinë dhe engjëj me fuqi të jashtëzakonshme, me dhjetëra e dhjetëra mijëra, qëndrojnë në të djathtë të Tij, “të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre, që kanë trashëguar shpëtimin”.-Hebrenjve 1:14.MNJ 156.1

    Këta engjëj lajmëtarë regjistrojnë me besnikëri Çalët dhe bëmat e fëmijëve të njeriut. Çdo gjest mizor, a i padrej të kundrejt popullit të Perëndisë, çdo vuajtje, që ju është shkaktuar atyre me anë të pushtetit të bashkëpunëtorëve të të ligut regjistrohet në qiell.MNJ 156.2

    “Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij, që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë vallë, të ndërhyjë në favor të tyre? Po, unë ju them se ai do t’ua marrë hakun së shpejti”.MNJ 156.3

    “Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh. Sepse ju keni nevojë për ngulm, që, mbasi të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara. ‘Edhe fort pak kohë dhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë”.-Hebrenjve 10:35-37. “Shikoni si e pret me durim bujku frytin e çmuar të tokës, deri sa të marrë shiun e parë dhe të fundit. Jini të durueshëm edhe ju dhe forconi zemrat tuaja, sepse ardhja e Zotit është afër”.-Jakobi 5:7,8.MNJ 156.4

    Durimi i Perëndisë është i mrekullueshëm dhe drejtësia e Tij pret gjatë, ndërsa ka ende mëshirë për mëkatarin, por “drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij”.-Psalmi 97:2. wZoti është i ngadalshëm në zemërim”, por Ai është gjithashtu edhe “pushtetmadh dhe nuk e lë pa e ndëshkuar aspak të ligun. Zoti vazhdon rrugën e tij në shakullimë dhe në furtunë dhe retë janë pluhuri i këmbëve të tij”.-Nahumi 1:3.MNJ 157.1

    Bota e ka bërë rrugë tashmë shkeljen e ligjit të Perëndisë dhe për shkak të durimit të Tij të madh, njerëzit e kanë shkelur me këmbë autoritetin e Tij. Ata kanë inkurajuar dhe nxitur njëri-tjetrin për të shtypur dhe trajtuar mizorisht trashëgimtarët e Zotit, duke thënë, “Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti”?-Psalmi 73:11. Por gjithçka ka një kufi dhe koha po afron, kur kupa do të mbushet. Në fakt, kufijtë e durimit të Perëndisë, kufijtë e hirit dhe të mëshirës së Tij thuajse janë kapërcyer. Zoti do të ndërhyjë së shpejti, për të marrë hak për nderin e Vet, për të çliruar njerëzit e Tij dhe për të shtypur burimin e padrejtësisë.MNJ 157.2

    Në kohën e Noes, njerëzit e kishin harruar fare ligjin e Perëndisë, dhe kujtimet e lidhura me Krijuesin, thuajse nuk ekzistonin më. Paudhësia e tyre arriti maja të atilla, sa e detyroi Perëndinë të sillte mbi botë përmbytjen, që i shkatërroi banorët e saj të ligj.MNJ 157.3

    Nga epoka në epokë, Zoti e ka bërë të njohur mënyrën e Tij të punës dhe është shfaqur në kohën e krizave, duke ndërhyrë për të penguar zbatimin e planeve të Satanit. Në jetën e kombeve, familjeve, apo individëve të veçantë, Ai i ka lejuar shpesh gjërat të arrijnë në një pikë kritike, në mënyrë që ndërhyija e Tij të ishte sa më e qartë, dhe e ka treguar në mënyrë të pagabueshme se ka një Zot në Izrael, që do ta ruajë ligjin e Tij dhe do të marrë hak për njerëzit e Vet.MNJ 157.4

    Në kohët tona, ku mbizotëron e keqja ne e dimë se kriza e madhe përfundimtare po afron. Kur shkelja e ligjit të Perëndisë të marrë përmasa universale dhe populli i Tij të shtypet dhe mundohet, atëherë Zoti do të ndërhyjë.MNJ 158.1

    Koha po afron, kur Ai do të thotë: “Shko, o populli im, hyr në dhomat e tua, mbylli portat e tua prapa teje; fshihu për një çast, derisa të kalojë zemërimi. Sepse ja, Zoti del nga banesa e tij për të ndëshkuar paudhësinë e banorëve të tokës; toka do të nxjerrë në shesh gjakun e derdhur dhe nuk do të t’i fshehë më të vrarët e saj”.-Isaia 26:20,21. Njerëz, të cilët e mbajnë veten sot, për të Krishterë mund t’i mashtrojnë e t’i shtypin të varfërit, mund t’i vjedhin vejushat dhe jetimët dhe ta shprehin lirisht urrejtjen e tyre Satanike, ndaj bijve të Perëndisë, për shkak se nuk janë në gjendje ta kontrollojnë ndërgjegjen e tyre, por për të gjitha këto, ata do të përgjigjen para gjyqit të Perëndisë. Dhe “gjyqi do të jetë pa mëshirë, për atë që nuk ka treguar mëshirë”.Jakobi 2:13. Koha po afron, kur ata do të dalin para Gjykatësit të gjithë botës, për t’i rrëfyer Atij gjithë vuajtjet, që i kanë shkaktuar trupit dhe shpirtit të trashëgimtarëve të Tij. Sot ata mund të vazhdojnë të ngrenë akuza të rreme, mund edhe t’i përqeshin e të tallen me ata, që Perëndia ka caktuar për të kryer punën e Tij, duke i dorëzuar besimtarët në burgje, në duart e banditëve, apo të vdekjes, por duhet ta dinë mirë se, për çdo sëmbim të zemrës e për çdo lot të derdhur, do t’ju duhet të përgjigjen para Perëndisë, që do t’i shpërblejë dyfish, për çdo mëkat, që kanë kryer. Përsa i përket Babilonit, simbolit biblik të kishës së rreme, Ai u thotë kështu atyre, që do të gjykojnë: “Sepse mëkatet e saj janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në qiell, dhe Perëndia kujtoi paudhësitë e saj. Shpërblejani atë që ajo ju ka bërë juve, përkundrazi, shpërblejani dyfish sipas veprave të saj; në kupën që ajo derdhi, derdhini dyfishin”.-Zbulesa 18: 5,6.MNJ 158.2

    Nga India, nga Afrika, nga Kina, nga ishujt e detit dhe nga miliona njerëz, që jetojnë në toka të ashtuquajtura të Krishtera, klithmat e vuajtjes njerëzore po ngjiten drejt Perëndisë. Nuk do të kalojë shumë kohë dhe këto klithma do të gjejnë përgjigje. Perëndia do ta pastrojë botën nga shthurja e saj morale dhe këtë herë jo me anë të ujërave, si në kohën e Noes, por me anë të një deti të zjarrtë, që nuk do të mund të shuhet, me asnjë mjet njerëzor.MNJ 159.1

    uDhe do të jetë një kohë me ankthe, ashtu si nuk ka pasur kurrë, që kur se ekzistojnë kombet e deri në atë kohë; dhe në atë kohë populli yt do të shpëtohet; do të shpëtohen të gjithë ata, që do të jenë të regjistruar në libër”.-Danieli 12: 1. 1Një pjesë e versetës 12:1 të librit të Danielit, nuk është përkthyer në versionin Shqip të Biblës, ndërkohë që figuron në versionet e ndryshme në gjuhë të tjera.MNJ 159.2

    Krishti do t’i mbledhë pranë vetes fëmijët e Tij, nga kasollet e papafingot, nga burgjet e nga trikëmbëshat, nga malet e nga shkretëtirat, nga shpellat e detit e të dheut. Mbi tokë, ata kanë qënë mjeranë, të brengosur e të keqtrajtuar dhe miliona prej tyre kanë shkuar në varr të ngarkuar me turp, pasi nuk kanë pranuar t’i nënshtrohen kërkesave dhe mashtrimeve të Satanit. Gjykatat e botës i kanë gjykuar si kriminelët më të këqinj, por dita po afron, kur vetë Perëndia do të jetë gjykatësi. (Psalmi 50:6). Atëherë vendimet e marra në tokë do të ndryshojnë dhe “Zoti...do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të tij”.- Isaia 25:8. Besimtarët do të pajisen me rroba të bardha (Zbulesa 6:11) dhe udo t’i quajnë ‘Populli i shenjtë’ dhe ‘Të çliruarit e Zotit’. ”-Isaia 62:12.MNJ 159.3

    Bijtë e Perëndisë do të shpërblehen bujarisht për kryqet që kanë mbajtur, për humbjet që kanë pësuar, deri edhe për vetë humbjen e jetës në tokë. “Ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij do të jetë mbi ballin e tyre”.- Zbulesa 22:4.MNJ 160.1

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents