Loading...
Larger font
Smaller font
Copy
Print
Contents
  • Results
  • Related
  • Featured
No results found for: "".
  • Weighted Relevancy
  • Content Sequence
  • Relevancy
  • Earliest First
  • Latest First
    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents

    13—DY ADHURUES

    PËR DISA, QË pretendonin se ishin të drejtë dhe përbuznin të tjerët”, Krishti tregoi shëmbëlltyrën e Fariseut dhe të tagrambledhësit. Fariseu nuk ngjitet në tempull për të adhuruar, sepse ndjen nevojën e faljes së mëkateve të veta, por, sepse e kujton veten të drejtë dhe shpreson, për këtë arsye, të marrë lëvdata. Ai e konsideron adhurimin si një veprim që do ta ndihmojë të fitojë pikë në sytë e Perëndisë dhe njëkohësisht do t’u bëjë përshtypje njerëzve, të cilët do ta respektojnë, si njeri të përulur e besimtar. Ai pra, përpiqet të fitojë sa dashamirësinë e Perëndisë, aq edhe atë të njerëzve dhe adhurimi i tij nxitet nga interesi vetjak.MNJ 130.1

    Fariseu është gjithashtu plot vetëlavdërim. Mënyra sesi ai paraqitet, si ecën e si lutet dëshmon për vetëbesimin e tij. Duke u mënjanuar nga të tjerët, si për të thënë: “mos u afro, se jam më i shenjtë se ti” (Isaia 65:5), ai rri dhe lutet “në vetvete”. Plotësisht i vetëkënaqur, ai mendon se, si Perëndia, ashtu edhe njerëzit e shohin me të njëjtën mirëdashje.MNJ 130.2

    “O Perëndi, të falenderoj,” thotë ai, uqë nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës dhe, as si ai tagrambledhës.” Ai nuk e gjykon karakterin e vet, duke e krahasuar atë me kartakterin e Perëndisë, por me atë të njerëzve të tjerë. Mendja e tij nuk është më e drejtuar nga Perëndia, por nga njerëzit. Ky është sekreti i vetëkënaqësisë së tij.MNJ 131.1

    Ai vazhdon të tregojë veprat e tij të mbara: “Unë agjëroj dy herë në javë, dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam”. Feja e Fariseut nuk e prek shpirtin. Ai nuk kërkon një karakter të ngjashëm me atë të Perëndisë, apo një zemër të mbushur me dashuri e me mëshirë. Atij i mjafton një besim sipërfaqësor, sa për sy e faqe, që ka të bëjë vetëm me jetën publike. Drejtësia e tij është fryt i veprave të veta dhe rezulton e tillë pasi gjykohet nga standardet njerëzore.MNJ 131.2

    Të gjithë ata, që besojnë se janë të drejtë i përbuzin të tjerët. Ashtu siç e gjykon veten, duke u krahasuar me të tjerët, Fariseu i gjykon edhe të tjerët, duke i krahasuar me veten. Drejtësia e tij matet me të tyren dhe sa më të këqinj të jenë ata, aq më i mirë duket ai. Vetëdrejtësia e tij prodhon akuza. Ai i dënon “të tjerët” si shkelës të ligjit të Perëndisë, duke shfaqur kështu frymën e Satanit, akuzuesit të vëllezërve. Me këtë frymë është e pamundur për të, të ketë një marrëdhënie me Perëndinë. Ai kthehet në shtëpi pa marrë bekimin hyjnor.MNJ 131.3

    Tagrambledhësi ishte ngjitur në tempull bashkë me një grup besimtarësh të tjerë, por shpejt ishte ndarë nga ata, pasi e quante veten të padenjë të bashkohej me adhurimin e tyre. Larg nga të tjerët, ai “as që guxonte t’i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin,” i hidhëruar e duke urryer vetveten. Ai e dinte se e kishte shkelur ligjin e Perëndisë, se ishte mëkatar dhe i fëlliqur. As në sytë e atyre, që e rrethonin, ai nuk dallonte kurrfarë mëshire, madje të gjithë e vështronin me përbuzje. Ai e dinte se nuk kishte bërë asgjë të mirë për t’u lëvduar para Perëndisë dhe i dëshpëruar klithi: uO Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit”. Tagrambledhësi nuk e krahasonte veten me të tjerët. I kapluar nga ndjenja e fajit, ai qëndronte i vetëm para Zotit. Dëshira e tij e vetme ishte të merrte faljen dhe paqen, kërkesa e tij e vetme ishte mëshira e Perëndisë dhe ai u bekua. uUnë po ju them,” tha Krishti, use ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar”.MNJ 131.4

    Fariseu dhe tagrambledhësi përfaqësojnë dy klasat e mëdha, në të cilat mund t’i ndajmë ata që adhurojnë Perëndinë. Përfaqësuesit e parë të këtyre klasave ishin dy fëmijët e parë, që lindën në këtë botë. Kaini e mbante veten për njeri të drejtë, ndaj i solli Perëndisë vetëm një ofertë falenderimi. Ai nuk rrëfeu ndonjë mëkat, as nuk shfaqi nevojë për t’u falur nga Perëndia. Ndërsa Abeli solli gjakun, që simbolizonte Qengjin e Perëndisë. Ai erdhi para Perëndisë si mëkatar, pranoi se ishte i humbur dhe i vari të gjitha shpresat tek dashuria e Perëndisë e pamerituar prej tij. Perëndia e respektoi ofertën e tij, por hodhi poshtë atë të Kainit. Ndjenja e nevojës për t’u falur, pranimi i varfërisë dhe i mëkatit tonë është kushti i parë i pranimit nga Perëndia. uLum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve”.-Mateu 5:3. Për secilën nga klasat e përfaqësuara nga Fariseu dhe tagrambledhësi gjejmë një mësim në historinë e apostullit Pjetër. Në fillim, kur sapo ishte bërë dishepull, ai e kujtonte veten të fortë. Ashtu si Fariseu, në sytë e mendjes së vet ai nuk ishte usi njerëzit e tjerë”. Kur Krishti, në vigjiljen e tradhtisë i paralajmëroi dishepujt, Uju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte”, Pjetri deklaroi me bindje, uedhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do skandalizohem”.-Marku 14:27, 29. Pjetri nuk e dinte rrezikun, që i kanosej dhe vetëbesimi e çoi në rrugë të gabuar. Ai kujtonte se ishte i aftë t’i rezistonte tundimit, por pas pak orësh, çasti i sprovës së tij erdhi dhe ai me të shara e mallkime e mohoi Zotin e vet.MNJ 132.1

    Kur kënga e gjelit i kujtoi fjalët e Krishtit, i çuditur e i tronditur nga sa kishte bërë, ai i ktheu sytë nga Mësuesi i vet. Në atë çast, Krishti e pa dhe nën vështrimin e Tij të hidhëruar, ku ishin të përziera dashuria dhe mëshira, Pjetri njohu veten. Ai doli jashtë dhe qau me hidhërim. Ai vështrim i Krishtit i theu zemrën. Pjetri kishte arritur në pikën e kthimit dhe u pendua shumë për mëkatin e kryer. Dhimbja dhe pendesa e tij ishin si ato të tagrambledhësit dhe ashtu si ai, edhe Pjetri u mëshirua. Vështrimi i Krishtit e siguroi se po e falte.MNJ 133.1

    Vetëbesimi i tij u zhduk dhe ai nuk u mburr më kurrë.MNJ 133.2

    Pasi u ringjall, Krishti e vuri Pjetrin tri herë në provë. “Simon nga Jona”, i tha Ai, “a më do ti më shumë se këta”? Pjetri nuk e konsideronte më veten të epërm ndaj sivëllezërve të vet dhe iu përgjigj Atij, që mund t’ia lexonte zemrën: “Zot,” i tha “ti di çdo gjë, ti e di se unë të dua”.-Gjoni 21:15,17.MNJ 133.3

    Atëherë Krishti e ngarkoi me një detyrë. Atij iu besua një punë shumë më e madhe e më delikate se ajo që kishte bërë më parë. Krishti i kërkoi të ushqente delet dhe qengjat e veta. Duke ia besuar atij frymët, për të cilat kishte dhënë jetën, Krishti i dha Pjetrit provën më të madhe të bindjes në rimëkëmbjen e tij. Dishepulli dikur zemërak, mburracak dhe mendjemadh u shndërrua në një njeri të përulur dhe pendestar, që e ndoqi Zotin e tij, në vetëmohim e vetëflijim. Ai mori pjesë në vuajtjet e Krishtit dhe, kur Krishti të ulet në fronin e lavdisë, do të marrë pjesë edhe në lavdinë e Tij.MNJ 133.4

    E keqja që e shtyu Pjetrin të gabonte dhe e këputi marrëdhënien e Fariseut me Perëndinë vazhdon të shkatërrojë edhe sot shumë vetë. Nuk ka gjë më fyese në sytë e Perëndisë, apo më të rrezikshme për shpirtin e njeriut, sesa krenaria dhe besimi i tepruar në forcat e veta. Nga gjithë mëkatet, ky është më i pashpresi dhe më i pashërueshmi.MNJ 134.1

    Rënia e Pjetrit nuk ishte e menjëhershme, por graduale. Mendjemadhësia e shtyu të besonte se ishte i shpëtuar dhe hap pas hapi e udhëhoqi në shtegun e pjerrët, që e çoi tek mohimi i Mësuesit të vet. Ne nuk mund t’i besojmë shumë vetes, apo të ndjehemi, në këtë krah të qiellit ku ndodhemi, të sigurtë përballë tundimit. Ata, që e pranojnë Shpëtimtarin, sado i sinqertë të ketë qënë konvertimi i tyre, nuk duhen mësuar të shpallin, apo të mendojnë, se janë shpëtuar, pasi kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë duhen mësuar të ushqejnë shpresë dhe besim, por edhe kur ne e dorëzojmë veten në duart e Krishtit dhe e dimë se Ai na pranon, prapë nuk jemi të paprekshëm nga tundimi. Fjala e Perëndisë thotë: “Shumë njerëz do të pastrohen, do të zbardhen, dhe do të përsosen”.-Danieli 12:10. Dhe vetëm ai, që këmbëngul në provë do të marrë kurorën ejetës. (Jakobi 1:12)MNJ 134.2

    Ata, që e pranojnë Krishtin dhe me entuziazmin e besimit të parë thonë se janë shpëtuar, rrezikojnë seriozisht të bien viktima të besimit të tepruar tek vetja e tyre. Ata i harrojnë dobësitë e veta dhe nevojën e vazhdueshme për t’u forcuar nga Perëndia. Ata nuk janë gati t’i bëjnë ballë Satanit dhe kur tundohen, shumë prej tyre, ashtu si Pjetri, bien thellë në mëkat. Ne jemi paralajmëruar: uAi që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë”.-l Korintasve 10:12. Shpëtimi ynë i vetëm qëndron në shfaqjen e vazhdueshme të mosbesimit ndaj vetes tonë dhe në varësinë e plotë nga Krishti.MNJ 134.3

    Pjetri duhej të njihej me difektet e karakterit të vet dhe të ndjente nevojën për fuqinë dhe hirin e Krishtit. Zoti nuk mund ta shpëtonte nga prova, por mund ta kishte shpëtuar nga humbja e saj. Sikur ta kishte dëgjuar paralajmërimin e Krishtit, Pjetri do të ishte lutur dhe do të kishte ecur me frikë se mos rrëzohej. Ai do të kishte marrë ndihmën hyjnore dhe Satani nuk do të kishte fituar.MNJ 135.1

    Pjetri ra si rijedhojë e vetëbesimit të tepruar dhe u ringrit në këmbë, pasi u pendua dhe kaloi përmes poshtërimit. Çdo besimtar i penduar mund të marrë kurajo nga historia e Pjetrit. Ndonëse kishte mëkatuar shumë, ai nuk u mohua. Fjalët e Krishtit u shkruan mbi shpirtin e tij: “Unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket”.-Luka 22:32. Gjatë pendesës së tij të hidhur, kjo lutje dhe kujtimi i vështrimit të Krishtit mbushur me dashuri e mëshirë, i dha Pjetrit shpresë. Pas ringjalljes së Tij, Krishti u kujtua për Pjetrin dhe i dha engjëllit mesazhin për gratë: “Shkoni dhe u thoni dishepujve të Tij dhe Pjetrit se ai po ju pararend në Galile; atje do ta shihni, ashtu siç ju pati thënë”.-Marku 16:7. Pendimi i Pjetrit u pranua nga Shpëtimtari, që fal mëkatet.MNJ 135.2

    Mëshira, që shpëtoi Pjetrin i jepet të gjithë atyre që bien në tundim. Satani, me taktikat e tij e shtyn njeriun të mëkatojë, për ta abandonuar pastaj, të vetëm e të pashpresë, me frikë për të kërkuar falje. Po, përse duhet të kemi frikë, kur Zoti ka thënë: “Do të ishte mirë që dikush të mbështetej tek forca ime, për të bërë paqe me mua”.- Isaia 27:5. Zgjidhja e problemeve tona është përgatitur dhe Perëndia na inkurajon të vijmë tek Krishti.MNJ 135.3

    Krishti ofroi trupin e Tij të vrarë, për të rimarrë trashëgiminë e Perëndisë, në mënyrë që t’i jepte njeriut, një tjetër mundësi. “Prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata, që me anë të Tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta”.-Hebrenjve 7:25. Krishti ndërmjetësoi për racën e humbur, me anë të jetës së Tij të panjollë, bindjes së Tij dhe vdekjes në kryq, në Kalvar. Dhe sot, Kapiteni i shpëtimit tonë nuk ndërmjetëson për ne thjesht si një lutës, por si një Ngadhnjimtar, që kërkon shpërblimin e fitores së vet. Oferta e Tij është plotësisht e vlefshme dhe si ndërmjetësi ynë, Ai kryen punën që vetë ka marrë përsipër, duke i treguar Perëndisë djegësin e temjanit që mban meritat e Tij të panjolla, lutjet, rrëfimet dhe falenderimet e njerëzve të Tij. Të parfumuara me aromën e drejtësisë së Tij, këto ngjiten tek Perëndia si një shije e ëmbël. Oferta është plotësisht e pranueshme dhe falja i mbulon të gjitha shkeljet.MNJ 135.4

    Krishti është betuar se do të jetë zëvendësuesi dhe siguria jonë dhe nuk lë askënd pas dore. Ai, i cili nuk mund t’i linte qëniet njerëzore të dënuara me shkatërrim të pëijetshëm pa dhënë shpirt për ta, do ta trajtojë me mëshirë e dhembshuri, çdo shpirt, që e kupton se nuk është në gjendje të shpëtojë vetveten.MNJ 136.1

    Vështrimi i Tij nuk do të ndalet mbi asnjë lutës të përulur, pa e ngritur atë në këmbë. Ai, i cili përmes shlyerjes që bëri u siguroi njerëzve një fond të pafundmë fuqie morale, nuk do të hezitojë ta përdorë këtë fuqi në të mirën tonë. Në mund t’i hedhim mëkatet dhe brengat tona në këmbët e Tij, sepse Ai na do. Çdo vështrim e çdo fjalë e Tij na fton t’i besojmë. Ai do t’i modelojë karakteret tona sipas vullnetit të Tij.MNJ 136.2

    Nuk ka pushtet ndër forcat Satanike, që të jetë në gjendje ta mposhtë shpirtin, që vendos thjesht me anë të besimit, të hidhet drejt Krishtit. “Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit”.-Isaia 40:29.MNJ 136.3

    “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” Zoti thotë: “Vetëm prano paudhësinë tënde, sepse je rebeluar kundër Zotit”. Unë “do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t’ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj”.-l Gjoni l:9;Jeremia 3:13; Ezekieli 36:25.MNJ 136.4

    Por, para së gjithash ne duhet të njohim veten tonë dhe njohuria e fituar duhet të na çojë drejt pendesës, para se të na falen mëkatet dhe të gjejmë paqe. Fariseu nuk ishte aspak i bindur për mëkatet e veta. Fryma e Shenjtë nuk mund të punonte me të, pasi shpirti i tij ishte i mbërthyer në një armaturë vetëdrejtësie, që shigjetat e Perëndisë, të mprehta dhe të lëshuara me precizion nga duar engjëjsh, nuk arrinin ta shponin. Krishti mund të shpëtojë vetëm atë, që e di se është mëkatar. Ai erdhi “për të shëruar ata, që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit”.-Luka 4:18. Por Unuk janë të shëndoshët ata, që kanë nevojë për mjek”. Luka 5:31. Ne duhet ta njohim gjendjen tonë reale, përndryshe nuk kemi për ta kuptuar se kemi nevojë për ndihmën e Krishtit. Ne duhet ta kuptojmë rrezikun që na kanoset, përndryshe nuk do të kërkojmë një strehë që të na mbrojë. Ne duhet ta ndiejmë dhimbjen e plagëve tona, përndryshe nuk do të dëshirojmë të shërohemi.MNJ 137.1

    Zoti thotë: “Sepse ti thua: ‘Unë jam i pasur, u pasurova dhe s’kam nevojë për asgjë’; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfër, i verbër dhe i zhveshur. Të këshilloj të blesh nga unë ar të kulluar në zjarr, që të bëhesh i pasur; edhe petka të bardhë që të vishesh dhe të të mos duket turpi i lakuriqësisë sate; dhe vajos sytë e tu me kolir, që të shohësh”.-Zbulesa 3:17,18. Ari i kulluar në zjarr është besimi, që vjen nga dashuria. Vetëm ai mund të na sjellë në harmoni me Perëndinë. Ne mund të tregohemi aktivë, të punojmë shumë, por pa dashurinë, pa atë dashuri që banonte në zemrën e Krishtit, nuk do të numërohemi kurrë si anëtarë të familjes së qiellit.MNJ 137.2

    Askush nuk mund t’i kuptojë vetë gabimet që bën. “Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë”?- Jeremia 17:9. Buzët mund të shprehin një varfëri të shpirtit të panjohur për zemrën dhe, ndonëse i themi Perëndisë se jemi mëkatarë të përvuajtur, ne mund të jemi duke u fryrë përbrenda, si rrjedhojë e përuljes dhe drejtësisë sonë, që na ngre në një rang më të lartë se të tjerët. Ka vetëm një mënyrë për ta njohur me të vërtetë vetveten. Ne duhet të shohim Krishtin. Mosnjohja e Tij i bën njerëzit ta ngrenë kaq lart drejtësinë e tyre. Kur të vështrojmë dëlirësinë dhe përsosmërinë e Tij, atëherë do t’i dallojmë dobësinë, varfërinë dhe difektet tona, ashtu siç janë në të vërtetë. Kemi për ta parë veten tonë të humbur e të pashpresë, veshur me rrobat e pavlera të vetëdrejtësisë, ashtu si çdo mëkatar tjetër. Do të shohim se, nëse kemi për t’u shpëtuar ndonjëherë, kjo nuk do të ndodhi për shkak të mirësisë sonë, por përmes hirit të pafundmë të Perëndisë.MNJ 138.1

    Lutja e tagrambledhësit u pranua, sepse ajo shfaqte varësinë e tij, që kërkonte të mbështetej tek i Gjithëpushtetshmi. Tagrambledhësit i vinte turp nga vetja dhe kështu duhet të ndodhë me të gjithë ata, që kërkojnë Perëndinë. Me anë të besimit, të atij besimi që heq dorë plotësisht nga mendjemadhësia, kërkuesi nevojtar do të gjejë fuqinë e pafundme.MNJ 138.2

    Praktikimi i jashtëm i fesë, nuk mund ta zëvendësojë besimin e sinqertë dhe heqjen plotësisht dorë nga vetja. Por askush nuk është në gjendje të zbrazet nga vetvetja. Ajo që mund të bëjmë ne është ta lejojmë Krishtin ta kryejë këtë punë për ne. Atëherë shpirti do të thotë: Zot, merre zemrën time, pasi unë nuk mund ta dorëzoj atë. Ajo është prona jote. Mbaje të pastër, pasi unë nuk mund ta mbaj atë të pastër për Ty. Shpëtomë, pavarësisht nga vetja ime, nga vetja ime e dobët dhe kaq pak e ngjashme me Krishtin. Krijomë mua, modelomë dhe ngremë në një atmosferë të shenjtë e të pastër, ku rrëkeja e pasur e dashurisë Tënde mund të rrjedhë përmes shpirtit tim!MNJ 138.3

    Braktisja e vetvetes nuk duhet bërë vetëm në fillim të jetës së Krishtetë. Ajo duhet rinovuar në çdo hap që bëjmë drejt qiellit. Prandaj zemra duhet ta kërkojë Perëndinë vazhdimisht dhe nga ajo duhet të burojë një rrëfim i vazhdueshëm, i sinqertë dhe prekës i mëkateve, me shpirt të përulur para Tij. Vetëm duke hequr dorë vazhdimisht nga vetja dhe, duke u varur tek Krishti mund të ecim të sigurtë.MNJ 139.1

    Sa më shumë t’i afrohemi Krishtit, sa më qartë ta dallojmë pastërtinë e karakterit të Tij, aq më e qartë do të bëhet për ne e keqja e skajshme e mëkatit dhe aq më pak dëshirë do të kemi për ta lartësuar veten tonë. Apostulli Pjetër u bë ministër besnik i Krishtit dhe u nderua me dritë dhe pushtet hyjnor. Ai luajti një rol kryesor në ndërtimin e kishës së Krishtit, por nuk e harroi kurrë përvojën e frikshme të poshtërimit të tij. Mëkati i tij u fal, por ai e dinte mirë se dobësinë e karakterit, që i kishte shkaktuar rënien, mund ta shëronte vetëm Krishti. Ai nuk gjeti tek vetja, asgjë për t’u lavdëruar.MNJ 139.2

    Asnjëri prej apostujve, apo profetëve nuk pretendoi të ishte i pamëkat. Ata, që kanë jetuar më pranë Perëndisë, njerëz të gatshëm të flijojnë edhe jetën, për të mos kryer me vetëdije një veprim të gabuar, të cilët Perëndia i ka nderuar, duke iu dhënë pushtet dhe njohuri hyjnore, kanë rrëfyer mëkatshmërinë e natyrës së tyre. Ata nuk i kanë besuar mishit, nuk kanë kërkuar drejtësinë e vet, por i janë dorëzuar plotësisht drejtësisë së Krishtit. Kështu do të ndodhi me të gjithë ata, që do të vështrojnë Krishtin.MNJ 139.3

    Pendimi ynë do të jetë më i sinqertë në çdo hap përpara në përvojën tonë të Krishterë. Janë ata, që Zoti i ka falur, ata që Ai i njeh si njerëzit e Tij, të cilëve iu thotë: “Atëherë do të kujtoni rrugët tuaja të këqija dhe veprimet tuaja, që nuk ishin të mira dhe do të bëheni të neveritshëm për vetë sytë tuaj”.-Ezekieli 36:31. Dhe prapë: ” ‘Unë do të lidh besëlidhjen time me ty dhe ti do të pranosh që unë jam Zoti, me qëllim që të mbash mend, të të vijë turp dhe të mos hapësh gojën për shkak të konfuzionit tënd, kur të kem bërë shlyeijen e fajit për të gjitha ato që ke bërë’ thotë Zoti, Zoti”.-Ezekieli 16:62,63. Atëherë buzët tona nuk do të flasin për të na lavdëruar. Ne do ta mësojmë se plotësia gjendet vetëm tek Jezus Krishti dhe do ta bëjmë tonën dëshminë e apostullit. “Në fakt unë e di se në mua, domethënë në mishin tim, nuk banon asgjë e mirë”.-Romakëve 7:18. “Mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë, Jezus Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë dhe unë tek bota”.-Galatasve 6:14.MNJ 139.4

    Në harmoni me këtë përjetim është edhe urdhëresa: “Punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, sepse Perëndia është Ai, që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të Tij”.-Filipianëve 2:12,13. Perëndia nuk do që ju të keni frikë nga mospërmbushja e premtimeve, nga sosja e durimit, apo e mëshirës së Tij. Frikajuaj duhet të jetë se mos nuk i nënshtroheni vullnetit të Krishtit, se mos zakonet tuaja të vjetra, qofshin këto të trashëguara, apo të kultivuara prej jush, fitojnë kontrollin e jetës suaj. “Perëndia është Ai, që vepron vullnetin dhe veprimtarinë sipas pëlqimit të Tij”. Kini frikë se mos egoja juaj ndërhyn, mes shpirtit tuaj dhe Punëtorit të madh. Kini frikë se mos vullneti juaj prish qëllimin e lartë, që Perëndia dëshiron të arrijë përmes jush. Kijani frikën forcave tuaja, mos e lëshoni dorën e Krishtit, për të ecur të vetmuar në shtegun e jetës, pa praninë e Tij, që banon brenda jush.MNJ 140.1

    Ne duhet të largojmë prej vetes çdo gjë që nxit krenarinë, apo vetëkënaqësinë, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm kur lavdërojmë, apo na lavdërojnë. Lavdërimet janë punë e Satanit. Ai thurr po aq shumë lavde, sa ndërton akuza e dënime, në përpjekje ta shkatërrojë shpirtin e njeriut. Ata, që përlëvdojnë përdoren nga Satani si agjentë të tij. Punëtorët e Krishtit duhet t’i largojnë lëvdatat nga vetja e tyre. Ata duhet ta braktisin veten dhe të lartësojnë vetëm Krishtin. Tek Ai uqë na deshi dhe na lau nga mëkatet tona në gjakun e Tij” le të drejtohet çdo sy dhe çdo lutje, që ngrihet nga zemra. (Zbulesa 1:6.)MNJ 141.1

    Jeta e jetuar me frikën e Zotit, nuk do të jetë një jetë e trishtë dhe e mërzitshme. Në fakt, është mungesa e Krishtit ajo që sjell trishtim dhe e shndërron jetën në një pelegrinazh psherëtimash. Ata, që janë të kënaqur me veten nuk e ndiejnë nevojën e një lidhjeje të gjallë e vetjake me Krishtin. Zemra, që nuk ka rënë mbi Shkëmb është krenare për plotësinë e vet. Njerëzit duan të kenë një fe dinjitoze. Ata dëshirojnë të ecin në një shteg të gjerë e në gjendje të mbajë edhe vetitë e tyre. Dashuria e tyre për veten, dëshira për popullaritet dhe lëvdata, e largojnë Shpëtimtarin nga zemrat e tyre dhe pa Të, aty mbretëron trishtimi dhe mërzia. Por, kur Krishti banon në zemër, Ai shndërrohet në një burim gëzimi dhe për të gjithë ata, që e pranojnë Atë, fjala kyç e Shkrimevë të Perëndisë është lumturia.MNJ 141.2

    “Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi, që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është “I Shenjti”: ‘Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë, që është i penduar dhe i përulur nga fryma, për të ngjallur frymën e të përulurve, për të ngjallur frymën e të penduarve”.-Isaia 57:15.MNJ 141.3

    Moisiu e pa lavdinë e Perëndisë, kur ishte i fshehur në plasë të shkëmbit. Si ai, edhe ne, kur të fshihemi zemërthyer do të mbulohemi nga Krishti me dorën e Tij të shpuar dhe do të dëgjojmë atë, që Zoti u tha shërbyesve të vet. Neve, ashtu si Moisiut, Perëndia do të na shfaqet “i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin”.- Eksodi 34: 6,7.MNJ 141.4

    Puna e shpëtimit do të ketë rijedhoja vështirësisht të kuptueshme nga ana e njeriut. “Ato gjëra, që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato, që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë”.-lKorintasve 2:9. Kur mëkatari, i tërhequr nga pushteti i Krishtit, i afrohet kryqit të ngritur dhe përkulet para tij, ai bëhet një krijesë e re në Krishtin Jezus. Shenjtëria është e plotë në të. Vetë Perëndia është “shfajësues i atij, që ka besimin eJezusit”.-Romakëve 3:26. Dhe uata që i shfajësoi, ata edhe përlëvdoiVRomakëve 8:30. Sado i madh të ketë qënë turpi dhe degradimi për shkak të mëkatit, nderi dhe lartësimi, që vijnë me dashurinë shpenguese, do jenë më të mëdhenj. Qënieve njerëzore, që përpiqen të bëhen të ngjashëm me hyjninë u jepet një pjesë e thesarit të qiellit, një pushtet i përsosur, që i vendos ata edhe më lart se vetë engjëjt, që nuk kanë rënë kurrë.MNJ 142.1

    “Kështu i thotë Zoti, Çliruesi i Izraelit, i Shenjti i tij, atij, që përbuzet nga njerëzit, që urrehet nga kombi, ... : ‘Mbretërit do të shohin dhe do të ngrihen, princat do të bien përmbys, për shkak të Zotit që është besnik, i Shenjti i Izraelit, që të ka zgjedhur”.-Isaia 49:7.MNJ 142.2

    “Sepse kush do ta lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet”.-Mateu 23:12.MNJ 142.3

    Larger font
    Smaller font
    Copy
    Print
    Contents