Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    8—THESARI I FSHEHUR

    PKRSËRI, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.-Mateu 13:44.MNJ 81.1

    Në lashtësi njerëzit kishin zakon t’i fshihnin nën tokë thesaret e tyre, pasi vjedhjet dhe grabitjet ishin të shpeshta. Në ato kohë, sa herë që ndërroheshin pushtetarët, atyre që kishin prona të mëdha iu duhej të paguanin taksa të rënda dhe rreziku që vendi të pushtohej nga ushtritë e huaja ishte gjithashtu përherë i pranishëm. Për këto arsye, të pasurit përpiqeshin ta ruanin pasurinë, duke e fshehur atë dhe toka konsiderohej një vend i sigurtë. Por ndodhte shpesh, që vendi i fshehtë të harrohej: pronari mund të vdiste, apo të detyrohej të ndahej nga pasuria e vet, si rrjedhojë e burgosjes, apo e syrgjynimit, duke e lënë kështu thesarin e grumbulluar me aq mund, në mëshirë të fatit. Në ditët e Krishtit nuk ishte gjë e pazakontë të zbuloje në toka të harruara, a të lëna pas dore, monedha të vjetra dhe zbukurime ari e argjendi.MNJ 81.2

    Një njeri kishte marrë me qera një ngastër toke, të cilën kishte ndër mend ta mbillte dhe ndërsa qetë e tij plugonin, nga dheu doli një thesar i fshehur. Me ta zbuluar thesarin, njeriu e kuptoi se në derë i kishte ardhur një fat i madh. Kështu, pasi e groposi atë sërisht, ai u kthye në shtëpi dhe shiti gjithçka, në mënyrë që të ishte në gjendje ta blente atë copë toke. Familjarët dhe fqinjët e tij menduan se ai ishte çmendur, pasi tek ajo ngastër e lënë pas dore nuk dallonin kurrfarë vlere. Njeriu ama e dinte mirë se çfarë po bënte dhe kur toka u bë zyrtarisht e tija, ai e ktheu atë përmbys nga cepi në cep, për të gjetur thesarin që kishte fshehur aty.MNJ 82.1

    Kjo shëmbëlltyrë na tregon vlerën e thesarit qiellor dhe na flet për përpjekjet, që duhen bërë për ta siguruar atë. Njeriu që gjeti thesarin ishte gati të shiste gjithçka që zotëronte, gati të punonte pa u lodhur, në mënyrë që t’i bëntë të vetat pasuritë e fshehura. Po kështu edhe ai që gjen thesarin qiellor, nuk stepet përballë vështirësive, apo sakrificave, por bën gjithçka, për ta fituar thesarin e të vërtetës.MNJ 82.2

    Në shëmbëlltyrë, fusha që fsheh thesarin përfaqëson Shkrimet e Shenjta, ndërsa thesari vetë, Ungjillin. Ari dhe gurët e çmuar të mbarë tokës, nuk janë në gjendje të krahasohen me pasuritë e pamata e të paçmueshme të fjalës së Perëndisë.MNJ 82.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents